titleToAlt
“Emni i këtij shkencëtari frëng lidhet edhe me kontributin e dhanun historisë apo studimeve arkivale shqiptare në të katërtën e parë të shek. XX. Mario Roques përmendet edhe për meritën "e nxjerrjes nga bibliotekat dhe të botimit me metodë të dokumentave, që ta thomi me fjalët introduktive të Fjalorit të Bardhit do të formojnë bazën filologjike për linguistikën dhe filologjinë shqiptare". Kur na shkon mendja që nga vjeti i dy botimeve të njohuna të tija "Fjalori Shqip 1635" i Frang BARDHIT dhe "Gjurmime mbi tekstet e vjetra të shqipes" - na duket si Roques t’ishte tue i shqiptuem me mburrje fjalët e botueme tridhetë vjetë ma parë për nderin që i mbetej si inisiator i kësaj rruge: ". ..je tiendrais à l’honneur de leur avoir ouvert la voie" ”-Prof. FILIP FISHTA.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Dr. Inxh. Fatos DEGA ka mbaruar me diplomë të shkëlqyer studimet për Inxhinieri Mekanike në vitin 1973. Për shumë vite, ka punuar si inxhinier teknolog e projektues, kërkues shkencor e drejtues në sferën e menaxhimit të shkencës e të teknologjisë, si dhe drejtues projektesh zhvillimi. Është specializuar për politikat shkencore, teknologjike dhe rinuese (inovative) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është autor i mjaft projekteve inxhinierike, modelimeve matematiko-informatike, studimeve dhe artikujve shkencorë në fushat e mekanikës, metalurgjisë fizike dhe përpunimit termik të çelikut, një pjesë e të cilave sillen në këtë libër. Ka dhënë leksione në lëndën "Termodinamika e Metaleve" për kursin pasuniversitar "Përpunimi Plastik dhe Termik" në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike të Universitetit të Tiranës, në vitet 1986-1989. Ka qenë anëtar i Panelit për Politikat Shkencore dhe Teknologjike pranë Komitetit Shkencor të HATO-s (NATO SCOM) në Bruksel (në vitet 2000 -2001), anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik (1996 - 2000) dhe Koordinator Kombëtar për Programin Europian të Kërkimeve Teknologjike "Eureka" (2000 - 2001). Eshtë anëtar i Shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë të Shqipërisë, anëtar i Shoqatës së Inxhinierëve Mekanikë Amerikanë - ASME International dhe anëtar i Institutit Europian të Patentave (EPI) pranë Zyrës Europiane të Patentave (EPO).
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përmbledhja e leksioneve të folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej më 1971- 1973 në Universitetin e Prishtinës për studentët e ciklit pasuniversitar. Ato u patën incizuar, u patën zbardhur dhe u qenë shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar. Kjo vepër është pra në zanafillë një tekst për studentët. Dhe ky është botimi i parë në trajtë libri që u vjen lexuesve shqiptarë në një moment të volitshëm e të dobishëm, sepse përcakton atë standard me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore, standard që do të shërbejë për shkrandjen e mëtimeve nga gjithfarë gjuhëtarësh-popullorë, por edhe ëndrrash nacionalideologjike e gjykimesh amatore që nuk e kaptojnë dot vaun e përsiatjeve pa krye. Duke qenë një “hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoeuropiane”, si e përcakton vetë autori, familje gjuhësh ku bën pjesë edhe shqipja, ai është i thjeshtë e i qartë për çdo lexues e jo vetëm për studentë universitarë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mos i prek rrathët e mi, “Noli turbare circulos meos” - mendohet të kenë qenë fjalët e fundit të Arkimedit para se të vritej më 212 p.e.s.. Kjo tabu e vendosur prej tij do të zgjaste deri ne fillim të viteve 1600, kur Luka Valerio botoi “De centro gravitates” dhe “Quadratura parabolae”, studime ku ai aplikoi metodat e Arkimedit për të përcaktuar masën dhe qëndrën e gravitetit të trupave të ngurtë; probleme që vetë Arkimedi, me dashje ose jo, i kishte lënë pa zgjidhur.(Barone-2004) Këto ishin dy zhvillime që rivendosën lidhjen e këputur që nga vdekja e Arkimedit midis matematikës e fizikës. Galileu do t’a quante Valerion, Arkimedi i ri dhe teoritë e tij do të përdoreshin më pas edhe nga Njutoni, Kepleri e Leibnizi për të bërë kapërcimet e tyre të mëdha në shkencat përkatëse.(Freedberg-2002)
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se për të realizuar “Ëndrrën Kineze” ne duhet të vazhdojmë “Rrugën Kineze”, të mbajmë lart frymën kineze dhe të mobilizojmë forcën kineze. “Rruga Kineze” mishëron shpirtin kinez, domethënë karakterin kombëtar me patriotizmin në thelb dhe tendencën themelore të kohës me reformat dhe inovacionin në thelb, dhe përfshin forcën kineze, domethënë forcën e unitetit të popullit kinez me të gjitha grupet etnike dhe forcën e Kinës në rrugën e reformës dhe të hapjes. Prandaj, vazhdimi i “Rrugës Kineze” është i lidhur drejtpërdrejtë me realizimin e “Ëndrrës Kineze”.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është në shërbim të gjimnazistëve, jo vetëm për t'u siguruar atyre përmbledhjen më të shpejtë të materialeve mbi titujt në studim, duke nënvizuar thelbin ideor, përmbajtësor e formal të veprave letrare që përfshihen aty, proces pa të cilin nuk mund të hedhësh asnjë hap më tej në komente e analiza të detajuara, por edhe për të shërbyer si model këmbënguljeje, si model pune e vullneti per të bërë diçka ndryshe.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një nga drejtimet kryesore të kërkimeve gjuhësore shqiptare në etapën e tanishme është studimi gjithnjë e më i thellë i gjuhës standarde shqipe, me qëllim që të depërtohet më thellë në sistemin dhe nënsistemet e saj. Përmbushja e kësaj detyre kërkon që të kalohet nga hulumtimi i rrafsheve të gjuhës në shqyrtimin e hollësishëm të nënsistemeve të tyre përbërëse, duke i parë këto nënsisteme jo si të ngrirë e të veçuar nga njëri-tjetri, por në lidhje e bashkëveprim të ngushtë. Kjo monografi synon të japë një ndihmesë në këtë drejtim, krahas shumë studimeve që janë ndërmarrë nga katedrat e gjuhës shqipe të shkollave të larta dhe nga sektorët gjuhësorë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Objekt i saj janë ndërrimet morfologjike të fonemave në eptimin (trajtëformimin) e shqipes standarde, të para si një nënsistem i veçantë në sistemin e mjeteve gramatikore të shqipes. Ndërrimet e fonemave në shqipe hasen si në eptim, ashtu dhe në fjalëformim, por ne jemi kufizuar vetëm në të parat. Ndërrimet e fjalëformimit nuk janë prekur, pasi janë të pakta në numër e me funksione gramatikore të parëndësishme. Por edhe brenda trajtëformimit dukuritë e ngjashme në sistemin përemëror gjithashtu nuk janë shqyrtuar, pasi janë të izoluara e nuk paraqesin interes. Nëpërmjet analizës shteruese të materialit kemi pasur si qëllim të përcaktojmë peshën e ndërrimeve morfologjike në eptimin e shqipes standarde në përqasje me mjetet e tjera gramatikore të saj. Për këtë, ndërrimet janë parë në rrafshin sinkronik dhe kryesisht brenda sistemit të gjuhës standarde, e cila në këtë pikë i mbulon thuajse plotësisht sistemet dialektore. Megjithatë, janë përshkruar edhe ndërrimet dialektore që mungojnë në shqipen standarde.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen artikuj të botuar në revista gjuhësore e përmbledhje studimesh gjyhësore, si dhe kumtesa të mbajtura në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Gjuha dhe veçanërisht sintaksa e saj janë vazhdimisht në një dinamikë tëpandërprerë, vetë sintaksa përfaqëson nivelin më të lartë në piramidën hierarkike të një gjuhe, prandaj nga kjo fushë do të ketë gjithmonë çështje për diskutim.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Gjermanishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Rusishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Spanjishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.
Çmimi: 2500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania