titleToAlt
A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë? Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij? Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bxndur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin. Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë... si me magji!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Udhëzues i përgjithshëm që shpjegon cdo gjë që duhet të dini dhe që mezi po prisni ta zbuloni gjatë rreth nëntë muajve tuaj të mahnitshëm; që nga ngjizja deri te lindja e më tej. Përmban një pasqyrë javore të foshnjës si dhe informacione vetëm për baballarët. Shpjegimi i shtatzënisë, përgjigjet për pyetjet rreth saj, çmitizimi i trupit tuaj që nga koka (çfarë t'u bëni atyre dhimbjeve të kokës) deri te këmbët (pse janë aq të enjtura) dhe që nga shpina (si t'i ndalojmë dhimbjet e saj) deri te barku (pse nuk mund ta dalloni gjininë e foshnjës nga forma e barkut të nënës).
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund ti rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmëndje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t'u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit. Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin negativitetin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me zemërimin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!» «E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.» «Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.» «Më duket se do të ngel në provime.» «Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.» A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Udhëzime që nuk vijnë bashkë me foshnjat, por që janë aq të nevojshme për prindërit e rinj. Ky udhërrëfyes kaq i dashur dhe i shitur në botë, vazhdimi i "Çfarë të presësh, kur vjen një fëmijë", ju ofron çdo gjë që duhet të dini rreth përkujdesit (dhe ushqyerjes) së foshnjës suaj. Ai përmbledh rritjen dhe zhvillimin mujor, ushqyerjen gjatë çdo moshe dhe faze, strategjitë e gjumit që funksionojnë vërtet, si dhe mënyrat më të mira për ta stimuluar foshnjën tuaj (edhe duke u argëtuar në të njëjtën kohë). Ai është plot me zgjidhje praktike (si ta pomponi qumështin që keni prodhuar, si të bëni banjën e foshnjës, si ta bëni të gromësijë, si t'ia përgatisni ushqimin, si t'ia dilni me kolikat), këshiilat mjekësore më të fundit (të rejat e fundit rreth ndenjëseve të makinës, sigurisë në shtëpi, vaksinave, shtesave me vitamina, trajtimit të sëmundjeve të zakonshme, parandalimin e SIDA-s) e të tjera. Gjithashtu: si të bësh kalimin drejt të qenit prind.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim (libër) i dedikohet të gjithë nënave dhe baballarëve që kujdesen për fëmijën gjatë rritjes fizike dhe trupore, jo vetëm për të ripohuar parimin "mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë", por edhe sepse, siç është e njohur për të gjithë, çdo dëmtim i funksionit mund të shfaq të meta të formës dhe çdo dëmtim i formës dhe i strukturës së organeve që përfaqësojnë lëvizjet, mund të jetë shkaku i patologjive, që tentojnë të bëhen kronike dhe që shfaqen tek adultët me shqetësime shumë më të rënda sesa te fëmija, duke paraqitur shpesh fillimin e patologjisë artrozike-degjenerative, të cilat sot paraqesin një nga sëmundjet më të përhapura në botën e civilizuar. Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në një farë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti. Ky libër u dedikohet prindërve, por është i dobishëm edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë, specialistë të ndryshëm sidomos dhe për vetë pediatrët, të cilëve u takon përgjegjësia të ndjekin zhvillimin e fëmijës, të mbledhin anomalitë e mundshme, dhe ta drejtojnë atë te specialisti përkatës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 954 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Diskutime për stresin identitetin,marrëdhëniet,familjen e shkollën dhe të ardhmen. Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit,psikologët,mësuesit,për të diskutuar nv grupe të vogla e tv mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çfarë është martesa? Si të përgatitesh për martesë? Si ta përmirësosh martesën? Si t'i parandalosh problemet në martesë? Si t'u japësh zgjidhje? Po problemi i divorcit? Po pas divorcit? Po çështja e rimartesës?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një udhëzues themelor për kujdesin ndaj vetes dhe foshnjës, nga ngjizja e fëmijës deri në moshën trevjeçare. Tërësisht praktik, i ilustruar plotësisht dhe i indeksuar.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Prindërit projektojmë te bijtë e tyre ëndrrat dhe dështimet, ato që u kanë ngelur peng nga fëmijëria e adoleshenca, si dhe dëshirat e papërmbushura, teksa presin në mënyrë të pavetëdijshme që fëmijët të shndërrohen në zgjatime të tyre dhe të përmbushin këto pengje.nA nuk do të ishte më mirë ta njihnim  anën e errët të marrëdhënieve tona A nuk do të ishte më mirë ta dije pse fëmija, sidomos nëse ai është djalë, t i ngre nervat aq shpejt, përse është kaq e vështirë ta duash, përse je kaq i bindur se duhet ta ndryshosh, përse e nxit me aq këmbëngulje ta bëjë apo të mos e bëjë diçkanKy libër jep përgjigjjet e duhura.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
ÇFARË MUND TË HANË FËMIJËT E VEGJËLnKUR ËSHTË MIRË TË FILLOJË HEQJA E GJIRITnA MUND TË BËHEN FËMIJËT VEGJETARIANË QË NË MOSHË TË HERSHMEnnKy libër është krejt i veçantë në fushën e botimeve dhe vendos përballë njëra-tjetrës zgjedhjen  tradicionale dhe atë vegjetariane. Në të do të gjeni këshilla të urta, informacion të shumëllojtë dhe receta të thjeshta, që i ndihmojnë prindërit e rinj të zgjedhin rrugën e duhur në dobi të fëmijëve të tyre.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Ky libër u kushtohet gjithë atyre fëmijëve që vuajnë në heshtje, vetmi dhe frikë. Dhe të gjithë atyre që më njohin dhe e mbajnë mend atë vogëlushen me fytyrën e pistë dhe të zbathur, që u përpoq aq shumë të ishte pjesë e tyre.nKjo është historia që askush nuk e ka parë. Historia e asaj çfarë ndodhte pas dyerve të mbyllura.nNuk kam qëllim të lëndoj askënd, i gjallë apo i vdekur qoftë, por të tregoj në mënyrë të sinqertë historinë time, anët e mira, të këqija e të shëmtuara të një fëmijërie tmerrësisht të vështirë, por që tekefundit me bëri shumë të fortë."
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Sekreti i fëmijëve të lumtur" është një libër që ju ndihmon të komunikoni me fëmijët tuaj nga koha kur ata janë foshnje, deri në moshën e adoleshencës. Ai ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete, më të fortë, më të dashur, më të qartë dhe më të çlirët si prindër.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Shumë prindër e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pamundur, që t'u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për dashurinë. Por problemi bëhet edhe më i vështirë kur vjen fjala për seksin.nNdërkaq s'duhet harruar se jo gjithçka përfundon thjesht me komunikimin me të rinjtë. E rëndësishme është sesi dhe nga e marrin ata informacionin për dashurinë dhe seksin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Si të kujdeseni për fëmijën tuaj plotëson nevojat e të gjithë prindërve. Këshillat e vlefshme shëndetësore, të dhëna në një stil të këndshëm të shkruari, i udhëheqin prindërit me kujdes përgjatë foshnjërisë, fëmijërisë së hershme dhe periudhës së adoleshencës të bijave e bijve të tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania