titleToAlt
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mjekësia ligjore mendohet se më shumë se shkencat e tjera integrohet me të vërtetë në evolucionin që ndodh në çdo periudhë kohore. Në librin “tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore”, paraqiten në radhë të parë veçoritë mjekoligjore të ngjarjeve të shumta të periudhës së tranzicionit në vendin tonë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ka një kohë të gjatë, vecanërisht mbas viteve 1990, që ish diplomati dhe publicisti Hajro Limaj është afirmuar jo vetëm si një nga njohësit më të mirë të politikës, historisë, kulturës dhe arsimit të Turqisë , por edhe si një mik i sinqertë dhe me vepra i popullit turk. Njohja shumë e mirë e gjuhës turke dhe kualifikimet pas universitare dy herë në Stamboll e kanë ndihmuar për të qënë i përditesuar dhe me një arkiv shumë të pasur për zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore, kulturore-arsimore të këtij vendi, të cilat shprehen edhe në analizat, komentet,opinionet dhe librat e botuara për raportet e shumanshme në shekuj dhe në ditët tona midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nuk mund te shkruajmë me porosi thonë disa intelektualë . Artisti -thonë ata - duhet të jetë i lirë të shpikë e të krijoj ç’të dojë dhe si të dojë . Asnje kufi nuk mund të ketë për artistin përveç artit . Këtyre u themi se është e vërtet që artista nuk mund t’i caktohet me porosi subjekti Ashtu si mund të porosisim një palë kundra te kundraxhiu ose një simite në furrë . Por edhe për artistin, për poetin e për shkrimtarin ka një porosi. Është porosia që i jep populli , kombi,atdheu çdo qytetari në lidhje me problemet historike aktuale. Këtë porosi duhet ta mbarojë çdo qytetar, cilido në fushën e tij, dhe këtë porosi ay do ta mbarojë aqë më mirë sa më tepër të rrojë bashkë me popullin ,sa më tepër ta lidh veprën e tij artistike me jetën e popullit , me luftën dhe aspiratat e tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga Skrapari nëpër faqet e gazetes “Bashkimi “ i pari u shfaq Mustafa Molla në Tomorricë ,Qemal Hoxha në zonën e Therepelit dhe Luman Caka në ato zona ku kryente detyrën e mësuesit . Natyrisht , si fillestarë , kishin arritur deri tek shkrimet informative . Prej tyre u nxita dhe unë për t’u bërë pjesë e këtyre , që atëherë quheshin korrespondentë vullnetarë . Sidoqoftë ne u bëmë njerëz publikë dhe ndjenim se ishim dikushi … Enver Caka I kam qenë mirnjohës Mustafait, dhe këtë ia kam shprehur atij kushedi sa të satën herë , sa ndoshta edhe e kam bezdisur ,kur kam qënë redaktor në gazetën locale “Jehona e Skraparit “ , për mbulimin gjeografik të gazettes . Korrespondencat e Muços na shpëtonin nga shërbimet në këtë zone . Tomorricën e kishim nga ata në faqet e gazettes .Nuk kishte javë qëmos të na dërgonin shkrime. Të Muços ishin plot shifra ,fakte dhe argument dhe shtriheshin për të gjithë zonën . Zylyftar Hoxha
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Harmoni" eshte nje permbledhje shkrimesh te botuara per here te pare ne vitin 1939.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arben Puto (1924-2016) lindi në Gjirokastër. Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Moskës, dega e së drejtës ndërkombëtare publike. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, më 1957, ka punuar si pedagog dhe punonjës shkencor në Fakultetin Juridik, derisa doli në pension më 1990. Është autor i një numri veprash në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Për të vërtetën duhet të themi edhe se në kohët më të vështira e kur interesat e Italisë kundërshtoheshin keqas me ato të Shqipërisë, Kuvendi ka mbajtur një udhë të drejtë e t'arsyeshme e nuk i ka mohuar kurrë parimet e programit kombëtar që ka pasë vendosur”.- Luigj Gurakuqi “Të shohim pra a do tregohemi të zotët t'a ngasim anijen t'onë, pa e lënë të përpiqet pas ndonjë shkëmbi, të grykavet të ngushta nëpër të cilat do të lundrojë, tani që bota e madhe po na bën nderin e lartë duke na njohur si popull e të drejtën të rrojmë të lirë". "Të gjithë atdhetarët e sinqertë që kanë vuajtur në heshtje përndjekje e burgje ; të gjithë ne, energjitë e reja të kushtuara Atdheut, jemi e do të jemi në një mëndje se shpresa e Rilindjes sonë nuk mbështetet mbi mbeturinat e feudalizmit turk, por mbi veprën që do të dijmë të kryejmë në këto rrethana tragjike, duke u treguar të denjë për atë t'ardhme për të cilën besimi ynë shkon tek ato parime që nuk pranojnë sulltanate në brigjet e Adriatikut, por qeveri të lira të popujve të pavarur".- Sotir Gjika
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letërkëmbimet e Mustafa Merlika – Krujës me familjen mbreërore të Ahmet Zogut, Eqrem Bej Vlorën, Dhimitër Beratin, Baba Rexhepin, Abaz Kupin, Tahir Kolgjinin, Tahir Zajmin, Fan Nolin, Kolë Bibë Mirakajn, Ago Agajn dhe Ismail Goranin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pësoj gjithmonë një si shkrehje në periudhë pushimesh, një mosdashje për të marrë penën e për t'u hedhur prapë në sheshin e betejave (të qena apo të mosqena) të realitetit shqiptar. Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde. Mirëpo për çudi, është pikërisht ky absurditet që na bën të hidhemi sërish në arenën e betejave të fjalës. Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unë pjesë e absurditetit mediatik-politik të një realiteti të caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirëpo ja që diku është një frikë, se po nuk e ngrite zërin, po nuk e luftove absurditetin, ai do të na përmbysë si një tsunam i paanë mendor, deri në atë pikë sa në një të ardhme të afërt do të mundim veç ta belbëzojmë gjuhën tonë të bukur shqipe. Teatër me veteranë. Jam ulur këtu, te kjo bregore e gjelbër e malit të Dajtit dhe kundroj poshtë qytetin tim, me një si barrë të ëmbël mbi zemër. Rruga e gjatë më këmbë për të ardhur deri këtu më lodhi pak, por edhe më këndelli me ngjyrat dhe ajrin e saj të kulluar. Nuk i kuptoj njerëzit që marrin teleferikun për t'u ngjitur lart, kur pylli është kaq i bukur e ftues, sidomos tani në vjeshtë, me larushinë e gjethnajës dhe drurëve halorë, me ketrat që u ngjiten tinëzak pishave dhe mështeknave, me qukapikët që trokasin diku larg shtigjeve të njeriut, me shqarthat, kunadhet e lepujt e egjër që nxjerrin kryet prapa ndonjë peme, jo të trembur, por lozonjarë, si të duan të të tërheqin në thellat e pyllit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në kushtet kur ende nuk kemi mbërritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, pra të kemi një mendim autonom përmbi të, e detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hop cilësor, shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, të djeshëm dhe të sotëm shqiptar. Këtu paraqitet një pjesë e vogël, e trajtimeve dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, e artikujve letrare, e materialeve të botuara në shtypin e shkruar, si dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi, me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme, shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania