titleToAlt
Ç’të bësh, atdhe! Këtu arriti puna. Kujtoja se me ty jam shkrirë përgjithnjë. Po sot s’u dashka arti im, as unë, Me ç’po shoh, tani s’u dashkam më!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra ka në bazë dy ide qendrore : njëra ngjan me idenë e shprehur nga De Rada te "Këngët e Milosaos" se nuk mund të ketë lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetër është se atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë çlirimtare. Ideja e parë shtjellohet nëpërmjet linjës së dashurisë. Së dytës i kushtohet një linjë e veçantë me tablo të gjalla nga betejat e shqiptarëve me osmanët. Ide të tjera që rrezaton ideja qendrore, janë ideja e domosdoshmërisë së një udhëheqjeje të fortë dhe ideja e bashkimit të shqiptarëve, ideja e vitalitetit të kombit, e virtyteve të larta që e dallojnë atë, ideja e luftës për ta ruajtur të pastër, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve të tjera.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
NËSE ... Nëse lumturia ime është e lidhur me fatkeqesinë e te tjerëve, preferoj të vuaj. Nëse mirëqënia ime rrjedh nga varfërimi i të tjerëve, preferoj varfërinë. Nëse jeta ime është e varur nga vdekja e njerëzve të pafajshëm, Vrasës s‘bëhem kurrë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jug’ e bardhë fryn e lehtë dhe Kosovën qetësoi... Çun’i mirë i Mitrovicës pasi Dielli perëndoi...
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Me librin Një ballkanas në Londër, Rudolf Marku është nisur drejt një visi të ri, më të pasigurt se streha që ofron antologjia: drejt një visi të shenjuar si kuturu, “përtej frikës dhe përtej guximit”. Dhe, në vend të autoportretit legal të artistit në rini, në vend të formës kanonike të krijimtarisë së vet dhe të mënyrës se si dëshiron ta shohin pasardhësit, ai zgjodhi të pazakonshmen: jo trashëgiminë, por gjurmën e freskët, atë që rrezikon të mos vihet re në çastin kur shfaqet dhe që, zakonisht, bashkëkohësit nuk e mbajnë mend. Edhe në këtë rast, ky poet i shmanget konformizmit letrar, duke na sjellë krijimtari të re, një libër të ri, kapriçoz: librin e ballkanasit të shkulur nga toposi, por jo nga etnosi i vet (Një ballkanas në Londër, Malet); librin e dashurive pranuese, fajtore apo të lumtura, veçse për pak (Ti ishe Anglia, Vjeshtë, Mendimet e një adoleshenti për dashurinë); librin e zhgënjimeve, të cilat pjekuria i bën të mos shënohen te humbjet, por te përvojat (Gënjeshtarë të ëmbël, Pafajësi); librin e rikthimeve dhe të të rikthyerve, që bëjnë plane të fshehta arratie nga bota dhe nga kjo jetë (Në ditën e nesërme pas mbërritjes në Itakë, Trieste, Një pasdreke maji); një libër humbjesh dhe pengjesh të përjetuara si të ishin çlirim, të cilat poeti na siguron se do t’i kemi përherë më të shumta se përmbushjet (Dialog i pamundur, Vaterlo, Ju lutem, mos gjetët diçka të humbur?); një libër mbi kotësinë dhe keqkuptimet, që do të na shfaqet në çdo hap të jetës (Teatri Globus, Southwark, Një hanë u mbyt në lumin e Tamizit, Sketch); një libër kulturash, që rreken të bashkëjetojnë, duke përdorur si ndërmjetësues poetin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: Bagëti e Bujqësia; Lulet e Verësë; Ëndërrimet; Dëshira e vërtetë e shqipëtarëve; Dashuria; Shqipëria; Pellazgët – Shqipëtarët.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore. Këtu përfshihen: Baba Tomorri; Vjersha të tjera.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Bagëti e bujqësi” është poemë e shkruar nga Naim Frashëri. Konsiderohet një nga veprat monumetale të letërsisë sonë. Në pjesën e parë të veprës “Bagëti e bujqësi” paraqitet jeta barishtore, ndërsa në pjesën e dytë paraqiten bukuritë e natyrës. O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë. ...
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Kjo poemë me 22 pjesë rrefen mitologjitë e lekurëkuqëve të Amerikës së Veriut.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjithë vepra e Lautréamont-it, por veçanërisht Këngët e Maldororit, luajtën rol shumë vendimtar në zhvillimet letrarë të shekullit XX. Edmond Jaloux ka thënë: “Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldorori prej veprës së tij... Duke i lënë lamtumirën Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t’i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Poemth i kristaltë Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast buron nga Krishti që takon. Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë Nuk mvesh magji drite as mister terri. Ato rrudhat brazda në të çarat e dheut S'mbijnë asnjë brendi, janë veçse udha E brengës sonë endacake për një krisje Farash, që s'i mbollëm dot në këtë botë. Botë e pabotë, rrënjëshkulura me rrënjë Pisha, bredhi në shi, qajnë lot krokodili Jepet ajo e gjitha në lojën që i luan rasti Ku llavës eros i shkrehemi e shkrihemi T'i brendashkruajmë vetvete kësaj bote Hijë truar hiresh, ku hiri skajet shenjon. Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast buron nga Krishti që takon. Botë që krekoset kot tek shkëlqimi i yllit Kuptimi i prajtë nga mërmërimat e pyllit E papërgjegjshme botë, që s'din të gjegjet Për rrëmete e zotësi me tepri, pa vetvete Ysht të ulet sipari si një qefin triumfi fuqi S'ka ndal ne inskenime dhe gjëmime apel Skenë ku hyn e ndryn kortezhi i korbave Për aktin ku ia luan fenë dhe sythit që çel Porse aq sytha sa dëshironi t'i ketë për vete Njeriu ia ka dalë t'i mbrojë dhe t'i mbrujë Me eros drite brerore skrupujsh njerëzore Epifani vajesh, akuarel, nota, penë e penel. Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast kris diamantin që përfton. Nga një sisë njeriu thithet aq afsh melodi Sa e tërë cicërima e krejt trumbave ajrore Por, pa një shushurimë të së parrokshmes S'do t'jehonte askush një trajtë tingullore Vjen një çast e llava ngop kurmin brendie Dhe lënda kris kallëpin të urojë shtatoren Mbarë e plastë! Çdo pikël mrekulli shpështjell çastin e vet Dhe secili çast shpërthen Krishtin që i përket.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja e pjeses me pak fjalë është që Demoni pa një vajzë të bukur (Tamarën) dhe për herë të parë ra në dashuri. Ditën e dasmës së Tamarës me princin, ky i fundit ra në pritë dhe vritet. Nga mërzitja Tamara vendos të futet murgeshë, por përsëri ajo nuk gjen qetësi dhe herë pas here i shfaqet imazhi i princit. Në një nga këto netë asaj i shfaqet Demoni që i shpreh ndjenjat e tij...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Jam Shqiptar e Kosovar Jam Shqiptar, e Kosovar; Zot, e krenar, Zot, e bujar, mbi këtë dhé, q'e kam si fe, e përmbi fé: e kam Vatan! e kam Atdhe! që gjysh stërgjysh,që brez pas brez,që gjithëmonë. Ti shqa thërret,ti shqa bërtet,gjer lartë në retë,se jam barbar. Jo, s'jam,si bërtet ti,si buçet ti,ti, Mal i Zi. Po vendin tim e dua, lirinë e dua,e s'dua,Zot mbi mua.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në ditëlindljen e tij të 85-të, shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli ka sjell një vëllim me poezi të shkruara ndër vite por të pabotuara. Nën titullin “Më prit edhe pak”, ky libër i dedikohet bashkëshortes së shkrimtarit, Sadijes. Veç dashurisë për bashkëshorten, Dritëroi nuk i trembet vdekjes, si rrallë poetë të tjerë, ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin e tij. E dashur Sadije, Të dua si jetën time, madje edhe më shumë; dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti tëjetosh. Unë edhe i vdekur, do të ndjek për të të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftëedhe me anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Poemën ''Istori e Skënderbeut'' Naim Frashëri e ka shkruar në fund të krijimtarisë dhe, gati, në fund të jetës. Mëgjithëse e botoi vetëm dy vjet përpara vdekjes, me 1898, mendohët së ai këtë vepër do ta ketë shkruar disa vjet përpara së ta botonte dhe, sipas të gjitha gjasave përpara vitit 1895, kur ende ishte në gjendje të shkruante, sado dihët së edhe në këtë kohë e kishin rënduar një sërë sëmundjesh, duke ja kufizuar mundësitë krijuese, në veçanti. Si edhe për krijimin e çdo vepre letrare të trajtëskush ishte njha hakdi drama saja ioda , dramat dhe romanet ashtu edhe për krijimin e një poeme epike ashtu të madhe siç është ''Istori e Skënderbeut'', përpos dhuntisë natyrore, përpos nxitjëve krijuese që i sillin shkrimtarit jeta e tradita dhe përpos kohës që i duhët për punë, nevojitët edhe një parakusht tjetër i rëndësishëm, pa të cilin as ato kushtët e sipërshënuara nuk mund të përmbushen. Nevojitët një gjendje, sado kudo, e durueshme shëndetësore, në saje të sëcilës do të përballohej, përpos të tjerash, edhe mundi që duhët të bëhet rreth njohjes së shkrimëve të ndryshme, diturore dhe letrare, për luftërat e shqiptarëve kundër pushtimëve turke në shekullin XV nën udhëheqjen e Skënderbeut, për prinderit, për fëmijërinë, për rininë, për jetën dhe në fund, për vdekjen e tij. Poema ''Istori e Skënderbeut'' është e paramenduar si një vepër jetësore shkrimore historike e shkruar në vargje, domëthënë si një vepër që do të ishte njëkohësisht edhe histori edhe poemë epike, në të cilin do të plotësohej zbrazëtira e madhe që në atë kohë zotëronte në përvetësimin sa dituror aq edhe emocional të historia kombëtare të shekullit XV dhe të figurës së saj të madhe, të Skënderbeut
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Monografia "Pjetër Zarishi dhe krijimi i rruzullimit" merr përsipër të realizojë një profil të plotë për poetin më të parë të letërsisë së re shqiptare, i cili është cilësuar "urë kalimi nga letërsia e vjetër shqipe në atë të Riiindjes" (Shuteriqi). Pjetër Zarishi (1806-1866) lindi në Zadrimë, por kreu studimet e mesme e të larta në Romë, ku edhe u doktorua për filozofi e teologji. Me t'u kthyer në vendlindje, ai u zhgënjye si prej eprorëve të huaj, që shërbenin në Shqipëri, ashtu edhe prej feudalëve vendas që mbanin ofiqet dhe uniformat e administratës së Stambollit. Është, pikërisht, ky zhgënjim që e frymëzoi poezinë e tij, e cila u botua pjesërisht pas vdekjes së poetit dhe ende sot e kësaj dite nuk i është dhënë e plotë lexuesit. Dora d'Istria shkruante që në vitin 1872 se "Zarishi, që ishte një bashkëkohës yni, ka bërë poezi të bukura shqipe", ndërsa Zef Skiroi shkruante: "Poezitë e fuqishme dhe përkthimet e mrekullueshme (të Zarishit) ... janë destinuar për të bërë një përshtypje të thellë" (1918). Pjetër Zarishi është më i pari që shkroi një poezi për Shqipërinë ("Kanga e Shqipnis"), më i pari dhe, ndoshta, i vetmi që na la një poemë kozmogonike ("Krijimi i rruzullimit") të strukturuar në 13 tingëllima. Studiuesi Tonin Çobani, tanimë i njohur për biografitë e tij shkencore për Lekë Dukagjinin, Frang Bardhin, Gjergj Fishtën, e ka organizuar monografinë për Pjetër Zarishin në tri pjesë: I. Zhgënjimet e poetit; II. Në nismat e letërsisë së Rilindjes; III. Krijimi i rruzullimit, ku botohet për herë të parë e plotë poema e Zarishit "Krijimi i rruzullimit" në dy variante: sipas dorëshkrimit origjinal dhe e kthyer në gegërishten e sotme letrare për t'u shijuar më lehtesisht prej lexuesit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Poema romantike "Shtegtimet e Çajlld Haroldit" , së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare europiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin Shqipërinë në fillim të shekullit XIX dhe si e gjykonin në atë kohë  Asllanin e Shqipërisë, Ali Pashë Tepelenën. Për Bajronin Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla; shqiptarët njerëz të pashëm, trima, krenarë, me fustanella të bardha; kurse Ali Pashë Tepelena një kapedan i egër por jo mizor, vezir por i pavarur, figura e tretë historike pas Aleksandrit të Madh dhe pas Skënderbeut.Nuk ka dyshim se në vizionin e Bajronit në "Çajlld Harold mbi Shqipërinë", mbi shqiptarët dhe mbi Ali Pashë Tepelenën ka ndikuar kryesisht formimi romantik i tij. Si rrjedhim, ai e pikturoi botën e panjohur shqiptare si poet dhe si kureshtar, jo si vëzhgues kritik. Vetëkuptohet se as bota e panjohur shqiptare, as veziri pak i njohur i Janinës nuk mund të zbardheshin vetëm gjatë një udhëtimi trejavor. Si rrjedhim, portreti historik i Ali Pashë Tepelenës mund të jetë i saktë vetëm nëse shqyrtohet dhe gjykohet veprimtaria politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike, kulturore dhe administrative, e parë për tërë harkun kohor të jetës së tij derisa përfundoi me prerjen e kokës së tij dhe me asgjësimin e përpjekjeve të tij 30 e ca vjeçare.Për të plotësuar këtë zbrazëti, autori e mbyll trajtesën e vet me një vlerësim si historian mbi  portretin historik të Ali Pashë Tepelenës .
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Gavril Dara (i Riu) me poemën “Kënga e sprasme e Balës”, si një bard popullor, evokoi "Motin e madh" të Arbërit dhe kujtimin e Skënderbeut, kurse me poezitë e tij në italisht ai shprehu shpirtin liridashës dhe zhgënjimin e një luftëtari garibaldian, pjesëmarrës i lëvizjeve revolucionare për çlirim dhe bashkimin e Italisë. Me veprën e tij Gavril Dara hyri në panteonin e njerëzve të shquar të Kombit si një figurë emblematike, si poet i frymëzimit popullor, këngëtar i lirisë së dheut mëmë dhe një nga përfaqësuesit në zë të kulturës së arbëreshëve të Italisë. Romantike për nga frytëzimi, lirike për nga ndjeshmëria poetike, epike për nga narracioni dhe klasike për nga arkitektura e brendshme, poema e De Radës është një dukuri tipologjike e re në poezinë arbëreshe. Për nga patosi patriotik ajo mbetet sot e kësaj dite "dhjata e bashkimit, flaka e lirisë dhe hallka e dashurisë" për vëllezërit e një gjuhe.”-Jorgo BULO
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë. Vjen si libër i ilustruar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Libri , ”Prozë dhe vargje të zgjedhura” e Mitrush Kutelit përmban: PROZË • Xha Brahua i Shkumbanores • Natë kollozhegu • Vjeshta e Xheladin Beut • Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit • Më kot... • Lumi i Madh • Fshati im e pi rakinë... • Parvera në Transilvani VARGJE • Poem kosovar • Balta shqiptare • Poemi i Shëndaumit • Po të vdes në dhe të huaj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nga Mitrush Kuteli “Prozë dhe vargje të zgjedhura” PROZË 1. Natë marsi 2. Natë prilli (Kapllan Aga i Shaban Shpatës) 3. Natë muaji maj (I vdekuri edhe i gjalli) 4. Rinë Katerinëza 5. Natë qershori 6. Natë gushti (Përtej valëve të kohës) 7. Natë muaji Shëmbitër (Rrëfim i parë i Argjir Vlonjatit) 8. Natë vjeshte të tretë 9. Letrat e ndajnatës (Lugetërit e fshatit tonë) 10. Kryengritje për lugat 11. Një natë tetori VARGJE 1. Natë vere 2. Hëna e humbur 3. Si nesër 4. Shtambari 5. Kroi i kodrës 6. Një ndajnatë në Poradecin e vjetër 7. Rrjedhin lumenjtë
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania