titleToAlt
Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundi t në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë llogjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të pare i gjëndjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.
Çmimi: 6800 Lekë
titleToAlt
METODA AVANGARDE E SHERIMIT Nëse jeni sëmurë dhe mjekët nuk e gjejnë dot shkakun e sëmundjes suaj, a do të prisni edhe 20 vite të tjera, përpara se shkenca të zbulojë shkakun e vërtetë të vuajtjes suaj dhe mënyrën për ta kuruar atë? A nuk është më me vlerë nëse dikush ju ndihmon që të shëroheni - tani? Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura: ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti) Lodhja e gjëndrave mbiveshkore Autizmi Sëmundjet autoimune Sindroma e lodhjes kronike Depresioni dhe ankthi Diabeti Çrregullimet e tretjes Virusi epstein-barr Fibromialgia Sindroma e zorrës poroze Lupusi Sëmundja "Lyme" Simptomat e menopauzës Migrena Skleroza multiple Çrregullimi i stresit posttraumatik Artriti reumatoid Marramendja dhe tinitusi
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Udhëzues i përgjithshëm që shpjegon cdo gjë që duhet të dini dhe që mezi po prisni ta zbuloni gjatë rreth nëntë muajve tuaj të mahnitshëm; që nga ngjizja deri te lindja e më tej. Përmban një pasqyrë javore të foshnjës si dhe informacione vetëm për baballarët. Shpjegimi i shtatzënisë, përgjigjet për pyetjet rreth saj, çmitizimi i trupit tuaj që nga koka (çfarë t'u bëni atyre dhimbjeve të kokës) deri te këmbët (pse janë aq të enjtura) dhe që nga shpina (si t'i ndalojmë dhimbjet e saj) deri te barku (pse nuk mund ta dalloni gjininë e foshnjës nga forma e barkut të nënës).
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Teksti që po ju paraqitet, është përmbledhje e mësimeve që kemi zhvilluar mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojes sime 60-vjeçare si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të luftës kundër T.B.Q mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT. Besoj se do t'u vlejë jo vetëm studentëve, por edhe çdo mjeku për t'u konsultuar, sa herë që do ta shohë të nevojshme. Ai mund t'u shërbejë si 'Vademekum' edhe mjëkeve pneumologe; që të njohin Tuberkulozin si sëmundje të organizmit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
I dashur Lexues, "Ndoshta vuajtja ka kufi, ndersa frika, jo". Kur Francis Bacon i shkroi keto fjale disa qindra vjet me pare, ai pershkroi nje te vertete te rendesishme per psikologjine humane. Ne jemi te afte te imagjinojme frikera pa kufij dhe te shumefishojme ato qe kemi ne mendje, aq sa behen thuajse te padurueshme. Por ne jemi te afte edhe te shpikim mjekime per semundjet qe na prekin. Ashtu sikurse kemi krijuar e emertuar me qindra fobi, kemi zbuluar me shume se kurre me pare menyra per t'i menaxhuar keto frikera. Perveç arsyetimit me vetveten rreth gjerave qe na fusin friken deri ne palce, kemi nje numer te madh burimesh vetendihmuese ose metodash terapeutike, e madje edhe medikamente, nese na nevojiten, per te na ndihmuar te perballemi me makthet tona me te frikshme. Nje nga menyrat me te mira te nje personi te ekuilibruar per te perballuar friken eshte humori. Humori eshte antidoti i sigurt kunder frikerave. Eshte shume e çuditshme qe nje pjese e mendjes sone vepron e tmerruar ndaj frikerave te pademshme, kurse pjesa tjeter e njeh shume mire kete gje. Franklin Roosvelt ka shqiptuar nje shprehje lapidar kur ka thene "E vetmja gje nga e cila kemi frike, eshte vete frika": nje pamje e mendjeve tona te nderlikuara dhe e "kurtheve" ne mendjen tone. Kjo na tregon se ne - identitetet tona te verteta - nuk jemi asnjehere aq te thjeshte, te drejtperdrejte dhe te dukshem sa meritojme te jemi. Shpresoj qe ky udhetim ne boten e fobive t'ju pelqeje po aq sa me ka pelqyer mua gjate hartimit te tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë. Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, Mos bëj dëm, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukraine dhe në Nepal. Në librin Rrëfimet ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan. Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundti të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Trupi nuk është diçka thjesht fizike, pasi në të përfshihen edhe aspekte jo fizike si vetëdija dhe mendja, të cilat varen nga Prana; jeta nuk mund të ekzistojë pa to. Të gjitha qelizat e trupit tonë janë prototipat tanë dhe bëjnë të mundur prodhimin e klonit individual të secilit praj nesh. Prana është sinonimi i frymëmarrjes, e cila kërkon oksigjen dhe në këtë kuptim, oksigjeni dhe Prana mund të konsiderohem si ekuivalentë. Oksigjeni ekziston në sasi fizike dhe përmasat e molekulave të tij futen në sferën e nanoteknologjisë. Ai luan një rol thelbësor në të gjithë proceset kimike dhe metabolike të trupit, duke filluar që nga ADN-ja. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Swami Ramdevi duke vënë në funksionim përdorimin e Prana-s dhe nivelin e nano-s nëpërmjet ushtrimeve si Pranayam-i. Për shkak sasive të ndryshme të oksigjenit pranajamik të futur në trup mund të shkaktohen sëmundje serioze si goditje në zemër, angina, reumatizma e shumë të tjerë, por falë ushtrimit të Pranayam-it këto mund të trajtphen me sukses. Pranayam-i ofron sasinë optimale të oskigjenit neqelizat e gjakut dhe është vërtetuar shkencërisht se duke vënë në lëvizje dhe duke u dhënë energji pjesëve të brendshme të trupit, Pranayam-i ndihmon për një shëndet të mirë dhe një jetë pa shqetësime për shkak të sëmundjeve apo humbjes së besimit dhe mungesës së mendimeve pozitive.” - Fragment nga libri.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Mos bëj dëm” është bestselleri i neurokirurgut britanik Henry Marsh, i sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Florian Dashi. Libri është një përmbledhje tregimesh mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit. Ky libër iu vjen në ndihmë pacientëve, por sidomos mjekëve, pasi shërben si një guidë e shkëlqyer në punën e tyre të përditshme.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni: 1- Njohuri të përgjithshme, 2- Si ndikojnë parazitët tek strehuesi, 3 - Ndarja e parazitëtve sipas virulencës, 4 - Njëqelizorët, 5 - Krimbat, 6 - Teniet, etj.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Infeksionet salmoneloze janë sëmundje që shkaktohen nga bakteret e gjinisë Salmonela, të cilat bëjnë pjesë në fisin escherichiae që i përket familjes së enterobaktereve (enterobakteriaceo). Të parën etiologji bakteriale salmonelozën si sëmundje e ka zbuluar Gartmer 1888 gjatë një shpërthimi të madh toksikoinfektiv. Ai veçoi prej mishit të përdorur si ushqi dhe shpretkës së njerëzve të vdekur, bakteret shkaktare dhe nga viti në vit u vërejtën raste të tjera sëmundjeje të shkaktuara nga këto baktere, numri i të cilave rritej vazhdimisht. Këto baktere e kanë marrë emrin nga mjeku amerikan Daniel Elmer Salmon (1850-1914). Bakteret e gjinisë Salmonela janë shumë të përhapura në natyrë dhe rezervuari i tyre kryesor janë shpendët e llojeve të ndryshme, kafshët mishngrënëse e barngrënëse, derrat dhe brejtësit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Udhëzime që nuk vijnë bashkë me foshnjat, por që janë aq të nevojshme për prindërit e rinj. Ky udhërrëfyes kaq i dashur dhe i shitur në botë, vazhdimi i "Çfarë të presësh, kur vjen një fëmijë", ju ofron çdo gjë që duhet të dini rreth përkujdesit (dhe ushqyerjes) së foshnjës suaj. Ai përmbledh rritjen dhe zhvillimin mujor, ushqyerjen gjatë çdo moshe dhe faze, strategjitë e gjumit që funksionojnë vërtet, si dhe mënyrat më të mira për ta stimuluar foshnjën tuaj (edhe duke u argëtuar në të njëjtën kohë). Ai është plot me zgjidhje praktike (si ta pomponi qumështin që keni prodhuar, si të bëni banjën e foshnjës, si ta bëni të gromësijë, si t'ia përgatisni ushqimin, si t'ia dilni me kolikat), këshiilat mjekësore më të fundit (të rejat e fundit rreth ndenjëseve të makinës, sigurisë në shtëpi, vaksinave, shtesave me vitamina, trajtimit të sëmundjeve të zakonshme, parandalimin e SIDA-s) e të tjera. Gjithashtu: si të bësh kalimin drejt të qenit prind.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër gjeni receta: për mjekimin e sëmundjeve nervore; për mjekimin e sëmundjeve të zemrës, gjakut dhe qarkullimit të gjakut; për mjekimin e sëmundjeve të aparatit tretës; për mjekimin e sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes, të aparatit urinar; të aparatit gjenital; të mëlçisë; të lëkurës; të fytit, veshit e syve; për mjekimin e reumatizmës dhe për disa mjekime të tjera të ndryshme.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në libër do të gjeni: • Ushqyerja gjatë 5-6 muajve të parë; • Ushqyerja vetëm me gji; • Ushqyerja pa gji; • Ushqyerja pjesërisht me gji; • Ushqyerja mbas moshës 5-6 muajsh; • Ushqimi nga 1 deri në 3 vjeç; • Të porsalindurit dhe muajt e parë të jetës; • Disa nga të veçantat e këtyre moshave; • Shqetësimet dhe sëmundjet më të zakonshme; • Anemitë; • Biberoni • Hundët e zëna dhe gjak nga hunda; • Laringjitet; • Bronkiolitet; • Bronkiti akut; • Diarretë; • Dhimbjet e barkut; • Mahisjet e gojës dhe të gjuhës; • Dhëmbët; • Qarjet; • Dhjamosja në muajt e parë; • Myku; • Kapsllëku; • Kolla; • Kore në kokë; • Sëmundjet e sistemit urinar; • Infeksionet urinare; • Sëmundje ngjitëse me shpërthime në lëkurë; • Temperatura 118; • Temperatura e rritur; • Temperatura e ulur; • Dhimbjet e veshit; • Koka dhe ujthi i kokës (fontanela); • Skuqjet e të ndenjurave dhe mahisjet; • Mahisjet e bajameve dhe të fytit; • Rritja dhe zhvillimi i fëmijës; • Mahisjet e vaginës dhe të vulvës; • Mahisjet e penisit; • Parazitët më të zakonshëm të zorrëve; • Sytë dhe vetullat; • Urtikariet; • Vjelljet; • Refluksi gastroezofagal.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“ Shkruaj këto receta, ruaji me kujdes dhe përçoi. Ka ardhur koha, që të gjithë njerëzit kudo në tokë të mbledhin të gjitha fuqitë kundër verbërisë së tërbuar të së keqes”-Wanja Von Hausen. 7 rregulla të arta për të qenë i shëndetshëm: 1.Ji i guximshëm. Mbështetu tek vetvetja dhe gjeje atë. 2.Dëgjoni me vëmendje orën tuaj të brendshme. 3.Mënjano dhe flak tej të gjitha ndjenjat negative si, zilinë, dashakeqësinë, lakminë, makutërinë, sepse ato prishin rrezatimin tuaj dhe sepse ajo ju helmon gjatsinë ne kohë. 4.Mos u pri nga mendime materialiste. Mos u beso reklamave që kërkojnë të mbushin mendjen. 5.Kërko vetëdije të plotë, kontakt me natyrën, me burimin e jetës. 6.Ushqehu kur ti e shikon të arsyeshme me produkte natyrore dhe jo me ato që përmbajnë kimikate. 7.Pi çdo ditë pijen gjithçkashëruese dhe një pije të athët ciganësh (Gitano-Bitter).
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të ndryshme, të djegieve etj. Kjo jo vetëm sepse ato janë praktike dhe ekonomike të përdoren në çdo rrethanë, por bimët dhe preparatet e përgatitura prej tyre, në shumë raste pranohen më mirë nga organizmi i njeriut, se sa barnat kimike sintetike. Në rastin e mjekimit me bimë, fenomenet alergjike, helmuese dhe të padëshirueshme janë të rralla sepse në organizmin e sëmurë përdoren substanca natyrore, të cilat janë më të afërta me ato të vetë trupit të njeriut. Sot vlerësohen vetitë shëruese jo vetëm substancat vepruese kryesore të bimëve, por edhe të atyre që më parë konsideroheshin të pavlefshme; është provuar se edhe këto të fundit ushtrojnë një radhë veprimesh ndihmëse në normalizimin e proceseve metabolike, në shtimin e rezistencës së organizmit, në shpejtimin e jashtëqitjes së substancave helmuese që formohen në organizëm etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër, tregon mënyrën sesi të mund ta mbani veten tuaj që të duket mirë, të ndihet mirë dhe për të jetuar gjatë. Ushqimi ka qenë, është dhe do të mbetet një armë e fortë për mbijetesën. Madje thuhet se ushqimi e ka bërë njeriun njeri! Asgjë nuk mund t’a ndryshojë këtë botë më shumë se ç’do ta ndryshonte mënyra e të ngrënit. Një botë me larmishmëri kaq të madhe ushqimesh, me zgjedhje pafund. Si mund të bëjmë zgjedhjen e duhur në këtë botë kaq të egër?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shijojeni jetën më shumë pas moshës dyzetvjeçare - frymëzohuni nga ekspertja më e njohur amerikane për stilin e jetesës. Këshilla nga më të ndryshmet: që nga rregullimi i shtëpisë për të krijuar një atmosferë sa më optimiste, e deri te këshillat për shëndetin mendor pas të dyzetave. Dhjetë rregullat e arta për një plakje të suksesshme paraqesin një tablo të përgjithshme, të ndarë në kapituj, ku trajtohen nevojat gjithmonë e në ndryshim përgjatë çdo dhjetëvjeçari, përfshirë këtu: TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM: mbani një depo me produkte të shëndetshme, ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor. TË QËNDROJMË NË FORMË E TË SHËNDETSHËM: qëndroni në formë duke përmirësuar ekuilibrin, forcuar rezistencën dhe duke ruajtur fleksibilitetin. MENDJE E SHËNDOSHË: stimuloni aktivitete të reja për trurin për të parandaluar humbjen e kujtesës. PERSPEKTIVË E SHËNDETSHME: vendosni pikësynime të përditshme duke forcuar lidhjet shoqërore. TË JETOJMË SHËNDETSHËM ÇDO DITË: mjekohuni me zgjuarsi dhe kushtojuni vëmendje dhimbjeve. PAMJE E SHËNDETSHME: kujdesuni për lëkurën dhe përshtatni grimin me moshën. SHTËPI E SHËNDETSHME: krijoni mjedise që pasqyrojnë mënyrën se si doni të jetoni. PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME: mbani në kontroll shëndetin, që të parandaloni sëmundjet. KUJDESI PËR SHËNDETIN: përgatituni të ndihmoni të tjerët, por pa lënë pas dore veten.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Reshida Çoba është lindur dhe rritur në Korçë. Në vitet që ka jetuar në qytetin e lindjes ka shkruar vazhdimisht poezi dhe ka fituar çmime në olimpiadat kombëtare. Ishte folëse në Radio-Korça, ku dhe recitonte vjershat e saj. Ka marrë pjesë në Estradën e Korçës me recitime, si dhe ka interpretuar si aktore. Ka studiuar për kimi industriale dhe ka punuar në Laboratorin e Kërkimeve Shkencore Kimike Ushtarake në Tiranë. Poezitë e saj i ka botuar në revistën “Shqiptarja e Re”, në gazetën “Drita” etj. Prej më shumë se 20 vjetësh jeton jashtë atdheut, në Nju-Jork, ku ndoqi shkollën dyvjeçare Filozofia Praktike, klasën Plato dhe klasën Shekspir. Aktualisht jeton në Los Angeles, Kaliforni.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Muzika është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, sepse ritmi dhe harmonia kanë selitë e tyre në nyjën e shpirtit. Ajo e pasuron atë dhe i jep hir dhe shkëlqim".-Platoni
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri. Dr. Peter J. D'Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku. Që nga azma deri te dhimbjet e fytit, që nga kanceri deri te tromboza, ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri. "Të ushqehesh drejt sipas grupeve të gjakut", që në momentin e daljes e për tre vjet rresht, ka qenë në krye të listës së bestsellerëve më të njohur ndërkombëtarë. Libri është përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës dhe në vitin 1999, nga shoqata e analistëve të korporatave ushqimore, është cilësuar si një ndër 10 librat më ndikues mbi shëndetin që është shkruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Për këtë vepër, Dr. D'Adamo është zgjedhur më 1990 fizikanti i vitit, ndërkohë që seria në vazhdim e këtij libri, së bashku me "Të gatuajmë drejt sipas llojeve të gjakut" dhe "Të jetojmë drejt sipas llojeve të gjakut" përbën sot një fenomen të pashoq me përmasa ndërkombëtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania