titleToAlt
Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm .Është vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën, por e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e më të ndërlikuar. Diana Çuli pas Hotelit të drunjtë, vjen përsëri me një thriller ,por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapsira më të mëdha e me kuptimplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithëfarësh, të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
FORCA E ERRËT E HAKMARRJES NË NJË TRILLËR PLOT ZHVILLIME TË BEFTA QË SAKAQ NDRYSHOJNË GJITHÇKA. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbremjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte nje mbremje të këndshme. Por zgjimi nuk ia kurseu te papriturat e pakëndshme: i plandosur në kolltukun e dhomës së tij të ndenjes, kokën e kishte tym nga dehja e mbrëmjes dhe smbante mend gjë prej gjëje. Ana sapo ishte gjetur e vetëvrarë në shtratin e saj dhe kur një e-mail anonim e paditi per përfshirje ne vdekjen e gruas, Holi e kuptoi qe dikush po orvatej ta shtinte në gracke. Dhe se pas vetëvrasjes në dukje, mund të fshihej shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit  Trafikantët . Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste. Ish-sigurimsat kontrollojnë biznese, parti politike dhe struktura policore; trafikantë qeniesh njerëzore e lëndësh narkotike bëjnë karrierë në politikë, ndërsa mediat e kapura nga krimi i organizuar janë vënë në shërbim të strukturave partiake. Një roman aktual, me një varg ngjarjesh të ndërlikuara e me kthesa të papritura, që zbulojnë e zbërthejnë marrëdhënien e botës së krimit me rendin shoqëror, shtetëror dhe politik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi  Z në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen. Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967). Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun. Një natë, kur po darkonin së bashku në apartamentin e Lajborit  dy hebrejtë e ve dhe Treslovi i pamartuar  tre burrat kaluan orë të këndshme duke sjellë ndërmend kohën para se të përjetonin dashuritë e humbjet, para se t i vlerësonin gjërat aq shumë sa të kishin frikë nga humbja e tyre. Por kur po kthehej në shtëpi, Treslovin e sulmuan dhe e grabitën para vitrinës së një dyqani violinash. Treslovit iu mbush mendja se kishte rënë padrejtësisht viktimë e një krimi antisemit. Pas kësaj ngjarjeje, e tërë qenia e tij ndryshoi deri në thelbin më të thellë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t i duken si të njohur.  Xhesi dhe Xhejzoni , i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet. Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal, që do të thotë:  kjo vajzë është imja . Të nesërmen, Sorajën e marrin dhe e çojnë në haremin e presidentit. Dhe kështu bëhet një skllave seksuale. Për vite me radhë, e mbajnë peng, duke e rrahur, përdhunuar, shtrënguar për marrëdhënie të gjithfarshme, detyruar të shohë filma pornografikë  për të mësuar , nënshtruar kontrolleve të vazhdueshme mjekësore për të qenë gjithnjë në dispozicion të një tirani të fiksuar pas seksit, që e poshtëron me çdo lloj mënyre. I vjedhin virgjërinë dhe rininë, duke e lënë pa të ardhme të respektueshme në shoqërinë libiane. Pasi ka qarë e vajtuar, familja tanimë e sheh si një të përdalë, që e ka të pamundur t i kthehet rrugës së drejtë. Por Soraja është thjesht maja e ajsbergut, pasi si ajo ka me mijëra. Teksa presidenti mburreshe në publik për promovimin e emancipimit femëror, emisarët e tij sulmonin ethshëm shkollat, universitetet, dasmat në kërkim të preve të freskëta. Janë të shumta jetët e thërrmuara nga abuzimet, të grave të reja, por edhe të burrave, që shërbenin për të përmbushur dëshirat e Gadafit. Tri herë viktima: të dhunës, të çnderimit dhe të heshtjes që pllakosi pas fundit të regjimit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Milano, verë 1981. Gjendemi në fazën më të vonë dhe më të egër të periudhës së terrorizmit në Itali. Ende pa mbushur dyzet vjeç, Xhakomo Kolnagi është një gjykatës në vijën e frontit. Duke koordinuar një grup të vogël hetuesish, ai prej kohësh po bën hetime rreth veprimtarisë së një bande të re të armatosur, përgjegjëse për vrasjen e një politikani demokristian. Dyshimi dhe shqetësimi e shoqërojnë gjithmonë. Ai është katolik i përkushtuar, po me një besim intim e tragjik. Vjen nga një shtresë e varfër, por është i bindur se suksesi i tij personal përbën provën e të jetuarit në një shoqëri të hapur. Është i martuar e me fëmijë, po marrëdhëniet me familjen janë të largëta e plot vuajtje. Ka dy miq shumë të dashur, me të cilët shkëmben polemika, pëlqen orët e pasigurta, periferitë, futbollin, takimet në pijetore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një grua e re hedh veten në erë në mes të një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës. Goxha pas mesnate, si është kthyer në shtëpi, e thërrasin të paraqitet me ngut në spital për të këqyrur trupin e capërlyer të kamikazes. Doktorit i rrëshqet toka nën këmbë: gjendet para gruas së tij. Si të pranosh të pamundurën, të kuptosh të pamendeushmen, të zbulosh se për vite me radhë ke jetuar njësh me një njeri për të cilin s'paskëshe ditur më kryesoren? Për ta ditur, duhet të hysh në urrejtjen, gjakun dhe luftën e dëshpëruar të popullit palestinez. Yasmina Khadra, ky mjeshtër i romaneve me terrorizmin në sfond, shpalos tërë dhuntitë e tij si rrëfyes për të dhënë një tablo të ndjerë mbi një vend të gërryer nga terrori.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj. Ndërsa procesi ecën, shumë gabime bëjnë që të krijohet një hendek i thellë mes nxënësve dhe të rriturve, ndërsa shumë miqësi familjare shkatërrohen. "Nëntëmbëdhjetë minuta" shtron pyetjen se ç'do të thotë për shoqërinë të jesh i ndryshëm, kush e ka të drejtën për të gjykuar tjetrin dhe nëse çdokush është po ai që duket. Ashtu si edhe romanet e saj të mëparshme sa magjepsës edhe të dhimbshëm, "Nëntëmbëdhjetë Minuta" pa dyshim të tërheq vëmendjen për problemet që ngre për t'u trajtuar dhe mënyrën se si kthejnë ngjarjet në fund të romanit.- Booklist Një zhvillim mjeshtëror karakteresh dhe një fund befasues... "Nëntëmbëdhjetë Minuta" është sa ngacmues aq edhe një hulumtim i kujdesshëm i popullaritetit, fuqisë dhe diferencave sociale që mund të na karakterizojnë në mënyra që ne nuk dëshirojmë.- Rocky Mountain News Picoult është një shkrimtare e rrallë e cila, libër pas libri, na prezanton një kombinim të suksesshëm të letërsisë dhe komercalizmit... Asnjë lexues ndoshta nuk mund të parashikojë përfundimin mahnitës të librit. Kjo është edhe cilësia më e mirë e Picoult, shkruan me shumë profesionalizëm, ndonëse është provokuese dhe imponuese.- Entertainment Weekly
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për të mbijetuar, ajo do të braktisë Terezën e dikurshme, vajzën e pafajshme, e cila i besoi jetën e saj një kontrabandisti. Do t'i duhet të kërkojë brenda vetes gruan e cila është aq e fortë sa për të zbuluar një botë të shëmtuar dhe të rrezikshme si ajo e narkotrafikantëve, një grua të cilën nuk e dinte që ekzistonte. Ajo u shfaq kur kartelet kolumbiane kërkonin rrugë alternative për në Evropë. Ajo e shndërroi transportin e paorganizuar të lëndëve narkotike në një korporatë që punonte si sahat. Në Mesdheun Lindor krahas hashashit maroken, ajo krijoi një rrjet të tërë kokaine. Së bashku me mafien ruse dhe italiane ajo zëvendësoi grupimet e tjera mafioze, të cilat përpiqeshin të hidhnin rrënjë në rajon. Mall të vetin ajo kurrë nuk ka patur, por pothuaj gjithçka varej prej saj. Mbi trupat e ish burrave të saj, vajza e kontrabandistit meksikan u ngjit në majat më të larta të pushtetit. Ajo u bë “Mbretëresha e Jugut” dhe për të u krijuan balada, të cilat edhe sot janë të ndaluara në disa vende të botës. Një bestseller botëror. Arturo Perez-Reverte është një nga autorët më të lexuar dhe më të admiruar në botë. Dhe “Mbretëresha e Jugut” është një nga romanet më të mirë dhe mahnitës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky triller i fuqishëm përdor ngjarje të jetës reale për thurjen e një rrëfimi enigmatik që e lidh lexuesin, që në kapitujt e parë të tij. Përshkrim i gjallë e i detajuar, në "Dhoma e Qelibartë" përdor me mjeshtri mjetin artistik të "spiunit të thjeshtë" të ngatërruar në intrigën e gjerë politike dhe me këtë ndërthurje eksperte, ky roman i parë premton mirë për ngritjen e autorit. Një rrëfim i një ritmi të shpejtë, i një ndjekjeje globale të thesarit të humbur, me kriminelë të frikshëm. Fansat e Kodit të Da Vinçit të Dan Brown, do të marrin atë që duan këtu. Ky është romani i parë i Berry-t, dhe shihet qartë volumi i punës së tij kërkimore mbi subjektin, zbavitje dhe dominim. Rrëfimi i Berry-t është çuditërisht i sigurt dhe i vendosur teksa merr një subjekt me interes të kufizuar dhe e kthen në një roman intrigues. Nuk janë të shumtë autorët e aftë për një gjë të tillë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores. E gjithë bota rrotullohet rreth Loesit: ajo është qendra e vëmendjes, nga çdo fjalë e saj varen gjithë bashkëmoshatarët duke e zgjedhur në heshtje si prijësen dhe organizatoren e tyre për lojërat argëtuese dhe kurthet e papritura. Lumturia e saj është e pacak dhe do kulmojë kur të takojë Tomasin, i cili së bashku me familjen do vendosen në këtë vend. Së bashku, ata përjetojnë çaste të vërteta lumturie, që do kurorëzohen me një miqësi të fortë. Por magjia e këtyre çasteve do shndërrohet në një tragjedi të vërtetë kur babai i Tomasit do gjendet i vrarë, kurse nëna e Loesit do dënohet me burg për këtë vrasje të pakuptueshme. Thashethemet dhe spekulimet marrin dhenë. Asgjë nuk është më e qartë. Askush nuk ndihet më i sigurt, dhe aq më pak Loesi. Cila është e vërteta?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhëna pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar duke këputur në mes nyjen e interesave dhe të bashkëjetesës, por edhe të pasioneve të ngatërruara që i lidhnin. Kur një tjetër pjesëtar i grupit u gjend gati i vdekur në një trotuar të kryeqytetit, rënë aksidentalisht nga ballkoni apo i shtyrë me qëllim, situata precipiton me veprime marramendëse ...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mbetesh pa fjalë dhe përpiqesh të kuptosh se kush është Lars Kepler. Njeriu që me shkopin e tij magjik ka krijuar një prej romaneve më të mira të krimit, i cili të shtyn ta lexosh brenda një nate. Ngjarja zhvillohet në Suedi, por personazhet, dilemat dhe rasti i vrasjes makabre janë universale.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
“Parfum: Historia e një vrasësi”, është një roman i botuar në vitin 1985 (botuar fillimisht në gjermanisht si Das Parfumi) nga shkrimtari gjerman Süskind Patrick. Romani eksploron shqisën e të nuhaturit dhe lidhjet e saj me kuptimet emocionale që mbart aroma. Mbi të gjitha ky roman është një histori komunikimi, identiteti dhe morali të shpirtit njerëzor. Historia fokusohet tek Jean-Baptiste Grenouille, praktikant për tu bërë mjeshtër i parfumeve në Francën e shekullit të 18-të, vetë i lindur pa aromë trupi. Në moshën e adoleshencës, ai fillon të përgjojë, përndjekë dhe vrasë virgjëresha në kërkim të "parfumit të përsosur", të cilën ai e gjen tek një grua e re me emrin Laura, në një kopsht privat të izoluar në Grasse.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Kapërcen formën e zakonshme të romanit policor ... ndoshta do të duhet t'u ktheheni mjeshtërve të vjetër të ankthit për të krahasuar tensionin që vjen e rritet pa epur në këtë roman. Një gjueti madhështore që fillon në guvat e qytetit të Nju Jorkut dhe përfundon bujshëm në mes të shkëlqimit të Delfit, Greqi ... një histori prej mjeshtri.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ngrirë në një vaskë akull të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten. Ndërkohë, detektivi vendor Patrik Hedstrom, ka dyshimet e veta për çështjen. Vetëm pasi fillojnë të punojnë së bashku, nis të dalë e vërteta mbi një qytet të vogël me një të kaluar thellësisht të turbullt...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një zhdukje e bujshme e një gruaje të njohur për bukurinë e saj të hatashme, zgjon kuriozitetin e një qyteti të tërë duke shtruar një mori pyetjesh: Është vrarë nga i shoqi, është larguar jashtë shtetit apo ka ndonjë mister që fshihet poshtë kësaj ngjarjeje? Në të vërtetë romani ka pikën e vet më të fortë skalitjen e profileve psikologjike të personazheve, të cilët çdokush i has fare thjesht në jetën e përditshme.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.
Çmimi: 1100 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania