titleToAlt
Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundi t në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë llogjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të pare i gjëndjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.
Çmimi: 6800 Lekë
titleToAlt
Libri "Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme" është një burim i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për prindërit e ardhshëm. Në këtë libër do të gjeni: këshilla mjekësore për nënat dhe baballarët e ardhshëm; informacione për planifikimin e shtatzënisë dhe problemet e fertilitetit; informacione javore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit; përgjigje për pyetjet e vështira ose të sikietshme; këshilla për ushqyerjen, ushtrimet gjimnastikore dhe shtimin në peshë; këshilla praktike për punën, udhëtimet dhe prindërimin..
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
METODA AVANGARDE E SHERIMIT Nëse jeni sëmurë dhe mjekët nuk e gjejnë dot shkakun e sëmundjes suaj, a do të prisni edhe 20 vite të tjera, përpara se shkenca të zbulojë shkakun e vërtetë të vuajtjes suaj dhe mënyrën për ta kuruar atë? A nuk është më me vlerë nëse dikush ju ndihmon që të shëroheni - tani? Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura: ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti) Lodhja e gjëndrave mbiveshkore Autizmi Sëmundjet autoimune Sindroma e lodhjes kronike Depresioni dhe ankthi Diabeti Çrregullimet e tretjes Virusi epstein-barr Fibromialgia Sindroma e zorrës poroze Lupusi Sëmundja "Lyme" Simptomat e menopauzës Migrena Skleroza multiple Çrregullimi i stresit posttraumatik Artriti reumatoid Marramendja dhe tinitusi
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një mësim i vyer për jetën ...megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po cfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Nuk mund ta di as nëse do ta pëlqejë emrin përkedhelës që i kemi venë ne, por ndoshta ka diçka që mund t'i them atij fëmije që paraqet të ardhmen time. Ajo do të jetojë shumë pak me mua, që kam vetëm të shkuar. Mesazhi im për të është i thjeshtë : "Kur të jesh në një nga ato castet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qënë, cfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën. Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë me parë për të, një gëzim që nuk rreket të kerkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të gjitha metodat mjekësore diagnostike dhe terapeutike i nënshtrohen kuptimisht një procesi të pandalshëm të zhvillimit, ashtu që të dhënat mun d t’i përgjigjen vetëm gjendjes së diturisë në çastin e përfundimit të librit. Dozimit të medikamenteve në këtë libër, i është kushtuar kujdes i jashtëzakonshëm. Të gjitha të dhënat terapeutike në këtë libër vlejnë vetëm për të rriturit me funksion normal të veshkave dhe mëlçisë. Nuk mund të japim garanci lidhur me të dhënat mbi udhëzimet e dozimeve dhe format e aplikimit. Nga çdo lexues kërkohet kontrolli i kujdesshëm i rekomandimeve të autorit lidhur me preparatet në përdorim, posaçërisht edhe sa i përket indikacioneve, kontraindikacioneve, dozimeve, veprimeve anësore dhe ndikimeve të ndërsjella me medikamentet e tjera! Çdo dozim apo aplikim bëhet në rrezik individual të përdoruesit.
Çmimi: 4500 Lekë
titleToAlt
Libri "Onkologjia" është hartuar nga një grup i gjerë specialistësh të ndryshëm nga fushat onkologjike, me qëllim të parë që, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe te kuptueshme, duke shmangur hollësitë e panevojshme, të orientojë studentët dhe mjekët e rinj në proceset e patologjive malinje. Me qëllim që lexuesi të fitojë dije të qëndrueshme dhe të strukturuar, në këtë tekst janë vendosur të arriturat më moderne nga krijimi i librit mjekësor për studentë. Në fillim të çdo kapitulli prezantohen qëllimet kryesore, qe lexuesin e orientojnë në rezultatet e njohurive pas pervetësimit të kapitullit, kurse në fund të kapitullit jepen pikat përmbledhëse, të cilat janë pasqyrë përmbledhëse e lëndës se diskutuar në kapitull. Në fund të librit gjenden pyetjet për vetëtestim, kurse përgjigjet, në një kapitull të vecantë, para indeksit të librit. Figura e ballinës së librit simbolizon shumësinë e fushave mjekësore dhe shkencore, të cilat merren me hulumtimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje. I gjithë libri plotësohet me ilustrime me ngjyra, për të berë sa më të kuptueshme sëmundjet malinje, dhe së bashku me tabelat mundësojnë te kuptuarit dhe mbajtjen për kohë të gjatë në mend të njohurive me rëndësi per studentin nga fusha e onkologjisë.
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
Radiologjia ka rol të pazëvendësueshëm në diagnostikën iniciale dhe menaxhimin e mëtejshëm të pacientëve. Ky botim, i rishikuar dhe përditësuar tërësisht, paraqet një botim plotësisht të ri të “Përmbledhjeve të leksioneve: Radiologjia”, i cili ofron njohurit themelore që duhen ditur nga studentët e mjekësisë, mjekët në praktikë, infermierët specialistë dhe punonjësit në departamerrtin e radiologjisë. Libri me ndarjen sipas sistemeve të trupit, siguron të kuptuarit e radiologjisë bazë meqenëse temë bosht i shpjegimit janë teknikat imazherike, interpretimi i grafive si dhe ekzaminimet radiologjike speciale. Në libër, theksi vendoset në pasqyrën e sëmundjes ashtu si shihet në ekzaminimet native dhe me kontrast radiografike, në udhëzimet për ekzaminimet e mëtejshme me anë të teknikave të tjera imazherike, si janë ultratingulli, CT-ja dhe MRI-ja. “Përmbledhje leksionesh: Radiologjia” përmban imazhe dhe ilustrime të reja dhe të përditesuara, seksionin e zgjeruar të traumave të skeletit, kutitë e "pikave kyçe" si dhe shfrytëzimin më të madh të listave që, e bëjnë ideal këtë libër për studim dhe përsëritje.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
Ky tekst bazë, studentit i ofron në mënyrë të përshtatshme temat themelore të imunitetit dhe imunopatotogjisë. Për të dhënë një pamje të plotë të lëndës, parimet kryesore shtjellohen në mënyrë progresive. Pjesa e parë e librit është hartuar në përputhje me programin për studentët paradiplomikë dhe përmban imunologjinë bazë ndërsa pjesa e dytë, merret me aspektet patologjike dhe klinike. Botimi i gjashtë i këtij libri, cilësohet me përmbajtjen e tij të përditësuar mbi rolin dhe rregullimin e qelizave dhe të molekulave të sistemit imunitar. Çdo kapitull përmban synimet kryesore dhe pikat përmbledhëse, të cilat ndihmojnë lexuesin që të përqendrohet në elementet më të rëndësishme që duhen ditur. Në fund, lexuesi mund të testojë veten përmes kapitullit të ri për vetëtestim, që përmban pyetjet për zgjidhjen e problemeve si dhe pyetjet me më shumë se një përgjigje. Figurat dhe tabelat sigurojnë një referencë të shpejtë, që e bëjnë “Imunologjinë” një libër përfekt për klasifikimin dhe memorizimin e lehtë të njohurive. Ky libër është ideal edhe për ata që e mësojnë imunotogjinë për herë të parë ose kanë njohuri të mëparshme.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim, tashmë shumë të njohur për nivelin e studimeve paradiplomike, Desmond Nicholl shtjellon parimet themelore të bazave të inxhinieringut gjenetik. Kështu që, duke qenë edhe i përditësuar në tërësi, libri nuk zgjerohet përtej parimeve kryesore të manipulimit me gjene. Teksti ndahet në tri pjesë: Pjesa I, paraqet hyrjen në biologjinë molekulare; Pjesa II, metodat që përdoren për manipulim të gjeneve; Pjesa III, prezanton aplikimet e kësaj teknologjie. Ky ka një kapitull të ri mbi shfaqjen e bioinformatikës si disiplinë e re. Karakteristikë tjetër është paraqitja e kutive të tekstit, përmes të cilave, në mënyrë të veçantë, theksohen aspektet kryesore të temave të diskutuara, si dhe, në fillim të çdo kapitulli gjendet përmbledhja e kapitullit, në të cilën tregohen qëllimet dhe rezultatet e pritura pas mësimit të kapitullit. Këto risi, së bashku me fjalët kyçe, hartat konceptuale dhe fjalorin, studentëve do t'ju mundësojnë studim sipas stilit të tyre të të mësuarit, dhe në fund, nga kjo lëndë, në të cilën studentët tradicionalisht kanë vështirësi, ata të fitojnë njohuri të qëndrueshme.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
Biokimia klinike paraqet një burim shume të rëndësishem të programit të kohës për studimin e mjekësisë. Ajo shtjellohet përmes një vargu dy faqesh "të njësive mësimore", ku secila njësi mbulon një aspekt të veçantë të biokimisë klinike. Të katër pjesët së bashku ofrojnë bazat e lëndës: • Hyrja në biokimi klinike hedh një vështrim përmbledhës mbi punën e një laboratori modern spitalor dhe interpretimin e rezultateve të gjetura; • Biokimia bazë mbulon pjesën e analizave në punën e përditshme si dhe lidhjen e tyre me gjendjen klinike; • Endokrinologjia mbulon testimin funksional të gjëndrës tiroide, adrenale, të hipofizës dhe të gonadeve; • Hulumtimet speciale ofrojnë një pasqyrë të analizave që kërkohen më rrallë, por të rendesishme. Ndryshimet kryesore të këtij botimi të katërt janë: Përmbajtja e re për: Hipokaleminë Hiperkaleminë; Lëngun cerebrospinal dhe lëngjet e tjerë të trupit; Materiali i rishkruar tërësisht për hulumtimin e funksionit të veshkave dhe hipertensionin;
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Dhuna dhe parandalimi i lëndimeve”: ► Jep përkufizime për lëndimet dhe shtjellon ndikimet tek të rinjtë, përfshirë edhe faktorët e rrezikut. ► Ofron strategjitë për parandalimin e lëndimeve në fusha të ndryshme, si nga mjetet motorike, në shtëpi, shkollë, punë, argëtim dhe sport. Po ashtu në libër përshkruhen dhe procedurat për reagime në raste emergjente. ► Shtjellon problemin e dhunës, në veçanti në shkolla, në mesin e atyre që kalojnë, poshtërimin, bezdisjen si dhe sjelljet e motivuara nga urrejtja. ► Jep një pasqyrë të qasjeve për mbrojtjen e shëndetit publik nga dhuna si dhe për parandalimin e tëndimeve. ► Përmban fjalorin, listën e burimeve në internet dhe bibliografinë e gjerë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Alkooli dhe drogat e tjera”: ► Shpjegon se çfarë janë drogat dhe si veprojnë ato në tru. ► Tregon koston e marrjes së drogave dhe kush rrezikohet më së tepërmi nga ato. ► Ofron diskutimin e hollësishëm rreth duhanit, alkoolit dhe drogave të tjera, duke përfshirë narkotikët, stimuluesit, depresuesit, hallucinogjenet, marihuanën dhe drogat e klubeve. ► Shtjellon çështjen e parandalimit dhe mënyrat e trajtimit; duke përfshirë rolin e medieve dhe të sistemit ligjor. ► Përmban fjalorin, burimet në internet dhe bibliografinë e pasur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Duhani”: ► Shtjellon trendin e pirjes së duhanit dhe tregon se kush rrezikohet nga duhani. ► Shpjegon efektet e duhanit në organizëm si dhe rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata për shëndetin e njeriut. ► Prezanton ndikimet e duhanit në shoqëri, duke përfshirë edhe ndikimin e industrisë, të reklamave të duhanit si dhe faturën e pirjes së duhanit. ► Përkufizon vartësinë nga nikotina dhe ofron propozimet për parandalimin e pirjes së duhanit dhe mënyrën e trajtimit të duhanxhinjve. ► Përmban fjalorin e pasur, burimet në internet dhe bibliografinë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Shëndeti riprodhues dhe parandalimi i shtatzënisë”: ► Ofron përkufizimin e plotë të seksualitetit, si dhe shtjellon tendencat e ndikimet e kohës në sjelljen seksuale të adoleshentëve. ► Shpjegon anatominë dhe fiziologjinë riprodhuese të femrës dhe të mashkullit, si dhe sqaron në hollësi procesin e fekondimit, shtatzënisë dhe të lindjes. ► Diskuton mënyrën e veprimit, efektivitetin, përparësitë dhe dobësitë e metodave të ndryshme per parandalimin e shtatzënisë, e në veçanti sqaron abstinencën, metodat barrierë dhe metodat hormonale. ► Përfshin komponentët e dashurisë,format e shprehjes seksuale, orientimet seksuale dhe udhëzimet se si të bisedohet me partnerin lidhur me seksin. ► Përmban fjalorin, burimet në ueb dhe bibliografinë e pasur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Ushqimi dhe aktiviteti fizik”: ► Promovon përfitimet nga aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm si dhe prezanton trendet aktuale. ► Ofron njohurit themelore dhe udhëzimet për të ushqyerit e shëndetshëm. ► Shtjellon bazat e fitnesit (të formës së mirë flzike) dhe ofron udhëzimet për të qenë fizikisht aktiv. ► Shpjegon çështjen e pamjes fizike, duke u përqendruar në mënyrat e shëndetshme për të ruajtur peshën normale të trupit dhe shenjat që tregojnë për rrezikun nga çrregullimet e të ushqyerit. ► Përmban fjalorin, burimet në internet dhe bibliografinë e pasur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Abstinenca”: ► Prezanton abstinencën (vetëpërmbajtjen) si zgjedhjen më të mirë për adoleshentët dhe sqaron përfitimet prej saj. ► Shtjellon trendet dhe rreziqet në sjelljen seksuaie të adoleshentëve. ► Shpjegon ndikimet në vendimin për t'u vëtëpërmbajtur, duke përfshirë familjen, bashkëmoshatarët dhe mediet. Gjithashtu ndihmon në krijimin e shkathtësive që mund ta përkrahin abstinencën. ► Ofron njohuri rreth ndryshimeve flzike gjatë pubertetit, duke përfshirë edhe sistemet riprodhuese të mashkullit dhe femrës. ► Përmban fjalorin, burimet në internet dhe bibliografinë e pasur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Anestezia klinike -përmbledhje leksionesh" ofron shumë më tepër se një rishikim të parimeve dhe të praktikave të përgjithshme të anesteziologjisë, me një stil të shpejtë dhe të lehtë për lexim. Unë e rekomandoj si një libër i shkëlqyeshëm, i parë për studentët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë me interesim për fushën e anestezisë."-Dr. Mohanad Shukry, anesteziolog, qershor 2009. Botimi i katërt, për të reflektuar zhvillimet më të reja brenda fushës së anesteziologjisë, është rishikuar dhe përditësuar në tërësi, kurse përmes pjesës për vetëtestim dhe këshillave për praktikën e anesteziologjisë në fillim të çdo kapitulli, lehtëson studimin e kësaj lënde. Nëse ju duhen njohuri për praktikën klinike, ose për të freskuar dijen para provimeve, “Anestezia klinike - përmbledhje leksionesh” do të ndihmojë si studentët e mjekësisë ashtu dhe mjekët e spitaleve në çdo situatë klinike.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
Influenca pandemike ngjan shumë me fatkeqësitë e mëdha natyrore, mirëpo askush nuk e përfill as kohën e as kërcënimin real pandemik. Tërmetet zgjatin me sekonda e deri në minuta, kurse pandemitë përhapen në formë valësh, njëra pas tjetër, për muaj dhe vite. Ashtu siç nuk mund të parashikohet influenca pandemike, po ashtu nuk mund të parashikohet as virusi shkaktues. Pandemia mund të jetë beninje, sikurse ajo e viteve 1957/1968, ose krejtësisht malinje, siç ka qenë ajo më 1918. Ne nuk mund të marrim me mend se nga pandemia e radhës a do të vdesin 2, 20 apo 200 milionë njerëz. Ky libër ofron informacionin më të ri shkencor lidhur me përhapjen e infeksioneve të gripit të shpendëve dhe kalimin e tij te njeriu, mjekimin, përpjekjet për zhvillimin e vaksinës dhe përgatitjet e njerëzimit para se të godasi pandemia e radhës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tabela e vlerave ushqyese e Asociacionit Gjerman për “Të ushqyerit”, paraqet burimin tradicional të informacioneve të sakta për të gjithë ata që merren ose tregojnë interesim për të ushqyerit. Libri, përveç tjerash përmban: — vlerat sasiore për substancat kryesore ushqyese, të mineraleve më të rëndesishme, elementeve në sasi të vogla si dhe të vitaminave, — të dhënat për sasinë e karotinës, — tabelat për sasinë e purinave në gjërat e zgjedhura ushqimore (me shndërrim të tyre ne vlera të acidit urik), — tabelat për sasine e jodit në gjërat e zgjedhura ushqimore, — tabelat per sasinë e vitaminës K dhe të vitaminës së acidit folik, — pasqyrën për sasinë e acideve yndyrore 3-omega, — tabelat për vlerat e rekomanduara (vlerat referente D-A-CH 2000) dhe — indeksin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky atlas përmban njohuri themelore, të cilat duhet të dihen nga farmakologjia, kuptohet shumë lehtë përmes tekstit kompakt e lakonik, dhe konkretizohet përmes 175 ilustrimeve të shkëlqyeshme didaktike. Katër pjesët kryesore të librit janë të shënuara me ngjyra orientuese, të cilat sigurojnë sistemimin optimal të lëndës: Pjesa I: Farmakologjia e përgjithshme. Sqaron hollësisht aspektet e përgjithshme, si marrjen, shpërndarjen dhe eliminimin e barnave, ashtu edhe mekanizmat molekularë të veprimit të tyre. Pjesa II: Farmakologjia speciale. Paraqet grupet e ndryshme të barnave me theks të veçantë në aspektet funksionale dhe terapeutike. Pjesa III: Terapia e sëmundjeve të veçanta, p.sh., hipertonisë, infarktit të zemrës, sëmundjeve tropike dhe shumë të tjerave. Pjesa IV: Treguesi i barnave. Paraqet emrat tregtarë përkrah emrave gjenerikë të substancave vepruese dhe anasjelltas. Libër tërësishtë aktual! Atlasi përfshin substancat e reja me rëndësi terapeutike dhe zhvillimet shkencore të kohës. Ky libër ka arritur sukses të lartë në Gjermani dhe jashtë saj. Tashmë përdoret në dhjetë gjuhë botërore, në mesin e të cilave edhe në gjuhën shqipe.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Në përkujdesjen parësore të pacientëve, procesi i diagnostifikimit fillon me marrjen e anamnezës dhe ekzaminimin trupor (ekzaminimin e kokës dhe qafës, simptomatikën që hetohet drejtpërdrejtë me anë të auskultimit te pacientët e sëmurë nga zemra, mushkëritë apo pleura), të cilat janë metodat themelore që më së paku ngarkojnë pcientin dhe që mundësojnë marrjen e shenjave të para të sëmundjes. Zotërimi i teknikës së auskultimit lehtësohet shumë nga shembujt e auskultimit dhe të perkusionit që janë të incizuara në audio-CD-në e librit. Palpimi dhe numërimi i pulsit, matja e tensionit të gjakut, provat funksionale të vazave të gjakut si dhe inspeksioni i abdomenit, po ashtu llogariten në veprimet më të shpeshta të mjekut gjatë ekzaminimit të drejtpërdrejtë të pacientit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Doracaku përmban informacione të rëndësishme që kontribuojnë në të kuptuarit e parimeve themelore të biokimisë, vlerave referuese për shumë parametra biokimikë, faktorëve që ndikojnë në rezultatet laboratorike (siç janë gjendja fiziologjike, barnat, ushqimi), si dhe të ndërveprimeve të mundshme të tyre në praktikën klinike. Pa dyshim, ky doracak do të kontribuojë dhe do të ndihmojë profesionistët e laboratorit biokimik dhe personelin tjetër shëndetësor në punën e tyre të përditshme, në shqyrtimin më të shpejtë të rezultateve të analizave dhe në kuptueshmërinë më të mirë të ndikimit të barnave, ushqimit dhe të faktorëve të tjerë në vlerat e analizave biokimike."-Prof. dr. sc. Milena Jadrijevic-Mladar Takac, Fakulteti i farmacisë dhe biokimisë, Universiteti i Zagrebit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania