titleToAlt
Teodora Toleva ka mbrojtur Doktoraturën evropiane në Histori para komisionit të përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Barcelonës, Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Vjenës në shtator 2008. Studimet e saj i ka përqendruar te "Çështja Lindore", veçanërisht te çështja maqedonase, armene dhe shqiptare. Me interes për Dr. Tolevën janë studimi i Monarkisë së Habsburgëve dhe dukuria e emigracionit në histori. Gjatë shekullit XIX, për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe "shtetbërës" është një komb? Në Ballkan të paktën katër kombe janë politike - kombi shqiptar, kombi turk, kombi maqedonas dhe kombi boshnjak, gjë që tregon qëndrueshmërinë e procesit historik. Prej tyre tri të fundit kanë "etërit" e tyre: Qemal Ataturkun dhe Josip Titon, ndonëse jo të gjithë i quajnë këta "të ligjshëm". Ne këtë punim dr. Teodora Toleva ka ngërthyer dhe ka zbuluar me zotësi të gjitha aspektet e planeve dhe veprimeve të shumanshme të diplomacisë austro-hungareze, të cilat nxisnin aspiratat kombëtare të shoqërisë së ndarë shqiptare. Më së shumti, ato plane dhe veprimtari u shërbenin në mënyrë direkte ose indirekte interesave strategjike të kësaj fuqie të madhe në Ballkan. Misioni i Austro-Hungarisë në këtë drejtim është kompleks asaj i duhej të përballonte një varg faktorësh të jashtëm, të cilët pengonin realizimin e qëllimeve të saj politike (interesat e fuqive të tjera të mëdha në rajon, pozitat e Perandorisë Osmane, aspiratat e shteteve të reja kombëtare në Ballkan), si dhe faktorët e shumtë të brendshëm dezintegrues në shoqërinë shqiptare, të cilët kushtëzonin ndarjen tradicionale të saj dhe zgjimin e vonuar të ndërgjegjes mbarëkombëtare (struktura sociale fisnore, ndarja gjuhësore, copëtimi territorial, mungesa e gjuhës unike letrare dhe e një alfabeti të përbashkët, ndarja në tri fe, prapambetja ekonomike e shpirtërore, etj). Në misionin e vet, Austro-Hungaria e ka shumë të qartë se, për momentin, ndërhyrja aktive në favor të proceseve kombëtare-integruese në popullsinë shqiptare do të luajë rolin kryesor për zhvillimin dhe konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare ndër elitën shqiptare, si edhe për drejtimin e këtyre proceseve në hullinë e interesave të veta strategjike në Ballkan, duke eliminuar konkurrencën e faktorëve të tjerë të jashtëm që kishin ushtruar dhe ushtronin ndikim mbi shoqërinë shqiptare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Dr. Ylli Cabiri u lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1950. Është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës, dega "Mekanikë". Studimet e Thelluara Pasuniversitare i kreu në Francë, në Universitetin Paris XI, për "Metalurgji fizike". Fitoi vlerësimin "Shkëlqyer" nga Universiteti francez per Studimin e tij të Doktoraturës mbi Çeliqet shqiptare. Deri në vitin 1988, ka punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme. Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy Qeveri: Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Z.Ylli Bufi, dhe Qeverinë Teknike, të drejtuar nga Z.Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i monitorimit dhe vlerësimit të financimeve të Bashkimit Europian në shtetet e ndryshme të Ballkanit, Këshilltar politikash i Ambasadorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qëndrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC) në Tiranë. Ka drejtuar Studime të ndryshme thuajse në çdo fushë, si në atë të qeverisjes, koordinimit të ndihmes së huaj, decentralizimit të pushtetit, ndarjes territorialë, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, formimit profesional etj. Ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët e pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në vendet e Ballkanit mekontrata konsulence afat-shkurtra. Ekspert drejtues i Raporteve të Zhvillimit Njerëzor të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qënë anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan, i përzgjedhur nga stafi i Presidentit Obama.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
MADELEINE ALBRIGHT ka shërbyer në postin e Sekretares së Shtetit Amerikan nga viti 1997 deri më 2001. Gjatë karrierës së saj të shquar në qeveri, ka punuar në Këshillin e Sigurise Kombetare dhe si ambasadore e Shteteve të Bashkuara pranë Kombeve të Bashkuara. Ajo është autore e librit më të shitur të New York Times, "Zonja Sekretare. Ajo është themeluese e Grupit "Albright LLC", kryetare e Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhenie me jashte, dhe profesoreshë e shquar e qendrës Mortara në Shkollën e Shërbimit të Jashtem në Xhorxhtaun. Banon në Uashington D.C. dhe Virxhinia.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Njerëzit mund të vrasin mëndjen se çfarë fuqie e ka motivuar popullin kinez dikur të përçarë që të bashkohet për të bërë përpjekje efikase drejt një qëllimi të përbashket për më tepër se gjashtëdhjetë vjet. A ka këtu ndonjë sekret të panjohur për botën në lidhje me këtë mrekulli moderne? Praktikisht përgjigjja gjendet në përpjekjet e popullit kinez. I ashtuquajturi “sekret i mrekullisë kineze” lidhet me mendimin dhe përfundimet rreth përpjekjeve-si për të sukseshmin dhe përfundimet, ashtu dhe për të pasuskseshme-të Kinës për t’u modernizuar
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kombi Kinez është më pranë se kurrë arritjes së synimit të tij të ripërteritjes së madhe. Ne zgjodhëm këtë periudhë kohore për të shqyrtuar me imtësi PKK-në, për të vëzhguar fjalët dhe veprat e saj, për të vlerësuarecurinë e saj,si edhe për të përdorur penën tonë që të shpjegojmë historinë e saj vlerësojmë gjëndjen e tanishme dhe regjistrojmë vlerësimin e popullit. Në këtë mënyrë, jemi përpjekur të krijojmë një vijimësi kohore mbi mënyrën se si PKK e mori pushtetin në Kinë dhe të përgjithësojmë përvojën e saj administrative për t’i përgjigjur pyetjes: Si e ushtron PKK pushtetin e saj në Kinë, duke shpjeguar në këtë mënyrë besimin tonë në rrugën, teorinë dhe sistemin e socializzmit me tipare kinezë
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë.Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtyrëse. Së dyti, ky qëllim është final dhe i plotë. Pikërisht të udhëhequr nga një qëllim i tillë final u hartua “Programi 2013-2017 i punës për krijimin dhe parandalimin e korrupsionit” dhe u përcaktua një qëllim tjetër sfidues dhe kritik për pesë vjetët në vazhdim: Të mposhtim me vendosshmëri që në shënjën e parë përhapjen e korupsionit mbërriti më në fund dhe një periudhë tranzicioni për të shtyrë përpara punën drejt një cikli virtuoz dhe për të bërë të pa mundur të arrihet te qëllimi final i “integritetit politik”, të përcaktuar në kongresin e 18-të të PKK
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Problemet Gjeopolitike të Mesdheut u përkasin njëzet e pesë shteteve të këtij pellgu, prandaj janë edhe më të shumta, të ndërthurura e të mbarsura me rreziqe. Këtu, rivalitetet e pushteteve nuk mund të thjeshtëzohen në skemës Veri-Jug dhe as në rivaletetin midis botës se krishterë laike dhe asaj islamike. Për të kuptuar gjeopolitikën e Mesdheut, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kuadrin e Mesdheut, por të shohim më tutje. Matanë Mesdheut p.sh. në Irak, superfuqia amerikane ka dislokuar forcat e saj të përte-Atlantikut. Pra, duhen pasur parasysh edhe konfliktet që zhvillohën më larg Mesdheut, sepse pasojat e tyre ndihen edhe në Evropën Perëndimore
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Në politikë nuk ka asgjë të paqëllishme, dukuritë dhe rezultatet e aksionit të saj nuk janë vetëm afatshkurtra por janë afatmesme dhe afatgjata, justifikimi kur diskutohet për çështje për fatet e vendit nuk mund të justifikohet. Jemi përballë ngjarjeve historike. Një situatë e tillë nuk kërkon ego dhe ambicie pacelizuese partiake, por një veprim kolektiv për të përfaqësuar vendin tonë duke njësuar veprimin midis nesh me atë të institucioneve evropiane. Kemi humbur shumë, mos të humbim atë që na takon.”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Viti i parë i presidencës Tramp ishte i nxehtë dhe i stuhishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë botën. Për të treguar pasojat, gazetari Michael Ëolff, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte frekuentuar selinë qendrore të Trampit depërton tani në Shtëpinë e Bardhë “si një mizë në mur”. Ëolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të pa dëgjuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sakralizimi i politikës ndodh sa herë që një entitet politik – kombi demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja-shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kujti e adhurimi, dhe vendoset në qëndër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh. Atëherë lindin fetë e politikës, të cilat nuk indetifikohen me një tip të vetëm ideologjie apo regjimi: ato mund të sakralizojnë demokracinë ose autokracinë barazinë ose pabarazine kombin ose njerëzimin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Liria politike, si e drejtë qytetare, nuk ekzistonte për shqiptarët në regjimet jugosllave, ajo pësonte, në periudha të ndryshme kohore, lëvizje aq sa lejonte regjimi, apo sa detyrohej, por asnjëherë në kuptimin e plotë të lirisë.”- Autori
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Arben Puto (1924-2016) lindi në Gjirokastër. Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Moskës, dega e së drejtës ndërkombëtare publike. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, më 1957, ka punuar si pedagog dhe punonjës shkencor në Fakultetin Juridik, derisa doli në pension më 1990. Është autor i një numri veprash në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t’u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky është libri më i mirë rreth të folurit dhe komunikimit publik, i shkruar nga Chris Anderson, krijuesi i platformës TED. Nëse doni të flisni bukur, dhe në modën dhe standardet e shekullit të XXI, ky është padyshim udhëzuesi më i mirë
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër për anëtarët e Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar është i pari për nga lloji për përmbajtjen dhe informacionin që jep. Janë bashkuar të gjithë protagonistët e historisë së vendit, ata që kanë bërë mirë, ata që kanë bërë keq dhe ata që nuk kanë bërë asgjë, sepse të gjitha këta kanë bërë sipas mënyrës së tyre Shqipërinë që kemi sot. Ata janë këtu së bashku pa asnjë paragjykim, ndonëse disa prej tyre armiq të betuar të njëri - tjetrit. Profili i çdo anëtari të Këshillit të Ministrave jepet nëpërmjet fotografisë dhe jetëshkrimit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër ka informacione në lidhje me regjimin sekret dhe policinë sekrete komuniste gjatë viteve 1944-1991. Ky libër është botuar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shumë pak dihet për ngjarjet dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj ky libër studimor, merr përsipër sfidën të japë informacionin e duhur për të mos lënë hapësirë të pandriçuar, për një kohë që sa më shumë që i largohemi, aq më shumë bëhet e pandjeshme dhe aq më shumë rritet rreziku i harresës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një histori, që titulli e paralajmëron si një histori lokale, por që në fakt shtrihet e përfshin në vorbullën e vet vise e personazhe nga të gjithë trevat shqiptare. Akoma më shumë, një histori me dimension "ndërkombëtar", ku interferojnë faktorë të fuqishëm të botës mesdhetare e ballkanike, që nga Mbretëria e Napolit e Republika e Venedikut, e deri tek Perandoria bizantine e Paleologëve e Mbretëria serbe e Nemanjiçëve. Pra, një histori shqiptare, brenda problematikës së Shqipërisë së shekujve XII-XV, në të cilën autori kujdeset të ndriçojë e të evidentojë rolin vendimtar të faktorëve socialë e politikë vendas. Muzakajt, Balshajt, Matrëngët e të tjera familje feudale shqiptare gjejnë në këtë libër faqe të pashkruara të historisë së tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sulltani Osman Mehmeti II është një nga figurat kulmore të Mesjetës. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe, e aftë për t’iu kundërvënë rivaleve në Perëndim (Venedigut) dhe në Lindje (Irakut). Kjo biografi, deri tani e vetme, e Mehmetit, e shndërruar prej kohësh në një vepër historikë referuese, na sjell të gjallë para sysh një epokë, e cila ndryshoi jo vetëm Lindjen e Afërme, por edhe Europën. Ky libër është vëllimi i parë i veprës.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania