titleToAlt
Komente rreth librit: Në këtë rrëfim plot shpirt dhe zbavitës... Johnson e ndërthur këndshëm historinë mes luftës, politikës dhe jetën vetjake. Observer Energjia e Çërçillit, përpjekja e tij e palodhur për emocionet, lavdinë dhe pushtetin, i kërkon shkrimtarit të apasionuar ta tregojë drejt historinë. Johnson-i është ky shkrimtar. Mail on Sunday I përkryer... Borisi është shkrimtar i shkëlqyer dhe ka një sens mjaft të kapshëm humori. Independent Një vepër shumë e lartë që na jep vlerësimin për arritjet e një njeriu të madh. Daily Telegraph Një arritje e përsosur... Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell Çërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times Studimor por jo pedant, i shpejtë por jo pa peshë... një libër që të shpaloset me lehtësi Daily Express
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri është i përbërë nga 100 analiza dhe është një vështrim i thellë analitik për zhvillimet më të rëndësishme politike dhe diplomatike të rajonit tonë gjatë dhjetë viteve të fundit. Është hera e parë, që në një botim antologjik deshifrohen zhvillimet e reja rajonale në një interpretim dhe në një këndvështrim diplomatik me vulë shqiptare. Personalitetet e historisë dhe diplomacisë njëzëri thanë se analizat dhe interpretimi i zhvillimeve në rajon i jep librit peshën dhe vlerën e një manuali tepër të dobishëm diplomatik. Në të gjitha analizat e tij për zhvillimet në vende të veçanta apo në raportet e vendeve të Ballkanit me njëri-tjetrin apo me fuqi jashtë Ballkanit, autori është nisur gjithmonë nga këndvështrimi i efekteve që kanë apo mund të kenë këto zhvillime për interesat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në faqet e këtij libri autori u hedh një vështrim analitik ngjarjeve që dominuan marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet e para të hapjes së Shqipërisë pas përmbysjes së regjimit komunist dhe që u acaruan në mënyrë të skajshme dy herë: në verën e vitit 1993, pas deportimit të një kleriku grek nga Shqipëria, dhe në pranverë 1994, pas sulmit në repartin ushtarak shqiptar në Peshkëpi të Gjirokastrës, autorësinë e të cilit e mori përsipër organizata MAVI (Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut). Libri hapet me një kronikë referuar një shkrimi të gazetës amerikane Wallt Street Journal, ku thuhej se parashikohet konflikt i armatosur në zonën e minoritetit (mars 1993) dhe mbyllet me vzitën e presidentit grek, Kostis Stefanopulos në Tiranë, (mars 1996), kur mes të dy vendeve u nënshkrua Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Për periudhën që përfshihet në libër, autori ka qenë i vetmi gazetar shqiptar i akredituar në Greqi dhe i ka përcjellë aktivisht të gjitha zhvillimet; në këtë sens libri përfiton një vlerë të veçantë dhe hedh dritë mbi shumë ngjarje, për të cilat publiku i gjerë mund të ketë pasur vetëm një imazh të trubullt e të zbehur edhe më shumë nga distanca kohore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Valid Fariz është prej një kohe të gjatë ndër shkollarët më të mirë informuar të Lindjes së Mesme, popujve të atyshëm, kulturave të saj, si dhe lëvizjeve radikale atje”. Senatori Xho Liberman.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Dr. Belina Budini: Drejtuese e departamentit të Marrëdhënieve Publike dhe Komuntkimit në Universitetin Europian të Tiranës. Si pedagoge dhe studjuese, fusha e saj e ekspertizës janë mediat dhe shkencat e komunikimit. Kjo është monografla e dytë e saj, e publikuar në këtë fushë, pas "Edi Rama, politikani pop(utist)-star" në vitin 2009, libër i cili kurorëzoi studimet pasuniversitare në Goldsmiths College, University of London. Libri ”Tri kohë të Shqipërisë në Time, 1923-2013" lidhet gjithashtu me studimet e saj pasuniversitare, për marrjen e gradës Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës, në dhjetor 2013. Projekti kërkimor i nisur me revistën më të madhe amerikane të aktualitetit, revistën Time, në kuadër të Doktoraturës së kryer, vijon që prej një viti, edhe me të përditshmen amerikane New York Times në cilësinë e kërkuesës shkencore pranë shkollës doktorale, në UET. Autorja publikon rregullisht artikuj shkencorë dhe recenca librash në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribuon me artikuj publicistikë dhe analiza mediatike edhe në të përditshmet e aktualitetit të përgjithshëm.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri më i fundit i Brzezinskit reflekton talentin e tij për të shpleksur çështjet e ndërlikuara historike dhe forcën e tij në përkrahje të zgjidhjes së tyre. “Vizioni strategjik” është një vështrim i qartë, i gjallë, i vendit të Amerikës në botën e sotme. Një nga strategët e paktë, nga mjeshtrit e vyer të Amerikës, na pikturon një tablo bindëse të një bote gjithnjë e më të ngatërruar në të ardhmen dhe na paraqet një politikë të Shteteve të Bashkuara për ta kontrolluar atë. I ngjeshur, i mprehtë dhe i logjikshëm. Kjo është një analizë e thellë, nxitëse dhe stimuluese, që duhet lexuar nga të gjitha ata që lidhen me stabilitetin dhe zhvillimin global.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri i mirënjohur i Samuel Hantigtonit “Përplasja e Qytetërimeve” paraqiti vizionin e një bote të ndarë nga dallimet kulturore, interesat kombëtare dhe ideologjitë politike. Në “Gjeopolitika e emocioneve” Dominik Moisi demonstron në mënyrë të shkëlqyer se bota sot ka më shumë mundësi të rindërtohet nga "përplasja e emocioneve”.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër i kushtohet një zhvillimi të rëndësishëm politik global, ndoshta më i rëndësishmi i fundit të shekullit të njëzetë, kalimit të rreth tridhjetë vendeve nga sistemet politike jo-demokratike në sistemet politike demokratike. Kjo është një përpjekje për të shpjeguar se përse ndodhi, si ndodhi dhe cilat ishin pasojat e drejtpërdrejta të kësaj vale demokratizimi të viteve 1974-1990.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej. Por, në qoftë se hyni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme dhe kruajnë kokën me habi e shtrojnë pyetjen: "Çfarë po ndodh në.botë?"; ose në qoftë se ju interesojnë çështje të tilla që kanë të bëjnë me atë se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë, ju do të vuani të njëjtën pasojë si dikush që nis të udhëtojë për qejf me një makinë të vjedhur. Libri që keni në duar trajton çështje që kanë të bëjnë me sekrete qeveritare, me histori dhe besime të fshehta; me sekretet e pasurisë, të pushtetit dhe të kontrollit; sekrete që rrallëherë janë përmendur nëpër tekstet e historisë dhe që nuk janë zënë asnjëherë në gojë nga mediat. Ky material mund të jetë shqetësues dhe trazues për disa. A ekzistojnë vërtet shoqëritë e fshehta? A ka vërtet një qeveri të fshehtë? A ka një komplot mbarëbotëror që priret për të përmbysur lirinë dhe demokracinë? Apo një diskutim i tillë është thjesht përçartje absurde "teoricienësh të konspiracionit."?... Pra, nga ta dimë se cila është e vërteta dhe cila nuk është? Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme? Cili është në të vërtetë përgjegjës? A ka veprime konspiracioni që ushtrojnë një ndikim dëmtues mbi të gjithë ne? A ka komplote që mund t'u gjendet burimi me anë të rrjedhës së historisë së njerëzimit? Cilat janë ato dhe cili është qëllimi i tyre?... Ky libër trajton pikërisht këto çështje.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjendja Njerëzore”, trajton kuadrin e politikës dhe jo vetë politikën, si dhe tenton një rikonstruksion fenomenologjik të aktivitetit njerëzor për të përcaktuar llojin e veprimit që i përket politikës. Problemet që shquante Arendt në atë kohë, vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike për teorinë politike, “Gjendja Njerëzore” ka rezultuar edhe e gjithë kohëshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Autori i qëndron besnik asaj çka edhe është dashuria e jetës së tij, diplomacisë. Thënë me fjalë të tjera, Nesho kuturis të eksplorojë territore që shembëllejnë gati-gati futuristike për diplomacinë shqiptare, sot e gjithë ditën të kapërthyer nga rutina e përditshme e një farë tulatjeje që vjen si rrjedhojë e agresivitetit që shfaq politika në raport me të, por edhe një gjendje nënshtrimi e apatie prej kompleksit të inferioritetit përkundrejt të mëdhenjve me të cilët ka fatin të ulet si e barabartë në tryezat e forumeve ndërkombëtare.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania