titleToAlt
Në librin "Sapiens", Youval Noah Harari eksploroi të shkuarën tonë. Te "Homo Deus", ai hodhi vështrimin tek e ardhmja. Tani një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta. Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t'u mësojmë fëmijëve? "27 leksione për shekullin e 27" i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t'ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën. Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon? Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë? Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit? Pse është në krizë demokracia liberale? Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve. Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një bote të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet. Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën "27 leksione për shekullin e 21" një libër thelbësor për t'u lexuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Duke përvijuar lartësitë e spikatura të kulturës kineze, autorët ndajnë me ju vizionet e tyre për konceptet dhe pasionet e kombit kinez gjatë 5000 vjetëve të kaluar. Pas leximit të përshkrimit të këtij diapazioni historik të shënuar nga krijimtaria dhe prirja për risi, të dukshme edhe sot në kryeveprat e gjalla artistike dhe traditën folklorike, ju do të përfitoni shpejt një kuptim më të mirë të karakterit kulturor, pikëpamjeve për jetën, synimeve estetike dhe frymes kombëtare të popullit kinez. Përmes çdo vepre të artit ose arkitekturës shpaloset një histori apo legjendë magjepsëse.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Dikush mund të pyesë se çfarë kanë të përbashkët Parlamenti me një dhomë, rafti për tharjen e pjatave dhe tekstet e mesazheve. Apo çfarë lidhje ekziston midis pakos së lindjes, ksilitolit, saunës dhe vaktit falas në shkollë. Përgjigjja është e thjeshtë: të gjitha këto janë risi sociale finlandeze. Në Finlandë, si kudo gjetkë, atributet për arritjet ekonomike u takojnë risive teknike, por vetëm së fundi risitë sociale janë konsideruar si baza e harmonisë shoqërore. Barazia gjinore, arsimimi falas, siguria shoqërore universale dhe demokracia parlamentare, si dhe stabiliteti shoqëror që ata krijuan më pas, kanë siguruar mirëqenien e Finlandës. Ky libër, i cili është serioz dhe argëtues njëkohësisht, prezanton 100 risi sociale nga Finlanda.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Leximi i veprës "Rrënjët e Brazili"t është i domosdoshëm për të gjithë ata që kanë interes të njohin më mirë Brazilin. Eseja e Serzhio Buarke de Holanda është një "klasik i lindur", nëse duam të përdorim shprehjen e bukur të Antonio Kandido. Libri shpjegon dhe paraqet Brazilin. I botuar në vitin 1936 ai mbart gjurmë të kohës së tij, një periudhë intelektualisht pjellore që nxori vepra cilësore mbi formimin historik dhe kulturor të vendit. Por libri dallohet nga veprat e së njëjtës epokë nga perspektiva e tij për të ardhmen, sepse u drejtohet sfidave dhe tranzicionit që po kalonte vendi, mes të shkuarës agrare dhe urbanizimit, trashëgimisë së kolonizimit dhe kohëve të reja, mes oligarkisë dhe premtimit për demokraci. Aktualiteti i veprës qëndron në vlerësimin që jep mbi demokracinë dhe mbi kushtet e lindjes së një kulture demokratike në Brazil.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Kushti Post-modern”, është një libër filozofik i shkurtër por tejet ndikues ku analizohet epistemologjia e kulturës post-moderne dhe fundi i meta-narracioneve, thelb i modernitetit. Për Lyotar-in, meta-narracionet, mes të cilave, reduksionizmi dhe nocionet teologjike të historisë njerëzore si Iluminizmi dhe marksizmi janë zhvlerësuar prej zhvillimit teknologjik në fushat e komunikimit, masmediave dhe shkencave kompjuterike; shkenca moderne shkatërron meta-narrativën e vet. Kjo është dhe vepra që përdori së pari termin “post-modernizëm”.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Franz Kafka për Milena Jesenskan: "Një natë më parë ëndërrova për ju. Çfarë ndodhi me hollësi, mezi e kujtoj, por gjithçka di, është se po shkriheshim te njëri - tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg, sa ju nuk ishit më aty. Në vendin tuaj, në zjarr isha unë dhe po përpiqesha ta shuaja atë me pallto." Napoleon Bonaparte për Josephine de Beauharnais: "Shpirti im dhemb dhe nuk do të ketë qetësi për të dashurin tuaj. Është një vuajtje e bukur që më zgjojnë ndjenjat e thella për ty. Me ç'mënyrë e ke mahnitur gjithë qenien time dhe ke bërë që ajo të përqendrohet e tëra te ju? Të jetoj për Josephinen, kjo është historia e jetës sime. Sa kohë do të kalojë deri sa ju t'i lexoni këto fjalë, këtë shprehje të dobët të një shpirti rob, ku ju jeni mbretëreshë?" Ludwig Van Bethoven së dashurës së tij të pavdekshme: "Edhe pse ende në shtrat, mendimet e mia shkojnë te ju, e dashura ime e pavdekshme! Herë me gëzim, herë me trishtim, pres të mësoj, nëse fati do të na dëgjojë. Unë mund ta jetoj jetën plotësisht vetëm bashkë me ju ose aspak. Ooh, vazhdo të më duash! Kurrë mos e gjykoni me dyshim zemrën besnike të të dashurit tuaj! Përgjithmonë i yti! Përgjithmonë e imja! Përgjithmonë e jona!"
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania