titleToAlt
Toni Grizi ëndërron të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve kampionë që stërvit babai i tij. Për fat të mirë apo të keq, sulmuesi kryesor i skuadrës është lënduar gjatë pushimeve dhe duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt. Edhe pse babai i tij, Grizli, nuk është dakord dhe gjithë të tjerët mendojnë se ai është shumë i vogël dhe i brishte... Toni do të bëjë gjithçka për t'u futur në klubin e ëndrrave të tij. Këshilla ime: « Bëje jetën tënde ëndërr dhe ëndrrën realitet» Shprehje nga libri "Princi i vogël" i Saint-Exupery.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sulmuesi Mikael Ribo, pas rikthimit, ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadres makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves, janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri... A do të mund ta kalojë Toni këtë sprovë? Në cilën fushë gjendet kundërshtari i vërtetë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri është një reflektim për ecurinë, uljet dhe ngritjet e futbollit shqiptar në këto 7 dekada që nga koha e komunizmit dhe në këto vite tranzicion. Gazetari Balla rrëfen marrëdhënien e tij me futbollin dhe kombëtaren duke sjellë në këtë libër një rrëfim personal kur shoqëronte që fëmijë babain e tij në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, momentin kur guxoi t’i merrte autograf Franz Beckenbauer-it të madh pas një ndeshje në Qemal Stafa. “Ky libër botohet në 70-vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të futbollit të kuqezinjve, në shenjë modeste mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë ata që kontribuuan në një vit historik, kur pjesëmarrja e Kombëtares në finalen e Kampionatit Europian na bëri të gjithëve të ndiheshim të barabartë, për dhjetë ditë, me të gjithë vendet e kontinentit”, shkruan në hyrje të librit autori. Ndërsa si pasthënie ai ka zgjedhur pikërisht momentin kur ai akoma një fëmjë takon idhullin e tij gjerman. “Kisha qenë në ndeshjet e Kombëtares dhe të “17 Nëntorit” për vite të tëra rresht. Shtëpia ime e dytë ishte stadiumi “Qemal Stafa”. Por për herë të fundit kisha qenë aty më shtator 1990. Dy herë. “Dinamo” kampione ndeshej me kampionët e “Olympic Marseilles”. Nuk di se si gjeta mënyrën të çaja kordonin policor për të hyrë në fushë. Deri aty ku trajneri i francezëve po testonte fushën, i shoqëruar nga një gazetar i “Sporti Popullor”. Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf, mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë. Kaiseri firmosi foton dhe më pas fshiu dorën nga djersa e dorës sime të sikletosur që iu drejtua për ta shtrënguar. Gazetari i “Sportit Popullor” lajmëroi policët, të cilët më intervistuan me hollësi, por qëllimi ishte tjetër. Ata kërkonin të shihnin se çfarë letre kishte firmosur gjermani i famshëm. Për më tepër, njëri prej tyre tentoi ta griste, por duhet të ketë ndeshur në sy njerëzish të inatosur. Ishin kohë të vështira për regjimin. Njerëzit braktisën shkallët e stadiumeve dhe iu drejtuan ambasadave dhe shesheve e, më pas, edhe porteve dhe kufijve. Në stadium nuk do ktheheshin për shumë vite me radhë. Bashkë me ta, as unë….”– shkruan Balla.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati. "Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve ’80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani. Dy dekada më pas, ato ditë vjeshte kur Michel Platini sapo kishte nisur fushatën promovuese të këtij libri, “Të flasim për futbollin”, menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e gjeta veten mes një turme të madhe tifozësh kuq e zi, 20-25 vjeçarë, që e shanin mbarë e prapë, idhullin e brezit tonë të shndërruar tashmë në zyrtarin më të lartë të UEFA-s. Për ta ai ishte thjesht një hileqar, i cili u kish rrëmbyer padrejtësisht pikët e kombëtares."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i ekipeve italiane të futbollit, Juventusit, Napolit, Romës, Torinos, ka provuar gjatë jetës së tij shumë goditje, me top e pa top. Dy prej tyre shohim se i ka të gdhendura thellë në memorie. E para lidhet me akuzat “Calciopoli”, prej ku buron dhe një nga motivet e të shkruarit të këtij libri tërheqës, me synimin për të nxjerrë sportdashësin nga qorrsokaku, dhe e dyta, një goditje me grusht. “… Isha ftuar për darkë në shtëpinë e deputetit La Russa, një interist i çmendur, dhe në një moment, djali i tij afrohet tek i ati dhe e pyet, i sigurt që unë nuk po e dëgjoja: ‘O ba, po ky është ai zotëria që vjedh ndeshjet e kampionatit?’, dhe e qëllon me grusht. Ishte përpos se grushti i një nëntëvjeçari.”
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania