titleToAlt
Konstelacione 47 E ndërgjegjshme që, falë origjinës së dyfishtë, kam trashëguar një përvojë historike, shpirtërore e kulturore të përveçme, dëshirën për të rrëfyer "epokën time" e kam përjetuar si një nevojë të brendshme për të mos humbur rrënjët. "15 dite prilli" nuk është një libër autobiografik. E megjithatë... jam studentja e Mjekësisë që e mësoi anatominë mbi trupa djelmoshash të pushkatuar; jam qytetarja që u përball me pabesinë dhe absurditetin; jam banorja e dashuruar në qytetin-bunker; Jam intelektualja e asfiksuar nga despotizmi ideologjik; Jam artistja e dënuar për evazion ëndrrash... Shtyjeni portën pa frikë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Me 5 maj t'atij viti e pyeta Marie Laure Colson, gazetare e Liberation - it të Parisit: - Ç'mund të ndodhë me Parisin në se popullsia do t;i dhjetëfishohej menjëherë - Apokalips; - foli menjëherë ajo. - Ja; këtu s’po ndodh asgjë, - ia ktheva unë. - Ose; po ndodh diçka fort e bukur. Banorët e Kukësit po shkruajnë historinë e pangjashme të humanizmit në fundin e shekullit XX. Banorët e përhershëm si dhe banorët e rinj; që ndejtën përkohësisht në këtë qytet ose bujtësit e përkohshëm, bujtës dhjetë herë më shumë se banorët e vetë qytetit e kthyen atë në qytet - shtet në një vend të tillë ku çdokush që në lirësinë e vet dhe për asnjë çast s;e ndjeu vetin se qe i tepërt. Në mbrëmjen e 12 qershorit të atij viti, një vajzë e vogël, quhej Egzone; më thoshte: ffNesër po shkojmë n’Kosovë se asht çelë Kosova njejtë si me u çelë dita a nji mot i mirë.
Çmimi: 700 630 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Permbledhja "HistoriKineze" u dedikohet te gjithe atyre qe e duan letersine dhe historine dhe qe duan ta njohin edhe me shume Kinen. Sot, eshte shume e lehte qe te marresh informacion per nje vend nepermjet televizionit, lundrimit ne internet, apo duke prekur ekranin e celularit, por, ne besojme se Antologjia e Prozes Kineze qe keni ne duar, e para e ketij lloji ne botimet shqiptare, do ta beje edhe me te prekshem dhe do ta sjelle akoma edhe me afer lexuesit, nga sa e paraqesin mediat, analistet politike, arkivat apo muzete, te shkuaren dhe te tashmen e Kines. Keto histori, zbulojne nje pjese te rendesi-shme te psikologjise dhe pasurise shpirterore te popullit kinez, te cilen nuk kemi pa-sur rastin ta njohim me pare.
Çmimi: 1400 1260 Lekë
titleToAlt
Po gjate ketyre pesedhjete viteve Leka ka shkruar dhjetera drama, radiodrama, i ka vene ne skene, i ka regjistruar ne radio,Tradicionale. Po kete radhe ka bere dicka te jashtezakonshme. Ne stilin qe e kishte brenda vetes po e kishte harruar rruges. Libri qe une e lexova ne printshkrim me befasoi. Eshte nje liber me nje fantazi te cmendur qe shkon deri ne absurd. Ironi dhe sarkazem ka nga kreu e deri ne fund. Eshte nje liber i vecante nga ana stilistike, ndryshe çfare jemi mesuar te lexojme. Kur e lexon te yjen te qeshesh me budallalleqet e Luftetarit, po nganjehere edhe te dhimbset, gjynah i shkreti si eshte katandise ...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjuha jonë një nga më të moçmet në Europë, pra kjo pasuri që e kanë trashëguar shqiptarët me bekim prej Naimit, ne ja japim si pasuri e larmi njerëzimit. Naimi, duke shpëtuar shqipet ka shpëtuar një pasuri të rallë që është e rëndësishme për kulturën botërore “Gjuhë gjeniale” Robert d’Angeli. Naimi thoshte se shqipja është “gjuhë perëndie”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Siç ka treguar Ernest Kurtiusi, ‘Grindja midis të lashtëve dhe modernëve’ –debati mbi parësinë e klasicitetit ndaj modernitetin zë fill në Mesjetë dhe është i lidhur ngushtë me kushtet e Europës së sapodalë nga latiniteti dhe me evokimet e qarta që Rilindja u bënte burimeve, modeleve dhe idealeve të veçanta antike. Epika rilindase, tragjedia neoklasike , disa forma lirike si odet dhe satira (si në vargje ashtu edhe në prozë) e shpallin hapur borxhin e tyre natyrën e tyre si imitatio dialektike ndaj pararendësve grekë dhe latinë. Ishte e ligjshme të pohoje se letërsitë në gjuhën popullore, që linden si rrjedhojë e së tatëpjetës së communitas-it helenistiko-roman s’ishin veçse shtojca të Homerit dhe të Virgjilit . të Shkencës dhe të tragjikëve grekë, Të Pindarit, të Horacit dhe të Juvenalit
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Per letërsinë sot, mund të quhet një sukses, të mos shkruash për asnjeri, shprehet eseisti i shquar Triestin Klaudio Magris, tashmë që kudo, organizimi kulturor, vec të tjerash, edhe me kaq shumë forume elektronike të komunikimit modern teknologjik, mëton ti përfaqësojë të gjithë . Por kur shfleton faqe të reja të narratives poetike të Bujar Balliut "Emra në zgrip", (pas refleksioneve artistike rreth estetikës krijuese të nobelistëve të "Nobel Laureatët e letërsisë "; sprovës në dialog "Hapësirat rrallohen prej dhimbjes" dhe vëllimit "Heremit" me prozë tregimtare etj.), dëshira bëhet këmbëngulëse për të shenjuar në këto radhë mbresa dhe ndjesi tona të thellësive emotive. Duke nisur me një kun fisnik të tregimit të parë "Dhembjes nuk i mjafton një trup", humanizmi i të cilit ndriçon, në amoralitetin e sotëm shoqëror, si flakërim që, (edhe pas vdekjes), i shkon nga pas. Kush do jetën, duhet të dashurohet me lojën e saj të lidhjeve të gërshetuara dhe ta marr shtuar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri është i bazuar në një serial me të njëjtin titull, "I papranishëm " nga Mirela Papaikonomu. "Çfarë jetuam ne të dy? Gjithçka që nga fillimi, brenda dhe jashtë. Kërkoja me orë, me ditë, me net, fillimin e një të vërtete. Një, të vetme! Asgjë... Një boshllëk. M'u zbraz mendja dhe shpirti bashkë. Sa mirë do qe sikur të kisha urrejtje brenda meje! Urrejtja është një ndjenjë e gjallë. Por unë kam një boshllëk, Sifi. Një boshllëk të madh. Nuk më vjen aspak keq, pasi me këtë luftë ndaj vetes sime, fitova diçka: Të mund të jetoj me veten time. Ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të pajtohem me asgjënë. Edhe ti, ashtu siç ike pa kuptuar nga jeta ime, ashtu u ktheve përsëri, pa kuptuar. Që çfarë të vazhdojmë? Çfarë ishte vallë ajo që kishim, ajo që kaq shpejt u hodh në erë? Jo, nuk e dua. Doli e kalbur. Dhe unë nuk jam aty ku më le... Po. Stathi u bë dashnori im. Jo që unë të hakmerrem ndaj teje, jo që ai të hakmerret ndaj teje. Ne ishim dy marinarë nga e njëjta anije. U mbajtëm nga njëri-tjetri për të mos u mbytur. Dhimbja, i bashkoka njerëzit."- Fragment nga libri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mirësevini në jetë, Kejt Mekenzi. Ç’është e vërteta, në këtë fazë jeta e saj vetjake ka marrë tatëpjetë, kurse puna i është kthyer në një torturë të vërtetë… Shefe e saj është një tirane burokrate tipike. Bojfrendi nuk është i gatshëm të martohet pas dhjetë vjetëve të kaluar bashkë me të…. E ku ka më keq? Vetëm nevoja për të komunikuar me "djaloshin e kamur kokëbosh", pinjollin e njërit prej klaneve më në zë të juristëve të Nju-Jorkut, Miç Hercogun. T’i pranojë vallë miklimet e tij? E ç’do të ndodhë sikur...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjumin tanimë mund ta harroja. Me kockat e ngrira më kujtohej çdo fragment i veçantë i filmit të shkatërruar të jetës sime, vepër e një regjisori të dehur pa asnjë ndjesi të kohës, i cili arrinte të fashiste në hiçgjë skenat e shpresës me sekuenca të gjata e të mërzitshme, tepër përtac për të rishkruar skenarin dhe tepër krenar për ta lënë punën në mes. Një njeri i mjerë me një ndjesi humori të hidhur, ja, çfarë isha. Kulmi i fatkeqësisë ishte se donte që me çdo kusht të luante rolin e protagonistit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një ngjarje tragjike ndodhi atë natë në bujtinën e Zekit. Zeki, pasi e keqtrajtoi Aziz Beun, e flaku jashtë. Në fakt asnjë nuk arrin të thotë me siguri çfarë ndodhi dhe si filloi e gjithë kjo. Njerëzit pëshpëritnin vesh më vesh gjëra të pabesueshme. Disa thoshin se "e filloi Zeki", të tjerë kundërshtonin duke thënë: "Jo, fajin e kishte Azizi, qe bërë tapë". Kishte nga ata që ua vinin fajin klientëve, të tjerë shpreheshin se nuk kishte pse të bëhej edhe kaq e madhe.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Simon Steinberg dhe Blaire Scott janë mes çifteve më të respektuar në Hollivud, të martuar prej dekadash. Tre fëmijët e tyre – Samanta, adoleshente që aspiron të bëhet modele, Skot, student i mjekësisë dhe Alegra, avokate – janë të lumtur dhe të suksesshëm. Alegra, avokate e personave të famshëm në Hollivud, ka një karrierë që po e konsumon dhe ka fare pak kohë për veten e saj, deri kur takimi me një shkrimtar njujorkez do t’ia kthejë jetën përmbys... Dhe kështu Alegra fillon përgatitjet për dasmën e saj në shtëpinë e prindërve në Bel Air.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Ç’vlerë kishte titulli i një aristokrateje të re në një tokë të shkrumbuar nga lufta? Asgjë. Ç’mund t’i sillte asaj bukuria e rrallë? Po mrekullia e një dashurie të madhe, të fshehtë, të shenjtë, të zjarrtë e ... pa të ardhme?... Kjo është historia e një familje të madhe, një histori lufte, tradhtie, misteresh e intrigash. Ajo është një histori ku ngjarjet e së tashmes gërshetohen me enigmat e së shkuarës, kurse ndodhitë e dikurshme pasqyrohen në të ardhmen... Kjo është një histori dashurie dhe urrejtjeje, parash e sinqeriteti, dëshpërimi dhe shprese...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
-Oh, sa mire, Tanja… Qendruan te shtrire keshtu deri ne agim. Ajo u kujtua se duhej te largohej fshehurazi qe askush te mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit qe afrohej me shpejtesi! -Nuk dua te te leshoj, -pohoi me hidherim ai kur e shihte se si po vishej. Ai vete e lau ate ne ne vasken e tij te vogel. Atje gati sa nuk ju hodhen njeri-tjetrit perseri, por ndaluan ne kohe. -Ҫfare do te bej une kur te ikesh? Edhe ajo deri ne vdekje nuk donte te ndahej nga ai. Javen e ardhshme ajo do te fluturonte ne Los-Anxhelos qe te dilte serish ne fushen e betejes… -Mos ndoshta vjen me mua? –propozoi ajo, e vetedijshme se kjo tingellonte disi e çuditshme, teksa ndjente dhimbje vetem nga mendimi per ndarjen e shpejte.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
E shtrëngoi sërish në krahë. "Më do ende?"e pyeti me një zë të drojtur e të shuar, si vogëlushe. Sa kohë kishte kaluar që nuk i kishte dëgjuar ato fjalë, Jani, para së gjithash? Po sikur të mos e donte më? Çfarë i mbetej të bënte? Të kthehej e të kërkonte një Xhefri tjetër, me të cilët kjo botë ishte e mbushur, apo ndonjë tip të trashë si ai komediani nga Nju Jorku, me atë krifën e dendur e të shëmtuar? Sa e zbrazët do t’i dukej shtëpia me panoramën, me lisharësen... ajo botë e bërë për Janin... sikur ai të mos ishte atje? Do të kishte guxim të kthehej? Të ngulte sytë te portreti i tij? Të kujtonte sërish zërin e tij? Të vinte vathë prej perle që ia kishte dhuruar ai?"
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Duke u dashuruar me shkrimtaren e bukur e të suksesshme Kejt Harter, regjisori televiziv Nik Uoterman mendonte sinqerisht se po përpiqej të nënshtronte zemrën e një gruaje të lirë. Por Kejti që i ishte përgjigjur me gjithë shpirt ndjenjës së Nikut, nuk mund të bëhej gruaja e tij—për arsyen e thjeshtë se ajo ishte e martuar, dhe megjithëse martesa e saj ishte tragjike, divorci ishte i pamundur…
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir. Sytë e mëdhenj, në formë bajameje, zbulonin premtimin e një buzëqeshjeje, por, në të njëjtën kohë, pëshpëritnin diçka të ëmbël e të sjellshme – sy që dinin të ishin ledhatues dhe dinakë, për t’u bërë më pas të përhumbur e përsiatës, të harruar në një ëndërr të së shkuarës, larg së tashmes. E shtrirë midis barit, buzë liqenit, Kasandra dukej si grua e ndonjë tabloje romantike ose e ndonjë vegimi të lëbyrtë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si partnere në një nga firmat më prestigjioze të avokatisë në Nju Jork, Aleksandra Parker mezi ia del të balancojë karrierën dhe jetën personale, me bashkëshortin dhe një djalë trevjeçar, të cilin e lindi në moshën 40-vjeçare. Por Aleksandra ndihet e bekuar me jetën dhe martesën e lumtur... derisa një kontroll rutinë mjekësor ia kthen botën përmbys. Sem Parker është një biznesmen i njohur, krenar për karrierën e tij dhe të së shoqes. I mësuar t’i ketë gjërat nën kontroll, Semi kapet në befasi nga sëmundja e Aleksandrës. I tmerruar nga ideja se mund të humbë të shoqen dhe i përndjekur nga hijet e së shkuarës, Sem e ka të pamundur të mbështesë gruan e tij, nga e cila fillon të distancohet. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe karriera e tij merr një goditje të rëndë. Në këtë situatë është Aleksandra ajo që duhet të mendojë nëse ka të ardhme për jetën e tyre në çift apo nëse duhet të vazhdojë rrugën e vetme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman, Danielle Steel bën një përshkrim të fuqishëm të familjeve të ndara, jetëve të shkatërruara dhe një kombi të mbërthyer nga paragjykimet gjatë një episodi të turpshëm në historinë amerikane. Profesori i kolegjit Masao Takashimaya është i pasionuar ndaj ideve të reja, moderne, po aq sa edhe gruaja e tij pas traditave antike. Ishte viti 1920 dhe ai kishte ëndrra për të ardhmen, ndërsa magjepsej nga politika dhe mundësitë e një bote që po ndryshonte çdo ditë. Njëzet vjet më vonë, vajza e tij 18-vjeçare, Hiroko, shkon në Kalifornia për një edukim më të mirë. Për vajzën e re, Kalifornia ishte një botë e ndryshme. Më 7 dhjetor, Pearl Harbor u bombardua nga japonezët. Brenda pak orëve u shpall gjendje lufte dhe Hiroko u bë armike në vend të huaj. E tmerruar, ajo donte të kthehej në shtëpi, por u detyrua të qëndronte nga i ati, i cili mendonte se do të ishte më e sigurt në Kaliforni sesa në Japoni. Dhe kështu ndodhi... për pak kohë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Aksidenti” është një nga romanet më të fuqishëm të Daniel Still. Edhe pse takimet e punës e mbajnë të shoqin, Brad, shumë shpesh larg shtëpisë, Peixh ndihet e bekuar me familjen e saj dhe martesën e lumtur. Ata kanë një shtëpi pranë San Franciskos dhe ajo kujdeset për të birin 7–vjeçar Andi dhe vajzën e tyre adoleshente Alison. Në moshën 15-vjeçare, Alison ka problemet e saj dhe një mbrëmje, në vend të shkonte te shoqja e saj, Kloi, Alison gënjen dhe del me dy djem më të rritur. Por një e shtunë mbrëmë që supozohet të jetë e këndshme përfundon në tragjedi kur makina e tyre përplaset me një tjetër, Në spital, Peixh takon babain e Kloit dhe, në pamundësi për t’u lidhur me të shoqin, ajo mbështetet tek ai gjatë atyre orëve të torturave pa përgjigje. Pa të shoqin, Peixh ndihet sikur jeta e saj po shkatërrohet, ndërsa mendon se e bija mund të mos mbijetojë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ngriti kokën që të vështronte sytë e tij të kaltër të errët, që ndriçonin një fytyrë të mirë dhe të dashur, e cila me kalimin e viteve po i pëlqente gjithnjë e më tepër. Mandej pa e patur mendjen i shkoi nga pas dhe u ulën në një kolltuk pranë dritares, ku për një grimë qëndruan në heshtje, duke vështruar dëborën që binte. Më në fund, Betina ngriti sytë e gjelbër drejt Ivos. Ishte zbehur e tëra, ndërkohë që e vështronte me vëmendje dhe ai e mori dhe e shtrëngoi ngadalë në krahë. Betina nuk kundërshtoi, sikur ta kishte kuptuar se kishte nevojë për Ivon, ashtu si edhe ai për të. Ndjeu shtrëngimin e dridhur të tij tek priste të dëgjonte çfarë do t’i thoshte.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania