titleToAlt
"Ja, pra, ku më së fundi këto letra të një torture pesëvjeçare u botuan në një vëllim prej 750 faqesh; emri i së fejuarës shënohej për shumë vjet me radhë, pa rënë në sy, me një F., sipas shembullit të K.-së, kështu që për një kohë të gjatë as që dihej ç'ishte ky emër; sadoqë e vrisje mendjen shpesh, ndër emrat e shumtë që të kujtoheshin nuk gjeje dot kurrë emrin e kërkuar, dhe vërtet që do të kishte qenë krejt e pamundur t'i bije në të: tani ky emër është i shtypur në libër me shkronja të mëdha. I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serine e atyre kujtimeve, autobiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka. Cilësia më e lartë e tij ishte respekti, ndaj dhe s'është druajtur t'i lexojë e t'i rilexojë letrat e Klajstit, të Floberit e të Hebelit. Ndaj tmerrit të jetës, për të cilin, fatmirësisht, pjesa më e madhe janë të vetëdijshëm vetëm nganjëherë, kurse disa pak të tjerë, të caktuar si dëshmitarë prej fuqish të brendshme, janë gjithmonë të vetëdijshëm, ka vetëm një ngushëllim: përfshirja e tij në tmerret e përjetuara më përpara nga dëshmitarë të tjerë. Pra, duhet t'i jemi me të vërtetë mirënjohës Felice Bauerit që i ka mbajtur e i ka shpëtuar letrat e Kafkës. Të flasësh këtu për dokument, do të ishte tepër pak, veç në mos përdoret e njëjta fjalë për dëshmitë e jetës të Paskalit, të Kirkegardit dhe të Dostojevskit. Sa për mua, mund të them vetëm se këto letra kanë depërtuar brenda meje si një jetë e mirëfilltë, dhe se tani ato i ndiej aq të afërta e aq enigmatike, si të më takonin mua qysh prej shumë kohësh, qysh atëherë kur jam përpjekur të strehoj brenda qenies sime njerëz në tërësinë e tyre, në mënyrë që të nis e të rinis pareshtur për t'i kuptuar."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Miqësia qi ndiej për ju nuk asht okazionale, nuk asht si pupla qi lkundet prej frymës; i ka rranjët e thella, të shëndosha dhe gjen ushqim në dashtunin e njajtë dhe në pikëpamjet e përbashkëta për nji Shqipni etnike në të cilën na, shqiptarët, të gjejmë hapësirën t’onë naturale për me mundë me jetue me dinjitet....”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nuk mund te shkruajmë me porosi thonë disa intelektualë . Artisti -thonë ata - duhet të jetë i lirë të shpikë e të krijoj ç’të dojë dhe si të dojë . Asnje kufi nuk mund të ketë për artistin përveç artit . Këtyre u themi se është e vërtet që artista nuk mund t’i caktohet me porosi subjekti Ashtu si mund të porosisim një palë kundra te kundraxhiu ose një simite në furrë . Por edhe për artistin, për poetin e për shkrimtarin ka një porosi. Është porosia që i jep populli , kombi,atdheu çdo qytetari në lidhje me problemet historike aktuale. Këtë porosi duhet ta mbarojë çdo qytetar, cilido në fushën e tij, dhe këtë porosi ay do ta mbarojë aqë më mirë sa më tepër të rrojë bashkë me popullin ,sa më tepër ta lidh veprën e tij artistike me jetën e popullit , me luftën dhe aspiratat e tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kushtuar 405.000 amerikanëve dhe 27.000.000 rusëve që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. "I DASHUR STALIN..." është botimi i parë i letërkëmbimit të plotë midis Franklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Një koleksion i vyer prej më shumë se treqind mesazhesh të një lufte të ashpër e të egër, që kurrë më parë nuk kanë qenë më të prekshme dhe kaq të plota në asnjë gjuhë të botës. Një burim i çmuar, një gur themeli për të kuptuar qartë marrëdhëniet midis dy superfuqive që udhëhiqnin botën në një periudhë krize të tejskajshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Franz Kafka për Milena Jesenskan: "Një natë më parë ëndërrova për ju. Çfarë ndodhi me hollësi, mezi e kujtoj, por gjithçka di, është se po shkriheshim te njëri - tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg, sa ju nuk ishit më aty. Në vendin tuaj, në zjarr isha unë dhe po përpiqesha ta shuaja atë me pallto." Napoleon Bonaparte për Josephine de Beauharnais: "Shpirti im dhemb dhe nuk do të ketë qetësi për të dashurin tuaj. Është një vuajtje e bukur që më zgjojnë ndjenjat e thella për ty. Me ç'mënyrë e ke mahnitur gjithë qenien time dhe ke bërë që ajo të përqendrohet e tëra te ju? Të jetoj për Josephinen, kjo është historia e jetës sime. Sa kohë do të kalojë deri sa ju t'i lexoni këto fjalë, këtë shprehje të dobët të një shpirti rob, ku ju jeni mbretëreshë?" Ludwig Van Bethoven së dashurës së tij të pavdekshme: "Edhe pse ende në shtrat, mendimet e mia shkojnë te ju, e dashura ime e pavdekshme! Herë me gëzim, herë me trishtim, pres të mësoj, nëse fati do të na dëgjojë. Unë mund ta jetoj jetën plotësisht vetëm bashkë me ju ose aspak. Ooh, vazhdo të më duash! Kurrë mos e gjykoni me dyshim zemrën besnike të të dashurit tuaj! Përgjithmonë i yti! Përgjithmonë e imja! Përgjithmonë e jona!"
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Dokumentet që sjell ky punim janë një copëz e "këtij mozaiku" të madh, që "stuhitë" e kohëve e kanë shpënë larg në Arkivat Britanike. Ato vijnë për herë të parë për të plotësuar sadopak të panjohurat e shumta që ka "mozaiku i lashtë" i historisë së vendit tonë. Fondi i tyre na bën me dije për anë dhe çështje tërësisht të panjohura të një figure pak të njohur, shumë të debatuar, por që zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, Ali Pashës. Veç lëvizjeve pak të ndriçuara me karakter politik, ushtarak, diplomatik, apo ekonomik të këtij hegjemoni, dokumentet e arkivave britanike të këtij botimi sjellin edhe të dhëna me mjaft interes rreth përpjekjeve të këtij burri për mëvetësi dhe indipendencë. Këto dokumente vënë përpara drojës pretendimet e historiografisë tradicionale vendase apo të huaj për fillesat e nacionalizmit dhe përpjekjet gati një shekull më parë të këtij hegjemoni për një shtet të mëvetësuar dhe indipendent.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mplak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes. Ky traktat, përveçse është një ese filozofike mbi pleqërinë, e sheh atë me qetësi, në kontekstin e vet natyror, dhe në të njëjtën kohë, është një përmbledhje e personazheve më të rëndësishëm të historisë së asaj kohe. Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Nëse pleqëria e zhvesh njeriun nga kënaqësia e seksit, e çliron atë nga skllavëria e seksit, duke ia bërë jetën më të qetë. Fakti, që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë, si të kthehesh në port pas një lundrimi të gjatë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jete të rregullt dhe të përkorë.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania