titleToAlt
Në këtë libër që është një nga kryeveprat letrare më të shquara e më të dashura të shekullit XX, e gjithë poezia e Princit të vogël është sjellë me ilustrimet e Manuela Adreanit, një artiste e zonja që të rikrijojë udhëtimin imagjinar të heroit të saj për të zbuluar universin. Me ilustrimet e saj ka përcuar magjinë e kësaj historie, që është bërë përjetësisht klasike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kemi kështjellën, por jo Kështjellën e Kafkës, kemi procesin, por jo Procesin e Kafkës dhe një Pragë, që nuk është Praga e Kafkës." Robert Irvin "Kabala gjeti nëpër geto strehën e përshtatshme për spekulimet e veta të çuditshme mbi natyrën e Zotit, mbi fuqinë magjike të letrave, dhe mundësinë për ithtarët e saj që të krijonin një njeri, njëlloj siç krijoi Zoti Adamin. Ky njeri u quajt Golem. Gustav Meyrink e përdor këtë legjendë për të ndërtuar një mjedis onirik në Anën Tjetër të Pasqyrës, duke i përcjellë këtij mjedisi një tmerr aq të prekshëm, saqë më ka mbetur në kujtesë për vite të tëra." Jorge Luis Borges
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me heroinën saj të këndshme e mbresëlënëse, “Abacia e Northangerit” mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit. Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur. Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë e cila, në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë e realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme. Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord. Por Hygoi është njëherësh dëshmitar edhe i agonisë së Balzakut të cilit i shtrëngon për herë të fundit dorën e pajetë dhe i shumë ngjarjeve të tjera, përfshirë, për fat të keq, edhe më tragjiket, si për shembull vdekja e djalit të tij Sharlit. Në vitin 1887, dy vjet pas vdekjes së Hygoit, miku i vet Pol Mëris nxjerr nga letrat dhe blloqet e tij lëndën e parë për librin e mëvonshëm. Kujtime? Pa dyshim që jo. Më tepër një farë ditari por i cili përmban edhe faqe të shkruara më vonë dhe shënime nga më të ndryshmet: një mori fragmentesh njëherësh historike dhe vetjake, ku shkrimtari, shpesh i vendosur në sfond, na propozon kronikën e tij për një gjysmë shekulli. Gjëra të para, të dëgjuara, të regjistruara në kujtesë, karikatura apo portrete, histori zemërthyese, zhbirime, çaste të mëdha që tashmë janë pjesë e historisë kombëtare, por edhe fjalë shpirti, shprehje të mbledhura nga rruga - ja shekulli i Hygoit. Ky koleksion i jashtëzakonshëm, i bërë pas vdekjes së Viktor Hygoit dhe me porosi të tij, përbëhet nga copëza të fletoreve të tij, të ditarit e librave të llogarive, të cilat ai vetë i quante "gurë të çmuar që kanë rënë nga tribuna", nga fletushka, kujtimet vetjake, nga "ngjarjet bashkëkohore" të klasifikuara këtu nga redaktorët e mëvonshëm në rendin kronologjik. Në këtë libër, shekulli i nëntëmbëdhjetë na shpaloset mes viteve 1830-1885, nën syrin e mprehtë dhe pa kompromis të kronikanit. Një vështrim politik dhe letrar, i këndshëm dhe tronditës i atij shekulli, por që ia lë vendin kryesor njeriut, babait të pasionuar, të mbushur me dashuri, më vonë, zotërisë së moshuar me ndjeshmëri të shfrenuar, një luftëtari të palodhur kundër dënimit me vdekje - Viktor Hygoi shfaqet si një politikan i madh me popullaritet të pashembullt... Faqe ku ngazëllimi i shpirtit përzihet pa pushim me tragjeditë më të tmerrshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dhimbja na vë përpara një  çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës . Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer.  Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë. Në tregimin Zoti x. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin x, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore. Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, Don Kazmurro (ose Zotëria i zymtë) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër ose Quincas Borba, por me këtë roman gjeti diçka që s e kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes rrëfimit dhe refleksionit; shijen e një letërsie të konceptuar si një vështrim të fuqishëm mbi dhimbjen. Me një ton mirëbesimi, veshur me ironi dhe melankoli të hollë, personazhi kryesor, Bento Santiago, i tregon lexuesit aventurën e jetës së vet, qysh nga adoleshenca, nga dashuria dhe xhelozia për Kapitunë, nga tradhtia e hamendësuar e saj me mikun e tij më të mirë, mbylljen e ngadaltë dhe të vazhdueshme nga bota, mbushur me fantazma dhe kujtime. Një jetë dramatike, e cila, gjithsesi, nuk e çon asnjëherë në pesimizëm të thellë. Me nota të mprehta dhe gjuhë plot aforizma, lexuesi ndjek uljengritjet e jetës së Bentinjos, një valë mendimesh që dallon zërin e pashoq të autorit të librit, perspektiva skeptike dhe banale e të cilit ushqehet nga humori cinik, thuajse anglosakson, që mbizotëron në vështrimin e zymtë të Bentos. Falë mënyrës së veçantë me të cilën është shkruar, Don Kazmurro mbetet ende sot një vepër moderne dhe gur themeli për letërsinë braziliane.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Bij dhe dashnorë” është portretizimi i parë modern i një fenomeni që mënpas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë mëntë varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e papajtueshme që do t'i faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, “teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.” Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij. Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori nuk bën asgjë që t'ua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin protagonistin e ndjeshëm. “Bij dhe dashnorë” i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje e tillë e njerëzimit. Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetë dërgjegjësimin, ndjeshmërinë e tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti “do t'ia ndryshoje fytyrën tokës në një mënyrë a një tjetër”. Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27-nvjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i “Bijndhe Dashnorë” është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë libër, ai nuk kishte as kohë për të. Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tisntë mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes. Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet. Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën. Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.n“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në debutimin e detektivit më të famshëm në letërsi, një burrë i vdekur zbulohet i mbuluar në gjak në një dhomë në rrugën Brikston. Të dhënat e vetme janë një unazë martese, një orë prej ari, një botim xhepi i Dekameronit të Bokaços dhe një fjalë e shkarravitur me gjak në mur. Me këtë hetim fillon edhe bashkëpunimi i Sherlok Holmsit dhe Dr.Uotsonit. Kërkimi i tyre për vrasësin çon në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, “Pellgun e Djallit”, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për t’u mburrur. Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për t’u shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë t’i flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirt trazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë. Babai i saj koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit... Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj... Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Vlerësuar si libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort. Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh (George) Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit “të lindur memec”, i cili nuk begenis të lehë... Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII – dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike – rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, “Xhejn Er” është sot një nga vepra më të kremtuara të të gjitha kohërave. I ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit të XIX, “Xhejn Er” solli një revolucion në artin e rrëfimit. Falë tij, autorja Charlotte Brontë konsiderohet si “një nga historianet e para të ndërgjegjjes individuale” dhe pararendësja letrare e shkrimtarëve si Joyce dhe Proust. Kjo është historia e një jetimeje të zgjuar dhe plot temperament, megjithëse trupvogël e shëmtaraqe. E abuzuar dhe e braktisur nga të afërmit e saj, heroina jonë lufton e patundur për një jetë të pavarur e dinjitoze. Xhejni do të kërkojë lumturinë me ngulmin e një shpirti rebel, por pa pranuar kurrë të bëjë kompromis me moralin e saj. Rrëfimi i apasionuar rrotullohet rreth historisë së dashurisë së Xhejn Erit me punëdhënësin e saj, Z. Roçester, një aristokrat arrogant dhe hijerëndë. Romani përshëndeste një figurë heroike të panjohur më parë; një figurë e cila, falë integritetit virtuoz, intelektit të mprehtë dhe këmbënguljes së palodhur, arrinte të çante përmes barrierave të klasave sociale për të fituar një pozicion të barabartë me njeriun që dashuronte. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e duan Xhejn Erin: ata mund të identifikohen me të. Ajo nuk është e bukur, shtatlartë apo e hijshme. Ajo është një vajzë fare e rëndomtë, nga ato që nuk bien në sy. E megjithatë ajo gjen lumturinë romantike. Është një përrallë për të pasigurtët, për të gjithë njerëzit e zakontë. I lavdëruar nga William Makepeace Thackeray si “kryevepra e një gjeniu të madh”, romani “Xhejn Er” konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pershkrimi Ky roman është historia e Hans Kastorpit. Veprimtaria e personazheve të tij pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore të Europës përpara Luftës së Parë Botërore.
Çmimi: 2400 Lekë
titleToAlt
Ky roman është historia e Hans Kastorpit. Veprimtaria e personazheve të tij pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore të Europës përpara Luftës së Parë Botërore.
Çmimi: 2600 Lekë
titleToAlt
Plaku Grande nuk është një kurnac i thjeshtë, i pavetëdijshëm dhe maniak, por një njeri shumë i zgjuar, dinak, lajkatar dhe manipulues. Evgjeni Grande me përvojën e jetës së saj është shprehje e dramacitetit të Balzakut. Nga një vajzë e ëmbël e brishtë, e etur për dashuri dhe lumturi, shndërrohet në një makinë të pashpirt të shumëfishimit të parave, në një imitacion të mjerë, deri diku të pavetëdijshëm të përvojës jetësore të babait të saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet mbi katër personazhe kryesore, dy djem: djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen në sallonet mondane të kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca dhe dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, që banojnë në një provincë me Lenskin, të fejuarin e Ollgës. Dy motrat kanë natyrë të ndryshme nga njëra-tjetra: Ollga është një vajzë e gjallë e çapkëne, kurse Tatjana shpirtbutë e melankolike. Nga ana tjetër Onjegini është një i ri i edukuar sipas modës së aristokracisë franceze të gjysmës së parë të shekullit XIX, ai paraqitet si një "dandi" skeptik, egoist, disi i zymtë dhe i velur nga jeta, me qenë se ndihet i papërshtatshëm me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepërt". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu për të kaluar verën në provincë, ku ka pronat e familjes. Këtu ai zë miqësi me Lenskin i cili e prezanton motrave Larina. Tatjana bie menjëherë në dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret që ky t’ia shprehe dashurinë, por ajo e hedh vetë hapin e parë dhe ia shpreh dashurinë Onjeginit në një letër të mrekullueshme, ku shfaqet tërë ndjeshmëria dhe bota shpirtërore e vashës së re. Onjegini ia kthen përgjigjen me një letër të ftohtë e moralizuese, duke i kujtuar asaj se nuk është e udhës që një vashë e re të verbohet nga pasioni.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, ndodhia, domethënë subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Thelbi i Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë dhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë (bovarizëm). Për Floberin Ema është viktimë e librushkave romantike pa vlerë dhe e mjedisit meskin shoqëror, por edhe mishërimi i falsitetit, i egoizmit dhe e një trilli sentimental, kështu që ai e simpatizon (më mirë, e mëshiron) dhe e kritikon njëherësh.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Pashko Gjeçi si përkthyes i paarritshëm mund të cilësohet edhe vetëm me përkthimin e një vepre aq të gjerë nga rrokja, aq të pasur nga idetë dhe aq të lartë nga forma artistike siç është kryevepra e Dante Aligierit, e letërsisë italiane dhe e gjithë letërsisë botërore, Komedia Hyjnore, pa qenë nevoja të përmenden përkthimet e tij tjera, disa të njohura nga lexuesi si Odiseja e Homerit e disa të panjohura si Hamleti, Fausti (pjesa e parë), tragjedi nga Rasini etj.etj. Gjithmonë vargje, gjithmonë kryevepra, gjithmonë në mënyrë mjeshtërore! Ç'përfaqëson Komedia Hyjnore dhe përse mjafton përkthimi i saj në gjuhën shqipe me atë cilësi, me të cilën e ka kryer mjeshtri Pashko Gjeçi, për të na bërë ta nderojmë përkthyesin-poet si një ndër figurat më të mëdha të kulturës sonë të të gjitha kohëve? Të gjitha letërsitë kanë nga një figurë qendrore, gjithëpërfaqësuese: letërsia e vjetër greke - Homerin, letërsia latine - Virgjilin, letërsia spanjolle - Servantesin, letërsia angleze - Shekspirin, letërsia gjermane - Gëten, letërsia ruse - Pushkinin, letërsia franceze - Balzakun, në letërsinë tonë - Naimi. Në Ietërsinë italiane kjo figurë qendrore është Dante Aligieri. Në radhë të parë dhe pothuaj vetëm e vetëm për Komedinë Hyjnore. Madje aq simbolike është figura e tij sa ashtu si në rastin e Naimit tonë, ai njihet e citohet jo me mbiemrin, por me emrin e tij. Për më tepër kështu mund të gjesh referencën për të edhe nëpër fjalorët enciklopedikë, jo vetëm ata italianë, ndonëse dihet mirë që fjalorët e mbështetin renditjen e zërave sipas kriterit alfabetik të mbiemrit. Dante është ndër të rrallat përjashtime.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Botimi i një prej kryeveprave të Balzakut, siç është “Xha Gorioi”, nën një përkthim të ri dhe me një vështrim e vlerësim të ri, është një prurje me vlera të veçanta si për penën e Balzakut ashtu edhe për kulturën dhe përkthimet shqiptare. Me këtë përkthim të ri pena balzakiane është ngritur ashtu siç ka qenë dhe mbetet në elitën e aristokracisë dhe të kulturës parisiene.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Metamorfoza & Në koloninë ndëshkimore” është një libër i autorit Franc Kafka, i përkthyer nga Gjergj Vlash për lexuesin shqiptar. Në këtë botim mund të gjeni veprën “Metamorfoza”, një kryevepër letrare. Si zakonisht tek Kafka, edhe këtu ambienti ka një natyre simbolike. Kafka e fillon veprën e tij me mëngjesin në të cilin një person ndjen që po shndërrohet në kandër. Mëngjesi është i zakonshëm në shkrimet e tij, zgjimi që personifikon shpresën e re, emocionet e reja, të gjitha këto turbullohen menjëherë sapo personi fillon kontaktin me botën, ai rrënqethet nga atdheu zhgënjyes. Grigori i transformuar tashmë, krijon fillimisht një shqetësim të thellë në familje. Të gjithë ata në ketë moment janë të përkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkës është se ai e paraqet Grigorin në ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtëror dhe të ndërgjegjes.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dikur në Greqinë e vjetër njerëzit besonin që kishte shumë Zota, falë dhe njohurive të tyre më të pakta mbi botën. Pikërisht mbi një legjendë të kësaj kohe e ka shkruar historinë e këtij libri shkrimtari italian, Gianni Rodari. Atalanta, bijë e mbretit Jaso, rritet në pyll, në strofkën e arushës. Më pas ajo bëhet gjahtarja më e famshme e Greqisë. Pasi vret derrin e egër në një garë ku ishin mbledhur gjahtarët më të njohur të asaj kohe, ajo njihet me të atin, mbretin Jaso dhe më pas martohet me Melanionin, fituesin e garës së madhe të vrapimit...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Eksploratori Dr. Samuel Ferguson i shoqëruar nga shërbyesi i tij Joe, dhe shoku i tij gjuetar profesionist Riçard “Dik” Kenendi, shkojnë të eksplorojnë Afrikën akoma pak të vizituar në një udhëtim me balonë me hidrogjen. Dr. Samuel ka shpikur një mekanizëm që i mundëson balonës të bëjë udhëtime të gjata. Ai ka ndërmend të vizitojë Saharanë, Çadin dhe Afrikën lindore. Udhëtimi fillon në Zanzobar në bregun lindor dhe kalon afër: liqenit Viktoria, liqenit Çad, Timbuktu, e deri në Senegal. Libri tregon për kontinentin afrikan ende të paeksploruar plotësisht ndërkohë që bota po kalon një fazë modernizimi të gjithanshëm ndërkohë që në Afrikë, mbretërojnë savanat dhe nëna natyrë, ashtu siç duhet të jetë.
Çmimi: 250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania