titleToAlt
Maria Skllodovska-Kyri (Maria Sklodoëska-Curie) ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit; ishte e para profesoreshë femër në Sorbone; ishte e para femër dhe e vetme ndër katër personalitete botërore që ka marre dy herë çmimin Nobël. Kjo shkencëtare e shquar me kombësi polake është e para dhe e vetmja femër, njëkohësisht personaliteti i parë me kombësi jo franceze, që prehet në Panteonin e Parisit. Libri i shkrimtares polake Ivona Kienzler, e përshkruan Skllodovska-n, bashkë me zbulimet e saj shkencore, jo vetëm si një shkencëtare të shquar, por edhe si një femër që dashuron, por që pengohet nga i dashuri i saj. Për këtë ajo u detyrua të thyejë stereotipet false dhe për dashurinë ishte e përkushtuar të sakrifikonte shumë gjëra. Autorja e përshkruan Skllodovska-n edhe si bashkëshorte dhe nënë e vetmuar, e cila pak a shume diti të bashkërendojë detyrimet e saja edukuese me punën shkencore, duke i kushtuar shumë vend marrëdhënieve të komplikuara me vajzat e saj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fjalët i japin hijeshi të rrallë dashurisë, i japin atë që quhet ndryshe regjistrin poetik, i veshin romantikën e veçantë, e mbushin pse jo edhe me një melankoli e trishtim aq të ëmbël sa më s'bëhet. Vërtet ato raste janë jetëshkurtra, nisin në një breg lumi, ose në buzë deti, plot kuptim e me një sensibilitet tronditës e pastaj përfundojnë në një tjetër zjarrmi, me mjaft kuptim, gati si përmbushje e një rasti për të kaluar mërzinë. Po, mër-zinë. Se jeta jonë rrethohet nga kjo vrasëse e paskrupullt: mërzia! Ka pasur të drejtë që shprehej aq hapur kundër saj, duke ndjekur rrugën e kundërt më të përplot ëndrra dhe qëllime fisnike, që për fat të keq ose mbetën në mes të rruges, ose nuk u bënë dot kurrë të tijat. Ato ishin dhe janë gjëra që filluan, po nuk u kryen prej pamundësisë që e ndjek njeriun. Ose më saktë prej pamundësisë klasike që gjithë jetën e ka rrethuar mikun tim të mirë e të pazëvendësueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...Në Brerë kam pasur lidhje dashurie me miss Brerën. Ishte vetë Venusi i ringjallur. Venusi nuk ishte më shumë se 16 vjeç. Ishte më shumë" se njëdimensional. Pra, nuk ishte vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Aventura u ndërpre nga ndërhyrja e prindërve të vajzës. Kishin projekte të tjera. Ende i kam të padegëzuara plagët e shigjetave të erosit të kësaj periudhe. Më 1974 një arkitekte e re u magjeps pas meje. Dashuria e fundit? Për të nuk ka ardhur koha të flas. Akoma nuk më ka trokitur në prag. Njeriu pret të dashurojë dhe të dashurohet gjithë jetën. Mosha të ndalon vërtet të shkosh drejt dashurisë, megjithatë është dashuria ajo që vjen drejt teje. Ndoshta dashuria e fundit mund të jetë dashuria e vërtetë. Dashuria e parë....
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Prej kohesh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se ne letersi shpesh qellon qe, pas nje teksti jo fort te gjate, te fshihet embrioni i nje romani. Tre tekstet e mbledhura ne kete liber, jane te paret qe jane cilesuar prej Kadarese si "mikroromane". "Kaloresi me skifter" pershkruan rrugetimin e nje krimi nga nje epoke te tjetra, nga fashizmi ne komunizem, ne boten reale dhe ne ate te vetedijes, gjersa me ne fund kryhet. Teksti i dyte, "Historia e Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptare perballe pasqyres se nje gruaje", sjell per here te pare misterin ende te pandriçuar te nje prej institucioneve me te zymte te botes komuniste. Romani i trete eshte ai i nje poeti te madh shqiptar qe, pothuajse i harruar e i varrosur se gjalli gjate diktatures, arriti te sfidoje epoken, duke perjetuar ne prag te vdekjes te vetmen gje qe s'mund t'ia ndalonin: nje histori dashurie...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Agron Tufa (1967) është poet, prozator, përkthyes dhe studiues; fitues i disa çmimeve letrare, mes të cilëve Pena e Argjendtë per romanin më të mire [Fabula Rasa, 2005), Çmimi iMadh Letrar Komb'etar për gjithë veprën letrare (2009), etj. Është përkthyes i disa prej autorëve më të rëndësishëm rusë të shekullit XX, si: Ana Ahmatova, Marina Cvetajeva, Osip Mandelshtam, Josif Brodskij, Evgenij Zamjatin, Boris Pastermak, Danjill Harms, Olga Sjedakova, etj. Vepra e tij në prozë e poezi është përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Korrik 1990. Tirana zien: Mijëra shqiptarë janë futur në ambasadat e huaja me dëshirën që të largohen nga vendi. Panush Sima arratiset nga spitali psikiatrik ku e kanë shtruar. "Vetëm sa të vendos një trëndafil mbi varrin e Edith Piafit në Pere Lachaise!", pe'rsërit i përfshirë nga një agoni e tmerrshme, duke rendur për në ambasadën franceze. Edith Piafi, këngëtarja e pavdekshme ështe femra të cilës Panushi i kushtoi gjithë jetën e vet. Një dashuri e Hndur në mesin e viteve 1930, në Afrikën e Veriut, një marrëdhënie që u godit pa mëshirë nga lufta e Dytë Botërore dhe pastaj instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri. Në gjithë këtë trysni e izolim të llahtarshëm, Panushi nuk rresht së ushqyeri ëndrrën për Edith Piafm. Endrra përjetohet si realitet jetëdhënës dhe realiteti mbytes si një ëndërr plot makth. Për të shpëtuar, Panushi krijon një mikrobotë të vetën, dhe nuk del kurrë prej saj; as edhe kur i afrohet portës së ambasadë's franceze duke kënduar këngën e Edith Piafit ''Non je ne regrette rien" - "Jo, nuk pendohem"...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
...Shtëpinë e gjeta shpejt. E njohura e re po më priste sipër në ballkonin e katit të dytë të një shtëpie jo shumë të madhe. Por kati përdhes qe ndërtuar krejt beton, i mbyllur, pa asnjë dritare. Vajza më bëri shenjë që të ngjitesha lart, por në muret e jashtme të ndërtesës, të lëmuara, nuk dukej asnjë portë dhe vetëm kur i rashë rrotull, gjeta një hyrje që më futi direkt në një korridor të ngushtë katror, ngritur vertikal deri në katin e sipërm, fare pa shkallë. M'u desh të kacavirresha e fshikesha rrëshqanthi në muret e betonuara e të lëmuara të atij lloj pusi katërkëndësh, duke u tërhequr krahëve prej të zotëve të shtëpisë....
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Rexhep Ferri ecën drejt të qenesishmes brenda barazpeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... Duke u shkëputur nga rrethanat, Rexhep Ferri ka ditur mjaft mirë të sigurojë universalitetin e tij dhe kjo më le mbresën më të qëndrueshme". Alain Bosquet
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e te interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pastermaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e te interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pastermaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme, instinktive e patologjike të njerëzve të rëndomtë tjetërsuar prej pushtetit pa caqe, dehumanizuar deri në barbari.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasfuftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij. Shkrimtari biseksual me vetëbesim të pakët, na nis në një rrëfim që kapërcen nëpër krejt problemet e femijërisë që kanë rezultuar ndoshta, në pasiguritë e tij të sotme. Përballjet e tij me familjen, traditë'n, kishën, e në fund fare, me veten, e bëjnë të mbajë nofkën dëshpëruese "krimb i pandershëm". Ndonëse një nofkë e vënë nga të tjerët, në këtë roman ajo përjetohet si diçka që buron prej vetes. Sepse, siç thotë Smolinski, "Njeriu i merr seriozisht veç ato që ia ka thënë vetes para se t'ia thonë të tjerët".
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit. Një pikturë abstrakte, e cila dikur rrinte varur në murin kundruaË derës së apartamentit, kishte shkarë në një krah, vijat dhe ngjyrat kishin dale nga ideja e autorit, kishin shpërthyer kornizën dhe kishin krijuar një pamje apokaliptike, që mbushte dhomën me një mase" të shpërbërë. U ula në kanape dhe për një kohë shikova pikturën, pastaj nxora nga valixhja tre libra të rrri dhe i vendosa sipër librave të tjerë, në një cep të dollapit me xhama të thyer. Kostumet, këmishët dhe kollaret i vura në dollapin e dhomës së gjumit. Aty errësirës së kalamendur i vinte erë vjetërsie, qendra e rëndesës kishte ikur që andej dhe nëpër ajrin e dhomës shëtitnin ca hije të pluhurosura. Më pas u ktheva sërish në kanape dhe për më shumë se dy orë mendova për ca rreze dielli të lumtura që hynin nga dritarja e madhe dhe e kthenin dhomën në oazë qetësie. Ajo pasdite qershori erdh e freskët, me një pikërrimë shiu dhe me ca re të bardha që dyndeshin nga një anë e qiellit në tjetrën. Kostumit gri dhe këmishës së bardhë i vura një kollare më'ndafsbi të kaltëreme, me ca dredhka të vogla blu të errët dhe me një karficë të praruar në mes. Përbalië pasqyrës së veshur me një shtresë" pluhuri qëndrova fare pak, vetëm sa për të parë imazhin tim atje matanë, disi të hollë dhe të nëpërdukshëm. I buzëqesha vetes shkurt, anash dhe kalimthi. Ndihesha si hije që rri pezull, që bredh nëpër hapësirë dhe kërkon një vend ku të bëhet materie, gjësend i botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dr. Ylli Cabiri u lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1950. Është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës, dega "Mekanikë". Studimet e Thelluara Pasuniversitare i kreu në Francë, në Universitetin Paris XI, për "Metalurgji fizike". Fitoi vlerësimin "Shkëlqyer" nga Universiteti francez per Studimin e tij të Doktoraturës mbi Çeliqet shqiptare. Deri në vitin 1988, ka punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme. Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy Qeveri: Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Z.Ylli Bufi, dhe Qeverinë Teknike, të drejtuar nga Z.Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i monitorimit dhe vlerësimit të financimeve të Bashkimit Europian në shtetet e ndryshme të Ballkanit, Këshilltar politikash i Ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qëndrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) në Tiranë. Ka drejtuar Studime të ndryshme thuajse në çdo fushë, si në atë të qeverisjes, koordinimit të ndihmes së huaj, decentralizimit të pushtetit, ndarjes territorialë, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, formimit profesional etj. Ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët e pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në vendet e Ballkanit mekontrata konsulence afat-shkurtra. Ekspert drejtues i Raporteve të Zhvillimit Njerëzor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qënë anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan, i përzgjedhur nga stafi i Presidentit Obama.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ikja e shtergut është shkruar në vitin 1986 dhe është ruajtur në një bankë në Paris. Në vitin 1998, Ismail Kadare e ka ripunuar dhe po këtë vit është botuar në frëngjisht, në gazetën Le Monde. Ky është botimi i dytë në shqip, në të dy motërzimet, bashkë me një bisedë të shkrimtarit për të.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në fillim ishte gjethja. Pastaj u shtua uji. Dhe njerëzimi njohu cajin. Nëse mrekullitë e botës do të ishin dhe ushqimore, çaji duhet të ishte në krye të listës. Sepse një filxhan çaji sfidon botën kaotike, si pjesë e filozofisë së jetës. "Vafshin të gjithë në djall, unë kam çajin tim," shkruante dikur Dostojevski. Ndoshta sepse çaji, si shoqërues i heshtur i vetmisë, krijon atmosferë. Prej mijëravjeçarësh njerëzimi ka mësuar se dijet dhe këshillat, dashuria dhe mbështetja, lajmet apo thashethemet, do të ishin më të këndshme në shoqërinë e një filxhani çaji. Një guidë për çajin, këtë gjethe të artë të Kinës, shuan kureshtinë e njerëzve të moshave apo shtresave të ndryshme. Çaji për kinezet është si kafeja për italianët, vera për francezët, birra për gjermanët dhe purot për kubanët.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shen Shixi (lindur në tetor 1952), është një autor best-seller i librave për fëmijë në Kinë. Ai është i famshëm për romanet për kafshët, ndryshe quhet edhe si "mbreti i historive me kafshë". Shumica e kafshëve në librat e tij janë të egra, jetojnë kryesisht në vende të virgjëra, në pyjet tropikale, në malet me ngricë e të mbuluar nga bora, ose në lumin e rrëmbyer të Lantsang-ut. Peizazhi unik dhe mjediset në Xihuang Banna, i kanë dhënë Shen-it plot hapësirë për krijim, si dhe material për një përvojë origjinale të jetesës në pyll.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një libër i mire s'ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal: mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë. "Një jetë në diplomaci", - vetëm një jetë? Diplomati bën jetë paralele. Punët e dukshme, përditshmëria, si për çdo zyrtar, janë njëra. Por diplo¬mati duhet të lexojë gjëra që syri i të tjerëve nuk i sheh. Jo rrallë profesioni e do që tjetër të kesh në mendje e tjetër të thuash, tjetër të dëgjosh me veshë e tjetër të dëgjosh me mendje. E do të buzëqeshësh kur të dhemb shpirti ose e kundërta. Në këtë kuptim, ambasadori Peka mund të flasë për dyjetë. Vazhdimësia në detyrë në dy epoka aq larg njëra-tjetrës, nga diktatura në demokraci, është një përvojë e pazakontë. Po aq sa dhe misionet diplo-matike "flakë e bore": nga Vietnami në zjarr, ku skenat e luftës dridhnin planetin, në Parisin vezullues, ëndërr për çdo diplomat; nga bota arabe me veçoritë e kulturës dhe ekzotikën, në një metropol aziatik si Pekini, që tronditi botën me ritmet marramendëse të zhviliimit. Një kaleidoskop diplomatik i papërsëritshëm, me të cilin autori josh, intrigon, jo nën trysninë e emocioneve. Me të vërteta arritjesh dhe mos-arritjesh. Mund të thuhet se Maxhun Peka ka pasur fat? Me gjasë, fati në këtë botë vështirë përjashtohet si faktor. Por fati ka diçka të përbashkët me talentin.Të dyve duhet tu shërbesh fort me punë.Thonë fati duhet mbërthyer për flokësh. Si mund të mbërthehet "për flokësh" në diplomaci? Ka një formulë të thjeshtë sa dhe të nderlikuar, u thotë Peka pasardhësve me këto kujtime. Profesionalizmi mbi politikat e brendshme të ditës, mbi ideologjitë. Dashuria për vendin tënd, përkushtimi për të, jo për partitë e individët. Lëndë jetësore tepër e vëllimshme, si me e përmbledhë në një libër të vetëm? Në jetën profesionale të Pekës ka edhe plot ngjarje e imtësi, që bërtasin e shtyjnë me bërryla. Hapuni, edhe ne duam hapësirë në libër, kemi sharm, kemi domethënie. Duke hyrë në lëkurën e autorit, e ndiejmë që s'e ka pasur lehtë, çka me përzgjedhë më përpara? Zgjidhja më e mirë për këto "hatërmbetje", një libër i dytë. Nuk dimë ç'ka në mendje ambasadori Peka, mendjet e diplomatëve janë të palexueshme. Mehmet ELEZI
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Brenda dhomës 411 ka pak gjëra. Një valixhe.Imja. Çanta jote e zezë e shpinës. Rrobat që kishim veshur sot, të varuara në raft dhe në shpinoren e një karigeje. Jemi dy. Ti je një burrë un jam një grua. Është hera e parë që e menoj. Për të tjerët,Ata që kanë qënë përpara teje, mendoja: çunakë. Për veten, përballë tyre, mendoja :fëmijë.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania