titleToAlt
METODA AVANGARDE E SHERIMIT Nëse jeni sëmurë dhe mjekët nuk e gjejnë dot shkakun e sëmundjes suaj, a do të prisni edhe 20 vite të tjera, përpara se shkenca të zbulojë shkakun e vërtetë të vuajtjes suaj dhe mënyrën për ta kuruar atë? A nuk është më me vlerë nëse dikush ju ndihmon që të shëroheni - tani? Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura: ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti) Lodhja e gjëndrave mbiveshkore Autizmi Sëmundjet autoimune Sindroma e lodhjes kronike Depresioni dhe ankthi Diabeti Çrregullimet e tretjes Virusi epstein-barr Fibromialgia Sindroma e zorrës poroze Lupusi Sëmundja "Lyme" Simptomat e menopauzës Migrena Skleroza multiple Çrregullimi i stresit posttraumatik Artriti reumatoid Marramendja dhe tinitusi
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Udhëzime që nuk vijnë bashkë me foshnjat, por që janë aq të nevojshme për prindërit e rinj. Ky udhërrëfyes kaq i dashur dhe i shitur në botë, vazhdimi i "Çfarë të presësh, kur vjen një fëmijë", ju ofron çdo gjë që duhet të dini rreth përkujdesit (dhe ushqyerjes) së foshnjës suaj. Ai përmbledh rritjen dhe zhvillimin mujor, ushqyerjen gjatë çdo moshe dhe faze, strategjitë e gjumit që funksionojnë vërtet, si dhe mënyrat më të mira për ta stimuluar foshnjën tuaj (edhe duke u argëtuar në të njëjtën kohë). Ai është plot me zgjidhje praktike (si ta pomponi qumështin që keni prodhuar, si të bëni banjën e foshnjës, si ta bëni të gromësijë, si t'ia përgatisni ushqimin, si t'ia dilni me kolikat), këshiilat mjekësore më të fundit (të rejat e fundit rreth ndenjëseve të makinës, sigurisë në shtëpi, vaksinave, shtesave me vitamina, trajtimit të sëmundjeve të zakonshme, parandalimin e SIDA-s) e të tjera. Gjithashtu: si të bësh kalimin drejt të qenit prind.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri. Dr. Peter J. D'Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku. Që nga azma deri te dhimbjet e fytit, që nga kanceri deri te tromboza, ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri. "Të ushqehesh drejt sipas grupeve të gjakut", që në momentin e daljes e për tre vjet rresht, ka qenë në krye të listës së bestsellerëve më të njohur ndërkombëtarë. Libri është përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës dhe në vitin 1999, nga shoqata e analistëve të korporatave ushqimore, është cilësuar si një ndër 10 librat më ndikues mbi shëndetin që është shkruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Për këtë vepër, Dr. D'Adamo është zgjedhur më 1990 fizikanti i vitit, ndërkohë që seria në vazhdim e këtij libri, së bashku me "Të gatuajmë drejt sipas llojeve të gjakut" dhe "Të jetojmë drejt sipas llojeve të gjakut" përbën sot një fenomen të pashoq me përmasa ndërkombëtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kur diagnoza është serioze, cili është ndryshimi mes shpresës dhe dëshpërimit? Si mjek onkolog klinicist, mjeku Al Weir punon përditë me pacientët që marrin lajme të hidhura. Një mjek me zemër pastori, Al Weir e di nga përvoja se është këndvështrimi i pacientit dhe jo diagnoza ajo që tregon nëse dikush do të bjerë në dëshpërim dhe humbje të shpresës apo që ky njeri do të ketë kurajën për ta jetuar plotësisht çdo ditë. "Kur mjeku ju jep një lajm të hidhur", nuk ofron përgjigje të lehta dhe as rrugëdalje të menjëhershme, por ju pajis me dije për t'i shpëtuar furtunës që ju ka zënë dhe për të dalë shëndoshë e mirë prej saj. Histori të vërteta tregojnë se si të tjerët kanë përballuar sëmundje kërcënuese për jetën dhe me Zotin pranë, ata ia kanë dalë mbanë t'i mposhtin...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Sekreti i fëmijëve të lumtur" është një libër që ju ndihmon të komunikoni me fëmijët tuaj nga koha kur ata janë foshnje, deri në moshën e adoleshencës. Ai ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete, më të fortë, më të dashur, më të qartë dhe më të çlirët si prindër.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Si të kujdeseni për fëmijën tuaj plotëson nevojat e të gjithë prindërve. Këshillat e vlefshme shëndetësore, të dhëna në një stil të këndshëm të shkruari, i udhëheqin prindërit me kujdes përgjatë foshnjërisë, fëmijërisë së hershme dhe periudhës së adoleshencës të bijave e bijve të tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Libri vlen dhe per grate, te cilat, edhe pse s'jane prekur, kane rastin te informohen e te marrin keshilla ne kohen e duhur. Mbijetesa varet nga zbulimi I semundjes ne faze sa me te hershme. Mos kerkoni gjetke pergjigjje per pyetjet mbi kancerin e gjirit - libri permban gjithe informacionin e duhur per kete teme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Si ta shëroj zemrën time Udhëzime të thjeshta se si ataku kardiak është shpesh lehtësisht i parandalueshëm. Sot pacientët drejtojnë pyetje më të sofistikuara. Cilët janë faktorët që sëmurin arteriet? A kam trashëguar ndonjë gjendje shëndetësore që më bën të jem i rrezikuar? Po fëmijët e mi? Çdo njeri që konsiderohet në rrezik për shkak të një historie familjare të sëmundjes së zemrës, ose që ka kaluar një atak kardiak, do të bënte shumë mirë ta lexonte këtë libër dhe të ndiqte këshillat e Dr. Superkos.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Sipas disa ekspertëve, praktikisht asnjë grua nuk është plotësisht e lirë nga e keqja e celulitit. Megjithëse ky pohim duket sikur është bërë nga burrat që kërkojnë vetëm përsosmërinë, që e shohin trupin e gruas si të idealizuar dhe të pandryshueshëm në kohë, të paprekshëm nga përvojat e jetës, fakti nuk mund t'i ngushëllojë ato gra të cilave iu duhet të bien ngadalë, por në mënyrë të pandalshme, në duart e këtij armiku me emrin celulit. Megjithatë, gratë e moshës së mesme tani mund të kenë shpresa. Celuliti nuk është një shenjë e kohës që kalon e nuk kthehet mbrapsht. Nuk është vula e moshës që shkon. Celuliti godet edhe vajzat e reja, madje në masë të konsiderueshme. Mund ta quajnë si një shoqërues të përhershëm dhe "natyror" të zhvillimit të trupit femëror. Një shoqërues që mbetet i mistershëm, sepse, pavarësisht shumë studimeve, ende nuk mund të thuhet se njihet qysh në rrënjë. Ky udhërrëfyes i vogël kërkon të shpjegojë atë që dihet deri më sot rreth celulitit: do të gjeni këtu edhe këshilla të çmuara per kurat, trajtimet, masat që mund të filloni të merrni për të parandaluar dhe kuruar celulitin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Rritja e fëmijës botohet në bashkëpunim me Practical Parenting, revista për prindër më e lexuar në Britani. Ai ju ndihmon në shumë prej shqetësimeve më të zakonshme prindërore. Libri mbulon gjithçka që doni të dini, që nga përkudesja ndaj toshnjës deri te ndihma në zhvillimin e fëmijës për të qenë aktiv dhe i përgatitur për veprimtaritë parashkollore. • Këshilla nga ekspertët e Practical Parenting të cilave mund t'i besoni plotësisht. • Përgjigje të qindrave pyetjeve, duke filluar nga shëndeti, të nxënët, zhvillimi dhe sjellja. • Zgjidhje të suksesshme të problemeve të zakonshme, si përshembull përgjumja e foshnjës, mësimi me oturakun dhe kalimi i krizave të inatit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër që i jep përgjigje pjesës më të madhe të pyetjeve dhe problemeve që kanë prindërit për edukimin e fëmijëve të tyre, që nga lindja deri në adoleshencë. Mjeke dhe psikoanaliste, një ndër figurat më të shquara të psikoanalizës franceze, Françoise Dolto është një autoritetet botëror për botën fëminore. Librat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Ky libër bestseller në shumë vende të botës, zgjidh problemet në prostatë me anë të regjimit në ushqyerje, masazhit, bimëve mjekësore, homeopatisë dhe shumë etodave mjekësore. Prostata është një organ shumë i rëndësishëm prej të cilit burrat marrin vitalitet, energji krijuese, impulse seksuale dhe pa të cilin shëndeti i përgjithshëm dhe cilësia e jetës rrezikohen tej mase. Për fat të keq, çdo vit, mijëra burra i nënshtrohen heqjes me kirurgji të prostatës ose iu nënshtrohen rrezatimeve të rrezikshme: dy mënyra drastike ndërhyrjeje, të cilat, nëse arrijnë ta zgjidhin problemin e shfaqur, nuk arrijnë kurrë ta eliminojnë shkakun dhe, mbi të gjitha, përcaktojnë një përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës, me një rrezik të lartë për impotencë dhe inkontinencë. “90 ditë për të shëruar prostatën”, jo vetëm që ofron një tablo të plotë të teknologjive më të fundit mjekësore tradicionale, por edhe paraqet me shumë qartësi mundësi të reja dhe të sigurta kurimi pa efekte anësore. “90 ditë për të shëruar prostatën” ndër të tjera, na mëson: Të kuptojmë se çfarë e shkakton kancerin, duke përfshirë toksinat nga ushqimi, nga medikamentet, nga pesticidet dhe nga parazitët, që mund të hiqen qafe fare lehtësisht; T'iu kundërvihemi efekteve kancerogjene të toksinave dentare me prejardhje nga infeksionet e fshehura, nga mjekimi i kanaleve dhe nga mërkuri i pranishëm në 50% të amalgamës së mbushjeve dentare; Të pastrojmë dhe të forcojmë organet jetësore, duke përfshirë zorrën e trashë dhe prostatën; Të përmirësojmë jetën seksuale dhe të bëhemi më të fortë fizikisht dhe mendërisht; Të mos kemi mundësi të sëmuremi, duke riekuilibruar pehashin qelizor. Një kapitull i veçantë i kushtohet personalizimit të programit të shërimit për ta përshtatur me kërkesat dhe karakteristikat e çdo lexuesi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sekrete bukurie dhe mirëqenieje Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre • Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale. • Këshilla dietetike dhe disa meny "dietash të veçanta" (me tregues të ulët glicemik, dieta bimore, me shumë proteina); • Të rejat e fundit të teknologjisë për të rënë nga pesha (pajisje për të rregulluar format, zgjidhje kozmetike, mjekësore, estetike dhe kirurgjikale) në shtëpi ose në qendrën e bukurisë. • Këshilla për t'u ndier mirë (masazhe, relaksim, kirurgji plastike) dhe "për të përkëdhelur" trupin e mendjen. • ... gjithashtu edhe disa këshilla se si të vishemi për të nxjerrë në pah sa më bukur trupin dhe për të fshehur defektet tona.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Kirurgjia oro-maksilo-faciale. Vëllimi i Parë” është fryt i një pune dhe përvoje shumëvjeçare të autorëve, dhe në veçanti e Prof. Dr. Dhori Pojanit. Ky libër do të zgjidhë nevojat e ngutshme që kanë studentët e stomatologjisë dhe stomatologët e shumtë, në veçanti të kirurgjisë Oro-Maksilo-Faciale, ambulatore dhe spitalore pse jo dhe e specializantëve dhe mjekët e profilit të përgjithshëm. Teksti ka jo vetëm vlera teorike, por edhe praktike, bazuar në programet bashkëkohore të Bolonjës. Vlen të theksohet se autorët materialin e kanë zhvilluar duke u bazuar në programin akademik të studentëve dhe specializantëve të departamenteve stomatologjike të vendit tonë.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Bimët që shërojnë janë një udhëzues i përdorimit te bimëve mjeksore për mjekimin e disa sëmundjeve.Libri është i thjeshtë për tu përdorur dhe tenton të sqarojë: -Në cilat sëmundje përdoren bimët mjeksore? -Si përgatiten format barnore(farmaceutike),valesat,përvalesat,tinkturat,pomadat etj. -Si në kushte shtëpie përgatitet uthulla e mollës,si çoksidohet vaji i ullirit që të djeg në fyt dhe kthehet në vaj të freskët. -Në çfarë kushtesh ruhet përgatesa dhe për sa kohë. -Mënyra e përdorimit të përgatesave dhe kohëzgjatja e mjekimit. -Dozimin e përgatesës që përdoret tek i sëmuri në shtëpi sipas moshës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Bimët mjeksore të Shqipërise" është një udhëzues për 140 bimë që rriten tek ne dhe që përdoren më tepër në praktikën e mjeksisë popullore të vendit tonë.Libri jep profilet e bimëve të përdorura që në kohë të vjetra dhe që sot studjohen për vetitë e tyre kuruese. Njeriu kërkon bimën ose e rrit atë dhe natyra bimë ushqen dhe shëron njeriun.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania