titleToAlt
Mevlana Xhelaledin Rumiu është një dijetar sufi që ka jetuar në shekullin e XIII, i njohur në të gjithë botën. Vepra e tij më e rëndësishme, "Mesnevia", ka qenë burimi i frymëzimit në ndërtimin e një qytetërimi qindravjeçar, duke i dhënë vazhdimisht jetë dhe gjallëri njerëzimit. Temat që trajtohen brenda këtyre tregimeve janë pikërisht ato vlera universale, që i gjithë njerëzimi i ka pranuar si të përbashkëta. "Mesnevia" ka qenë për një kohë të gjatë motivuesi dhe fabrika e moralit për shekuj me radhë për mbarë njerëzimin.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Skënder Hysenajn, autorin e këtij libri, e kam ndeshur në rrjetin social Facebook në dy a tri rrëfenja të tij dhe, pikërisht ato, qenë pikëtakimi ynë. Në llojin e rralluar të rrëfenjës, apo siç njihet, të short story-t, po vinte një autor krejt i mëvetësishëm dhe shumë interesant. Nuk më thotë mendja (qofsha i gabuar!) të ketë dëgjuar Skënderi për Karel Capek-un (1890-1938), autorin themelues të përrallave moderne, siç njihet nga studiuesit e letërsisë. E pra, pikërisht atje më vajti mendja, te librat e tij: “Rrëfenja nga xhepi i majtë, rrëfenja nga xhepi i djathtë”. Rrëfenjat e Hysenajt erdhën nga një arkë kujtimesh brenda vitit 2015, dhe ky fakt u bë përcaktues i strukturës së librit, por kohështrirja e tyre e ka ngjizjen që nga mbamendja e tij, para gjysmë shekulli, kur ai s'ishte veçse katër a pesë vjeç. Element qenësor i këtyre rrëfenjave është detaji, i ciii, përmes asociacioneve virtuoze ndërlidh kohën e rrëfimit me kohën e të ndodhurës, pa lënë mënjanë ironinë, paradoksin, befasinë. Nuk e teproj po të them se ajka e këtij libri është pikërisht magjia e rrëfimit. Dhe. lajmi i mirë është se autori vazhdon me këmbëngulje kultivimin e rrëfenjës.”-Adem Gashi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Shqipëria ime” është titulli i librit të Idajet Beqiri, i vlerësuar maksimalisht nga lexuesit. Libri “Shqipëria ime” është shkruar si rrëfim i ndërthurur me intervista, procesverbale gjyqesh, artikuj gazetash, gjë që e bën shkrimin e tij interesant dhe ngjall kureshtje të vërtetë për ta lexuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë  fëmijët e mesnatës , fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale."Fëmijët e Mesnatës"dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë. Fëmijët e mesnatës është fitues i çmimeve  Booker Prize ,  English Speaking Union Literary Award dhe  James Tait Prize , në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin  The Best of the Booker , në 1993 dhe 2008. Kanë shkruar për këtë libër: I jashtëzakonshëm...,një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.-The New York Review of Booksnn Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit...Me "Fëmijët e mesnatës" duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.-The New York Times Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues,një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundme.-The New Yorkernn Një epos i mrekullueshëm...proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India.-Newsweeknn E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi...Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant.-The Washington Post Book Worldnn Emocion i pastër një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi. -Chicago Sun-Times
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“A është, vallë, njeri…” është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër, ai rrëfen përvojën e një viti të tërë, nga shkurti 1944 deri më 27 janar 1945, të kaluar në lagerin e Buna-Monovicit. Buna ishte një ndër 44 kampet satelitë të Aushvicit, në Silezinë e Sipërme, në territorin polak. Historia fillon me internimin e autorit në kampin për hebrenj në Fosoli dhe përfundon me çlirimin e kampit të Aushvicit nga ushtria ruse. Levi arriti të mbijetonte falë ushqimit shtesë, që një punëtor italian, Lorencoja, arrinte t’ia kalonte fshehurazi. Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim. Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s’ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania