titleToAlt
Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara. Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndesi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë  normal , por vetëm vetvetja. Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi handikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara  lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve . Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm. Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët. "
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dukuri e çuditshme e kulturës sonë është se njerëzit nuk e kuptojnë dot deri në fund ose, ka të ngjarë që kështu duhet të themi, nuk janë ndërgjegjësuar deri në fund lidhur me faktin që çfarë fatkeqësie serioze është mërzia. Merrni një njeri, i cili kushedi se për çfarë arsyeje nuk di me se të merret. Përderisa këtij njeriu i mungojnë burimet e brendshme të afta për ta detyruar të merret me diçka në mënyrë aktive, të krijojë diçka ose të vërë në punë forcën e intelektualit, ai do të vuajë nga mërzia, do të ndiejë njëfarë barre, stres, një paralizë, të cilat vetë ai nuk mund t'i shpjegojë. Mërzia është një nga format më të egra të torturës. Është një dukuri e kohës sonë që po gjen përhapje të furishme: Njeriu që ndodhet nën peshën e mërzisë dhe që nuk ka mundësi ta heqë qafe, do ta ndiejë veten thellësisht të shtypur. Këtu mund t'ju lindë dëshira të bëni pyetjen: cili është shkaku që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë dot sa e rrezikshme dhe e dhimbshme është mërzia dhe sa vuajtje na shkakton.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Marrëdhëniet e ndërsjella midis njeriut dhe shoqërisë qysh prej shumë kohësh kanë tërhequr vëmendjen e filozofëve që përpiqeshin të përcaktonin se cili nga elementët e kësaj opozite të dyfishtë është parësor. Të jetë, vallë, antisocial individi nga vetë natyra e tij, siç thoshte Z. Frojdi, apo, në të kundërtën, njeriu është kafshë shoqërore, siç mendonte K. Marksi? Orvatje për t'i pajtuar këto pikëpamje të kundërta ka bërë themeluesi i "psikoanalizës humaniste" Erich Fromm. Shoqëria është e infektuar me zvetënimin e individit: kultura masive, arti masiv, politika masive, kushtëzohen nga tërësia e të gjitha kushteve të jetës së shoqërisë industriale të kohës sonë. Kjo sëmundje mund të shërohet vetëm duke fituar lirinë pozitive, lirinë jo në vetvete, jo shkatërruese, por "lirinë për diçka", duke kaluar nga gjendja "të kem" në gjendjen "të jem". Dhe vetëm një shoqëri, pjesëtarët e së cilës gëzojnë liri pozitive mund të quhet e shëndoshë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit, është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë mbërrijnë tek alkolizmi. Ata kanë nevojë të ngutshme për një nxitje nga jashtë, si ajo që mund të japin qenie të ngjashme me ta. Pa këtë, shpirti i tyre nuk e mban dot peshën e vet dhe bie në një letargji shtypëse. Mund të themi se duke qenë secili një pjesëz e vogël e idesë së bashkësisë njerëzore, kemi nevojë të ndihemi të realizuar përmes kontaktit me të tjerët, në mënyrë që të kemi një vetëdije të plotë njerëzore. Ndërsa kush ndihet njeri i plotë, njeri par excellence dhe paraqitet si një unitet i pandashëm, ai zotëron në vetvete gjithë ç'është e nevojshme.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1506 Erazmi i Roterdamit, bëri një udhëtim në Itali, që e kishte dëshiruar shumë kohë më parë, dhe vizitoi shumë qytete të atij vendi, nga Torinoja në Romë. Si u kthye në Angli, mysafir i mikut të dashur Thomas More, shkroi esenë e famshme "Lavdërim i Çmendurisë", në të cilën, me një stil plot gjallëri e tërheqës, shprehte krizën morale të epokës së vet, duke përdorur me mjeshtëri të rrallë alegorinë e paradoksin. Protagonisti i veprës është “Çmenduria”, që flet në vetën e parë para dëgjuesve, duke marrë në analizë (mund të themi duke marrë nëpër gojë) veten e botën, pa kursyer askënd. Fjalët e saj tingëllojnë tallëse e me dy kuptime. Çfarë na qenka çmenduria? Padituria e njeriut të thjeshtë, qe rron në harmoni me natyrën, larg sofizmave të intelektualit të stërholluar, apo dituria e rreme e nderuar dhe e ngritur në qiell nga bota.
Çmimi: 550 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania