titleToAlt
Do të kisha filluar këtë parathënie kështu: “Ky liber nuk është për të gjithë. Është vetëm për ata që dëshirojnë të njohin nga më afër personin e Jezu Krishtit, Kishën, mbarështuesit e Kishës, sakramentet e Kishës….” Po pastaj m’u kujtuan ato fjalët e Kushtetutës së Koncilit II të Vatikanit mbi Kishën në Botën Bashkëkohore, kur flitet për ateizmin bashkëkohor. Në atë kontekst Koncili tha se disa kanë arritur tek mohimi i ekzistencës së Hyjit sepse kanë një ide të gabuar për Hyjin, në mënyrë që ai “hyj” që ata mohojnë “s’ka asnjë lidhje me Hyjin e Ungjijve” (nr. 19). Prandaj, pas pak reflektim, thashë: Patjetër, ky është një libër për të gjithë. Edhe një ateist mund të gjejë dritë në këtë libër të shkurtër, veçanërisht në dy kapitujt e parë, që flasin për mëshirën dhe “amësinë” e Hyjit.”-Monsinjor George Frendo O.P.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Duke na përshkruar këta portrete biblikë shenjtërie, Atë Antonio Maria Sicari ka dashur të na mësojë ta shohim edhe vetë Bilbën si libër ku flitet për shenjtër, në të cilin Shenjti e Shenjtërve është protagonisti kryesor. Kështu, edhe çdo libër tjetër shenjtërish, do të mësojmë ta shohim pothuajse si faqe të Biblës, në të cilat gjithnjë Hyji tregon se e vazhdon historinë e shëlbimit dhe se mbetet gjithnjë protagonisti kryesor. Duke u ndihmuar dhe nga arkeologjia dhe teologjia bashkëkohore, autori na ofron një mënyrë të thellë teologjike dhe historike të të shikuarit disa figura biblike. Kështu, persouazhet që jemi mësuar t’i njohim vetëm nga tekstet biblike, tani kemi mundësinë t’i shohim në mënyrë më të plotë e më të kuptueshme nga të gjithë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
«BOTA mbarë nuk ishte e denjë për ditën kur iu dha Izraelit kjo Këngë e mrekullueshme.» Kështu e shprehu çmueshmërinë e tij për Këngën e Solomonit, rabini jude Akiba, që jetoi në shekullin e parë të erës sonë.* Titulli është marrë nga fjalët e para të librit: «Më e bukura këngë e Solomonit.» Shprehja «Kënga e këngëve» është përkthimi fjalë për fjalë i tekstit hebraik, që tregon një shkallë sipërore, ashtu si shprehja «qiejt e qiejve», tregon qiejt më të lartë. (Ligj. 10:14) Nuk është një përmbledhje këngësh, por një këngë e vetme, «një këngë e përsosurisë së plotë, një nga më të mirat që ka ekzistuar ose që është shkruar ndonjëherë».*
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Dhimitër Beduli është një fi gurë e rëndësishme, por fatkeqësisht pak e njohur në Shqipëri. Në këtë vëllim përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri, që përfaqësojnë pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit,që përbëjnë një kontribut të çmuar për kulturën tonë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vititn1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje. Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i rebelimit dhe dëshira për t'u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit; ky është dhe tundimi i tij i fundit. Teza qendrore e librit është që Jezui, megjithëse i lirë nga mëkati, ishte i prekur nga frika, dyshimi, depresioni, ngurrimi dhe epshi. Autori ka përfytyruar një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika,ndyshimi dhe dhimbja. Sipas tij, nëse Jezui do t'i ishte dhënë njërit prej këtyre tundimeve, e sidomos nëse do të kishte shfrytëzuar mundësinë për të shpëtuar veten e tij nga kryqi, atëherë jeta e tij nuk do të kishte pasur më shumë kuptim se ajo e çdo filozofi tjetër. Përtej betejës midis detyrimeve fetare dhe natyrës njerëzore, ky roman mund të interpretohet edhe si shfaqja e një kontradikte më themelore akoma, më pranë moralit dhe për këtë arsye, thelbësisht ose tërësisht njerëzore. Siç rrëfen edhe shkrimtarja Oriana Fallaci kur tregon se si i dashuri i saj, Panagoulis, një revolucionar grek, është ndier gjatë një nate të kaluar në qeli, teksa priste ekzekutimin: sa pranë rrëfimit të orëve të fundit të Krishtit të Kazanxaqisit është ndier ai, sa i tunduar për t'u dorëzuar, për të hequr dorënnga revolucioni e për të shpëtuar jetën e tij. Guri themeltar i moralit njerëzor gjendet pikërisht në këtë përballje epike: midis bindjeve tona më të thella, më të sinqerta e më të vërteta dhe çmimit të rëndë që mbart shpesh pohimi, mbrojta dhe përparimi i këtyre, deri në fund, deri në vdekje. Nuk ka gjë më hyjnore se sa të sakrifikohesh për atë në çfarë beson, për atë që do, çfarëdo qoftë ajo. Për shkak të subjektit të tij, romani ka nxitur debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi. Ai shfaqet ende shpesh në listat e librave të ndaluar. Në vitin 1988, Martin Scorsese si regjisor, Willem Dafoe, në rolin e Jezuit dhe Harvey Keitel, në rolin e Judës, bashkëpunuan në ekranizimin e këtij romani, për një film që do të ishte po aq i debatuar dhe përçarës sa edhe vetë libri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një përjetim interesant i historisë së ndërlikuar, të lavdishme dhe tragjike të një qyteti me mësime pozitive dhe negative për kohën tonë. “Selaniku, qyteti i fantazmave” trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Se si kjo botë perandorake tolerante dhe aktive e kozmopolitane u shfaq dhe më pas u zhduk nën presionin e nacionalizmit, zjarrit dhe nga dy luftërat botërore, është tema e kësaj elegjie të mrekullueshme për atë që humbi, teksa Europa hyri në epokën e modernizmit.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania