titleToAlt
Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën..." Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t'u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë. Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më pare, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i Hahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t'i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme. Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t'i ndryshojë përgjithmonë. Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshes, t ëbartur nga personaZHe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në boten misterioze të krijimit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish - ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike. Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë. Per Milan Kundera romani nuk heton realitetin, porqenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuartë gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
I përshkuar nga një mendjemprehtësi dhe ironi therëse, "Kandidi ose optimizmi" është cilësuar si një nga kryeveprat e satirës dhe një nga librat francezë më të njohur në mbarë botën, që kur u botua për herë të parë, në vitin 1759.Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr, Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondes, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurdë që kisha berë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja. Ç'rendesi kishin për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç'rëndesi kishin për mua Zoti i tij, fatet që zgjedh kur unë zgjidhem nga një fat i vetëm dhe bashkë me mua edhe miliarda të privilegjuar që, njësoj si ai vetë, quheshin vëllezerit e mi. A e kuptonte, a e kuptonte ai ketë? Të gjithë ishin të privilegjuar. Kishte vetëm të privilegjuar. Edhe të tjerët do të dënoheshin një ditë prej ditesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep,shkrimtari Tom Bojd nuk po arrite ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej i zënë në çark, një kurth që rezikonte ta shkatërronte. Derisa një natë, gjatë një stuhie të furishme i duket se bie pre e një halucinacioni, të tarracë i shfaqet një vajzë, misterioze dhe perri e bukur. I thotë se është protagoniste e romanit të tij, e rënë në botën reale nga një fjali e lënë pezull prej tij. Dhe nëse Tomi nuk do ti kthehej të shkruarit, ajo do të vdiste. Duket absurde e megjithatë... e megjithatë Tomi e beson. Sepse është marrëzisht i dashururar me të.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky roman është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vajtueshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtlig të shoqërisë borgjeze, të cilët, këndej; për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet, kurdisin intriga dhe i japin shkelmin çdo pengese –qoftë kjo pengesë një vajzë e vogël dhe pa mbrojtje, të cilën disa e munduan hapur (si zonjusha Rogon) disa punuan nën dhé kundër saj (si avokati Vine) dhe nuk reshtën gjersa e shpunë atje ku synuan. Në parathënien e "Komedisë njerëzore" Balzaku e ka përmendur Pjeretën në radhë të pare në listën e heronjve të tij pozitive. Romani " Pjereta "zë një vend me rëndësi në krijimtarinë e Balzakut se është i vetmi roman në të cilin autori nxjerr në pah dy héronj të varfër (Pjereta dhe Brigoi) por që janë të pasur në ndjenja e të pajisur me tipare të bukura morale: në zemrat e tyre të delira rritet e lulëzon mirësia dhe dashuria pa interes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjeter të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marre stafetën. Gjithçka filloi në Rusi, nën sundimin e Katerinës së Madhe, ku Xhuzepe Zaga, babai, ushtronte dhuntitë e veta prej magnetizuesi, alkimisti, astrologu dhe, kryesisht, shëruesi i Katerinës së Madhe. Gruaja e tij e re, Terezina, tallëse, shejtane, natyra e së cilës spikat në këtë fis magjepesish, është vetëm diçka më e madhe se Fosko. Dhe Fosko e do me një dashuri të pafund, që e detyron, dy shekuj më vonë, të bluajë kujtimet e veta, sërish dhe gjithmone, për të penguar që Terezina të vdese realisht. Dhe ajo nuk vdes, sikur penda e Foskos shkrimtar të jetë mveshur me të gjithë pajisjet iluzioniste që ai kishte zbuluar, me Terezinën, në një nënçati magjike të Rusisë së vjetër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këto përralla, që i përkasin letërsisë gojore dhe kujturës popullore franceze, janë qëmtuar kryesisht në serinë e gjatë të përrallave nga trojet e Francës dhe gjejnë vend në faqet e këtij vëllimi si një ushqim i përzgjedhur i mendjes, tek mbartin në vetvete moralin e ture të pastër. Ato kanë shijen e të thënit bukur, shfaqin kuptim të hollë qëndrojnë jashtë dhe përtej të zakonshmes, duke u përtypur lehtë nga mendimi dhe duke rrezatuar kulturë të përgjithshme dhe ndihmojnë në një njohje më të mirë të qytetërimit francez
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Ura në Mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizimit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12 vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh. Çfarë kanë të përbashkët vogëlushja Maria e cila jeton në një fshat të thellë të Burgojnës, dhe një tjetër vajzë e vogël, Klara, e cila rritet në Abrucio të italisë në të njëjtën kohë me Marian dhe që më pas dërgohet në Romë për të zhvilluar talentin e saj të jashtëzakonshëm për muzikën? Në dukje, pak gjëra. Megjithatë mes tyrë egziston një lidhje sekrete: secila me mënyra të ndryshme është në kontakt me botën e elfëve, me botën e arit të shpikjes të misterit; gjithashtu edhe me atë të osmozës me natyrën që u jep jetës së njerëzve thellësinë dhe bukurinë e saj. Mirëpo një kërcënim i madh nga një elf batakçi rëndon mbi racën njerëzore dhe vetëm Maria dhe Klara janë në gjendje që përmes bashkimit të dhuntive të tyre të prishin planet e tij. Dy vogëlusheve pasi bashkojnë forcat, do t’u duhet të zhvillojnë një betejë të gjatë.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Kjo kryevepër e pa mbaruar, e papohuar dhe e dënuar për shkatërrim, mbi mospranimin e një shkrimtari plak ndaj grishjeve të një vajze të re, që na sjell ndërmend Lolita-n e Nabokovit, në kundërshti, ka dhunimin djegës të së vërtetës...
Çmimi: 500 400 Lekë
titleToAlt
Papunësia u fut frikën si të rriturve, ashtu edhe fëmijëve . Kompaninë e Pierit, babait jo të vërtetë të Lolës, do ta blejë një kompani tjetër dhe ai do të mbetet pa punë. Lola është shumë e shqetësuar dhe e pyet veten se pse pikërisht Pieri duhet të mbetet i papunë. Një ditë Pieri i njofton se do të rikthehet në shkollë, sepse dëshiron të ndryshojë profesion... Por profesioni i tij i ri në fillim nuk i pëlqen aspak Lolës dhe Tomit!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj.të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës fëmijët sillen shumë çuditshëm : nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi. Lola habitet shumë dhe imagjinon se çfarë mund të ndodhë në shtëpinë e saj, nëse ajo dhe Tomi sillen kështu
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Në të vërtetë , jo vetëm djemtë dine të luajnë futboll , por edhe vajzat janë sulmuese të mira dhe dinë ta mbrojnë portën . Dhe për këtë bindesh plotësisht , po të shohësh Kapuçinën me topin ndër këmbë. Sa i përket Lolës, këtu çështja është pak më e komplikuar, por ajo është gati të bëj gjithçka për të shënuar një gol kundër djemve!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Jo , Ema nuk është si balenë , siç tallen djemtë në pishinë! Madje Lolës ajo i duket si princeshë. Edhe pse ka disa kilogramë më tepër, kjo nuk është një arsye për t'u tallur me të. Ema është shumë e mërzitur për këtë. Edhe pse familja e ndihmon shumë, ajo e ka kaq të vështirë të dobësohet. Emës i duket e padrejtë që Mediu ha si ari dhe nuk shëndoshet, kurse ajo... Por e vërteta është se ne nuk jemi të gjithë të barabartë para ushqimit.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Honore de Balzak lindi më 1799 dhe vdiq më 1850. Ia kushtoi një jetë shkrimit, veprave, të cilat panë dritën e botimit duke kaluar plot peripeci. Jeta e tij është një odiseadë e vërtetë, e cila ka lënë gjurmë në veprën e tij. Vepra vjen në gjuhën shqipe mjeshtërisht nga njohësi i shkëlqyer i veprave dhe jetës së Balzakut: Arianit Zoto. Honore de Balzak është emër i madh i letërsisë franceze. Vepra e tij “Komedia Njerëzore”, që është magnum opus i tij, ka në gjirin e saj edhe veprën që keni në duar: “Koloneli Shaber”. Në kuadër të serisë “Komedia Njerëzore”, “Koloneli Shaber “pason veprën e tij “Le Pere Goriot” (Xha Gorioi ose Babai Gorio), vepër kjo e mirënjohur nga lexuesi shqiptar.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
"Nga mesi i rrugës Sent-Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti-Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare lehtë mund të rikonstruojnë Parisin e vjetër. Muret e shtrembëruara të kësaj kasolleje dukeshin sikur qenë stolisur me farë hieroglifesh. Çfarë emri tjetër mund t'i jepte tekefundit kalimtar i kurrioz atvre X-ve dhc V-ve, të cilat në faqe shtëpie i kishin përshkuar kryq e tërthor ato trare, që vizatoheshin në gëlqere me ato të çara të vogla e paralele? Është e qartë se secili nga këto trare lëkundej në bazën e tyre po të kalonte atypari edhe karroca më e lehtë. Sipër kësaj ngrehine arkaike ngrihej në çati trebrirëshe, çfarë së shpejti nuk do të shihen më në Paris." - pjesë nga vepra.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
A arrijmë t’i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, halucinacionet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme? Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes “pse e bëri?” nuk mund t’i gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për t’i kushtuar një libër. Por, “një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza” e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që “me anë të të shkruarit asgjë s’mund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë”. Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë. “Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë... Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes. Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime.” Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. "Asgjë s'i kundërvihet natës" ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions 2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion kopje vetëm në Francë. Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit Dashnori, gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. nProtagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit, rrugët e mbushura me qen, lypës, të marrosur, netët e xhazit. Por historia rijetohet, nxirret edhe një herë nga pluhuri, zhvillohet, zmadhohet, sepse në thelb ajo është zemra e të gjithë veprës së Duras-it. Fëmijëria në Konçinçinë rivështrohet me furinë e atij që do të shprehë gjithçka: krenarinë, varfërinë, lakminë, mizorinë e jetës koloniale për të zvetënuarit. Nuk ka vend për dhimbsuri apo mall. Pasionet janë parësore, të dhunshme: një vëlla i gatshëm për të vrarë për pak drogë, një nënë e prirë të prostituojë të bijën, një burrë i pasur kinez që vjen nga Veriu, përballë një familjeje të shkatërruar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dhimbja na vë përpara një  çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës . Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer.  Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë. Në tregimin Zoti x. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin x, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore. Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Spanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç, në krahët e të dashurit. Qyteti është i trazuar, kudo ka patrulla policie. Nën dritat verbuese të stuhisë, Maria vështron çatitë e shtëpive. Dhe aty, fshehur në majë të një çatie, i zë syri një burrë. Një zbulim që mund t i ndryshojë jetën. Maria dhe Rodrigoja, Pjeri dhe Klera në misterin e pritjes.Spanja, stuhia, një trekëndësh dashurie... Një roman policor ku tensioni erotik është i ndjeshëm në çdo fjalë. Me forcën e joshjes poetike, që e bën lexuesin rob të vetin. Dhjetë e gjysmë e mbrëmjes në verë, ishte për mua si një tërmet. Si të gjendesha para diçkaje të panjohur, por të gjallë, si një gjuhë e çliruar nga rëndesa, që shkon drejt freskisë... Këtë duhet të lexoni në fillim nga Duras-i. Ka një lehtësi në derdhjen e fjalive, në vështrim të parë, dhe për këtë arsye u shtyva ta vëzhgoja në  mikroskop për të zbuluar misterin. Rezultati: asgjë. Asgjë e dukshme, të paktën. Vetëm muzika dhe imazhet e mrekullueshme të një nate spanjolle që të thithin.Thierry Beinstingeln Shkrimtar
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania