titleToAlt
Josif Risto ka lindur me 30.08.1957, ne Barmash të Kolonjës. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetìn e Mjekësisë të Universitetit tè Tiranès, dega Farmaci, nè vitìn 1983. Në vitet 1984-1990 ka punuar farmacist në rrethin e Kolonjës. Gjatë kësaj kohe ka dhënë provime pasuniversitare dhe ka kryer studimin "Mbi mjekësinë popullore të rrethit të Kolonjës". Ka paraqitur disa referime në konferenca shkencore në Tiranë e rrethe të tjera, si psh, "Përhapja e dëllinjës së kuqe në rrethin e Kolonjës dhe dinamika e akumulimit të esencave. Në vitin 1990-1991 ka qenë përgjegjës i Seksionit të Shëndetesisë të rrethit të Kolonjës. Në vazhdim ka qenë drejtues teknik i farmacisë "Ristofarma" në Tiranë. Që nga viti 2007 vazhdon të japë mësim si pedagog për lëndën e Teknologjisë Farmaceutike në Medicom dhe në Universitetin Amerikan të Tiranës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë njerëzit kërkojnë përgjigjet - bazë lidhur me jetën: "Kush jam? Cilat janë pikat e forta të miat? Cilat janë dobësitë e mia? Cila është rruga e jetës sime?". Ky libër do t'ju mësoj të “lexoni" trupin tuaj, si në një libër, në të cilin do të gjeni të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja. Qëllimi është të tregohen pikat pozitive, vendet ku jeni më të fortë dhe ku gjenden aftësitë tuaja, që ju të mësoni çfarë të mirash keni në veten tuaj dhe që ta njihni thellë personalitetin tuaj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri i mirënjohur i Samuel Hantigtonit “Përplasja e Qytetërimeve” paraqiti vizionin e një bote të ndarë nga dallimet kulturore, interesat kombëtare dhe ideologjitë politike. Në “Gjeopolitika e emocioneve” Dominik Moisi demonstron në mënyrë të shkëlqyer se bota sot ka më shumë mundësi të rindërtohet nga "përplasja e emocioneve”.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoflë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thëniës: "M'u bë në ëndërr sikur...". Po ku e ka burimin kjo? Pse e quajmë atë diçka të huaj? Pasi shqyrtohen burimet e ëndrrave duket sikur kjo nuk kushtëzohet as me lëndën, as me përmbajtjen e ëndrrës; madje në shumicën e rasteve kjo e fundit është e përbashkët si për ëndrrën, ashtu edhe për kohën kur jemi të zgjuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Dukuri e çuditshme e kulturës sonë është se njerëzit nuk e kuptojnë dot deri në fund ose, ka të ngjarë që kështu duhet të themi, nuk janë ndërgjegjësuar deri në fund lidhur me faktin që çfarë fatkeqësie serioze është mërzia. Merrni një njeri, i cili kushedi se për çfarë arsyeje nuk di me se të merret. Përderisa këtij njeriu i mungojnë burimet e brendshme të afta për ta detyruar të merret me diçka në mënyrë aktive, të krijojë diçka ose të vërë në punë forcën e intelektualit, ai do të vuajë nga mërzia, do të ndiejë njëfarë barre, stres, një paralizë, të cilat vetë ai nuk mund t'i shpjegojë. Mërzia është një nga format më të egra të torturës. Është një dukuri e kohës sonë që po gjen përhapje të furishme: Njeriu që ndodhet nën peshën e mërzisë dhe që nuk ka mundësi ta heqë qafe, do ta ndiejë veten thellësisht të shtypur. Këtu mund t'ju lindë dëshira të bëni pyetjen: cili është shkaku që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë dot sa e rrezikshme dhe e dhimbshme është mërzia dhe sa vuajtje na shkakton.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një guide e vërtetë për zgjedhjen e ushqimeve për një jetë më të shëndetshme dhe të gjatë. Dieta dhe terapi me ushqime bimore që na ndihmojnë të jemi mjekë të vetvetes. Këshilla të një dietologu për një tavolinë të shëndetshme e të thjeshtë në çdo shtëpi. Si të zgjedhim ushqimet tona për të luftuar sëmundje të tilla si, gastritis, sëmundjet e zemrës, stomakut, hemorroidet etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Shkruar nga një grup ekspertësh - doktorë, mami, kujdestarë të shëndetit dhe studjuesish nën drejtimin e një obstreteje në detyrë. Ofron këshilla praktike dhe të sigurta në të gjithë aspektet e shtatëzanisë dhe prindërimit të hershëm, nga kujdesi paralindjes për të cilin keni mjaft nevojë dhe deri te konsideratat emocionale, se si të kujdeseni per të sapolindurin tuaj dhe trupin tuaj pas lindjes. Tregon zhvillimin fizik të bebes në uterus javë pas jave - duke përfshirë ilustrime me përmasa jetësore. Një seksion special që mbulon momentet kyçe të secilit tremujor dhe ju ndihmon të mbani shënime per kontrollet e rëndësishme pa problem kujtese.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Monteskje na vjen me një libër të titulluar “Arti i luftës tek romakët”. Monteskje nisi udhëtimin e tij me qëllim, të studionte zakonet e popujve dhe format e qeverisjes duke i vëzhguar nga afër. Në këtë libër ai sjell shqyrtime, filozofi dhe përshkrime të gjalla për artin e luftës tek romakët.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania