titleToAlt
Vështirë t'ia kesh zili këtij njeriu zgjedhjen që ka bërë dhe frytet që ka mbledhur nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes. Ai e di se vendin e tij e pret në të ardhmen një dozë vuajtjeje gjithnjë e më e madhe. Ballë për ballë me vetveten, e di se asnjë nga fjalët e tij nuk do të jetë me të vërtetë e vetja. "Unë jam gënjeshtar", mendon ai, dhe beson se për gënjeshtrat e tij vetëm determinizmi historik e ka përgjegjësinë. Mirëpo herë-herë e gërmon mendimi se djalli, të cilit ia shesim shpirtin, e gjen burimin e forces te vetë njerëzit dhe se determinizmi historik është një sajesë e trurit njerëzor.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Histori kombëtare dhe një sagë familjare që ecin bashkë dhe spikatin gjatë Luftës së parë Botërore, rendin pa u ndarë nëpër vitet njëzet- tridhjet të shekullit të shkuar, diferencën në motët e rezistencës kundër pushtimit fashist italian dhe gjerman, të tronditin tek kapërcejnë nga viti në vit periudhen e “diktaturës së proletariatit”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një nga rrëfimet më të mira të bëra ndonjëherë për komunizmin. Ai konsiderohet si një akuzë e gjallë ndaj krimeve të komunizmit, si mënyra më e mirë për të kuptuar një filozofi të frikshme me të cilën jetuan disa vënde të ballkanit. Libri është një vepër esenciale për të kuptuar Shqipërinë aktuale, për të kuptuar këtë realitet, të shpërfaqur përmes ndriçimit që u bëhet shkaqeve që prodhuan traumën, që provuan shqiptarët gjatë diktaturës së Enver e Nexhmije Hoxhës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë, ata që kanë jetuar në atë kohë, e po aq, në mos më tepër, ata që nuk e kanë jetuar. Kanë nevojë te shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. Ismail Kadare në lidhje me veprën “Rrno vetëm për me tregue” të At Zef Pllumit.
Çmimi: 2100 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania