titleToAlt
Friedrich Nietzsche ka qënë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se mbinjeriu, rnishërimi njerëzor i hyjnores, është pas-ardhësi i tij. Me fuqinë që shndrit dhe poetikën madhështore, Nice argumenton se kuptimi i jetës nuk duhet kërkuar në devocionet fetare a nënshtrimet përulëse por në forcën e jetës së plotfuqishme: pasionante, kaotike dhe të lirë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shumica e njërezve krenohet se zotëron në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyhej nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e saj në këtë fushe, duke propozuar që njohur itë e saj të verifikohen në praktike. Mirëpo, si rregull ata që duan ta kuptojnë seriozisht natyrën e njeriut e mësojnë sa vlejnë në të vërtetë njerëzit e tjerë nëpërmjet bashkëpërjetimit ose gjatë krizave jetësore vetjake, ose duke vëzhguar krizat e të tjerëve dhe duke e identifikuar veten me ta. Studimi i natyres së njeriut mund të quhet art, në dispozicion të të cilit janë shumë instrumente. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë zgjerimi i njohurive tona për njerëzit, domethënë ai duhet të na japë mundesinë për t'u bërë natyra më të mira më të plota më të pastra
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Një Fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte ne një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime,dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijet janë në gjendje të të kuptojnë më shumë se kushdo tjetër se njeriu nuk lind racist,por bëhet. Ky libër që përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve të vajzës sime, u drejtohet: fëmijëve që nuk kanë ende paragjykime dhe duan të kuptojnë: prindërve mësuesve, edukatorëve. Më shumë se dhjetë vjet pas këtij bashkbisedimi me Merjemen, unë doja ti këmbeja këto mendime me fëmijët nga gjithë bota, të cilët vazhdoj ti takoj. Sepse ne së bashku konstatojmë se racizmi jo vetëm nuk është sprapsur por është bërë i zakonshëm bile në disa raste është përkeqësuar. Ne përpiqemi të kuptojmë format e reja të shfaqjes së tij: rritja e antisemitizmit dhe islamofobisë, diskriminimet, viktima të të cilit janë emigrantët dhe futja në skenë e indetitetit kombëtar...”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky liber do t'ju bëjë të vini në diskutim gjithçka mendonit se dinit rreth jetés, që nga lumturia dhe pasuria, deri te qëllimi dhe pushteti. Është një hartë revolucionare per t'u bërë versioni më i mire dhe i jashtëzakonshëm i vêtes. Pikë. Deiv Asprei, biohaker dhe themelues i Bulletproof Exec dhe Bulletproof Coffee Po sikur t'i jepnit vetes leje për të menduar si mendjet më të mëdha krijuese të epokës sonë, të vinit në diskutim dhe të sfidonit rregullat e vjetra dhe të krijonit rregulla të reja rreth idesë së dashurisë, edukimit, përshpirtërisë. punës, lumturisë dhe domethënies? Mos ndiqni konvencione. Kodi i Mendjes sé Jashtëzakonshme ju mëson të jeni të suksesshëm sipas termave tuaj. Nuk ka rëndësi nga niseni, ju mund të ndërtoni një jetë që është vërtet e jashtëzakonshme dhe të Jini një gjurmë në univers. Në këtë liber ju do të mesoni té përkulni realitetin, të vini në diskutim gjepurat, të tejkaloni peizazhin kulturor. të përqafoni thirrjen tuaj, të praktikoni inxhinierinë e vetëdijes, të jetoni nën disiplinën c lumturisë dhe ta shtyni njerëzimin përpara, në mënyrë që të krijoni më tepër lumturi domethënie dhe impakt në bote. Më tepër sesa thjesht një liber fizik, Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme ju lidh me një platforme të tërë mësimore globale dhe me një komunitet, ku ju mund të zhyteni më thellë në çështje, të ndërveproni me autorin, të dëgjoni nga të ftuar të veçantë dhe të lidheni me lexues të tjerë. Bëhet fjalë për një shndërrim në një nivel krejtësisht të ri. Le t'ia nisim.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur ju thonë më shtruar apo mos u shqetësoni, a ju vjen t'ua ktheni qepeni gojen Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin. I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t'ju japë forcën për të mposhtur në qoftë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër Profesoresha Delia Steinberg Guzman na ofron një tregues të mirë entuziazmi filozofik, i cili zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më te mira të traditës pitagoriane dhe sokratiane. Filozofia te ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur veten tonë, për ta përmirësuar atë dhe për t'u harmonizuar me ligjet më të thella të universit. Për autoren nuk ekzistojnë fjali të mbyllura dhe absolute, por pyetje të thella dhe të hapura, këshilla zemre, të cilat ofrohen me nje qëndrim bujar që na shoqëron përgjatë dialogjeve me veten tonë. Delia Steirtberg Guzman është Drejtuese e Organizmit Ndërkombëtar "Akropoli i Ri” që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit ne më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Shumë prej veprave të saj janë perkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë ne revista dhe gazefa në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në pirgjithësi Ka shktruar më shumë se tridhjetë libra dhe manuale mbi Fifozofinë Praktike,Psikologjinë Qytetërimet e Lashta, Astrologjinë, etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant. Kjo është e njëjta gjë, veçse e formuluar ndryshe, sepse nëse puna e aparatit psikik synon të mbajë të ulur masën e eksitimit, gjithçka që synon ta shtojë atë, duhet parë si faktor që çrregullon funksionet normale të organizmit, domethënë si pakënaqësi. Parimi i kënaqësisë rrjedh nga parimi i konstantes. Në të vërtetë, te parimi i konstantes na çojnë po ato fakte që na kanë detyruar të pranojmë parimin e kënaqësisë. Një diskutim më i thelluar do të na tregojë se kjo prirje që i mvishet aparatit shpirtëror, varet si një rast i veçantë nga parimi i prirjes së qëndrueshmërisë, të treguar nga Fehneri, me të cilën ai ka lidhur ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dukuri e çuditshme e kulturës sonë është se njerëzit nuk e kuptojnë dot deri në fund ose, ka të ngjarë që kështu duhet të themi, nuk janë ndërgjegjësuar deri në fund lidhur me faktin që çfarë fatkeqësie serioze është mërzia. Merrni një njeri, i cili kushedi se për çfarë arsyeje nuk di me se të merret. Përderisa këtij njeriu i mungojnë burimet e brendshme të afta për ta detyruar të merret me diçka në mënyrë aktive, të krijojë diçka ose të vërë në punë forcën e intelektualit, ai do të vuajë nga mërzia, do të ndiejë njëfarë barre, stres, një paralizë, të cilat vetë ai nuk mund t'i shpjegojë. Mërzia është një nga format më të egra të torturës. Është një dukuri e kohës sonë që po gjen përhapje të furishme: Njeriu që ndodhet nën peshën e mërzisë dhe që nuk ka mundësi ta heqë qafe, do ta ndiejë veten thellësisht të shtypur. Këtu mund t'ju lindë dëshira të bëni pyetjen: cili është shkaku që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë dot sa e rrezikshme dhe e dhimbshme është mërzia dhe sa vuajtje na shkakton.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit të nëntëmbëdhjetë që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me termat klinike dhe të frikës. Horla, është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers. Ai është dublanti ynë, vëllai ynë, por gjithashtu rivali ynë: jashtëtokësori, ardhja e të cilit do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të njeriut. Tregimi i të sëmurit mendor bëhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit të romanit.
Çmimi: 650 585 Lekë
titleToAlt
I njohur në vendin tonë, me romanet e suksesshme "Fantazitë e një gruaje", "Një histori amerikane" dhe "Tej cakut të dashurisë", ai i vjen përsëri lexuesit shqiptar me romanin e tij më të fundit: "Manjola. 12 ditë". Në Rusi, Anatoli Toss është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Ajo që përpiqem të bëj te "Manjola", është të përshkruaj jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve, por edhe vetë kohën, nëntekstin e saj shoqëror e shpirtëror, dhe një përpjekje e tillë gjithmonë është e lidhur me rininë... ...nga rinia nuk mund të shkëputesh, atë nuk e ndan dot nga vetja, nga e gjithë jeta tjetër, jotja. Si mund ta ndash veten nga shoqëria, dashuria, ndjesia e lehtësisë, nga synimet për të ardhmen? Rinia është gjithmonë mrekullisht e bukur, pavarësisht nga koha, vendi, rendi politik e shoqëror, vështirësitë dhe mungesat. Ç'të bësh, nëse rinia ime qëlloi në një segment kohor tejet të veçantë të dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit të njëzetë? Rëndësi ka të di të tejçoj botën shpirtërore, shqetësimet, synimet, ndjenjat e heronjve të mi. Rëndësi ka që lexuesi t'i matë ato me kutin e tij, t'i krahasojë me të vetat, dhe t'i ndajë me heronjtë e mi, madje edhe lexuesi të cilit nuk i qëlloi ta përjetonte atë kohë. Sepse shqetësimet, synimet, ndjenjat... janë të pandryshueshme dhe nuk varen nga shekulli, viti, madje as edhe nga vendi ose sistemi politik nuk varen shumë. Substanca, thelbi i njeriut, natyra e tij qëndrojnë më lart se veçori të tilla.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Drama "Pamje nga ura" trajton temën e emigracionit klandestin në Amerikën e vteve '50 por në të' ndërthuren një sërë problematikash: dashurore, sociale, psikologjike, të moralit, të ligjshmërisë dhe të inçestit, të komunikimit të qytetërimeve dhe kodeve të tyre. Intriga që e mban dramën në këmbë është gërshetimi apo kundërvënia e Kodit të nderit siçilian me Kodin ligjor amerikan, me kuptimet e qendrimet e tyre të ndryshme, që autori ua vesh personazheve në sjelljen skenike dhe në veprimin dramatik.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Portnoi, është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij, për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë, rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varur plotësisht nga seksi. “Ankimi i Portnoit” është romani më popullor i Philip Rothit dhe u rendit ndër 100 romanet më të mirë të shekullit XX. Ai cilësohet si emblematik për kohën që u botua dhe si libri komik më i pamëshirshëm rreth seksit i shkruar deri tani.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania