titleToAlt
Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar. Burri i vdekur është hero i Rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, me aftësi të jashtëzakonshme intelektuaie dhe me shumë seks apel, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Indi dhe, më pas, shefi i Kundër-terrorizmit të Amerikës. Në fillim, duket si vrasje politike, por del se është bërë për arsye personale pasioni. Kjo është historia e Maksit, vrasësit të tij, të bijës - dhe të një personazhi të katërt, gruas, që i lidh ata të gjithë. Duke qenë historia e një dashurie të thelië, të prishur në mënyrë fatale, të shkatërruar nga një lidhje e sipërfaqshme, ajo është një rrëfenjë epike që zhvendoset nga Kalifornia në Francë, Angli dhe, mbi të gjitha, në Kashmir: një parajsë e shkretuar, jo aq e humbur se sa e shkërmoqur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Mbaje mend, dashuria ka lindur bashkë me ty; ajo është cilësia juaj e lindur. Gjithçka që duhet është t'i japësh asaj udhë, ta lejosh të rrjedhë, të krijosh për të rrugë ku të kalojë, ta lejosh të ndodhë. Ne të gjithë e bllokojmë atë, e përmbajmë. Ne jemi aq të kursyer në dashuri nga shkaku i thjeshtë se na kanë mësuar të jemi të kursyer. Në ekonomi ndodh që duke i dhënë paratë, i humbisni ato. Kjo lloj ekonomie, kjo aritmetikë është futur thellë në mishin dhe në gjakun tonë. Kjo është e drejtë në botën e jashtme - dhe këtu nuk ka asgjë të keqe; por në drejtim të udhëtimit të brendshëm kjo nuk është e drejtë. Këtu vepron një matematikë krejt tjetër; sa më shumë jepni, aq më shumë keni; sa më pak jepni, aq më pak keni. Nëse, përgjithësisht, nuk jepni, ju do të humbisni cilësitë tuaja natyrore. Ato bëhen inerte, të mbyllura, ato ikin në ilegalitet. Pa gjetur dot shprehjen e tyre, ato do të vyshken dhe vdesin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nuk e di ç'do të ndodhë nesër, unë ia dorëzoj veten ekzistencës! Nuk e ngarkoj veten me asgjë. Më mjafton dita e sotme. Kur të vijë dita tjetër, ajo do të sjellë problemet e sfidat e veta, atëherë do të filloj të mendoj. Gjithmonë kam jetuar kështu: pa vendime paraprake, pa u mbërthyer pas së ardhmes, pa i premtuar askujt (duke përfshirë dhe veten) të bëj diçka në çastin e ardhshëm. Dhe një ecuri e tillë më ka lejuar të marrë dhuratën më të shtrenjtë në jetë, fillova të hamionizohem me ekzistencën. Mua më gëzon mosnjohja e drejtimit të lëvizjes sime. Unë kurrë s'mendoj as për ditët e shkuara, as për ato të ardhshmet. Mua më mbetet vetëm një çast i shkurtër, e tashmja. Asgjë tjetër s'më shqetëson e s'më ngarkon -jam i pastër dhe i lirë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njeriu mund të jetojë pafundësisht pa kthjellim - ja ku qëndron rreziku. Ndërkohë, në çdo moment, mund të bëhet i kthjelluar. E gjithë puna është - në ç'drejtim lëvizni. Duke iu afruar qendrës së shpërthimit, ju, çdo çast, i afroheni gjithnjë e më shumë kthjellimit. Gjithçka varet nga shpejtësia juaj. Nëse ju keni një nivel të lartë zgjuarsie, kthjellimi mund të ndodhë në këtë moment. Atëherë juve s'do t'ju duhet të prisni asnjë sekondë më tepër. Ju keni dy mundësi: ose tani, ose kurrë. Është e mundur dhe njëra, edhe tjetra. Privilegji i njeriut qëndron në lirinë e zgjedhjes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mos iu shmangni dashurisë. Kaloni përmes të gjithave, pa marrë parasysh tërë dhembjen. Dashuria të shkakton dhembje, por nëse jeni i dashuruar, atëherë dashuria nuk do të thotë asgjë për ju. Në të vërtetë, e gjithë kjo dhembje ju forcon në shumë. Ndonjëherë keni me të vërtetë dhembje, në mënyrë të pabesueshme keni dhembje, por të gjitha ato plagë janë të nevojshme që t'ju përforcojnë, t'ju sfidojnë, t'ju bëjnë më të vetëdijshëm. Te gjitha këto situata të rrezikshme janë të nevojshme që t'ju bëjnë më vigjilent. Dashuria përgatit terrenin, kurse terreni i dashurisë mund të rritet deri te fara e meditimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një libër i mrekullueshëm, i larmishëm dhe befasues, me një tematikë të shkëlqyer, që të bën të qeshësh. Rushdie vijon të mbetet stilisti ynë më me humor i prozës tregimtare, një shkrimtar me origjinalitet shtangës. Një vepër epike, mahnitëse dhe e rrëmujshme, që herë pas here e bën lexuesin të shqyhet së qeshuri, madje edhe kur ia ngrin gjakun në deje. “Psherëtima e fundit e Arapit” është një rrëfim në formën më të përsosur.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania