titleToAlt
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nga të gjitha faktet e jetës ,vdekja është më e dukshmja,ajo që në mënyrë intuitive është më e qarta.Në një moshë të hershme ,shumë më herët nga sa shpesh mendohet,ne mësojme se vdekja do të vijë dhe se nuk ka shpëtim nga ajo .Megjithatë ,çdo gjë ,siç thotë Spinoza, synon që të vazhdojë në qenien e saj.Në thelbin e njeriut,ekziston një konflikt i gjithëpranishëm midis dëshirës për të vazhduar ekzistencën dhe ndërgjegjësimit për vdekjen e pashmangshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si të shuajmë sherrin para se të na djegin flakët e tij? Si të komunikojmë me fëmijët? Si t’i bëjmë gratë të na dëgjojnë? Si të zbulojmë gënjeshtarët? Përse gratë kurrë nuk harrojnë? Si të krijoni familjaritet që në takimin e parë? Si të dallojmë sinjalet erotike?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoflë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thëniës: "M'u bë në ëndërr sikur...". Po ku e ka burimin kjo? Pse e quajmë atë diçka të huaj? Pasi shqyrtohen burimet e ëndrrave duket sikur kjo nuk kushtëzohet as me lëndën, as me përmbajtjen e ëndrrës; madje në shumicën e rasteve kjo e fundit është e përbashkët si për ëndrrën, ashtu edhe për kohën kur jemi të zgjuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri “Misioni i Zigmund Frojdit” trajton: Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të? A ishte vallë ai një dekadent vjenez, i përshkuar nga atmosfera ndjesore dhe e shkujdesur që shpesh quhej tipike për Vjenën (ashtu siç hamendësojnë armiqtë e tij), apo një mjeshtër i madh i punës së tij, njeri pa as më të voglën mangësi personale, i paanshëm dhe i pakompromis në kërkim të së vërtetës, një njeri që e donte familjen e tij, i mirë me nxënësit e tij, i drejtë ndaj kundërshtarëve, i privuar nga ambicia dhe egoizmi (ashtu siç ngulin këmbë pasuesit e tij të vërtetë)? Me sa duket, denigrimi ose ekzaltimi nuk mund të na ndihmojnë as për zbulimin e natyrës së ndërlikuar të Frojdit, as për të kuptuar ndikimin e personalitetit të tij në strukturën e psikoanalizës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant. Kjo është e njëjta gjë, veçse e formuluar ndryshe, sepse nëse puna e aparatit psikik synon të mbajë të ulur masën e eksitimit, gjithçka që synon ta shtojë atë, duhet parë si faktor që çrregullon funksionet normale të organizmit, domethënë si pakënaqësi. Parimi i kënaqësisë rrjedh nga parimi i konstantes. Në të vërtetë, te parimi i konstantes na çojnë po ato fakte që na kanë detyruar të pranojmë parimin e kënaqësisë. Një diskutim më i thelluar do të na tregojë se kjo prirje që i mvishet aparatit shpirtëror, varet si një rast i veçantë nga parimi i prirjes së qëndrueshmërisë, të treguar nga Fehneri, me të cilën ai ka lidhur ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Psikologjia e turmave” trajton turmat dhe formimin e tyre. Kur flasim për morfologjinë e turmave, duhet të kemi parasysh se duhen dalluar forma tepër të ndryshme turmash dhe drejtime të kundërta të zhvillimit të tyre. Ka turma tepër kalimtare dhe të tjera jashtëzakonisht jetëgjata; ka turma homogjene që përbëhen nga individë të ngjashëm, dhe turma johomogjene; ka turma të natyrshme dhe artificiale, kohezimi i të cilave, veç të tjerave, kërkon edhe një shtrëngim të jashtëm; ka turma primitive dhe turma të strukturuara me një organizim tepër të lartë. Por, për arsye që ende nuk janë zbuluar, do të dëshironim të vinim një theks të veçantë mbi një dallim që në vepër është shpërfillur nga autorët tanë; e kam fjalën për dallimin e nivelit të turmave pa udhëheqës dhe turmave me udhëheqës. Dhe në kundërshtim me procedurën e zakonshme, kërkimi ynë nuk do të zgjedhë si pikënisje formimin e një turme relativisht të thjeshtë, po, përkundrazi, ai do të niset nga turma tepër të organizuara, jetëgjata e artificiale. Shembujt më interesantë të formimeve të tilla janë Kisha, bashkësia e besimtarëve, dhe Ushtria, turma ushtarake.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania