titleToAlt
Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tone, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distance që nuk di si t'ia vë emrin me realizimin. Dhe kjo mund të vihet re deri te një lloj sfumimi i personazheve të gjalla dhe nxjerrjes në pah të personazheve-ide apo që ilustrojnë ide të caktuara. Loer Kume e mbush bollëkun që krijon objektivisht kjo iloj proze e predikateve me kulturën që zotëron dhe me stilin e të shkruarit Njëherë e një kohë shkrimtarët niseshin si të tiiië dhe shkonin drejt përsosjes së stilit. Vetë Tolstoi shkruante në ditarin e tij: "Duke shkruar përsoset stili'! Në kohën tonë dallojmë të kundërtën: autorët startojnë me një stil mjaft të përpunuar drejt shkrimtarit. Në këtë udhëtim, shkrimtarit Loer Kume i vjen në ndihmë dvojniku apo dyzimi i tij në formën e një gjykatësi të rreptë, që shfaqet dhe tërheq natën nga dorëshkrimet e tij poshtë shtratit apo mbi tryezë tekstin që duhet hequr. Ndërhyrjen e dytsit të tij të brendshëm në procesin e seleksionimit krijues, autori e ka përshkruar në tregimin "LeNonEncore", shkruar me mjeshtëri të lartë. Tregim i një vetëdijeje që premton ta çojë përpara Loerin. PreçZogaj
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Tregimet e Carver-it përmbajnë, nga njëra anë, një patos dhe melankoli intriguese, që nuk të lënë indiferent dhe, nga ana tjetër, një realitet autentik në ndryshim Daily Telegraph Carver-i hodhi gjurmët e një jete të re në gjininë e tregimit të shkurtër. Ai dëshmoi se si humori dhe tragjedia bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjeshtë. Falë përmbledhjeve të tij me tregime të shkurtra, poezive dhe eseve, që u botuan gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ai fitoi një numër lexuesish gjithnjë në rritje.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Stela njihet me Jasonin. Lidhen së bashku. Ndahen me pas. Ajo mendan se i dha fund me të. Por e ka gabim! Jasoni nuk e pranon ndarjen, ai hedh mbi të rrjetën e tij të helmatisur për ta zënë brenda. Deri në ç'pikë mund të arrijë ai vallë, per të kënaqur agoizmin e tij të lënduar? Një ishull i vagël përrallor i Egjeut, Princesha e Ngurosur dha një krim. NjË dashuri... helm. Një foshnjë. Pasion dhe xhelozi, Stela kërkon një fillim të ri, larg burrit, që përpiqet të shënJojë jetën e saj. Pastaj udhëton në një det të mbushur me sekrate. Sekrete që i trazojnë jetën. Ndjenjat, vendimet, planet. Por varka e saj është prej letre. Dhe ujërat krejt të kaltra të Egjeut janë gati për ta marrë në prehrin e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundi t në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë llogjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të pare i gjëndjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.
Çmimi: 6800 Lekë
titleToAlt
Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA. Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t'u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t'i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij. Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhembjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Një dashuri dhe shtatë faje" është roman për një njëmendësi brutale: për njeriun i cili përpiqet të jetë autentik në kushtet kur atë përpjekje e kthejnë në fatkeqësi të tij; për një ngjarje të madhe, të kundërshtuar me shtypje të madhe, e cila i zbulon njerëzit e vegjël me ide, përcaktime dhe veprime historikisht të gabuara; për një vit të txishtë, të gjatë sa një shekull me ndikim shekullor. Ky është roman në të cilin edhe dashuria bëhet shkak për fajësim të shumëfishuar - roman në të cilin kallëzimi për të fajësuar, për fajësues dhe për dëshmitarë, që nuk ngurrojnë ta përsërisin fjalinë më vetëcenuese të urdhëruar për përsëritje, bëhet dialog me historinë, që fiton dinjitetin e simbolit me kuptim botëror. "Një dashuri dhe shtatë faje" është roman poli-fonik, në të cilin shohim të dëshmuar përvojën e romanit modern dhe postmodern, në të cilin është tejkaluar kronologjia rrëfimtare realiste, në të cilin edhe më dukshëm se fabula e ruajtur, rrëfimin e bëjnë dramatik zërat kundërshtimorë, këndvështrimet e ndryshme të rrëfimtarit, asociacionet e shumta historike, që e thellojnë kuptimisht përmbajtjen dhe, në përgjithësi, procedimet, që e pasurojnë strukturën e tij të përbërë. Ky është roman kuptimesh të fshehura që do të mund të zbulohen nëse lexohet në tërësi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
MURGU QË SHITI FERRARIN E VET është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infarkti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi tek kriza e shpirtit, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Duke u njohur me një kulturë të lashtë, zbulon mënyrën e fiiqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe rehati. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një student kolegji, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Joshja ndaj një jete të çrregullt letrare, e mbron vajzën nga ndonjë vetëvrasje e mundshme, deri ditën kur ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo. Kur Sumira, e cila e shoqëron Miun në udhëtimet e saj, zhduket në një prej ishujve grekë, K. tundohet dhe i bashkohet kërkimeve dhe e gjen të zhytur në botën e rrethuar nga vizione përndjekëse dhe ogurzeza. "E dashura ime Sputnik" është një histori dashurie e kombinuar me një histori detektive, që të mbetet në mendje si një meditim i thellë mbi mungesën njerëzore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sot, Jack Ma (Ma Yun) është një prej gjigantëve të botës së internetit. Kompania e tij, Alibaba, është bërë platforma më e madhe në botë për tregtinë online. Ngritja e Jack Ma-së dhe Alibaba-s ka qenë integrale për zhvillimin e ekonomisë së stërmadhe të internetit në Kinë. Ky libër paraqet përvojat jetësore të Jack Ma-së, karrierën e tij si sipërmarrës dhe të gjithë procesin e krijimit të Alibaba-s. Duke shkuar pas skenave, autori tregon se si Jack Ma rrëzoi traditat dhe e ktheu Alibaba-n në një organizatë të fuqishme, e cila theu rekordin botëror si oferta më e lartë për një kompani publike gjatë regjistrimit në bursën e New York-ut në vitin 2014.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në Barcelonën e vitit 1945, një mëngjes vjeshte, pronari i një dyqani librash të përdorur shoqëron djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar, Danielin, në Varrezën e Librave të Harruar, një vend i fshehtë ku mbulohen nga harresa mijëra vëllime, kujtimin e të cilëve e ka fshirë koha, dhe i kërkon Danielit të zgjedhë një libër, për të cilin do t’i duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës. Hija e erës është libri që djali zgjedh, një libër “i magjepsur”, por që do të shënojë, në të mirë e në të keq, pjesën tjetër të jetës së tij, duke e futur në një botë misteresh dhe intrigash, që lidhen me figurën e Hulian Karaksit, autorit të librit. Pra, libri rrëfen jetën e Danielit dhe ndërthurjen e historive të tij personale me ato të shkrimtarit Hulian, që shëmbëllen pothuajse si një alterego e djaloshit. Në këtë mënyrë gërshetohen lloje të ndryshme letrare: trilleri, romani (dashuri dhe pasion), saga familjare dhe një meditim për letërsinë dhe rolin e librave në jetën e njerëzve, por pa rënë në pedantizëm. Struktura qarkore e librit, në fund arrin t’i qetësojë ankthet e lexuesit, por gjithsesi lë pas boshllëkun e krijuar nga gjithë ato personazhe të cilat mund t’i prekim me dorë pasi janë krijuar me shumë mjeshtëri nga një shkrimtar që i shtriu rrënjët në letërsinë për të rritur.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
"Shumë vjet më vonë, përballë togës së pushkatimit, kolonel Aureliano Buendia-s do t'i kujtohej ajo pasdite e largët kur i ati e çoi të shihte akullin". Me këto fjalë nis një roman legjendar, një nga aventurat letrare më të jashtëzakonshme të shekullit XX. Familja Buendia-Iguaran, me mrekullitë e saj, fantazitë, idengulitjet, tragjeditë, incestet, kurorëshkeljet, rebelimet, zbulimet dhe dënimet, paraqet njëkohshëm mitin dhe historinë, tragjedinë dhe dashurinë e gjithë botës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
«Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.» Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të theilë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t'i ndryshojnë përgjithmonë. "E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, s/ ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reogojmë" "Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dike: thjesht ndiq fatin tend, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon." "Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë. Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... ...por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania