titleToAlt
Ç’të bësh, atdhe! Këtu arriti puna. Kujtoja se me ty jam shkrirë përgjithnjë. Po sot s’u dashka arti im, as unë, Me ç’po shoh, tani s’u dashkam më!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vargje te vjershetoreve tane kushtuar flamurit kombetar, gjuhes shqipe, dashurise per Memedhene, bukurive te Shqiperise e mergimit. Me fotografi nga krahina te ndryshme te Shqiperise dhe me doreshkrime te vjershetoreve.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Pas pëlqimit dhe vlerësimit, (prindër, fëmijë), të librit tim të parë "Ilaçi i diturisë", vendosa të sjell për ju vëllimin tjetër me vjersha dhe fabula, duke e bërë, përveçse argëtues, edhe disi enigmatik. Qëllimi im nuk është të vështirësoj leximin tuaj por përkundrazi, për ta bërë atë akoma më tërheqës, si edhe një shtysë për t'ju dhënë juve një farë mundësie për krijimtaritë tuaja personale, vjersha, përralla tregime. Pra, nëse mundesh të plotësosh fjalët që mungojnë, atëherë jam i bindur se mundesh të krijosh diçka tënden.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Musa Vyshka është një nga shkrimtarët më të lexuar për fëmijë, në vendin tonë. Përveçse ka botuar shumë libra me tregime për fëmijë, ka disa libra të tjerë me poema dhe vjersha, po për fëmijë. Janë lexuar me dëshirë nga fëmijët librat, me poema dhe vjersha, të titulluar: “Shkronjat e arta” (poemë), “Aksioni ynë vazhdon” (poemë), “Historia e harabelit, ish-gjumashit, ish-dembelit” (poemë-përrallë), “Në kopshtin tonë” (poemë), “Mirëmëngjes, Klea!” (poemtha), etj. Nga krijimtaria e tij e fundit, për librin që keni në dorë, autori ka përzgjedhur një tufë me vjersha, përshtatur për moshat 6-10 vjeç. Së shpejti do të kini në dorë edhe librin tjetër me vjersha nga i njëjti autor. Lexim të këndshëm...
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
NËSE ... Nëse lumturia ime është e lidhur me fatkeqesinë e te tjerëve, preferoj të vuaj. Nëse mirëqënia ime rrjedh nga varfërimi i të tjerëve, preferoj varfërinë. Nëse jeta ime është e varur nga vdekja e njerëzve të pafajshëm, Vrasës s‘bëhem kurrë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Lule Burbuqe Fort e ëmbël mollëkuqe Fort e ëmbël mjalti i bletës... Po dhe lule Bubuqja ngjan me bukurinë e Jetës...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore. Këtu përfshihen: Baba Tomorri; Vjersha të tjera.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: Vjersha për mësonjëtoret tëpara; Parrajsa dhe Fjala fluturake; Fletore e Bektashinjet; Mësime.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me vjersha të shkurtra për kafshët. Nëpërmjet tyre, fëmijët mësojnë artistikisht një vjershë dhe në të njëjtën kohë njihen me kafshë të rralla. Libri është një lloj enciklopedie poetike për fëmijë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Libri, “Lodërzat e alfabetit”, ju mëson fëmijëve, 36 germat e alfabetit, nëpërmjet vjershëzave dhe ilustrimeve me ngjyra. Vjershëzat, mund të përdoren, sipas alfabetit, për t’u recituar në festën e abetares.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Era frynte degët tund, një kapel gjyshi e humb, pa kapel gjyshi mbeti, si e qysh ç’të bëj i shkreti. Te një deg u ndal kapela, se aty e hodhi era, një zog tha fole e re, ci-ci-ci kam ku të fle. Hidhet zogu krahët mbledhte, nis lazdrohet në kapele, kurse gjyshi trupin mbledhte, s’mund të blej të till kapele. E kërkon dot nuk e gjen, nje te vockël gjyshi blen, porse koka jasht i rrin, gjyshi hesht ç’të bëj tani. Një zog vjen e nis tregon, për kapelen që kerkon...
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
“Si ta mësojë Peshku Abetaren” është një nga librat më të bukur me vjersha për fëmijët nga parashkollori deri në klasën e gjashtë. Aty ata do të gjejnë veten me larminë e tematikave të vjershave dhe thjeshtësisë së ndërtimit të tyre. Poezitë për fëmijë të dr. Moikom Zeqos, para së gjithash lidhen me simbole kryesore të botës, të natyrës dhe të edukimit. Në to zotëron natyra fabulore, enigmat dhe të papriturat që fëmijët takojnë gjatë rritjes së tyre në lidhje me universin dhe njerëzit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kacamicri është i përbotshëm. Shëmbëlltyra e tij prej miushi dhe hi-hi-hi-ja e tij gazmore spikasin në folklorin e pothuajse çdo populli që nga ekuatori e deri në zonat polare. Autori na vjen me një libër me vjersha ku tregohen aventurat e miushit çamarrok dhe gazmor.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Krijimtarinë për fëmijë Ndre Mjeda (1866-1937) e nisi me vjershat që u përfshinë në librat shkollore duke dhënë ndihmesë të shquar për shkollën shqipe, si dhe duke pasuruar më tej letërsinë për fëmijë. Shkrimet e Mjedës për të vegjëlit, karakterizohen nga zgjerimi i tematikës dhe i problematikës shoqërore, thellimi i realizmit, pasurimi i figurave dhe i mjeteve shprehëse, gjë që solli forcimin e notave lirike në vjershat për fëmijë. Në vjershat e tij për të vegjël shpaloset një peizazh madhështor e i mrekullueshëm i Atdheut, por dhe dashuria e fëmijëve për të. Vjershat e Mjedës kanë brendi edukative dhe formë të larmishme. Nëpërmjet tyre autori përpiqet të fisnikërojë shpirtin e të vegjëlve, t’i aftësojë ata që të çmojnë të bukurën, të dobishmen dhe të moralshmen në jetën e njeriut. Megjithatë, mendimet, ndjenjat, idetë dhe mësimet morale jepen në mënyrë tërheqëse, me gjuhë të saktë, figura të thjeshta dhe detaje shprehëse. Ndër krijimet më të arrira janë vjershat që u këndojnë bukurive të natyrës së vendit tonë dhe stinëve të motit. Ato përftojnë tek të vegjlit dëshirën për të admiruar hijeshitë e natyrës e për të shijuar nga afër bukuritë e saj mahnitëse.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Korça ... Lumja ti, moj Korç’, o lule, Që i le pas shoqet e tua, Si trimi në ball’ u sule, Ta paçim përjetë hua! Kushdo që është sot burrë Dhe Shqipëtar i vërtetë, Emëri s’i shuhet kurrë Dhe nderi i rron përjetë. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël! sa e gjerë! Sa e lehtë! sa e lirë! Sa e bukur! sa vlerë! Kjo është mëm’ e mirësisë, Që bie qytetërinë, Gasthin’ e vëllazërisë, Njerëzin’ e miqësinë. ...
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania