titleToAlt
Çdo artist i madh ka pamjen e tij të veçantë. Por vetëm nje artist është aq i madh sa për të shpëtuar botën. Lexo aventurat e reja të jashtëzakonshme të Marti Pents nga karikaturisti fitues i shumë çmimeve, Mark Pents.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
ASHTU SI LABIRINTI I KOPSHTIT TE HARRUAR, EDHE KY RREFIM ESHTE NJE OAZE PAQJE, NE TE CILEN RREZIKON TE PERHUMBESH... Ne vitin 1913, nje vocerrake braktiset ne nje anije te nisur nga Anglia drejt Australise. Ajo mberrin atje fillikat, me nje valixhe te vogel dhe nje liber te mrekullueshem me perralla. Vajza rritet nga kapiteni i portit dhe e shoqja, si te ishte vajza e tyre. Ne ditelindjen e saj te njezetenjete, ata i rrefejne te verteten. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos te gjurmoje identitetin e saj te vertete. Kerkimet e çojne ne çifligun Blekherst, ne brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vene perballe sekreteve te familjes aristokrate Montrashe. Mozaiku plotesohet vetem pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kerkimet pas vdekjes se Nelit. Si nje rrefenje magjepsese, plot mistere e te fshehta, "Kopshti i harruar" do te marre ne dore freret e imagjinates suaj, per te mos i leshuar me kurre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Asnjë nuk duhet ta marrë vesh për "Dyqanin e kafshëve magjike". Megjithatë Ida dhe dhelpra Rabata nuk e mbajnë dot gojën. Po sikur ta marrë vesh zonjusha Kornfild? Çoki nuk ka dëshire tjetër veçse të ketë nje kafshë magjike. Nuk i intereson asgjë tjetër: as pjesa teatrale që do të vihet në skenë, as alarmi i xanxareve dhe aq më pak këto gropat e çuditshme në kopshtin e shkollës... Aventura vazhdon...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorues. Të shihte emrin e tij në listat e aventurierëve më të mëdhenj. Por duhet të ulej në tokë dhe të shihte Gjithçka rreth tij. Kur aeroplani papritmas rrëzohet duke rënë mespërmes kurorës së pemëve. Fredit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ai bashkë me tre fëmijë të tjerë arrijnë t'i mbijetojnë aksidentit. Por xhungla është një vend i pafund dhe i egër. Pa shpresë shpëtimi. mundësitë për t'u kthyer në shtëpi duken tmerrësisht të pakta. POR ME SA DUKET, DIKUSH TJETËR KA QËNË ATY.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në qytet përhapen thashethemet për vdekjen e papritur të yllit më të shquar të shoqërisë së lartë në Nju Jork, Elizabeta Holandit dhe të gjithë i kanë sytë te të afërmit dhe miqtë e së ndjerës: e motra Dajana, e vetmja shpresë për shpëtimin e familjes: Henri Shonmajkeri, zjarri që nuk e ngrohu Elizabetën kurrë: Penelopa Hejsi, e etur të rrëmbejë gjithçka që ka lënë pas shoqja e saj më e mirë, madje edhe ish shërbyesja e Elizabetës, Lina Braudi, e cila zbulon se ndërkohë që paraja sjell botën vërdallë dhe prejardhja fisnike është kryesorja, thashethemi të hap shumë dyer ... Në këtë vazhdim të mrekullueshëm të serisë Luksi, nga New York Times, asgjë nuk është më i rrezikshëm sesa skanadali… ose më i çmuar sesa sekreti.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Në çdo pranverë fluturat e bukura mbi kujtimet e tyre ndalen me dashurinë për të sjellë me mall pranë të gjithë brezave jetën, dëshirat që u përplasën në brigjet e egra të një kohe të vështirë të vdekjes së përditshme, ëndrrat që u shuan për të mbetur si një muze i gjallë i dhembjes dhe i memories.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Megjithatë, nuk ishte kështu, jo siç e kisha menduar dhe pothuajse parashikuar, asgjë nuk doli shumë e mbarë. Ah, sa herë mund ta kem kërkuar Piterin ndër këto vite, djalin me buzëqeshjen mahnitëse. Ai ishte vërtet i vlefshëm, ishte vërtet lumturia. Por ndërsa kujtimet e mia iknin e vinin kështu, iknin e vinin edhe ditët e verës. Sa do të doja që të kisha pasur një rëndësi të veçantë për persona me të cilët ndaja preferencat e mia vetjake. Dhe do të shkruaja me mijëra vargje për shpirtin e shkretë që nuk gjente pikërisht atë që kërkonte, që kurrë prehja e vërtetë nuk vinte prej krijesave plotësisht njerëzore. Ç’është e vërteta më duhet të jap idenë e qartë të farit. Është një ndërtesë që shërben si fillesë e një kulle të lartë. Në majë të saj ndodhet një llambë e shuar prej disa vitesh. Llamba ishte lodhur sikurse edhe unë nga përkujdesjet e detyruara të njerëzve. Muret e jashtme qenë lyer fillimisht me të bardhë dhe qarkoheshin nga vija të kuqe, porse tani është veshur me një cipë bojë kremi në të purpurt. Nuk është shumë i madh, pasi ndodhet në një zonë periferike, shumë pak të rrahur nga anijet. Po ç’hyn fari këtu? Po si ç’hyn fari këtu? Ti nuk ke pse e bën këtë pyetje. Ditët në far më bënë të kuptoja se vetëm qeniet magjike dhe të vërteta do të arrinin të linin një gjurmë të pakthyeshme mbi mua. Asnjë dhe asgjë nuk më impononin atë që thoshin yjet për mua. Ah, ishte e pakthyeshme ajo kënga e bukur e muzave që fluturonin rrotull pareshtur. I binin përqark dhomës, ciknin murin dhe buzëqeshnin. Më flisnin vazhdimisht për dashurinë e tyre të humbur, sesi ato kishin arritur një gjendje të lakmisë njerëzore. Por e keqja është se ato nuk ishin njerëzore, kishin lindur të tilla, hyjnore dhe të përmbushura, pa pikën e ndjesisë së dëshirës, ato nuk kishin as idenë më të vogël mbi vuajtjen e mosmarrjes së dëshirës… Prandaj dhe nuk më kuptonin… Ato do të këndonin orë e orë përballë meje, do të më sfidonin të vizatoja për to, të krijoja çfarëdolloj mrekullish të vogla. Do të më jepnin një dorë në frymëzimin dhe shtytjen fillestare,e pastaj do të më linin të hahesha me dhëmbë me veten,kur shihja sesi rezultati nuk ishte ai që prisja. Me prekjen e tyre magjike do të shuanin dhimbjen dhe do të më bënin të shihja copëzën e gëzimit në letrën time…
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Ditë Kafenesh” është një tregim i librit “Qyteti pa reklama”, por që u botua e veçuar nga ai si një novelë. Tema kryesore e saj është iluzioni i lirisë. Ky libër u botua për herë të parë i përkthyer anglisht në SHBA dhë më vonë u botua në Shqipëri.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Hija e maleve” nis me novelën “Nusja e mrekullueshme”, e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës. Ngjarjet që lidhen me tragjicitetin që pëson Leka, si pasojë e dashurisë me nusen e mrekullueshme, zanën, që i shfaqet gjatë kohës kur kulloste bagëtitë, ia rrëfen prifti i fshatit, Don Marku, të riut intelektual që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë. Ngjarjet që tregon prifti në rrëfimin e tij në lidhje me tragjiken që pëson Leka, në psikën e të riut shqiptar të shkolluar në një metropol evropian, ngrejnë dilema të mëdha dhe, edhe pse si personalitet ishte “formuar” larg ambientit, këto rrëfime kishin lënë përshtypje të thellë tek i riu intelektual. Krijimtarinë letrare të Koliqit e karakterizon teknika e përsosur narrative, gjithsesi ngjarjet në novelat e tij kanë një rrjedhë të kapshme, logjike. Personazhet e këtij autori janë tipizuar aq mirë saqë lexuesi krijon lidhje emocionale me protagonistin e caktuar. “Gjaku” është një tjetër novelë që flet për dukurinë e hakmarrjes. Doda, një i ri i shkolluar larg vendlindjes, por i brumosur deri në palcë me mentalitetin shqiptar, dëshiron të bëhet një zë i fuqishëm i cili artikulon idenë e krijimit të një shoqërie përparimtare, e cila dukurinë e hakmarrjes do ta kujtonte vetëm si një relikt të shëmtuar. Vrasja e të vëllait, Zekës, shikimi tundues i babait në sytë e të cilit lexonte fjalën “hakmarrje”, rrethi që do ta tallte për jetë e mot nëse nuk do të hakmerrej, e vendosin Dodën para dilemash të mëdha, të cilat gjithsesi do ta kenë një fund tragjik. “Kanga e re” ka për protagonist kryesor këngëtarin emblematik Ton Laskun, pa të cilin organizimi i çfarëdo evenimenti e ka të garantuar dështimin. Ton Lasku do ta ketë një fund të gëzuar, ngase është kënga e tij që e bën që ta ketë pranë të dashurën, për të cilën çdo përpjekje tjetër kishte dështuar. Në novelën “Sa qofsh, pleqnofsh”, Koliqi derdh tërë fantazinë e tij prej një njohësi të thellë të gjithçkaje që ishte shqiptare, për të na dhënë karaktere tipike të Malësisë së Shkodrës, situata konkrete herë-herë të dhembshme të një mentaliteti arkaik me të cilin karakterizoheshin malësorët shqiptarë. Mina, e bija e Files dhe Sufës, mbetet shtatzënë pa dijeninë dhe pa dëshirën e prindërve dhe për një mëkat të tillë, ajo do ta pësojë në mënyrën më tragjike: vritet nga i ati. Por tragjikja arrin kulmin kur Hajdar Liti kërkon gjakun e fëmijës i cili ishte flijuar ende pa dalë në jetë.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Në Rusi, ndikimi femëror mbi politikën ka zënë rrënjë në një traditë historike të habitshme për t’u shndërruar më pas në një dukuri të njëmendtë qytetërimi. Rusët morën zakonin t’i quanin këto gra me influencë “caresha”, qoftë edhe kur ato nuk kishin asnjë lidhje me familjen perandorake. Ky ndikim arriti kulmin në shekullin XVIII, kohë kur vendi u drejtua nga pesë perandoresha, çka përbën një fakt historik të papërsëritshëm në të gjithë historinë e botës. Ambiciet vetjake, dobësitë e tyre psikologjike, do të jenë në qendër të këtij rrëfimi duke na ndihmuar të kuptojmë të papriturat e historisë së këtij vendi. Pasioni, tradhtia, konfliktet e pamëshirshme, të gjitha elementet e dramave të mëdha janë të pranishme në këtë tablo. Arkiva të reja sekrete dhe dëshmi të pabotuara, që lidhen sidomos me vitet e fundit, do t’i japin këtij rrëfimi kthesa të papritura.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Asgjë tjetër më e mrekullueshme dhe më e paharrueshme se “Novelat” nuk doli nga pena e Tolstoit. Sigurisht, ai shkroi “Lufta e Paqja”, “Ana Karenina”, dy nga monumentet më të mëdha të letërsisë botërore, por “Novelat” janë drithërimë e shpirtit, ndjenjë e thellë, joshje e rrallë, një bukuri mistike e egër dhe plot gjallëri, ku të përkund era e lehtë vjeshtore dhe të ruan qetësia e brishtë. Njeriu rus dhe bota e tij shpirtërore e çuditshme shpalosen magjishëm para lexuesit. Tolstoi e arriti apogjeun me “Novelat”. Aty është nderimi më i thellë njerëzor. Ato sundojnë me madhështi dhe të lenë një mbrese të thellë, sepse janë të thjeshta dhe prekëse, ato ledhatohen përjetësisht nga era tolstojane dhe ruhen me kujdes nga qetësia e përjetësisë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania