titleToAlt
Në këtë libër janë pasqyruar disa refleksione mbi pikëpamjet kryesore të disa prej themeluesve, lëvruesve dhe protagonistëve bashkëkohorë të sociologjisë. Të paraprira nga një përshkrim i shkurtër i objektit të sociologjisë, si edhe i teorive sociologjike bashkëkohore. Këta autorë, të cilët ne i quajmë me të drejtë klasikë të sociologjisë, ndoshta mund të mos përbëjnë detyrimisht përfaqësuesit kryesorë të mendimit sociologjik. As pikëpamjet mbi të cilat janë ndërtuar refleksionet tona, mund të mos jenë me përpikmëri pikëpamjet e tyre më përfaqësuese. Kriteri mbi të cilin ramë dakord para se të fillonim të shkruanim këtë libër, ishte përzgjedhja e teorive apo ideve të disa prej përfaqësuesve të mendimit sociologjik, të cilat mund të kenë një tingëllim sadopak aktual. Një pjesë e autorëve të përzgjedhur, sidomos ata bashkëkohorë, vijnë me kontributet e tyre nga shkenca simotra të sociologjisë, kryesisht nga shkencat politike. Kemi vendosur t'i përfshijmë në këtë botim, duke u nisur nga fakti se vepra e tyre i ka kapërcyer kufijtë e shkencës së tyre dhe analizat të cilave u referohemi kanë jo vetëm një tingëllim aktual, por edhe sociologjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Historia e sociologjisë shqiptare dhe hapat e bëra për zhvillimin e saj nuk ndryshojnë domosdoshmërisht shumë nga ato që janë kryer në vendet e tjera. Madje, edhe pse paralelizmi mund të mos qëndrojë, në një kuptim real të fjalës mund të themi se atë rol që kanë luajtur Small dhe Ward në Shtetet e Bashkuara, Dürkheim dhe Worms në Francë, Weber dhe Simmel në Gjermani, duke e bërë sociologjinë, secili në vendin e vet, një disiplinë universitare, duke themeluar dhe drejtuar revista sociologjike dhe duke kontribuar për krijimin e shoqatave sociologjike, ka luajtur edhe Fatos Tarifa në kushtet e Shqipërisë. Fatos Tarifa është një ndër kampionët më luajalë dhe më efektivë të sociologjisë. Ai është themeluesi i vërtetë që e solli këtë disiplinë në Shqipëri dhe që krijoi lidhje të shumta, të rëndësishme dhe një bashkëpunim jetëgjatë me sociologë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Prof. Jay WEINSTEIN, University of North Florida
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë tekst të rëndesishëm, Zygmount Bauman fut një koncept që e ka përkufizuar më shumë se çdo koncept tjetër fizionin e tij për shoqëritë bashkë kohore: moderniteti i lëngët. Tranzicioni nga moderniteti “i ngurtë” në atë të lëngët, është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqeshin të krijonin struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabiliteti nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri. Njëqind vjet më parë me qënë modern nënkuptonte përpjekjen drejt përsosmërise; sot nëkupton një modernizim kompulsiv të përhershëm pa kurrëfarë përfundimi të dukshëm apo të dëshirueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fatos Tarifa, sociolog, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomat, është Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Për shumë vjet me radhë ai ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete amerikane si: The University of North Carolina (Chapel Hill), Camp-bell University, Webster University dhe Eastern Michigan University. Autor i 32 librave dhe i më shumë se 50 artikujve studimorë të botuar në revista akademike të indeksuara në SHBA dhe në Europë, Tarifa është ndër anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave në vitin 2011, anëtar i Akademisë së Shkencave Politike në New York (nga viti 1995) dhe anëtar i Shoqatës Sociologjike Amerikane (nga viti 1992). Ai është themeluesi dhe kryeredaktori i revistës akademike Sociological Analysis, si edhe anëtar i bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare Journal of Social Sciences dhe Journal of Applied Social Science.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
“Në këto rrethana aspak inkurajuese për shkollën shqiptare, Fatos Tarifa i qaset temës së nxehtë të arsimit universitar në Shqipëri me kompetencën dhe kurajën intelektuale të një profesori të afirmuar për shumë vite me radhë në auditoret e disa universiteteve të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Hollandë dhe në Shqipëri. Duke refuzuar t'i bashkohet korit të të dëshpëruarve, në këtë libër të tij të fundit, 'Arsim i lartë për një shoqëri të hapur', Prof. Tarifa i ofron lexuesit të kualifikuar një analizë të gjithanshme, të mirinformuar dhe të argumentuar të gjendjes së universitetit shqiptar në ditët tona dhe, sidomos, ofron zgjidhje të arsyetuara për një universitet shqiptar së të ardhmes. Ai sheh përpara, duke projektuar një shkollë të lartë, të aftë që të përballet me sfidat e një shoqërie globale dhe që, si e tillë, ka të bëjë pak me shkollën e sotme, dhe aspak me shkollën e djeshme.”- Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Bona Fide” është libri ku sociologu, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomati Fatos Tarifa sjell të përmbledhura polemikat me studiuesit Albert Ndoja, Ferit Duka, Gentian Elezi, Bernd Fischer, Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Rexhep Qosja, Francis Fukuyama dhe Fareed Zakaria. “
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në ditët tona, debati mbi Universitetin dhe vetë idea e Universitetit janë shumë të ndryshme nga disa prej debateve më të mëdha mbi universitetin që janë zhvilluar në shekullin e 19-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, ose edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Vizionet grandioze dhe programatike mbi universitetin modern, të parashtruara në disa vepra madhore nga mendimtarë të shquar si, Wilhelm von Humboldt, John Henry Newman, John Dewey, Karl Jaspers , Talcott Parsons (Parsons & Platt 1973), Jürgen Habermas dhe Pierre Bourdieu, kanë reflektuar besimin tek universiteti si një institucion që ka një mision moral dhe kulturor iluminist në shoqëri. Në këtë ese, e cila është konceptuar edhe si një parathënie për vëllimin që mbani në dorë, përpiqemi të shtjellojmë në mënyrë sistematike origjinën perëndimore dhe përmbajtjen e idesë së Universitetit, siç është zhvilluar ajo gjatë dyqind vjetëve të fundit, periudhë kjo, e cila mund të konsiderohet si periudha e modernitetit të vonë, apo si periudha post-tradicionale, post-mesjetare, post-agrare, si periudha e industrializimit, e sekularizimit, e krijimit të shtetit kombëtar dhe e racionalizimit të shoqërisë (Barker 2005: 444). Analiza që vijon shtjellohet në një rrafsh historiko-krahasues dhe teorik dhe përqendrohet në idetë e disa prej figurave më të shquara të mendimit shoqëror europian dhe amerikan.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Në ”Hakmarrja është imja”, Fatos Tarifa në mënyrë të jashtëzakonshme hedh dritë mbi një model paradoksal, të shfaqur në një formë relativisht të kulluar, i cili tashmë kërkon studime krahasuese te mëtejshme.-Tarifa ka shkruar një homazh elokuent për banorët e Shqipërisë së Veriut dhe u ka ofruar me kortezi lexuesve perëndimorë një ftesë për të mësuar më shumë mbi Shqipërinë. Ai është një autor jashtëzakonisht i talentuar dhe na ka dhënë neve, lexuesve të tij, një narrativë të këndshme dhe dhuratën e një zbulimi të ri.”- Prof. Judith Blau, University of North Carolina, Chapel Hill. “Analizat e Tarifës në këtë studim janë të nuancuara e krahasuese; ato mbështeten sa në nje trajtim historik, aq edhe në kuptimin e ndryshimeve kulturore e sociale që ndodhin në shoqëri. Edhe pse e çmon dhe e citon shpesh veprën e Edith Durhamit, Tarifa e zhvillon në mënyrë të konsiderueshme dijen dhe kuptimin tonë mbi gjakmarrjen, përtej asaj që mund ta quanim ‘travelogue’ antropologjik i saj, i çili ishte i painformuar nga preokuptimet e sotme me transformimet temporale.”- Prof. Karen Sinclair, Eastern Michigan University. “Analizat e mprehta të Tarifës në librin “Hakmarrja eshte imja” na ndihmojnë që te kuptojmë nevojën e një trajtimi më të integruar të së drejtës me shkencën sociale, jo thjesht si dy fusha të ngjashme, por edhe si dy disiplina reciprokisht konstitutive.”- Dr. Marisa Ensor, University of Tennessee, Knoxville. “Kjo është vërtet hera e parë që diçka e arsyeshm është shkruar mbi këtë subjekt.”- Dr. Andrea Pieroni, Universita degli Studi di Scienze Gastronomiche, Pollenzo.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Në ”Hakmarrja është imja”, Fatos Tarifa në mënyrë të jashtëzakonshme hedh dritë mbi një model paradoksal, të shfaqur në një formë relativisht të kulluar, i cili tashmë kërkon studime krahasuese te mëtejshme.-Tarifa ka shkruar një homazh elokuent për banorët e Shqipërisë së Veriut dhe u ka ofruar me kortezi lexuesve perëndimorë një ftesë për të mësuar më shumë mbi Shqipërinë. Ai është një autor jashtëzakonisht i talentuar dhe na ka dhënë neve, lexuesve të tij, një narrativë të këndshme dhe dhuratën e një zbulimi të ri.”- Prof. Judith Blau, University of North Carolina, Chapel Hill. “Analizat e Tarifës në këtë studim janë të nuancuara e krahasuese; ato mbështeten sa në nje trajtim historik, aq edhe në kuptimin e ndryshimeve kulturore e sociale që ndodhin në shoqëri. Edhe pse e çmon dhe e citon shpesh veprën e Edith Durhamit, Tarifa e zhvillon në mënyrë të konsiderueshme dijen dhe kuptimin tonë mbi gjakmarrjen, përtej asaj që mund ta quanim ‘travelogue’ antropologjik i saj, i çili ishte i painformuar nga preokuptimet e sotme me transformimet temporale.”- Prof. Karen Sinclair, Eastern Michigan University. “Analizat e mprehta të Tarifës në librin “Hakmarrja eshte imja” na ndihmojnë që te kuptojmë nevojën e një trajtimi më të integruar të së drejtës me shkencën sociale, jo thjesht si dy fusha të ngjashme, por edhe si dy disiplina reciprokisht konstitutive.”- Dr. Marisa Ensor, University of Tennessee, Knoxville. “Kjo është vërtet hera e parë që diçka e arsyeshm është shkruar mbi këtë subjekt.”- Dr. Andrea Pieroni, Universita degli Studi di Scienze Gastronomiche, Pollenzo.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Fatos Tarifa, është një ndër kampionët më luajalë dhe më efektivë të sociologjisë. Ai është themeluesi i vërtetë që e solli këtë disiplinë në Shqipëri dhe krijoi lidhje të shumta, të rëndësishme dhe një bashkëpunim jetëgjatë me sociologë në shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Tarifa është një provë egjallë e asaj krijimtarie të jashtëzakonshme që buron prej intuitës sociologjike. Në çdo përpjekje të tij, si në Tiranë, ashtu edhe në Karolinën e Veriut, në Hagë, në Uashington dhe në Miçigan, Fatos Tarifa ka mbetur një studiues entuziast i kushteve të jetës njerëzore dhe një analist i mençur i problemeve të sotme dhe i prirjeve të ardhshme të zhvillimit shoqëror. Unë kam bindjen se ky vëllim i ri ju ofrohet nga një pedagog-studiues-diplomat me cilësi të rralla dhe s'kam dyshim se lexuesi do të gjejë në të një libër sa informues, aq edhe të këndshëm për t'u lexuar.”- Prof. Jay WEINSTEIN, University of Miami. “Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Europa Lindore....Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t’i trajtuar ato në një mënyrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifen si një influencë shumë të rëndësishme. Ne në Perendim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar .Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqipërinë dhe Europën Lindore të cilat do të mbahen mend dhe do të përbëjnë një kontribut jetëgjatë në historinë e ideve.”- Prof. Barbara HEYNS, New York University. “Fatos Tarifa u ka sjelië gjithnjë kënaqësi dhe gëzim atyre prej nesh që kanë pasur privilegjin ta njohin atë qysh në ditët e para kur ai u vendos në SHBA. Gjithnjë njeriu me i sjellshëm, një studjues i pasionuar dhe një autor i shkëlqyer, që më shokon dhe më sjell në vete.”- Prof. Judith BLAU, University of North Carolina, Chapel Hill.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Ismail Kadare ishte ndërgjegjja e lëvizjes intelektuale dhe studentore kundër diktaturës. Pjesa më e madhe e veprave të tij kanë qenë të tilla që kanë shërbyer për t’u hapur sytë qindra mijëra shqiptarëve, të cilët e provuan si eksperiencë të tyre ekzistenciale periudhën e regjimit komunist”,- kështu e vlerëson Fatos Tarifa shkrimtarin e njohur Ismail Kadare në librin e tij "Kalorësit e Humbur të kryqëzatës anti-Kadare". Një libër që merr frymëzim nga polemikat mes Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresë. Tarifa, në esetë e tij, del hapur në mbrojtje të Kadaresë, ku bën një kritikë jo letrare por sociologjike ndaj një polemike të pak viteve më parë në fushën e letrave, të cilën ai e quan si kryqëzatë anti-Kadare.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri përmban një analizë shkencore dhe të balancuar të problemit të legjimitetit të të ashtuquajturit socializëm real në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Ky studim konçiz dhe i argumentuar për këtë çështje shumë intriguese, është një kontribut i ri në perceptimin bashkëkohor të ngjarjeve epokale të gjysmës së dytë të shek. XX dhe një arritje tjetër e autorit në fushën e studimeve sociologjike.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri përmban një analizë shkencore dhe të balancuar të problemit të legjimitetit të të ashtuquajturit socializëm real në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Ky studim konçiz dhe i argumentuar për këtë çështje shumë intriguese, është një kontribut i ri në perceptimin bashkëkohor të ngjarjeve epokale të gjysmës së dytë të shek. XX dhe një arritje tjetër e autorit në fushën e studimeve sociologjike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Letra Amerikës” është një punim interesant, një libër që vjen si rezultat i mishërimit në të, të një përvoje të gjatë profesionale dhe i pasqyrimit në faqet e veta të një kulture të gjerë të përgjithshme, që rrok fushat të caktuara nga dija dhe shkenca, nga politika, historia sociologjia diplomacia etj. Fatos Tarifa në këtë libër shfaqet ashtu siç është, një diplomat i rangut të lartë, me nivel, vizion, kurajë të admirueshme, energji të pashtershme, fantazi interesante, përgatitje serioze e të gjithanshme. Sipas historianit Pëllumb Xhufi, ky botim hedh dritë ose dokumenton një pjesë të veprimtarisë së Tarifës, ku si një ambasador i një vendi “të pamundur” të përfaqësojë Shqipërinë në vendin më të fuqishëm të botës. Është një libër i cili na bind se ne sot kemi dy tipe ambasadorësh ose përfaqësuesish të Shqipërisë: ambasadorë të cilët rehabilitohen të bëjnë detyrën e përcjellësit të mesazheve ose detyrën e kryekamerierit që presin e përcjellin bosat e tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fatos Tarifa, sociolog, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomat, është Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Për shumë vjet me radhë ai ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete amerikane si: The University of North Carolina (Chapel Hill), Camp-bell University, Webster University dhe Eastern Michigan University. Autor i 32 librave dhe i më shumë se 50 artikujve studimorë të botuar në revista akademike të indeksuara në SHBA dhe në Europë, Tarifa është ndër anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave në vitin 2011, anëtar i Akademisë së Shkencave Politike në New York (nga viti 1995) dhe anëtar i Shoqatës Sociologjike Amerikane (nga viti 1992). Ai është themeluesi dhe kryeredaktori i revistës akademike Sociological Analysis, si edhe anëtar i bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare Journal of Social Sciences dhe Journal of Applied Social Science.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, të cilat u pasuan nga lufta kundër regjimit të Talibanit në Afganistan dhe nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit në Irak, si edhe kriza politike që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, kanë krijuar mjaft pështjellim në përdorimin e termave dhe të koncepteve të tilla si: Islam, islamizëm, apo radikalizëm islamik. Në këtë ese, autorët përpiqen të shpjegojnë dhe të kontekstualizojnë dukurinë e radikalizmit islamik, duke sqaruar kushtet historike të lindjes së tij, si edhe faktorët politikë lokalë, rajonalë e ndërkombëtarë që e kanë ushqyer atë, që kanë modifikuar format e shprehjes së tij dhe që e kanë bërë këtë dukuri kaq virulente e të rrezikshme në kohën tonë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Europa Lindore, dhe si një ndër analistët më të mirë të çdo moshe që kanë shkruar mbi periudhat e tranzicioneve politike. Analizat e tij mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike në Shqipëri janë gjithnjë profetike. Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t'i trajtuar ato ne një mënyrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifen si një influencë shumë të rëndësishme. Ne në Perëndim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar...Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqipërinë dhe Europën Lindore të cilat do të mbahen mend dhe do të perbëjnë një kontribut jetëgjatë në historinë e ideve.”- Prof. Barbara Hyens, New York University. “Në nivel personal, Fatos Tarifa reflekton elementet më te rafinuara të elegancës, sofistikimit, freskisë, gjerësisë së interesave dhe sharmit europiano-lindor. Në nivel profesional, ai është jashtëzakonisht i informuar në dy disiplina—sociologji dhe shkencë politike—dhe stimulon shkallë të lartë interesimi për një diapazon të gjerë çështjesh. Nëse përdor një fjalë, c cila në Amerikë pcrdoret gjithnjë e më shumë me nostalgji për një kohë të humbur në jetën akademike dhe letrare të këtij vendi, Tarifa është një intelektual, një intelektual i vërtetë. Ai është, mbi të gjitha, një njeri, i cili vazhdimisht gjykon duke diferencuar (për Kantin ky është testi i një njeriu kozmopolit), çka, me fjalë të tjera, do të thotënjeri i zgjuar.”- Prof. Raymond ROSFNFELD, Eastern Michigan University. “Situatat dhe talentet e Dr. Tarifës janë të rralla. Unë qëllimisht e evitova fjalën unikë pasi ka edhe të tjerë që, si sociologë dhe diplomatë, janë gjendur në një pozitë të ngjashme për të vëzhguar, komentuar dhe përdorur imagjinatën sociologjike siç ka bërë ai. Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk i ul vlerën arritjeve të tij. Përkundrazi, po të shohësh disa nga individët që i përkasin këtij grupi të vogël njerëzish, kontributet e Fatos Tarires spikasin akoma më shumë si të jashtëzakonshme.”- Prof.Jay WEINSTEIN University of Miami.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Historia e sociologjisë shqiptare dhe hapat e bëra për zhvillimin e saj nuk ndryshojnë domosdoshmërisht shumë nga ato që janë kryer në vendet e tjera. Madje, edhe pse paralelizmi mund të mos qëndrojë, në një kuptim real të fjalës mund të themi se atë rol që kanë luajtur Small dhe Ward në Shtetet e Bashkuara, Durkheim dhe Worms në Francë, Weber dhe Simmel në Gjermani, duke e bërë sociologjinë, secili në vendin e vet, një disiplinë universitare, duke themeluar dhe drejtuar revista sociologjike dhe duke kontribuar për krijimin e shoqatave sociologjike, ka luajtur edhe Fatos Tarifa në kushtet e Shqipërisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Me një eksperiencë njerëzore kozmopolite të pazakontë, të fituar gjatë një jete shumë të pasur me udhëtime e ngjarje, që rrallëkush i ka përjetuar, dhe përgjatë dy trajektoreve të veprimtarisë e të ekspertizës së tij profesionale po aq të pazakontë—në fushën akademike dhe atë diplomatike—Fatos Tarifa na shfaqet në këtë vëllim jo vetëm po aq brilant sa edhe në librat e tij më të mirë, por edhe human, emocionalisht e shpirtërisht i ndjeshëm, siç nuk e kemi parë këtë te shumë autorë të sotëm që shkruajnë e shesin punët e tyre për një lexues gjithnjë e më të pandjeshëm ndaj vlerave humane.”- Arben Lenja.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Libri më i ri i Fatos Tarifës plotëson koleksionin e librave të tij, të brendashkruar dhe shpalosur tek profili i spikatur profesional, shkencor dhe shoqëror. Fatos Tarifa është studiuesi i përkushtuar. Është debatuesi serioz. Fatos Tarifa parashtron një “dituri lëvizëse” në tekstet, ku problematika “destruktohet” (termi i Derrida-s), që shpërndarjen e temave e analizon sipas kulturës kirurgjikale për nocionet, konceptet, sipas një zhvillimi hulumtues pozitivist dhe zbulues. Ekspresioni latin kauzal “Sapere aude” bëhet një ide ftillëzuese e së vërtetës dhe jo thjesht një përfytyrim i rremë, apo një iluzion i së vërtetës. Lexuesi që do ta lexojë këtë libër do të ndodhet në pikë vluese, në një pikë inkandeshente të debatit publik, jo thjesht për shumësinë apo edhe rastësinë nominuese të personave se sa të një rendi të diskutueshëm të ideve, që gëlojnë dhe përplasen në shoqërinë shqiptare, ende në stadin e fermentimit ideor, apo galvanizimit të strukturave mendore midis prapambetjes (më shpesh retrograde, parashkencore, virtuale, folklorizante, apo të miteve vulgare urbane) dhe emancipimit të vërtetë.”- Moikom Zeqo.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t’u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike. Gjatë periudhës së njohjes fillestare frustrohen dhe tremben djemtë, por në dallim nga shumë kultura të tjera njohja fillestare nuk përfaqëson fillimisht ndonjë provë të vështirë. Vrasja praktikisht mungon; vetëvrasja është e përjashtuar. Tema e terrorit dhe rrezikut nuk është e lëvruar në mite dhe rrëfime. Nuk ekziston asnjë ndjesi mëkati, mbi të gjitha për sa i përket seksit dhe në përgjithësi dëlirësia seksuale vlerësohet negativisht. Seksi është thjesht një pikëpamje e një jetë të lumtur dhe nuk është burimi i vetëm i kënaqësisë, siç ngjet në një shoqëri më tepër agresive. Mesa duket, seksi është i qarkuar nga një brerore druajtjeje: burrat kanë frikë prej grave dhe prej marrëdhënieve seksuale me to.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit. Në fund të librit, dhe pikërisht në pjesën e tij të tretë, është thelluar një temë që e kam trajtuar në librat "Shoqëria e shëndoshë"dhe "Shpresa dhe revolucioni"– kriza e shoqërisë aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njeriu nuk është një fije letër e bardhë, në të cilën kultura mund të shkruajë tekstin e vet; ai është një gjallesë e ngarkuar me energji dhe e ndërtuar në një mënyrë të caktuar, që, duke u përshtatur, reagon në mënyrën specifike dhe të caktuar lidhur me kushtet e jashtme. Sikur njeriu t’u përshtatej kushteve të jashtme duke ndryshuar me elasticitet natyrën e vet, si ndonjë shtazë, dhe të ishte në gjendje të jetonte vetëm në kushte të caktuara, ndaj të cilave të zhvillonte një përshtatje të posaçme, ai do të arrinte në udhëkryqin e specializimit, i cili është fat i çdo lloji shtazor, pra, do të arrinte në ndërprerjen e historisë. Sikur, nga ana tjetër, njeriu t’u përshtatej të gjitha kushteve, pa iu kundërvënë atyre që vijnë në kundërshtim me natyrën e tij, ai s’do të kishte kurrë histori në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një moment të caktuar Stalini u interesua për Shqipërinë: – Ç’ndodh atje në të vërtetë? Ç’popull është ai?
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania