titleToAlt
Një mbrëmje të ngrohtë korriku të vitit 1985, një mesoburrë po rrinte buzë një rruge plot zhurmë në zemër të Moskës me një qese plastike në dorë. Me kostumin dhe kravatën e tij gri nuk dallonte fare nga qytetarët e tjerë sovjetikë. Vetëm qesja ishte disi e dyshimtë, se kishte përsipër të stampuar logon e Safeway-t, të një supermarkatoje britanike. Ky njeri ishte spiun i MI6-S. Oficeri madhor i KGB-së, për më tepër se një dekadë u kishte dhënë mjeshtërve të spiunazhit britanik një mori sekretesh të makinerisë së inteligjencës sovjetike. Asnjë spiun tjetër më pare nuk e kishte dëmtuar më shumë se ai KGB-në. Qesja e Safeway-t ishte një sinjal: për të aktivizuar planin e arratisjes së tij për ta nxjerrë ilegalisht nga Bashkimi Sovjetik. Kështu filloi një nga episodet më të spikatura dhe më të jashtëzakonshme të historisë së spiunazhit. Ben Macintyre, në librin e tij "Spiuni dhe tradhtari" tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Lufta e Dytë Botërore siç nuk e keni parë kurrë më parë. Ky udhëtim i mrekullueshëm e drithërues në historinë alternative do t'ju magjepsë, do t'ju ngrijë gjakun e më në fund, do t'ju bëjë të pyesni çfarë ndodhi në të vërtetë... dhe kush ishte fitimtari i vërtetë”.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Luftrat Punike Luftrat Iliro-Romake
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ndonjëherë pyes veten se çfarë librash duhen blerë për t'u argëtuar dhe për të mësuar në të njëjtën kohë? Peter Lucas e ka këtë përgjigje në romanin e tij tërheqës, emocionues dhe tepër interesant mbi luftën, intrigën dhe romancën. Çdokush që nis ta lexojë nuk do ta ketë të lehtë të shkëputet prej tij. Njohuritë e autorit mbi subjektin janë të thella, si edhe dhembshuria për njerëzit - Amerikanët dhe Shqiptarët, të cilët jetojnë në faqet e Çezarit të Ballkanit - është shumë prekëse. Romani është shkruar kaq fuqishëm saqë mund të bëhet një nga eksperiencat më magjepëse dhe më të paharrueshme të leximit tuaj. Të mbetet gjatë në mendje ashtu sikurse vetëm libri më i mirë mundet. Nëse Peter Lucasi do të krahasohej me shkrimtarë të tjerë ai do të vihej përkrah Ismail Kadaresë dhe Ernest Heminguejit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, në një pyll që rrethon një qytezë të vogël në Bavari, ku vetëm në dukje mbizotëron paqja, ndodh një dramë e llahtarshme, që mbulohet shpejt nga sekreti dhe heshtja. Pol Marloja është një adoleshent francez, që rri te një miku i tij në Gjermani. Aty njihet me Klarën, vajzën e një ish-mjeku të Vermahtit. Fëmijë të paqes, ata e kuptojnë se "krismat e luftës" përhapen në atmosferën në dukje të qetë të kohës së tyre. Luftëra që duket sikur kanë mbaruar, luftëra që ndodhin dhe që nuk janë kurrë të largëta. Por vitet kalojnë. Klara bëhet fotografe dhe Poli skulptor. Sa më shumë largohen, aq më shumë ndiejnë tërheqje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa rrugët e tyre herë bashkohen e herë ndahen. Të tjerë personazhe hyjnë në jetët e tyre: Maks Kunci, profesor i filozofisë dhe ish-ushtar në luftën e Algjerisë; Filiber Dodi, artist vetmitar, që jeton në Verkor; apo Zhana, një grua e urtë dhe shumë energjike. Roman i luftës, roman i dashurisë, meditim mbi të keqen, mbi artin dhe lumturinë." E qeshura e gogolit", është historia e të gjitha këtyre jetëve të vëna përballë dykuptimësisë dhe egërsisë së shekullit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Një mëngjes, Gemma lë jetën e saj të zakonshme dhe hipën në një avion, duke marrë zvarrë (në sensin figurativ), një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar me emrin Pietro. Destinacioni është Sarajevo, një qytet kufitar ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ende i pa rimëkëmbur nga luftrat e një të kaluare të dimbshme akoma të afërt. Në aeroport, i pret Gojko, një poet boshnjak, mik, vëlla dhe dashuri e munguar dhe pikërisht ai që e njohu Gemmën me dashurinë e jetës së saj Diegon, fotografin e pellgjeve. Romani tregon historinë e kësaj dashurie, një histori të rinjsh të cilët ribashkohen kur janë më të vjetër, të plakur. Një histori për një dashurie pasionante,të papërsosur si dashuritë e vërtetë. Por është edhe historia e një mëmësie të kërkuar, mohuar dhe shpërblyer.
Çmimi: 1200 960 Lekë
titleToAlt
Romani nis me periudhën e pushtimit fashist, ku ata që e quajnë veten fitimtarë (pushtuesit italianë) jepen në një moment humbjeje. Ata po varrosin një nga drejtuesit e tyre. Ndërsa nëpër rrugët e Vlorës ndihet atmosfera dhe reagimi i shqiptarëve. Kalohet më pas në jetën e çetave që luftonin në mal, në jetën partizane, dashuritë që mund të lindnin etj. Dhe të gjitha këto, Petro Marko i përshkruan me realizëm, duke realizuar personazhe të skalitura, ku nuk mungon humori i hollë e mjeshtëror. Kjo skalitje nuk bëhet përmës përshkrimeve, por përmes dialogut dhe veprimeve, gjë që është karakteristikë e Petro Markos. Dhe në fund, përfundimi që nxjerr lexuesi është i padiskutueshëm, është krejt i qartë dhe i paimponuar. Interesante duket në këtë roman fundi i historisë së dy të dashuruarve. Jo pa qëllim, Petro Marko, nuk i jep të qarta rrethanat e vrasjes së Besës, duke e lënë evazive këtë ngjarje. Pas vdekjes së partizanes edhe Vetëtima vdes. Ai dëshpërohet për humbjen e saj, e në këto kushte sulet në beteja dhe në fund ai vritet. Si shumë vepra të tjera të Petro Markos edhe ky roman është shkruar për të kapërcyer kohën e shkrimit, ai është një roman që jeton në kohë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit. Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane Ana Maria Monti. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente. Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore. Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t'i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre. Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t'u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Lufta dhe Paqja”, është një novelë historike, e ndarë në katër libra në shqip, që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kishte filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjetë vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirë realizuara. Ky libër është vëllimi i dytë i novelës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me këtë roman Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe të paqeta, që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve Tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë; disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje. Por ky roman di sidomos të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konfiikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesëmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme. Kjo histori, e rrëfyer me një ftohtësi mahnitëse permes syve të ekzekutuesit e me një fuqi të jashtëzakonshme zbuluese në skutat më të errëta të historisë evropiane, është një vëzhgim i detajuar mjeshtëror mbi Holokaustin dhe Nazizmin. Jonathan Littell bën një rrëfim të gjatë dhe kronologjik, që shkon në kufijtë e realizmit dhe surrealizmit.
Çmimi: 2500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania