titleToAlt
Pas kapitullimit të Gjermanisë në Luftën II Botërore, James Milano, oficer i shërbimit sekret të ushtrisë amerikane/ drejtoi një grup te cilit iu besua detyra e shërbimeve sekrete, në periudhën e pasluftës në Austri. Duke shpikur teknikat e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe duke improvizuar metoda inteligjente, majori dhe grupi i tij krijuan konfuzion në forcat sovjetike dhe hapën rrugën e arratisjes per dezertorët Nga rrëfimet mahnitëse të James Milanos del në dritë një botë e errët, protagonistët e së cilës janë spiunët, prostitutat, kriminelët, refugjatët dhe heronjtë. "Ato ishin goditje që rvuk u dëgjuan askund, breshëri të Luftës së Ftohtë/ të shtëna në heshtje dhe me mjeshtëri nga oficerët e shërbimit sekret ushtarak, që vetëm pak muaj më pare kishin qene ne front. J. Milano ishte arkitekt i "Shtegut të minjve", këtij rrjeti tepër sekret, që i çonte dezertorët sovjetikë në një vend të sigurt në Perëndim. Zotësia e oficerëve e veprimet e guximshme përzihen me doza humori në këtë tregim të vërtetë e tërheqës, që jep mjaft të dhëna, që historia i ka lënë jashtë/' - Joseph P. DeSario Bashkautor i Crusade: Undercover Against the Mafia and KGB Koloneli James V. Milano, oficer i shërbimeve sekrete gjatë Luftës II Botërore, komandoi Shërbimin e Fshehtë të Ushtrisë për një vit e gjysmë pas luftës. Nga viti 1947 deri më 1950 ai ishte shef i operacioneve të forcave të dislokuara amerikane. Milano u tërhoq nga Ushtria më 1966. Patrick Brogani është korrespondent nga Uashingtoni për The Herald (Glasgou). Eshtë autor i një sërë librash të tjerë si: Deadly Business: The Story of Sam Cummings and Interarms, The Fighting Never Stopped dhe Captive Nations: Eastern Europe, 1945-1989.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Të grumbullosh një milionshin e parë në mënyrë të ligjshme është e vështirë. Të bësh një milionshin e parë në mënyrë jo të ligjshme është pak më e lehtë.Të ruash një milionshin e parë,ndoshta është operacioni më i vështirë.Henrik Metiksi ishte prej atyre njerëzve të rrallë, që i kishte menaxhuar të treja këto situata. Edhe pse një milionshi i parë i ligjshëm ishte grumbulluar mbas një milionshit që kishte përfituar në rrugë jo të ligjshme,ajo që e bëri atë të ishte një hap të tjerëve ishte fakti që ai arriti ti mbante në kontroll këto para.
Çmimi: 1200 1080 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Ann-Helen Laestadius gazetare dhe shkrimtare suedeze, ka lindur në vitin 1971. Romani “Një e dhjetë” është pritur me shumë interes nga lexuesit dhe kritika dhe është vlerësuar me "August Prize 2016".Laestadius jeton në Stokholm.Ky roman në vitin 2016 ishte një nga veprat e zgjedhura për “Norrlands Literary Award’’. Ndërsa në vitin 2017 është vlerësuar me "The Nordic Literary Prize".
Çmimi: 800 720 Lekë
titleToAlt
Romani “Dehje nga metamorfoza” që u botua për herë të parë shumë vjet pas vdekjes së autorit, cilësohet nga shtypi i huaj si “një kryevepër këngë mjellme e Stefan Cvajgut romancier” Në bazë të këtij romani është realizuar në Francë filmi i madh i Molinaros.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Brooke Magnanti (lindur më 9 nëntor 1975) është një shkencëtare hulumtuese dhe shkrimtare. Derisa identiteti i saj i vërtetë u zbulua në nëntor të vitit 2009, ishte e njohur me pseudonimin Belle de Jour. Deri në këtë kohë Brooke Magnanti nuk pati kurajën të shfaqej me emrin e saj të vërtetë në kopertinat e librave, për punën që ajo kryente si prostitutë. Ndërsa vazhdonte studimet për doktoraturë, midis viteve 2003-2004, Magnanti i përballoi shpenzimet e saj duke punuar në Londër si call girl. Libri i saj, i publikuar nën emrin anonim "Belle de Jour. Aventurat intime të një call girl londineze" u bë shumë popullor, ndërsa spekulimi rrethonte identitetin e Belle de Jour edhe për faktin se dyshohej nëse ditari ishte i vërtetë. Për disa vjet pati shumë spekulime në media për këtë çështje, nëse Belle ishte vërtet një vajzë e till apo nëse faktet që paraqiteshin në ditar, ishin të gjitha të sajuara. Hamendësimet se kush mund të ishte Belle variuan në shumë emra të njohur të kohës së sotme. Duke mbetur anonime, Magnanti shpalosi përvojat e saj në botimet në vitet 2005-2006. Në vitin 2007, librat e Bellës u përshtatën për një program televiziv: "Ditari sekret i një call girl", ku rolin e Bellës e luante Billie Piper, me emrin Hannah Baxter. Duke pasur frikë se një ish-i dashur i saj do t'ia nxirrte identitetin, Magnanti zbuloi në një intervistë më 15 nëntor 2009, në gazetën TheSunday Times" se Dr. Brooke Magnanti është emri i vërtetë i autores Belle de Jour. Magnanti në atë kohe ishte 34 vjeç. "Thë Guardian" e përshkroi zbulimin si "një nga sekretet letrare të ruajtura më mirë të dhjetëvjetëshit të fundit të mijevjeçarit të ri".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Francesca Immacolata Chaouiqui- anëtare e këtij komisioni-solli në dritë një skenar të qartë të mungesës së efiçencës, të korrupsionit e të skandaleve. Ajo i përgjigjet ekskluzivisht papës. Për herë të parë kjo histori tregohet nga brënda: e fortë, duke iu referuar dokumenteve kurrë të publikuara më parë. S’është vetëm një histori shpërdorimesh pasurish marrëveshjesh dhe intrigash, është sidomos një akuzë e ashpër për lobet ndërkombëtare, të cilat brenda Vatikanit kërkojnë të komprometojnë misionin për ndryshim të papa Françeskut. Është një kërkim i madh: cilët janë çfarë duan, sa të rrezikshëm shfaqen. Edhe pse mund ta shohin para syve ndeshjen e tyre...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Sëmundja ime ishte aq e rallë, po aq sa ishte e dëgjuar. Kryesisht isha alergjike ndaj botës së jashtme. Nuk dilja nga shtëpia, nuk kisha dalë për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë. Të vetmit njerëz që kisha parë ishin nëna ime dhe Karla, infermierja. Por një ditë, në shtëpinë ngjitur mbërriti një kamion. Hodha vështrimin nga dritarja dhe pashë atë. Ishte i gjatë, i dobët, i veshur i tëri në të zeza: bluzë të zezë, xhinse të zeza, atlete të zeza dhe një kapelë të zezë të thurur, e cila i mbulonte flokët krejtësisht. Ai më kapi në befasi, tek po e vështroja dhe më nguli sytë. E pashë edhe unë ngulazi. Emri i tij ishte OlliNdoshta ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen, por ca gjëra, ama, mund t'i parashikojmë. Për shembull, unë sigurisht do të bija në dashuri me Ollin. Dhe sigurisht kjo do të ishte gati një katastrofë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina , mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej atij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël , pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes .Komisari i krimeve Ludvig Kovacs e kalon ditën në birrarritë e mbuluara nga bora, ndërsa mbrëmjeve vëzhgon me teleskop . Krimet e kryera në kapërcyellin e gjithë vitit e trazojnë jashtëzakonisht shumë – madje e pengojnë edhe në marrëdhëniet intime me Marlenën, pronaren e një dyqani second hand .Sido që me këtë krim të pazbuluar ai ka arsye të pakundërshtueshme për të mos kaluar një fundjavë romantike që Marlena ka planifikuar në vigjilje të Vitit të ri , kjo vdekje – për këtë s’ka asnjë dyshim – do të vazhdojë ta mbajë në ankth si në morsetë .Një baba psikopat rreh vajzat e tij , sa i bën për spital; një prift benedikt vrapues i largësive të mëdha, dëgjon në kokë zëra që nuk kanë të bëjnë me Zotin ,një postier në pension do që të vrasë veten ; ndërsa një nënë e re beson se fëmija i saj i porsalindur është djalli.Psikograma e kësaj qyteze është vërtet shqetësuese- por ,cili nga banorët e saj ishte vizitori i fshehtë i natës ? Kush ta ketë kryer këtë krim të tmerrshëm?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e bëri atë të famshme. Në të, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve , intrigues dhe tradhtisë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Libri është i bazuar në një serial me të njëjtin titull, "I papranishëm " nga Mirela Papaikonomu. "Çfarë jetuam ne të dy? Gjithçka që nga fillimi, brenda dhe jashtë. Kërkoja me orë, me ditë, me net, fillimin e një të vërtete. Një, të vetme! Asgjë... Një boshllëk. M'u zbraz mendja dhe shpirti bashkë. Sa mirë do qe sikur të kisha urrejtje brenda meje! Urrejtja është një ndjenjë e gjallë. Por unë kam një boshllëk, Sifi. Një boshllëk të madh. Nuk më vjen aspak keq, pasi me këtë luftë ndaj vetes sime, fitova diçka: Të mund të jetoj me veten time. Ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të pajtohem me asgjënë. Edhe ti, ashtu siç ike pa kuptuar nga jeta ime, ashtu u ktheve përsëri, pa kuptuar. Që çfarë të vazhdojmë? Çfarë ishte vallë ajo që kishim, ajo që kaq shpejt u hodh në erë? Jo, nuk e dua. Doli e kalbur. Dhe unë nuk jam aty ku më le... Po. Stathi u bë dashnori im. Jo që unë të hakmerrem ndaj teje, jo që ai të hakmerret ndaj teje. Ne ishim dy marinarë nga e njëjta anije. U mbajtëm nga njëri-tjetri për të mos u mbytur. Dhimbja, i bashkoka njerëzit."- Fragment nga libri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jeruzalemi është historia epike e tre mijë viteve të besimit, fanatizmit, gjakderdhjes dhe bashkëjetesës, nga mbreti David në shekullin e 21-të, që nga lindja e judaizmit, krishterimit dhe islamizmit në konfliktin Izrael-Palestinë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Dy të panjohura jetojnë së bashku në një shtëpi trekatëshe gjatë disa ditëve, dhe të dyja marrin përsipër të mbajnë rregull e të jenë të pazëvendësueshme; një grua pret me ankth mbërritjen e një djali më të ri, i cili do ta shpëtojë nga mërzitja dhe zhgënjimi i saj; Skoti kthehet në Angli pas ekspeditës së tij polare, por askush nuk del ta presë; një vajzë e quajtur Klara ndjek hapat e një maceje të trembur; një nënë i kall tmerrin të birit që të mos largohet kurrë prej gjirit të saj. Kështu të katërmbëdhjetë tregimet e Muajit më mizor përbëjnë një koleksion të kujdesshëm të recetave për të përballuar humbjen, ndarjen, çmendurinë dhe frikën.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës së shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar, s`na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me ashpërsi Mesjeta me Rilindjen, teksa në horizont po mugullojnë fi lizat e Kohëve Moderne. Zenoni është produkt i kësaj bote, por pak nga pak ky njeri i lirë kërkon të çlirohet prej saj dhe për këtë paguan një çmim aq të lartë. Gazeta e mirënjohur Le Monde e ka shpallur librin Vepra në të zezë një ndër 100 romanet më të bukur të shekullit të XX.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë?
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe. Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm. Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij. Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai. Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese... Mbi autoren Anna Premoli u lind në vitin 1980 në Kroaci. Jeton në Milano ku është diplomuar për ekonominë e tregjeve financiare në Universitetin Bokoni. Ka punuar në J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private. "Të lutem, më lër të të urrej" ishte libri fenomen i vitit 2013, i cili qëndroi shumë muaj në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur. Ndërsa një kompani filmike në Kolorado mori të drejtat për ta kthyer në film. Libri fitoi çmimin "Bancarella".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerës: e motra Dajana, e vetmja shpresë për shpëtimin e familjes: Henri Shonmajkeri, zjarri që nuk e ngrohu Elizabetën kurrë: Penelopa Hejsi, e etur të rrëmbejë gjithçka që ka lënë pas shoqja e saj më e mirë, madje edhe ish shërbyesja e Elizabetës, Lina Braudi, e cila zbulon se ndërkohë që paraja sjell botën vërdallë dhe prejardhja fisnike është kryesorja, thashethemi të hap shumë dyer ... Në këtë vazhdim të mrekullueshëm të serisë Luksi, nga New York Times, asgjë nuk është më i rrezikshëm sesa skanadali… ose më i çmuar sesa sekreti.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një sukses i vërtetë letrar, roman i mençur, i thellë, origjinal, shkruar hollë, i cili do ta rritë edhe më numrin e lexuesve e të dashamirësve të fitueses së çmimit Pulitzer. - The Washington Post I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë. Viti 1996. Kur Hana, një australiane e re, mirëmbajtëse e pasionuar dorëshkrimesh të vjetra, mëson se kërkohet t’i besohet asaj Hagadaja me emër e Sarajevës, ndien se bëhet fjalë për shansin e jetës së saj. Gjer aty pat qenë ndier më mirë në shoqërinë e librave se të bashkëkohësve të saj. Merr udhën, pra, drejt dorëshkrimit të rrallë hebre, i shfaqur sërishmi në Ballkanin gërmadhë. Nga një shenjë e vockël në tjetrën, Hana do të ndriçojë pak nga pak të fshehtat e njerëzve që kanë mbajtur në duart e tyre dorëshkrimin e shenjtë. Nga ithtarja e re e Kabbalës, që e shpëton librin nga Inkuizicioni spanjoll, e gjer tek intelektuali mysliman që e merr në gji nën hundën e nazistëve, por duke kaluar më herët nëpër duart e censorit venedikas që nuk e dërgon në turrën e druve, kjo është odiseja e paepur e Hagadasë, e cila i prin Hanës nga zhgënjime në zbulime, nga rindërtime rrethanash në dashuri të rishtë, në gjurmët e vetë historisë së saj... Vendlindja e Geraldine Brooks është Australia; aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, në ishullin Vineyard, shteti Massachusetts. Si korrespondente lufte e Wall Street Journal, ajo ka mbuluar për katërmbëdhjetë vjet luftimet në Bosnjë, në Somali dhe në Lindjen e Mesme. Pasi njohu qelitë e burgjeve nigeriane si “banore” e tyre, ajo braktis profesionin e gazetares për t’iu kushtuar atij të shkrimtares. Romani i saj i parë, 1666 del më 2003; më 2006, fiton çmimin Pulitzer me romanin March; Misteri i Hagadasë së Sarajevës është përkthyer në tridhjetë gjuhë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord. Por Hygoi është njëherësh dëshmitar edhe i agonisë së Balzakut të cilit i shtrëngon për herë të fundit dorën e pajetë dhe i shumë ngjarjeve të tjera, përfshirë, për fat të keq, edhe më tragjiket, si për shembull vdekja e djalit të tij Sharlit. Në vitin 1887, dy vjet pas vdekjes së Hygoit, miku i vet Pol Mëris nxjerr nga letrat dhe blloqet e tij lëndën e parë për librin e mëvonshëm. Kujtime? Pa dyshim që jo. Më tepër një farë ditari por i cili përmban edhe faqe të shkruara më vonë dhe shënime nga më të ndryshmet: një mori fragmentesh njëherësh historike dhe vetjake, ku shkrimtari, shpesh i vendosur në sfond, na propozon kronikën e tij për një gjysmë shekulli. Gjëra të para, të dëgjuara, të regjistruara në kujtesë, karikatura apo portrete, histori zemërthyese, zhbirime, çaste të mëdha që tashmë janë pjesë e historisë kombëtare, por edhe fjalë shpirti, shprehje të mbledhura nga rruga - ja shekulli i Hygoit. Ky koleksion i jashtëzakonshëm, i bërë pas vdekjes së Viktor Hygoit dhe me porosi të tij, përbëhet nga copëza të fletoreve të tij, të ditarit e librave të llogarive, të cilat ai vetë i quante "gurë të çmuar që kanë rënë nga tribuna", nga fletushka, kujtimet vetjake, nga "ngjarjet bashkëkohore" të klasifikuara këtu nga redaktorët e mëvonshëm në rendin kronologjik. Në këtë libër, shekulli i nëntëmbëdhjetë na shpaloset mes viteve 1830-1885, nën syrin e mprehtë dhe pa kompromis të kronikanit. Një vështrim politik dhe letrar, i këndshëm dhe tronditës i atij shekulli, por që ia lë vendin kryesor njeriut, babait të pasionuar, të mbushur me dashuri, më vonë, zotërisë së moshuar me ndjeshmëri të shfrenuar, një luftëtari të palodhur kundër dënimit me vdekje - Viktor Hygoi shfaqet si një politikan i madh me popullaritet të pashembullt... Faqe ku ngazëllimi i shpirtit përzihet pa pushim me tragjeditë më të tmerrshme.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania