titleToAlt
Nje nga vlerat e medha te ketyre "rrefenjave te verteta" eshte se lexohen me nje fryme. Ngjarje te se kaluares, te shume e shume koheve me pare, na duket sikur kane ndodhur sot, Terheqes, plot dije dhe shembuj, Ernst Gombrich na shpalos te gjithe zhvillimin e njerezimit. Kjo eshte historia e botes e rrefyer nga nje mendje e ndritur: joshes si nje roman, i pasur si nje enciklopedi. Ky liber ka zene vendin e vet te padiskutueshem te klasiket.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vrasja e Sokolit ,jeta ,politika dhe vdekja e politikanit .Intervista dhe dëshmi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër që merr në dorë lexuesi synon të hedhë dritë në dimensionet komplekse të komunikimit. "Lentet" e autorëve më me zë në fushën e komunikimit janë përdorur nga Dr. Holta Heba për të dëshifruar aspektet e komunikimit në shoqerinë shqiptare. Autoria qëmton copëza nga realiteti i përditshëm shoqëror dhe i analizon ato me dijet, mjeshtërinë dhe teknikat e specialistes së komunikimit. Lokalja, për autoren, përdoret si rast studimor për të konfirmuar vlefshmërinë e teorive, si dhe për të evidentuar fektin se, përveç diferencave në kontekst gjatë bisedimit, instrumentalizimi i komunikimit mbetet nje fenomen global. Interesante është teza e saj që komunikimi shihet si zgjidhje dhe si zgjedhje e individit. Këto dy dimensione të komunikimit, autoria i analizon në tre kapituj. Në kapitullin e parë sillet në vemendjen e lexuesit debati teorik mbi disa koncepte bazë të komunikimit. Në kapitullin e dytë trajtohet komunikimi si zgjidhje bazuar në gjuhën komunikative verbale dhe në kapitullin e tretë analizohet komunikimi si zgjedhje e individit për të hyrë në marredhënie me të gjithë mjedisin social ku bën pjesë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra që po ju paraqesim pa dyshim që s’mund të përshkruajë në mënyrë të zgjeruar dhe të plotë historinë e Epirit në kohën e pushtimit turk. Materialet me shkrime të vjetra, të çdo natyre qofshin, që ndriçojnë çdo kënd të Epirit të kohës së shkuar, duhet të botohen për të qënë në dispozicion të kërkuesve, studiesve, historianëve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri përmban një analizë shkencore dhe të balancuar të problemit të legjimitetit të të ashtuquajturit socializëm real në vendet e Europës Qendrore e Lindore. Ky studim konçiz dhe i argumentuar për këtë çështje shumë intriguese, është një kontribut i ri në perceptimin bashkëkohor të ngjarjeve epokale të gjysmës së dytë të shek. XX dhe një arritje tjetër e autorit në fushën e studimeve sociologjike.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K.”, botimet “Naimi”, Tiranë 2011, është botimi i ri i plotësuar me dokumente e analiza të reja për veprën e shkrimtarit më të madh shqiptar I. Kadare, pasi kaluan afro 10 vjet nga botimi i vjetër nën titullin “Një dosje për Kadarenë” (Tiranë 2005). Ky botim i ri u bë i nevojshëm për shkak se kishin dalë disa dokumente të reja dhe nga lexuesit e opinioni pati kërkesa që dokumentet të botoheshin të plota. Në gjendjen e re libri përmban dy pjesë. Në pjesën e parë botohet monografia “Letërsia në totalitarizëm: I. Kadare”, një studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, që ka për qëllim të paraqesë kushtëzimin kontekstual të letërsisë në shoqëritë e mbyllura, përmes rastit më të diskutueshëm gjatë dy dekadave të fundme, letërsisë së Ismail Kadaresë. Në këtë diskutim janë përfshirë dhe studiues të huaj, historianë të “luftës së ftohtë” dhe të totalitarizmit, përkthyes të veprës së shkrimtarit, albanologë. Studimet letrare, sido që për nga natyra dhe metodat bashkëkohore janë gjithnjë e më tekstocentriste, kur është fjala për letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, qoftë në Shqipërinë shtetërore, qoftë në Kosovë, nuk i shmangen dot kontekstit historik. Në pjesën e dytë botohen dokumentet, të pajisura me shënjime informuese të saktësuara e të plotësuara, si dhe me referencat e burimit arkivistik, që lejojnë e lehtësojnë shfrytëzimin e tyre prej cilitdo që është i interesuar për një njohje të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë botim janë shtuar afërsisht 15 dokumente të reja, të cilat në kohën e botimit të parë e të dytë ishin ende nën kufizimet e Ligjit 9154 “Për Arkivat” ose nuk ishin identifikuar në procesin kërkimor. Nga dokumentet, nuk është hequr a shkurtuar asnjë prej atyre që kishin koleksionit të dy botimeve të para. Midis dokumenteve të shtuara, dy letra të M. Shehut për E. Hoxhën, që botohen në këtë libër për herë të parë, janë me rëndësi parësore për të kuptuar raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos për të verifikuar konceptin për letërsinë si çështje shtetërore. Duke qenë një botim i llojit dossier, nuk është përzgjedhur a përjashtuar asnjë dokument i zbuluar dhe ndonjëherë botimi i tyre përmban edhe fragmente që s’lidhen drejtpërdrejt me argumentin e këtij libri, por thjesht përjashtojnë paragjykimet. Po ashtu, duke qenë se gjatë dy dekadave të fundme janë bërë shumë debate për vërtetësinë a pavërtetësinë e paraqitjes publike të bashkëbisedimit / debatit të intelektualëve shqiptarë në takimin me R. Alinë në gusht të vitit 1990 (në atë kohë kryetar i shtetit shqiptar), në përbërje të këtij libri botohet për herë të parë në tërësi pjesa e debateve Kadare-Alia, shoqëruar me referenca të sakta kronografike në fonodokumentin origjinal që ruhet në dy pjesë në formatimin CD në rrjetin arkivor kombëtar. Në botimin e ri u gjykua me vend që të vihen emrat e plotë të hartuesve dhe nënshkruesve të dokumenteve, për atë pjesë që në botimet e mëpërparshme kishin mbetur të identifikuar vetëm me nistore (iniciale), kryesisht për arsye etike. Në dy botimet e mëhershme u quajt me vend “kursimi” i tyre, si një e drejtë e fundme morale që hartuesit të dokumentit t’i jepet një kohë dhe mundësi ta shpallë vetë autorësinë dhe të përligjë qëndrimet e mbajtura ose të përgjigjet për to. Botimi i dokumenteve me nënshkrimet e plota të autorëve do të dëshmojë shkallën e paimagjinueshme të demonizimit të shkrimtarit prej shkrimtarit gjatë periudhës totalitare; si dhe mund të ndikojë për mirë në debatet që hapen e rihapen në formë fushatash për qëndrimin ndaj fshehtësive të arkivave dhe sidomos ndaj dosjeve të policisë së fshehtë politike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Libri i ri i sociologut Ibrahim Berisha, “Vdekja e Kolonisë”, vë në fokus situatën e Kosovës pas vitit 1912, kolonizimin e saj nga shteti serb dhe rrjedhimisht edhe situatën dhe të drejtat civile e politike të popullit shumicë, shqiptar. Ky libër është zgjerim i literaturës për studimet koloniale duke futur përvojën Kosovë: Serbi-Jugosllavi, Shqiptaro-Serbe, e cila paraqitet shpeshherë e shtrembëruar dhe, ka dhe do të ketë, shumë për të thënë në mënyrë që në shekullin XXI të tejkalohet mendësia dhe komoditeti kolonial i kolonistëve serbë dhe i shtetit të Serbisë. Libri ka në fokus mendësinë dhe praktikën koloniale të Serbisë në Kosovë gjatë shekullin XX. Politikat koloniale dhe krimet për territore dhe spastrime masive etnike në periudha krize a komode, shfrytëzimi, diskriminimi masiv sistemor dhe i strukturuar ndaj shqiptarëve të kolonizuar, prodhuan efekte të shumta sociale, politike, ekonomike, demografike, kulturore, arsimore etj., të cilat janë hulumtuar dhe analizuar në këtë studim multidisiplinar.”- KultPlus.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Shkëndija 1940-1943, Shêjzat 1957-1975, bibliografi kronologjike” është një botim që sjell të dhëna të plota të karakterit bibliografik për të dy organet kulturore që dolën në Shqipëri dhe në Itali. Ky botim vlen për studentët, por më së shumti për studiuesit që duan të njohin kënvështrimin historik dhe kontributin kulturor që sollën këto dy revista.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Libri i Dr. Berishajt në konceptin e tij të gjerë përfshin disa dimensione relevante, si në diskutimin e temës së kufijve në nivel të përgjithshëm dhe në diskutimin e problemit të kufijve shqiptarë. Historia, aspektet etnike, shkenca politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, kulturologjia, aspektet ligjore ndërkombëtare përfshirë të drejtën për vetëvendosje të popujve, problemet e nacionalizmit dhe keqpërdorimet e saj trajtohen në mënyrë kompetente dhe të balancuar. Megjithëse fokusi është disi në kufijtë e Shqipërisë dhe të "problemit kombëtar të shqiptarëve", një komb i ndarë, libri nuk është shkruar në asnjë mënyrë si një "pretendim", por si një studim objektiv i problematikave të kufirit të njëpasnjëshëm , në veçanti në rastin e kufijve shqiptarë. Ky, objektiviteti dhe neutraliteti shkencor përveçe është qasje e gjerë dhe multidisiplinare, është edhe cilësia kryesore e librit. Ky është një kontribut i rëndësishëm për të kuptuar problemet e kufijve shtetërorë në përgjithësi dhe për të kuptuar problemin "problem shqiptar" në veçanti.” - Prof. dr. Ernest Petrič.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes” është vepra e jetës së autorit. Vepra është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së shqipes, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës. Në këtë vepër, studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalëve të gjuhës shihet i lidhur me elementet e kulturës materiale e shpirtërore të bartësve të saj. Objekt i analizës janë fjalët, të cilat studiohen për nga përhapja e tyre në të shkuarën dhe në të tashmen, vendi i formimit të tyre, zhvillimi i tyre i brendshëm, aftësitë fjalëformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zëvendësimi me fjalë të tjera etj. Një vend të posaçëm në metodën e tij të studimit zë edhe qëndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalëve në fond të trashëguar dhe fond të huazuar, duke iu dhënë përgjigje disa gjuhëtarëve (sidomos Majerit), që e shihnin shqipen si një gjuhë gati të romanizuar. Ai shtron tezën se si për fjalët me burim vendas, ashtu edhe për ato të huazuara, duhet të mbahet parasysh përhapja e tyre dhe denduria e përdorimit dhe se prania e elementit vendas dhe atij të huaj tregojnë "në një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, në anën tjetër shkallën e rezistencës së kësaj gjuhe". Nëpërmjet një analize statistikore, ai tregon se fondi me burim vendas është më i pasur se ai i huazuar.Një nga kërkesat bazë të metodës së tij në studimin e etimologjisë së fjalës ishte respektimi rigoroz i ligjësive fonetike, morfologjike, fjalëformuese e semantike, që historikisht kanë vepruar mbi gjuhën shqipe e në gjuhët në kontakt. Zbulimi i këtyre ligjësive mundësoi rindërtimin e mjaft trajtave të hershme. Nga ana tjetër, krahasimi i brendshëm u pa i lidhur ngushtë me faktorët jashtëgjuhësorë të përmendur më lart. Zbatimi i parimeve shkencore të fonetikës dhe gramatikës historike do të hidhte dritë për një varg çështjesh që ai studioi, si: evolucioni i sistemit zanor e bashkëtingëllor i shqipes posaçërisht në lidhje me theksin, gjatësinë, dukurinë e metafonisë, hundorësinë, diftongjet, zanoren ë të patheksuar, bashkëtingëlloret grykore, grupet e vjetra të bashkëtingëlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri të tjera morfonologjike, si ai i nyjave, i shumësit të singularizuar, gjinia asnjanëse etj. Veçanërisht çështja e prejardhjes së fjalëve dhe afria gjuhësore në faza të ndryshme të evolucionit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen kombëtare dhe autoktonitetin e saj. Sipas këtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizëm ashtin e lashtë të substratit: gjuha dhe etnosi i këtij populli janë në vazhdimësi të atdheut të parëve të shqiptarëve dhe të territorit të tyre. Evolucioni organik i gjuhës është bërë në lidhje të ngushtë me evolucionin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke e parë këtë mekanizëm në shtrirjen e tij kohore e hapësinore. Etimologjia e Çabejit është, në fakt, historia e gjuhës shqipe, e cila përkthehet në histori të popullit dhe historia e popullit të orienton drejt përcaktimit të gjenezës, të substratit dhe të autoktonitetit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
"Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëve dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit, duke trajtuar argumente, të cilat hierarkitë e larta të çdo feje përpiqen t'ia fshehin njohjes së njerëzve. Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishëm të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate. Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek genocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, "Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje" është në të njëjtën kohë një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mjeshtëria e Hulumtimit është një libër klasik, burim i pazëvendësueshëm për hulumtuesit dhe autorët e çdo niveli: studentë, gazetarë, analistë, ekspertë biznesi dhe të politikave publike.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Udhërrëfyes i plotë i mënyrës së shëndetshme të jetës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Problemet ekonomike dhe shoqërore të kohës së sotme janë trajtuar hollësisht nga shkencëtarët kompetentë. Ky studim zgjedh një rrugë tjetër. Këtu synimi është që të hulumtohet koncepti i racionalitetit, koncept që qëndron në themel të kulturës sonë të tashme industriale. Në momentin kur po shkruhet ky studim, popujt e kombeve demokratike ndodhen para problemit se si duhet të përfundojë fitorja e tyre e arritur me anë të armëve. Ata duhet të përpunojnë parimet e humanizmit, në emër të të cilit u bënë sakrificat e luftës, dhe t´i zbatojnë në praktikë. Mundësitë e tashme lidhur me përsosjen shoqërore ua kalojnë pritshmërive të të gjithë filozofëve dhe burrave të shtetit, të cilët kanë skicuar ndonjëherë në programe utopike idenë e një shoqërie vërtet njerëzore. Dhe megjithatë sundon një ndjenjë e përgjithshme e frikës dhe e zhgënjimit. Shpresat e njerëzimit duken se sot janë më larg nga përmbushja e tyre, sesa ishin madje në epoka që dukeshin ende si të pasigurta, kur ato u formuluan për herë të parë nga humanistët.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Studiuesit shqiptare per marredheniet gjuhesor, letrare, historike, kulturore, etnografike, arkitekturore, fetare etj. mes Shqiperise dhe Turqise nder shekuj. Keto marredhenie qe kane ekzistuar dhe vazhdojne te ekzistojne nder shekuj, jane fakte te pamohueshme. Filologet shqiptare e te tjere, prej kohesh jane marre intensivisht me studimin e ketyre marredhenieve, me problematika te caktuara te tyre, me dokumentat zyrtare, me ndikimet e drejtperdrejta e te terthorta , me pikepyetjet qe kane dale vazhdimisht mbi ekzistencen dhe intensitetin e ketyre marredhenieve, me terminologjine dhe etiketimet e perdorura per to, etj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Bota po shkon drejt një çoroditjeje më të madhe, dhe në disa fusha njëherësh - çoroditje intelektuale, çoroditje fi nanciare, çoroditje klimatike, çoroditje gjeopolitike, çoroditje etike. Vërtet që herë pas here ndodhin ngjarje të papritshme të dobishme; atëherë fi llojmë të besojmë se njerëzit, kur ndodhen në qorrsokak, nga e keqja, si për mrekulli, e gjejnë rrugëdaljen. Por, sakaq, ja ku ndodhin turbullira të tjera, që zbulojnë shtysa njerëzore krejt të ndryshme, më të errëta, më të njohura, dhe njeriu nis të pyesë veten nëse lloji njerëzor nuk ka arritur, në njëfarë mënyre, pragun e paaftësisë morale, nëse ecën gjithnjë përpara apo është duke nisur një lëvizje së prapi, që kërcënon të vërë përsëri në dyshim gjithë sa janë përpjekur të ndërtojnë brezat e mëparshëm. Për Amin Maalouf-in, ky çrregullim i botës më shumë se me “një ndeshje të qytetërimeve”, ka të bëjë me shterjen e njëhershme të qytetërimeve, ose më mirë të themi, të dy prej tyre, që përfaqësohen nga Perëndimi dhe nga bota arabe. I pari për shkak se s’i qëndron besnik vlerave të veta, e dyta, sepse prej kohe ka hyrë në një qorrsokak.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Një libër i ngjeshur, elegant, por në të njëjtën kohë sfi dues. Një përpjekje për të na treguar se cila është ideologjia që motivon terrorizmin, duke e vendosur atë në një kontekst historik. Autorët ia kanë dalë mbanë të na japin një vepër të mrekullueshme, ku kombinohet analiza e një sërë shoqërish dhe kulturash, me çështje të tilla si ajo e kujtesës kolektive, e fajit apo e shpagimit.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Një libër i kushtohet analizës të vitit të mbrapshtë 1997.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Sjellim në shqip veprën e fundit të botuar nga Stavro Skendi, një ndër figurat me të rëndësishme e më interesante të kulturës shqiptare, që me veprat e tij të shkruara kryesisht në anglisht dhe gjermanisht, mbetet një pikë referimi për cilindo dijetar në botë që merret me çështjet shqiptare e ato ballkanike. Në fakt Stavro Skendi konsiderohej në të gjallë dekani i studimeve ballkanike në SHBA.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Stavro Skëndi është një ndër studiuesit më të rëndësishëm shqStavro Skëndi është një ndër studiuesit më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit të kaluar. Që prej botimit të saj në anglisht ne SHBA, në vitin 1954, kjo vepër ka qenë shpesh një burim polemikash, por njëkohësisht dhe një pikë referimi për të gjithë ata studiues që merren me studimet shqiptare. Edhe sot, mbi gjysmë shekulli pas botimit, ajo vazhdon të mbetet po aq ngacmuese, interesante dhe dëshmi e një studiuesi të dorës së parë që meriton të njihet mjaft me shumë nga ç’e njohim.iptarë të shekullit të kaluar. Që prej botimit të saj në anglisht ne SHBA, në vitin 1954, kjo vepër ka qenë shpesh një burim polemikash, por njëkohësisht dhe një pikë referimi për të gjithë ata studiues që merren me studimet shqiptare. Edhe sot, mbi gjysmë shekulli pas botimit, ajo vazhdon të mbetet po aq ngacmuese, interesante dhe dëshmi e një studiuesi të dorës së parë, që meriton të njihet mjaft me shumë nga ç’e njohim.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania