titleToAlt
Letërkëmbimi në letërsi. Humor Satirë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një libër i mrekullueshëm, i larmishëm dhe befasues, me një tematikë të shkëlqyer, që të bën të qeshësh. Rushdie vijon të mbetet stilisti ynë më me humor i prozës tregimtare, një shkrimtar me origjinalitet shtangës. Një vepër epike, mahnitëse dhe e rrëmujshme, që herë pas here e bën lexuesin të shqyhet së qeshuri, madje edhe kur ia ngrin gjakun në deje. “Psherëtima e fundit e Arapit” është një rrëfim në formën më të përsosur.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Gjashtë vjet mbas librit shumë të lavdëruar me tregime, “Kafshë të trishta”, Jordi Puntí shfaq talentin e tij në gjininë e gjatë të prozës me këtë “roman rruge” të veçantë: një histori tronditëse, e thatë dhe e përshkuar nga një humor i hollë, që thellohet në jetën e një grupi të vogël personazhesh në një Barcelonë të asfiksuar nën mantelin gri të diktaturës dhe të dëshiruar për t’u përfshirë nga moderniteti europian. Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakrus – jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm – zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, “Kristoforët”, që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri-tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre. Dora-dorës që shtjellohet rrëfimi, tabloja komplekse e një jete fiton vazhdimisht thellësi duke i përftuar lexuesit po atë magjepsje që ushtron Gabrieli tek ata që kanë pasur të bëjnë me të, te femrat që e kanë dashur dhe tek të bijtë që kanë tërë jetën që e presin. “Valixhe të humbura” është një pasqyrë besnike e viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, e një kohe kur Spanja jetonte e izoluar nga një Europë që ziente nga energjia e madhe kulturore, sociale e politike. Me këtë portret jetësor të një figure dredharake dhe komplekse, realizuar me penelata mjershtërore humori, ngrohtësie e tragjedie, Puntí shfaqet si një nga zërat më interesantë në prozën letrare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"TRIMNIKA" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve . Flet për një hakmarrje simbolike, nëpërmjet një arme që vetëm " TRIMNIKA" di ta përdorë drejt. Flet për një bashkim forcash që vendosin të venë drejtësinë në vend , duke sajuar një Reality - Show ku njerëzit më të pushtetshëm të medias dhe të politikës, që kishin abuzuar me TRIMNIKËN dhe aleatët e saj , marrin ndëshkimin e merituar. Në këtë libër përzihet e ardhmja , e tashmja dhe e kaluara, dhe rrëfen ngjarje dhe personazhe reale, në një formë të parodizuar.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht. Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton? Por ka edhe më pasi t'ju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me Viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë? Duket si një makth marrafrymës, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës, zonjë shtëpie për ta pirë në kupë dhe një nënë shembullore, që sakrifikoi gjithçka për t'u martuar me David Stadlendsin. Burrë ideal, kirurg me emër dhe i përkushtuar në bëmat më fisnike humanitare, që i vë brirët me t'iu dhanë rasti! Për fat, në krah i gjenden shoqet më të mira. Hana, galeriste arti shik, e martuar për interes, me mendjen top se dëshira e partnerit për të mos pasur fëmijë përputhet me të sajën, dhe Kejsi, mësuese me fëmijë dhe burrin veteriner, e zhgënjyer dhe e cingërisur nga mjedisi ku punon dhe çka është më e rëndësishme, nga orgazma e humbur. Jeta e Xhesit do të tronditë edhe të tyren duke nxjerrë në sipërfaqe ëndrrat dhe dëshirat e struktura thellë përbrenda. Derisa tradhtive të Davidit do t'iu shtohen edhe zbulime fort të hidhura dhe Xhesi do të paditet për vrasjen e tij. Por ta ketë kryer në të vërtetë, vallë? Gra, nëse keni një burrë, përpiquni të mos e vrisni, durimi është virtyt i bashkëshorteve, por nëse jeni ende në kohë dhe askush s'iu ka paralajmëruar për efektet anësore të martesës, atëherë lexoni këtë libër, para se të jetë shumë vonë!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dy jetë të ndryshme si punëtore fabrike, dy fate të ndryshme grash: Brigita dhe Paula, po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën atmosferë. Personazhet në këtë roman nuk janë njerëz, por sende pa jetë, mobilie. Ky rrëfim është më shumë sesa satirë, falë shqisës së gjashtë që kjo autore e “pandreqshme” ka. Sarkazma e autores e bën rrëfimin një tregim të mirëfilltë dokumentar. Ajo zhbirilon në botën e tyre të brendshme, në mjedisin fshatar përreth dhe në rrëmujën që i’u dikton tradita.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania