titleToAlt
I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë  normal , por vetëm vetvetja. Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi handikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara  lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve . Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër tregohet se dashuria mësohet siç do gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë. Në qoftë se e përvetëson këtë koncept në mënyrë sa më të plotë, shpjegon autori, mund të marrësh nga jeta shpërblimin më të çmuar; të jesh vetvetja.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Feja rrallë herë ka qenë e shëndoshë, vetëm kur endej në rruzullin tonë Buda, Krishti, Krishna ose Kabiri. Në përgjithësi feja ka qenë patologji, sëmundje, neurozë. Ai që e ka kuptuar thelbin e saj dhe e ka përjetuar atë në qënien e vet, ka një përfytyrim krejt të ndryshëm. Ndërsa koncepti i atyre që vetëm imitojnë të tjerët, s'ka të bëjë fare me kuptimin e vërtetë të fesë. E vërteta nuk mund të sajohet. Ju kurrë mos ta gjeni vetveten duke kopjuar të tjerët. E vërteta është e patjetërsueshme, prandaj për të arritur atë ju duhet të jeni të sinqertë, jo artificialë. E vërteta nuk mund të arrihet nëpërmjët imitimit, ajo arrihet duke kuptuar jetën tuaj personale. E vërteta nuk është besim, nuk është bindje, ajo është palca më e thellë e qenies suaj që shfaqet nëpërmjet dashurisë. E vërteta nuk i nënshtrohet logjikës, nuk është silogjizëm, ajo është zjarr dashurie.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri “Psikologjia e turmave” trajton turmat dhe formimin e tyre. Kur flasim për morfologjinë e turmave, duhet të kemi parasysh se duhen dalluar forma tepër të ndryshme turmash dhe drejtime të kundërta të zhvillimit të tyre. Ka turma tepër kalimtare dhe të tjera jashtëzakonisht jetëgjata; ka turma homogjene që përbëhen nga individë të ngjashëm, dhe turma johomogjene; ka turma të natyrshme dhe artificiale, kohezimi i të cilave, veç të tjerave, kërkon edhe një shtrëngim të jashtëm; ka turma primitive dhe turma të strukturuara me një organizim tepër të lartë. Por, për arsye që ende nuk janë zbuluar, do të dëshironim të vinim një theks të veçantë mbi një dallim që në vepër është shpërfillur nga autorët tanë; e kam fjalën për dallimin e nivelit të turmave pa udhëheqës dhe turmave me udhëheqës. Dhe në kundërshtim me procedurën e zakonshme, kërkimi ynë nuk do të zgjedhë si pikënisje formimin e një turme relativisht të thjeshtë, po, përkundrazi, ai do të niset nga turma tepër të organizuara, jetëgjata e artificiale. Shembujt më interesantë të formimeve të tilla janë Kisha, bashkësia e besimtarëve, dhe Ushtria, turma ushtarake.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në dashuri ka tri përmasa. Një përmasë është ana shtazore: ky është vetëm epshi. Përmasa tjetër është ana njerëzore: ajo është mbi epshin, seksualitetin, ndjeshmërinë. Dashuria nuk është shfrytëzim, por shkëmbim i ndërsjellë i qenies, gëzimeve, muzikës, poezisë së kulluar të jetë. Kjo është bujari e ndërsjellë. I pari krijon skllavëri, i dyti të jep liri. Dhe përmasa e tretë e dashurisë është ana hyjnore: kjo ndodh kur nuk ka objekt dashurie, kur dashuria, në përgjithësi, nuk është marrëdhënie, kur dashuria bëhet gjendje e qenies tënde. Ti thjesht dashuron, jo i dashuruar në diçka në veçanti, por thjesht je në gjendje dashurie dhe çfarëdo që të bësh, ti e bën atë me dashuri; cilindo që të takosh, e përshëndet me dashuri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Puna ime është t'ju çliroj nga dualizmi i burrit dhe i gruas." Osho. Jin dhe Jang, burri dhe gruaja janë dy pole të jetës mbi tokë. Në përsiatjet dhe udhëzimet e tij, Osho mëson si të sjellim në harmoni artin e energjisë mashkullore dhe femërore dhe kështu të gjejmë një kuptim më të përgjithshëm për më shumë energji dhe gëzim jete.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë mbërrijnë tek alkolizmi. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qenie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Mund të themi se duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë njerëzore. Ndërsa kush ndihet njeri i plotë, njeri par excellence dhe paraqitet si një unitet i pandashëm, ai zotëron në vetvete gjithë ç'është e nevojshme.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania