titleToAlt
Ismail Qemali është modeli i liderit me tërësi tiparesh individuale. Ai mishëron Merin rilindas, liberalin perëndimo;,shtetarin osman, diplomatin e regjur dhe kalkuluesin konjuktural. Ismail Qemali ishte i prirur për stil udhëheqes bashkëpunues, sjellje motivuese, stil efikas dhe frymë pozitiviste. Fan S.iNoli ngeli lider me aftësi universale por me sjellje kundraverse. Noli demostronte autoritet dhe papajtueshmëri, theks të fortë në detyrë dhe me më pak theks ne kërkesat e njerëzve. Noli ishte autokrat e determinues, imponimin e personalitetit dhe dominues mbi të tjerët .Ai ishte kontrollues, kërkues dhe drejtoi me stil autokratik, i pershtatshëm si Iider në situate të caktuar, ndërsa me ndryshimin dhe evoluimin e situates nuk e përshtati stilin e tij udhëheqës. Ahmet Zogu demostroi inteligjence natyrore, aftësi njohje të njerëzve, natyrë te qetë e dinjitoze. pasionante e xheloze, dredharake dhe oportiuniste, të vetëpërmbajtur dhe imponuese. Zogu nuk simbolizon liderin me një tërësi sjelljesh ndikuese, dominues dhe të identifikueshëm. Zogu ishte mbreti pa mbretëri, lideri pa lidership, politikani me paqëndrueshmëri, autokrati europian me sens anti - Europian. EnverHoxha është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtuesi Partisë Komuniste Shqiptare. Ai u rrit dhe edukua nën ndikimin majtist Perëndimor, fliste rrjedhshem, kishte kulture dhe më i lexuar në raport me liderët komunist të bllokut lindor. Ai simbolizon liderin politik me bazë historike të qëndrueshme dhe elementë që evoluojnë. Ai ngelet lider me profil ideologjik socialist nacional shqiptar. Ai përformonte me kulturë, demostronte popullaritet dhe sjellje populiste kishte aftësinë ti kombinonte dinakërinë, vigjilencën ballkanike, ideologun, parimorin. aplikuesin e metodologjisë dhe të zakone e post leniniste. Lidershipi i tij është një përzierje dhe mpleksje e teorisë së tipareve te trashëguara dhe të adoptimit situational.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër legjendar udhrrëfyes, distilim i një jete të tërë mençurie dhe përvoje të kaluar në qeveri dhe sipërmarrje. ‘’Mësoni të thoni: ’Nuk e di!’ Nëse e përdorni këtë shprehje atëhere kur është e përshtatshme,ka gjasa që kjo t’ju ndodhë shpesh.’’ Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar si një pilot ushtarak ,kongresmen amerikan, ndihmës i rangut të epërm i katër presidentëve amerikanë ekzekutiv i dy kompanive të përfshira në listen e' fortune 500' dhe i vetmi në historinë amerikane që ka shërbyer dy herë si Sekretar i Mbrojtjes ,Donald Ramsfeldi ka mbledhur qindra vëzhgime të sakta e të mprehta ,bindëse dhe shpesh edhe me humor rreth udhëheqjes,sipërmarrjes dhe jetës. Kur presidenti Gerald Ford dha urdhër që këto aforizma t’i shpërndaheshin punonjësve të shtëpisë së Bardhë në vitin 1974 ,ky koleksion u bë i njohur me ‘’Rregullat e Ramsfeldit’’.Këto rregulla janë lavdëruar nga Wall Street Journal që i ka rekomanduar si 'lexim i detyrueshëm' . Tashmë rregullat legjendare janë vënë në dispozicion të të gjithëve. Ramsfeldi ka përzgjedhur rregullat e tij më të dobishme dhe më të rëndësishme të zgjeruara me njohuri të reja dhe anekdota zbavitëse. Libri ofron një pasqyrë dhe dije të brendshme të udhëheqjes, administrimit, strategjisë dhe mendimit për jetën,të cilat jo vetëm që e ndihmuan atë të udhëhiqte Pentagonin në kohën e luftës,por e veshën atë me një famë të madhe si një nga drejtuesit kryesor më të fortë dhe më të efektshëm të Amerikës.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Teodora Toleva ka mbrojtur Doktoraturën evropiane në Histori para komisionit të përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Barcelonës, Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Vjenës në shtator 2008. Studimet e saj i ka përqendruar te "Çështja Lindore", veçanërisht te çështja maqedonase, armene dhe shqiptare. Me interes për Dr. Tolevën janë studimi i Monarkisë së Habsburgëve dhe dukuria e emigracionit në histori. Gjatë shekullit XIX, për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe "shtetbërës" është një komb? Në Ballkan të paktën katër kombe janë politike - kombi shqiptar, kombi turk, kombi maqedonas dhe kombi boshnjak, gjë që tregon qëndrueshmërinë e procesit historik. Prej tyre tri të fundit kanë "etërit" e tyre: Qemal Ataturkun dhe Josip Titon, ndonëse jo të gjithë i quajnë këta "të ligjshëm". Ne këtë punim dr. Teodora Toleva ka ngërthyer dhe ka zbuluar me zotësi të gjitha aspektet e planeve dhe veprimeve të shumanshme të diplomacisë austro-hungareze, të cilat nxisnin aspiratat kombëtare të shoqërisë së ndarë shqiptare. Më së shumti, ato plane dhe veprimtari u shërbenin në mënyrë direkte ose indirekte interesave strategjike të kësaj fuqie të madhe në Ballkan. Misioni i Austro-Hungarisë në këtë drejtim është kompleks asaj i duhej të përballonte një varg faktorësh të jashtëm, të cilët pengonin realizimin e qëllimeve të saj politike (interesat e fuqive të tjera të mëdha në rajon, pozitat e Perandorisë Osmane, aspiratat e shteteve të reja kombëtare në Ballkan), si dhe faktorët e shumtë të brendshëm dezintegrues në shoqërinë shqiptare, të cilët kushtëzonin ndarjen tradicionale të saj dhe zgjimin e vonuar të ndërgjegjes mbarëkombëtare (struktura sociale fisnore, ndarja gjuhësore, copëtimi territorial, mungesa e gjuhës unike letrare dhe e një alfabeti të përbashkët, ndarja në tri fe, prapambetja ekonomike e shpirtërore, etj). Në misionin e vet, Austro-Hungaria e ka shumë të qartë se, për momentin, ndërhyrja aktive në favor të proceseve kombëtare-integruese në popullsinë shqiptare do të luajë rolin kryesor për zhvillimin dhe konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare ndër elitën shqiptare, si edhe për drejtimin e këtyre proceseve në hullinë e interesave të veta strategjike në Ballkan, duke eliminuar konkurrencën e faktorëve të tjerë të jashtëm që kishin ushtruar dhe ushtronin ndikim mbi shoqërinë shqiptare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Sakralizimi i politikës ndodh sa herë që një entitet politik – kombi demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja-shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kujti e adhurimi, dhe vendoset në qëndër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh. Atëherë lindin fetë e politikës, të cilat nuk indetifikohen me një tip të vetëm ideologjie apo regjimi: ato mund të sakralizojnë demokracinë ose autokracinë barazinë ose pabarazine kombin ose njerëzimin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Libri i ri i sociologut Ibrahim Berisha, “Vdekja e Kolonisë”, vë në fokus situatën e Kosovës pas vitit 1912, kolonizimin e saj nga shteti serb dhe rrjedhimisht edhe situatën dhe të drejtat civile e politike të popullit shumicë, shqiptar. Ky libër është zgjerim i literaturës për studimet koloniale duke futur përvojën Kosovë: Serbi-Jugosllavi, Shqiptaro-Serbe, e cila paraqitet shpeshherë e shtrembëruar dhe, ka dhe do të ketë, shumë për të thënë në mënyrë që në shekullin XXI të tejkalohet mendësia dhe komoditeti kolonial i kolonistëve serbë dhe i shtetit të Serbisë. Libri ka në fokus mendësinë dhe praktikën koloniale të Serbisë në Kosovë gjatë shekullin XX. Politikat koloniale dhe krimet për territore dhe spastrime masive etnike në periudha krize a komode, shfrytëzimi, diskriminimi masiv sistemor dhe i strukturuar ndaj shqiptarëve të kolonizuar, prodhuan efekte të shumta sociale, politike, ekonomike, demografike, kulturore, arsimore etj., të cilat janë hulumtuar dhe analizuar në këtë studim multidisiplinar.”- KultPlus.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Liria politike, si e drejtë qytetare, nuk ekzistonte për shqiptarët në regjimet jugosllave, ajo pësonte, në periudha të ndryshme kohore, lëvizje aq sa lejonte regjimi, apo sa detyrohej, por asnjëherë në kuptimin e plotë të lirisë.”- Autori
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Nga autori: “ Ky liber synon te jete nje kontribut modest ne vorbullen e debatit mbi reformen ne sistemin e drejtesise. Projektamandamentet kushtetuese te prezantuara fillimisht ne vitin 2015 pothuajse prekin çdo institucion te sistemit te drejtesise..."
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne – si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin. Në libër ndiqet zhvillimi i liberalizimit që nga parashtrimi i tij klasik nga mendimtarë të tillë si John Locke e John Stuart Mill deri në ditët tona. Sot liberalizimi shfaqet në dy forma të ndryshme dhe të kundërta, atë klasike dhe atë revizioniste, ndikimi i të cilave në mendimin bashkëkohor vërehet në veprat e Hayek-ut, Nozick-ut dhe Rawls-it. Më tej John Gray diskuton për disa nga çështjet fi lozofi ke kyçe që lidhen sot me liberalizmin: lidhja mes lirisë individuale dhe pronës private dhe ekonomisë së tregut; koncepti liberal për Shtetin; si dhe kritika që i bëhet liberalizmit nga këndshikimi konservator dhe socialist.
Çmimi: 580 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje sa koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë. Ky tekst shfrytëzon mjeshtërisht mësimet nga teoria dhe historia për të shqyrtuar konfliktin dhe bashkëpunimin midis aktorëve globalë, duke u ofruar kësisoj lexuesve një analizë të qartë e të qëndrueshme. Përmes sistemit global financiar dhe atij qeverisës lexuesi njihet me tërësinë e veprave klasike që janë bërë për luftërat e shekullit XX dhe ato të shekullit XXI, duke ofruar kështu një hulumtim të thukët e provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare sot.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Liberalizmi është egalitar në parim, por pse nuk bën më shumë që ta promovojë këtë barazi në praktikë.Në këtë libër, filozofi dhe teoricieni i shquar politik, Michael Walzer, kritikon teorinë liberale dhe tregon se në evolucionin e mendimit liberal bashkëkohor janë pasqyruar edhe ngjarjet më të rëndësishme.Në versionet standarde të teorisë liberale, individë të pavarur gjykojnë se çfarë duhet bërë, por ndërkaq qytetarët organizohen, mobilizohen, arrijnë marrëveshje dhe lobojnë. Duke radhitur çështje të tilla shumë të diskutueshme, si multikulturalizmi, pluralizmi, ndryshimet, shoqëria civile dhe drejtësia raciale e gjinore, Walzer-i sugjeron mënyrat se si teoria liberale mund të rishikohet për ta sjellë atë më pranë kërkesave të barazisë.Duke kombinuar dijet e thella me njohuritë praktike, Michael Walzer bën një rivlerësim të doktrinave thelbësore të mendimit liberal.  Politika dhe pasioni duhet të lexohet nga çdo njeri që është i interesuar për drejtësi sociale dhe për mënyrat nëpërmjet të cilave kërkojmë ta realizojmë këtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Me këtë libër, UET Press po u hap një dritare të re lexuesve të saj. Në faqet e tij do të shihni burra shteti jo me mantelin e pushtetit, por të dashurisë dhe, pse jo, edhe të nevojave e dëshirave të tyre si qenie të zakonshme humane. Falë mjeshtërisë tregimtare të Bruno Vespës dhe përkthimit korrekt të Beti Njumës kemi mundësi t'i njohim ndryshe, t'i gjykojmë, të vazhdojmë t'i duam apo përkundrazi, t'i zbresim nga piedestalet që u kishim ndërtuar. Libër që duhet lexuar."- Valbona Nathanaili
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Autori paraqet në këtë studim analizën e sistemit socialist dhe krizën e tij si dhe ballafaqimin me rrugën për ndërtimin e një modeli të ri socio-politiko-ekonomik sipas shembujve të vendeve të demokracive perëndimore me kapitalizëm dhe me ekonomi tregu të zhvilluar. Jo te gjithë e kanë jetuar që nga fillimi periudhën e tranzicionit, ashtu siç janë të shumtë edhe ata që nuk e kanë jetuar komunizmin dhe diktaturën, mjerimin ekonomik, shoqëror e njerëzor që e shoqëronte e që për këtë arsye nuk arrijnë të pranojnë e të kuptojnë pashmangësinë e zgjidhjeve radikale, vështirësitë, mosarritjet dhe gabimet e tranzicionit në vendin tonë. Parashtrimi i rrjedhshëm e i qartë si dhe niveli i trajtesës tregojnë më së miri dhe bindshëm se kjo përmbysje ngjalli shpresa e debate, por dhe zhgënjim e pakënaqësi me tensione sociale, në vartësi të pritshmërisë dhe njohjes së rrugës që do shkelej dhe kurajës që nevojitej për ta përmbyllur me sukses atë.”- Aleksandër Meksi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër për anëtarët e Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar është i pari për nga lloji për përmbajtjen dhe informacionin që jep. Janë bashkuar të gjithë protagonistët e historisë së vendit, ata që kanë bërë mirë, ata që kanë bërë keq dhe ata që nuk kanë bërë asgjë, sepse të gjitha këta kanë bërë sipas mënyrës së tyre Shqipërinë që kemi sot. Ata janë këtu së bashku pa asnjë paragjykim, ndonëse disa prej tyre armiq të betuar të njëri - tjetrit. Profili i çdo anëtari të Këshillit të Ministrave jepet nëpërmjet fotografisë dhe jetëshkrimit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër ka informacione në lidhje me regjimin sekret dhe policinë sekrete komuniste gjatë viteve 1944-1991. Ky libër është botuar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shumë pak dihet për ngjarjet dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj ky libër studimor, merr përsipër sfidën të japë informacionin e duhur për të mos lënë hapësirë të pandriçuar, për një kohë që sa më shumë që i largohemi, aq më shumë bëhet e pandjeshme dhe aq më shumë rritet rreziku i harresës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një histori, që titulli e paralajmëron si një histori lokale, por që në fakt shtrihet e përfshin në vorbullën e vet vise e personazhe nga të gjithë trevat shqiptare. Akoma më shumë, një histori me dimension "ndërkombëtar", ku interferojnë faktorë të fuqishëm të botës mesdhetare e ballkanike, që nga Mbretëria e Napolit e Republika e Venedikut, e deri tek Perandoria bizantine e Paleologëve e Mbretëria serbe e Nemanjiçëve. Pra, një histori shqiptare, brenda problematikës së Shqipërisë së shekujve XII-XV, në të cilën autori kujdeset të ndriçojë e të evidentojë rolin vendimtar të faktorëve socialë e politikë vendas. Muzakajt, Balshajt, Matrëngët e të tjera familje feudale shqiptare gjejnë në këtë libër faqe të pashkruara të historisë së tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sulltani Osman Mehmeti II është një nga figurat kulmore të Mesjetës. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe, e aftë për t’iu kundërvënë rivaleve në Perëndim (Venedigut) dhe në Lindje (Irakut). Kjo biografi, deri tani e vetme, e Mehmetit, e shndërruar prej kohësh në një vepër historikë referuese, na sjell të gjallë para sysh një epokë, e cila ndryshoi jo vetëm Lindjen e Afërme, por edhe Europën. Ky libër është vëllimi i parë i veprës.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Sulltani Osman Mehmeti II është një nga figurat më të rëndësishme të Mesjetës. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe, të aftë për t’iu kundërvënë rivaleve në Perëndim (Venedigut) dhe në Lindje (Irakut). Kjo biografi, deri tani e vetme, e Mehmetit, e shndërruar prej kohësh në një vepër historikë referuese, na sjell të gjallë para sysh një epokë, e cila ndryshoi jo vetëm Lindjen e Afërme, por edhe Evropën. Ky libër është vëllimi i dytë i veprës.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër të A. Italo Sulliotit, të lënë në harresë dhe njëherësh “të vjelur e të mjelur” lexuesit shqiptar i bie në dorë një nga dëshmitë më autentike të reporterit për ngjarjet shqiptare të viteve 1914-s, që mbartin ende plot të fshehta dhe enigma historike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri paraqet një inkursion në veprimtarinë diplomatike të këtij ambasadori, njohës shumë i mirë i hapësirës ballkanike dhe asaj ish-sovjetike. Duke lexuar për misionet e tij në Shqipëri dhe ish Bashkimin Sovjetik, do të kuptojmë më mirë problemet specifike të Europës juglindore, në përgjithësi, dhe Shqipërisë, në veçanti, përgjatë historisë moderne. Kësisoj, duke hetuar përmes pyetjeve të mia, disa herë jokomode, ambasadori rikujton mbi 50 vjet diplomaei, në kontekstin shoqëror para vitit 1989 dhe pas 1990-s, klimën ekonomike, politike dhe kulturor, takimet e paharrueshme me figura të ndryshme politike të kohës, firmosje traktatesh, vështirësitë, emocionet dhe netët pa gjumë para një ngjarjeje të rëndësishme. Mund ta quani si një ftesë për të depërtuar në botën e magjishme dhe pengesat e diplomacisë reale, për të njohur botën hijerëndë të burrave me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, të atyre që janë të detyruar t'u nënshtrohen kanoneve gjuhësore, të pinë dhe buzëqeshin në mënyrë protokollar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri "Marketingu Politik në SHBA dhe Britaninë e Madhe fishtë nje' cikël leksionesh të zhvilluara në lëndën "Marketingu Politik dhe Marrëdhëniet me Opinionin" në Universitetin "Illyria", Tiranë, me studentët e degës së Shkencave Politike të nivelit Master Shkencor, semestri i parë, viti parë. Punimi paraqet një pasqyrë të gjerë të konceptit të marketingut politik dhe domethënien e tij në epokën bashkëkohore të revolucionit të informacionit dhe të rendit demokratik. Leksioni ofron kuptim, përkufizim dhe dimensionet e ndryshme të marketingut politik dhe bën diferencimin e tij nga praktikat e marketingut.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni : numismatikë epiriote, një vështrim antropologjik mbi epiriotët, pak etnografi epitiote dhe konkluzioni për triptikun epirotik. Ky libër historik na flet për katër fiset ose klanet e mëdha shiptare, që janë: gegët, toskët, labët dhe çamët.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakontë. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike. Pyetja që duhet të shtrojmë kur analizojmë "shkencat politike" nuk është pra ajo e logjikës sipas së cilës bëhet përzgjedhja e tyre. Është më e volitshme të shtrojmë, në mënyrë retrospektive, pyetjen se çfarë vendi zinte ajo që çka quajmë sot shkencë politike në njëjës, tek shkencat politike në shumës. Edhe në këtë rast përgjigjja është e qartë: një numër i madh temash me të cilat merret shkenca politike -mungesa e të cilave, nëse nuk do t'i përfshinte, do të shfaqej si një mangësi e dukshme- nuk zinin vend në asnjë nga shkencat, gjithsesi të shumta, të cilësuara "politike".
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania