titleToAlt
Mali i Tomorit dhe ai i Shpiragut që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, i pari dhe më i madhi në lindje, ndërsa i dyti dhe më i vogli në perëndim, në kohë shumë tëe lashta, parahistorike, ishin, sipas legjendës, dy vëllezër të fuqishëm, ishin dy gjigandë. Sa ishin të vegjël ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, luanin bashkë dhe duheshin shumë, por, kur u rritën, filluan të grindeshin mes tyre, sepse që të dy ranë në dashuri me një vajzë shumë të bukur që quhej Zanë. Ditët dhe javët kalonin dhe, sa më shumë kohë që kalonte aq më e madhe bëhej grindja e tyre, sa kishte rrezik që të derdhej edhe gjak mes dy vëllezërve. Zana e bukur i dashuronte të dy njësoj dhe zemra e saj nuk po vendoste dot se kë do të zgjidhte, sepse të dy vëllezërit gjigandë po aq sa ishin të fuqishëm ishin edhe të bukur. E ndodhur në një mëdyshje të tillë ajo dëshironte me gjithë shpirt që grindja e tyre të shuhej, prandaj dhe nuk i pushoi asnjëherë lutjet e saj. Kur pa se nuk po e pushonin grindjen, Zana iu drejtua perëndive duke iu lutur që të ndërhynin ata për te vendosur paqen mes vëllezërve gjigandë, por, në vend të paqes, plasi lufta. Tomori, i armatosur me shpatë, e goditi Shpiragun duke i shkaktuar prerje të thella në të gjithë trupin, ndërsa Shpiragu, nga ana tjeter, i armatosur me gurëhedhës...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Shqpirti, ëngjëll, ngazëllim. Është njneriu burim e ndjenjë. Shpresa,diell e blerim. Dashuria kjo rrëfenjë . Ua kushtoj fëmijëve të mi!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Këto përralla, që i përkasin letërsisë gojore dhe kujturës popullore franceze, janë qëmtuar kryesisht në serinë e gjatë të përrallave nga trojet e Francës dhe gjejnë vend në faqet e këtij vëllimi si një ushqim i përzgjedhur i mendjes, tek mbartin në vetvete moralin e ture të pastër. Ato kanë shijen e të thënit bukur, shfaqin kuptim të hollë qëndrojnë jashtë dhe përtej të zakonshmes, duke u përtypur lehtë nga mendimi dhe duke rrezatuar kulturë të përgjithshme dhe ndihmojnë në një njohje më të mirë të qytetërimit francez
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Edi Gogu ka lindur në Tiranë në vitin 1975. E rritur nën magjepsjen e rrëfimeve të gjyshërve pasionin e saj për të shkruar tregime për fëmije filloi ta ushtronte duke hedhur në letër disa nga historitë që u rrëfente fëmijëve të saj, para gjumit. Madje disa nga historitë ata i kanë “thurur” së bashku. Ajo beson se një fëmijë që lexon jeton njëkohësisht mes së vërtetës dhe magjikes. Edi jeton e lumtur në fshat me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Është shkruar në nder të përrallave klasike që nuk vdesin kurrë dhe që fëmijët e gjithë botës i kanë shijuar në epoka të ndryshme. Së nashku me pikturat e bukura për të tëerhequr vëmëndjen e tyre, këto përralla vijnë me fjalë të shpjeguara, në fund të faqeve me qëllim pasurimin e fjalorit të fëmijëve
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Gjithçka filloi me një shpatë misterioze brenda një shkëmbi. Vetëm Arturi mund ta nxirrte dhe të bëhej Mbreti i Kamelotit. Bashkë me të, Merlini, Lanseloti, dhe tërë Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët do të përjetojnë aventura të jashtëzakonshme! Një klasik i letërsisë i përshtatur lirshëm nga pena e Jeronim Stiltonit. I mbushur me ilustrime të shumta me ngjyra.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“ Po bëheni gati për udhëtim ? Në këte libër do të gjeni plot lojëra, që mund t’i bëni në makinë , autobus , tren , avion … për të luajtur e për t’u zbazitur së bashku! Rrugë të mbarë , miq brejtës !”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Është koha që miket e ngushta Eli, Samëra dhe Jasmina të nisen drejt shpateve të ngrira të Malit Magjik! A mund ta gjejnë ato rrufenë e pestë të magjepsur të Mbretëreshës Zemërliga dhe të mos lejojnë që xhuxhët e dëborës të shndërrohen në copëza akulli?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja e fabulave të Ezopit, ish-skllav dhe rrëfenjës, datojnë nga viti 620-560 para Krishtit në Greqinë e lashtë. Ato njihen botërisht dhe pranohen po aq gjerësisht për vlerat e tyre edukative dhe morale. Ekzistenca dhe njohja e këtyre fabulave edhe në shqip është e hershme sa edhe vetë lidhjet kulturore dhe historike me fqinjin tonë, por vlera e variantit që po ju prezantojmë vjen nga fakti që këto fabula janë përdorur edhe si material didaktik për mësimin e gjuhës angleze në ndihmë të mësuesve, prindërve dhe fëmijëve që mësojnë këtë gjuhë.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Këtë varg kini kujdes të mos e recitoni kurrë natën: “Magjistricë mori trime ruaj veten prapa shpine.” Pse? Keni dëgjuar të flitet për magjistricën e musandrës së fshesave? Magjistrica e musandrës së fshesave, Divi me çorape të kuqe dhe Derrkuci dinak janë vetëm disa prej përrallave të mrekullueshme, plot humor e fantazi të rrallë, të autorit francez Gripari.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Përrallat e vëllezërve Grimm janë shndërruar në përkufizimin e letërsisë klasike për fëmijë. Të mbledhura prej vëllezërve Grimm e të botuara për herë të parë më 1812, këto përralla janë bërë pjesë e kujtesës kolektive të shumë brezave të vegjëlish e të rriturish. Ndër më të famshmet mes tyre mund të përmenden tituj si Borëbardha, Hirushja, Gishtoja, Princi Bretk e plot të tjera.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.) Në atë pyll të magjishëm ka një qytezë ku rrugët janë të shtruara me gurë drite. Natën ata lëshojnë një dritë blu... Trotuaret janë prej guaskash të nxjerra nga fundi i detit... Yjet mbrëmjeve zbukurojnë bredhat e lartë, sa duket sikur çdo natë të ishte Viti i ri... Do të njiheni aty me aventurat e majmunit simpatik Kiti dhe shokëve të tij të besës: gjelit Kiki, maçokut Mjau dhe bufit Humbo, që të gjithë nxënës në shkollën e këtij pylli, shkolla “Zogu i parajsës”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përrallat e vëllezërve Jakob dhe Wilhelm Grimm, janë të njohura nga një numër i madh i njerëzve në mbarë botën. Tregimet e Vëllezërve Grimm janë në dispozicion në më shumë se 100 gjuhë të botës dhe janë përshtatur për filmat e kompanisë së njohur të Disneyt
Çmimi: 620 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania