titleToAlt
Në këtë roman jashtëzakonisht origjinal fragmentet e rigjetura vendosen në ekspozitë: imazhet dhe anekdotat, kujtimet e përziera që përbëjnë jetën e një gruaje. Një shall i mëndafshtë dhe një kuti argjendi cigaresh; një monedhë floriri dhe një tufë flokësh; nga fotografi të zbehta shfaqen fytyrat e një brezi që thjesht sapo ka ikur, tashmë i humbur përgjithmonë ... Koha lëviz me një ritëm më të shpejtë, më të dhunshëm dashurie dhe humbjeje, tradhtie dhe mërgimi. "Mbresëlënës dhe thellësisht i ndjerë - karakteristika që jo gjithmonë shkojnë së bashku - dhe meriton një numër të gjerë lexuesish". TIMES LITERARY SUPPLEMENT "Një hapësirë mjeshtërore, magjepsëse rrëfimi dhe reflektime me ritëm të lartë. Me indinjatën dhe dhimbjen e saj, Ugreshiçi flet. për shumë njerëz, për shumë përvoja. Ajo është një srikrimtare që duhet ndjekur. Një shkrimtare që duhet dashur fort." SUSAN SONTAG
Çmimi: 700 monedha
titleToAlt
Arrestimi!! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush?Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri? Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithesisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: "Jeni i arrestuar!" .. .Por truri i errësuar është i paaftë t'i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se: -Unë?? Për ? Çfare?!?.. pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. ... Arrestimi… është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju... jeni i arrestuar! Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t'u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur. - U-unë?? Për cfarë??.. Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota. ... Arrestimi tradicional... vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me cizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerë zore nuk vihet re gjatë kohë së bastisjes.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Oh çfarë dashurie ishte ajo, e lirë, e paparë, nuk ngjante me asgjë! Ata mendonin siç këndojnë të tjerët! E dashuronin njëri –tjetrin jo nga pashmangësia, jo “të ndezur nga pasioni”, siç përshkruet shpesh rrejshëm. Ata e dashuronin njëri-tjetrin, sepse këtë e donte gjithçka përreth tyre: toka nën këmbët e tyre, qielli mbi kokat e tyre, retë dhe pemët. Ajo dashuri u pëlqente gjithçkaje e të gjithëve që i rrethonin, ndoshta, më shumë se vetë atyre. Të panjohurve në rrugë, largësive të rreshtura për shëtitje, dhomave, në të cilat ata banonin e takoheshin. Ah, po, pikërisht kjo ka qënë kryesorja që i bashkonte dhe i afronte! Kurrë kurrë madje edhe në çastet e lumturisë më të madhe, më të çmendur nuk i braktiste gjëja më e lartë dhe më interesante: kënaqësia nga ngjizja e përgjithshme e botës, ndjesia e përkatësisë së vetë atyre ndaj gjithë tablosë, e përkatësisë ndaj bukurisë së gjithë pamjes, ndaj tërë kozmosit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
E bija e kapitenit, qe romani i preferuar i Çehovit. Tolstoi parapëlqente Pushkinin prozator më shumë se Pushkinin poet, duke thënë se "gjëja kryesore te Pushkini është thjeshtësia dhe kompaktësia e veprës së tij". Gogoli madje shkonte aq larg sa thoshte se "krahasuar me E bija e kapitenit, veprat tona janë përsheshe të ëmbla". Dostojevski ndërkaq vlerësonte natyrshmërinë e veprës
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864, në stinën më të errët të karrierës së Dostojevkit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim dhe ndëshkim, e vëllezërit Karamazov. “në shënime nga bodrumi , prapa historisë së një neuroze mund të rindërtohet lehtë historia e shndërimit të neurozës vetë në roman. Hyrja e gjatë por jo e tejzgjatur, psikiko-ideologjike e veprës, e cila i qëndron si premisë ngjarjes së pjesës së dytë, rrëfen në fakt një tjetër histori, atë të artistit në luftë të vazhdueshme me subjektin e tij. Si Pirandello te gjashtë personazhe në kërkim të autorit Dostojevski na rrëfen se misteri i vërtëtë nuk qëndron tek protagonisti aq sa tek autori...” shkruan Moravia në një parathënie kushtuar librit
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mire. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kerkojnë llogari. Ne do të pergjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshire në rutinën e shërbimit, ku çifligaret bënin jete të shthurur dhe mungonte detyrimi. ...Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbe të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbet... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mire. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kerkojnë llogari. Ne do të pergjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshire në rutinën e shërbimit, ku çifligaret bënin jete të shthurur dhe mungonte detyrimi. ...Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbe të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbet... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romanovët kanë qenë dinastia me e sukseshme e kohëve moderne, duke sunduar një të gjashtën e sipërfaqes së botës. Si arriti një familje mbretërore të shndërronte një principatë të rrënuar nga lufta në një nga perandoritë më të mëdha të botës? Dhe si e humbi pastaj krejt atë? Kjo është historia e vërtetë e dymbëdhjetë carëve dhe careshave, disa të karakterizuar nga gjenialiteti, disa nga çmenduria, por të gjithë të frymëzuar nga autokracia e shenjtë dhe ambicia perandorake. Kjo kronikë tejet rrëmbyese e Montefiores nxjerr në pah botën e tyre të fshehtë për një etje të pakufishme për pushtet dhe për ndërtimin e një perandorie të pamëshirshme. Ajo është një botë e mbushur me koncpiracione të oborrit mbretëror, rivalitete familjare, dekadencë seksuale dhe ekstravagancë të egër, me një kastë aventurierësh, kurtizanesh, revolucionarësh, dhe poetësh, nga Ivani i Tmershëm deri tek Tolstoi, nga mbretëresha Viktoria deri te Lenini.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pra, çfarë njeriu jeni? Më shpejt - filloni, rrëfemëni historinë tuaj. - Historinë! - thirra unë i trembur, -" historinë! Kush ju tha se unë kam një histori timen? Unë nuk kam histori... - Po si keni jetuar kur nuk keni histori? - ma preu fjalën duke qeshur. - Krejt pa asnjë histori kam jetuar, të asnjë trajte. Jetoja, siç thuhet nga anët tona, krejt i ndarë nga tufa, pra fare fillikat... I vetëm, i vetëm fare... E kuptoni se çfarë nënkupton i vetëm fare? - Po si vallë, krejt i vetëm? Pra, ju kurrë nuk keni parë ndokënd? -Oh jo, për të parë, kam parë - e megjithatë jam i vetëm. - Po ju nuk fjalosni, vallë, me asnjë? - Në kuptimin e ngushtë, me asnjë. - Po kush jeni ju, shpjegohuni! - Heshtni dhe dëgjoni. Para së gjithash, po vë një kusht: mos ma prisni fjalën, përndryshe, besoj se do të ngatërrohem. Pra, dëgjoni urtë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në të vërtetë, isha gati t'i hidhesha. Nuk mund te përmbahesha më. Ai më jepte përshtypjen e një zvarraniku, të një merimange të stërmadhe që kisha aq shumë dëshirë ta shtypja.... Kënaqej me talljet që më bënte, luante me mua si macja me miun, duke menduar se unë isha i tëri nën pushtetin e tij. Mua më dukej (e kuptoja këtë), se ai kishte gjetur njëfarë kënaqësie, një tundim në poshtërsinë e vet, në këtë paturpësi, në këtë cinizëm, pas të cilit fshihte prej meje, në fund të fundit, maskën e vet. Ai donte të kënaqej me habinë time, me tmerrin tim. Ai më përbuzte dhe tallej me mua. E kisha parandier që në fillim se e gjithë kjo kishte një qëllim të caktuar, por unë isha në kushte të tilla që më duhej ta dëgjoja deri në fund. Kjo ishte në interes të Natashës dhe unë duhej të isha i vendosur në gjithçka dhe t'i duroja të gjitha, sepse ato çaste mund të ishin vendimtare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. Nëse njerëzit keqbërës do të të mbushin me hidhërim e urrejtje të pakapërcyeshme, me ngasjen për tvu hakmarrë ndaj tyre - mbyte këtë ndjesi; nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit Pranoji ato vuajtje dhe duro - zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë. Përndryshe, me dritën tënde do tvua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse. Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë -mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore; beso pa u lëkundur - nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vonë. Nëse përsëri ata s’do të shpëtojnë - bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. Nëse njerëzit keqbërës do të të mbushin me hidhërim e urrejtje të pakapërcyeshme, me ngasjen për tvu hakmarrë ndaj tyre - mbyte këtë ndjesi; nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit Pranoji ato vuajtje dhe duro - zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë. Përndryshe, me dritën tënde do tvua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse. Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë -mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore; beso pa u lëkundur - nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vonë. Nëse përsëri ata s’do të shpëtojnë - bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Maskarai me të vërtetë luan shumë ndyrë. Unë madje nuk jam kundër mendimit se këtu te tavolina bëhen vjedhje nga më të zakonshmet. Kruperët që janë ulur në të dy skajet e tavolinës ndjekin shumat e parave që vihen dhe lajnë hesapet, ka tmerrësisht shumë punë. Ja dhe një maskara! Shumica janë francezë. Megjithatë, unë këtu vëzhgoj dhe vrojtoj jo që të përshkruaj ruletën; unë përshtatem për veten time që të di si të sillem në të ardhmen. Vura re, për shembull, se nuk ka gjë më të zakonshme kur nga prapa tavolinës zgjatet papritur një dorë dhe i merr për vete ato që keni fituar ju. Nis grindja, shpesh edhe britma, dhe - ju lutem, gjeni dëshmitarë që të vërtetoni përunjësisht se shuma e vënë është juaja!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tolstoj është padyshim një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të lexuar të letërsisë botërore. Nëse dëshironi të dini përgjigjen e pyetjeve si “Ç'e mban gjallë njeriun?”-, "Ç'është ajo që sundon zemrën e njeriut?" ju këshlllojmë të lexoni këtë llbër, i cill përbehet prej tri novelash vërtet të mrekullueshme.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Haxhi Murati, krahu i djathtë i luftëtarit epik të Kaukazit, Shejh Shamilit, bëhet i famshëm për trimëritë dhe bëmat e tij në sukseset që arriti në luftën çlirimtare kundër rusëve. Por situata ndryshon nga një ngjarje, tisi i mistershëm i të cilës ende nuk është zbuluar. Haxhi Murati hyn në kalanë Vozdvijenskaja dhe u bë e ditur se ai kaloi në anën e rusëve. Sipas disave, kjo ishte pjesë e një plani të përbashkët të tij me Shejh Shamilin, ndërsa sipas disa të tjerëve, kjo ndodhi si pasojë e prishjes së marrëdhënieve midis tyre.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Romani “Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë. Mbasi ngjarjet në tokë kanë marrë një formë të kryer (të mbaruar), situata do të zhvendoset në Kozmos, për të përçuar e bartur gjendjen e "lumturisë njerëzore" në të gjitha botët.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski lindi në Moskë në vitin 1821 dhe vdiq në Petërburg në 1881. Është padyshim ndër shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm në Rusi, por edhe në botë. Kryeveprat e tij letrare si: "Krim dhe Ndëshkim", "Idioti", "Demoni", "Vëllezërit Karamazov" etj., mbeten edhe sot e kësaj dite ndër librat më të lexuar. Jeta e shkrimtarit të madh ka patur mjaft luhatje. Fillimisht u dënua me vdekje për shkak të ideve të tij përparimtare, por më pas u fal dhe u internua në Siberi. Mbas kthimit të tij, shëndetlig dhe i mbytur në borxhe, arriti të gjente tek vuajtjet e tij materialin për krijime realiste që karakterizohen nga analizat e thella psikologjike. Libri "Njerëz të varfër", është libri i parë i autorit ku menjëherë spikati forca e thellë depërtuese në psikologjinë e personazheve.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837) poet, shkrimtar dhe dramaturg rus. Veprat e tij, ndër më të mirat e romantizmit rus, kanë frymëzuar shumë shkrimtarë, kompozitorë e artistë, rusë e botërorë. Pushkini njihet edhe si themelues i letërsisë moderne ruse. Ndër veprat e tij më të njohura mund të përmendim: "Eugjen Onjegini", "I burgosuri i Kaukazit", "Vajza e Kapitenit", "Ditari sekret" etj.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Im atë, Andrej Grinjovi, kur kishte qenë i ri kishte shërbyer pranë kontit Minih dhe kishe dalë në pension me gradën e majorit të parë në vitin 17... Që prej asaj kohe ai kishte jetuar në fshatin e tij, në Simbirsk dhe atje ishte martuar me Avdotja Vasiljevna Ju., e cila ishte bija e një fisniku të varfër të atij vendi. Ishim nëntë fëmijë. Motrat dhe vëllezërit më vdiqën që kur ishin të vegjël. Isha akoma në barkun e nënës, kur më regjistruan si reshter në regjimentin e Semjonovskit me ndërhyrjen e majorit të gardës princit B., që ishte kushëriri ynë i parë.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania