titleToAlt
Ky libër është burim themelor për për mendjen kureshtare të lexuesve, të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Eshtë një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre. Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkohë që, faqe pas faqeje, lcke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te Interneti holografik që sundon në realitetin tonë. Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht "teori". Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundmë provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve kukulla dhe personazheve të njohura, dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh. Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David lcke hedh dritë mbi popullin e hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre. Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është? Vazhdo të lexosh. David lcke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjithë botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: "Sekreti më i madh", " Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion", "Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake", "Bijtë e Matriksit", "Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë", "Kronika nga spiralja e kohës"etj.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
I cituar shumë herë, i kritikuar e në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kohës për pikëpamjen themelore të autores, se në “bazën e shqipes standarde qëndron dialekti i toskërishtes”, vjen për herë të parë i përkthyer në shqip, punimi i Janet Byron, i shkruar më 1976, me analiza të holla, të trajtuara në sfondin e një njohjeje të thellë të teorive moderne rreth procesit të standardizimit të gjuhëve në shoqëritë në zhvillim dhe të një njohjeje po aq të mirë të proceseve të vetë shqipes. Libri përmban një analizë tërësore dhe sistematike të kritereve mbi bazën e të cilave janë kryer përzgjedhje të ndryshme standardizuese në të gjitha nivelet e gjuhës shqipe. A ishte dialekti i elitës, i përbashkësisë së formave, kriteri estetik apo ndonjë tjetër, faktori vendimtar në përzgjedhjen e bazës dialektore të standardit në gjuhën tonë? “Çështja e bazës dialektore të shqipes standarde,- shkruan autorja,- është në të vërtetë çështja e përzgjedhjes midis alternativave të mundshme: këtu rrekemi t’i përgjigjemi pyetjes se cili prej dialekteve është zgjedhur si bazë e variantit standard. Gjatë viteve të hershme të qeverisjes socialiste ka pasur një marrëveshje unanime për këtë çështje, por në dhjetëvjeçarin e fundit, pikëpamjet e studiuesve rreth kësaj çështjeje kanë ndryshuar... Çështja e dytë lidhet me qëndrimin zyrtar ndaj dialekteve; siç do të vihet re, ai ka një peshë të konsiderueshme në standardizimin e gjuhës.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Antoni mbetet pa fjalë, kur Rudigeri, vampiri i vogël, vjen papritur ta kërkojë në shtëpi. Rudigeri ka rënë në hall. Familja e tij e ka përzënë nga zgavra për shkak të shoqërimit me njerëzit. Antoni i gjen strehë vampirit në bodrumin e pallatit. Mirëpo për Antonin është shumë e vështirë të mbajë larg bodrumit prindërit, si edhe fqinjët kureshtarë, të cilëve u ngacmohet hunda nga kutërbimi që vampiri ka sjellë me vete. Antoni mezi pret ditën, kur familja Drithërima të mblidhet e të heqë masën e dëbimit për Rudigerin. Për këtë i lypset edhe ndihma e Anës pa Dhëmbë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ndër veçoritë kryesore të kësaj metode theksojmë: - Përdorimi i një fjalori të përzgjedhur nga fjalët me përdorim me të shpeshtë. - Përqendrimi në njohuritë kryesore të gramatikës, duke iu shmangur hollësive, përjashtimeve, renditjes tradicionale. - Ndërtimi i kujdesshëm, metodik që respekton shkallëzimin e vështirësive, ndjek një raport të matur teori-praktikë; veçimi dhe spikatja grafike e çështjeve më të rëndësishme. - Pasurimi i tekstit në lexime të zgjedhura, të larmishme dhe tërheqëse etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Për këtë metodë ndiqen parimet kryesore që e kanë bërë të mirepritur librin ITALIANO 1 : - Përzgjedhja e fjalëve të reja sipas frekuencës së përdorimit. - Selektimi rigoroz i njohurive gramatikore: mënjanohen hollësirat, renditja “tradicionale” ia lë vendin asaj dobisë mësimore. - Vështirësitë jepen me shkallëzim metodik të studiuar, përmirësohet raporti teori-praktikë, jepen ushtrime të larmishme. - Pasurohet teksti me lexime të zgjedhura, vjersha, anekdota etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Parimet kryesore të realizuara në librin ITALIANO 4 janë: • Përzgjedhja e kujdesshme e materialit gjuhësor. • Lidhja dhe vazhdimësia me ITALIANO 1, 2 dhe 3 duke ndjekur një shkallëzim të vështirësive. • Pasurimi i tekstit me pjesë, lexime, biseda, vjersha, gramatikë, etj. • Paraqitje grafike dhe ilustrim më cilësor.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Synimi kryesor i këtij libri është të interpretojë, të zgjidhë ose të shtrojë disa nga çështjet e rëndësishme të semantikës leksikore të shqipes, që i ka nxjerrë vetë zhvillimi i gjallë gjuhësor, sidomos në rrafshin e gjuhës standarde. Roli i faktorëve gjuhësore e jashtëgjuhësore, ndikimi i përmbajtjes mbi formën e anasjelltas, veprimi i kërkesava të normës gjuhësore sipas standardit, lidhjet e brendshme të natyrshme, dukuritë specifike të gjuhës, janë disa nga çështjet që trajtohen në këtë libër.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çfarë përmban kjo metodë? • Një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj. • 15 mësime praktike me temë nga jeta e përditshme. • Një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur. • Tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çfarë përmban kjo metodë? • një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj. • 15 mësime praktike me temë nga jeta e përditshm • një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur. • tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë i drejtohet një publiku gjermanisht folës, të interesuar të mësojë shpejt e pa vështirësi gjuhën shqipe. Libri përmban një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj dhe gjithashtu 15 mësime praktike me temë nga jeta e përditshme. Libri ofron një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur dhe tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe. Libri synon të realizojë aftësi komunikuese të kënaqshme, formimin e automatizmave gjuhësorë dhe komunikim të rrjedhshëm me shqipfolësit në jetën e përditshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Parimet kryesore të realizuara në këtë metodë janë: -Përzgjedhja e kujdesshme e materialit gjuhësor dhe letrar -Lidhja dhe vazhdimësia me ITALIANO 1 dhe 2 duke ndjekur një shkallëzim të studiuar të vështirësisë. -Pasurimi i tekstit me pjesë, lexime të zgjedhura, biseda, anekdota, vjersha, rubrika të reja. Për të ndihmuar në përvetësimin e foljeve të parregulta janë dhënë, në një rubrikë të veçantë, ato që përdoren më shpesh. -Rubrika e mirëpritur “ PUOI TRADURMI? ” është zgjeruar dhe pasuruar me tematikë dhe më të larmishme. -Paraqitja grafike dhe ilustrimi më cilësor.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Në këtë libërth me dhjetë tema dhe rreth 400 fjalë për secilën gjuhë mbulohen nevojat kryesore të udhëtarit për t'u orientuar në mjediset e aeroporteve e në udhë, për t'u marrë vesh në hotele e restorante, për të kërkuar ndihmë te mjeku apo farmacisti. Fjalët në gjuhët e huaja jepen me sistem të lexueshëm lehtë për të gjithë. Botimi përmban edhe krahun gjuhë e huaj-shqip për vizitorët e huaj në Shqipëri dhe trojet ku flitet shqipja. Shqiptimi jepet me sistem fonetik të thjeshtë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky botim u drejtohet atyre që kanë punuar me metoda të ndryshme, por që ndiejnë se pavarësisht nga arritjet, është mirë: • Të mos ndërpritet puna e nisur e të fillojë harresa. • Të zgjerohen e të thellohen njohuritë përtej caqeve detyrimisht të kufizuara që kanë metodat. • Të njihen fjalë dhe shprehje të reja nëpërmjet materialit letrar artistik. Në këtë botim do të gjeni 22 pjesë letrare të përzgjedhura, të pajisura me komente, detyra dhe fjalor për punë të pavarur. Ata që dëshirojnë të stërviten jo vetëm me gojë, do të gjejnë mjaft propozime te vlefshme për punën me shkrim.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Metodë e thjeshtë, komunikuese, e këndshme,e përshtatshme për fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën italiane.
Çmimi: 340 Lekë
titleToAlt
Metodë e thjeshtë komunikuese, e këndshme për fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën italiane.
Çmimi: 320 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë ju ofron: • Një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj. • 15 mësime praktike me temë nga jeta e përditshme. • Një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur. • Tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo ese është shkruar si një roman mbi nëntë pjesë të veçanta. Për artin e romanit është personazhi kryesor i librit: shpirti i humorit që ai kishte, marrëdhënia e tij misterioze me muzikën, etj. Tregimi i tij bëhet në tri faza. Libri shqyrton situata kyçe në epokën tonë, çështja morale ngrihet kundër artit të shekullit, kalimi i kohës e bën të pasigurt për identitetin e "unë", kujtesa si një formë e harresës, nocioni thelbësor i modestisë si një kohë e bazuar në pamaturinë e individit që të bëhet zakon dhe rregull, shpall muzgun e individualizmit, dhe fuqinë misterioze të vullnetit të dëshirë së fundit të njeriut të vdekur.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një metodë e thjeshtë, e kapshme, me CD, jo vetëm për nxënës, por edhe për këdo që është i interesuar për gjuhën spanjolle.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë: • Është hartuar posaçërisht për fëmijë të moshës 10-15 vjeç. • Ka rreth 100 mësime me figura, me shqiptim dhe me përkthim. • Mbështetet nga fjalët e nxjerra nga fondi themelor i fjalëve të fjalorit të gjuhës së sotme angleze. • Mësimet janë me një aparat metodik të përshtatshëm për fëmijët. Është shoqëruar me figura tërheqëse.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Kjo vepër është aq e mrekullueshme, sa unë nuk e di se me çfare tjetër mund të krahasohet“ Gëte.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ushtrime përgatitore për mësimin e italishtes: • Përgatit nxënësin të mësojë gjuhën italiane me themel; • Ushtrime të përmbledhura dhe njohuri themelore të gramatikës ; • Mësime të shkurtra dhe zhvillim gradual në ritmin e mësimit të gjuhës italiane.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Italishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.
Çmimi: 2500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania