titleToAlt
Koment: Në krye i hyra punës me një tufë doreshkrimesh me minitregime që m'i tregoi dhe donte t'i lexoja, ishte e para herë që më jepte një dorëshkrim për të lexuar. Dua t'i lexosh kështu si janë një herë, pastaj do t'i hedh në kompjuter. Mos u lodh t'i hedhësh ti, i shkruaj une, m'i dikto, i thashë. Nuk jam mësuar me këtë metodë" pune, dua vetminë në krijimtari, edhe kur punoj në kompjuter, më pati thënë aty nga fundi qershorit 2015. Pra, e fillova me këtë tufë dorëshkrimesh. Duke kërkuar në bazë të titujve të ndodhura në platformën për minitregimet dhe duke lexuar, shpesh gjeja në kujtesën time copëza të vogla bisedash që s'paskëshin qenë gjë tjetër veçse pjesëza të mendimit artistik krijues, si: "Jemi si ai sfungjeri i ngopur, i vështirë do të jetë përparimi tek ne, "Sfungjeri". "-Si e doni drekën, vone dhe të mirë, apo shpejt...? - Vonë, xha Vaso...", "Më mirë mos të kisha parë". "Dimri ha edhe mbeturinat e beharit...". "Gjer këtu ka ardhur Krishti! Tatiana Zolo
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga Ëilliam Somerset Maugham, i konsideruar një prëj mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e zemërimit". "Sakrestani", etj. Një dekor që zhvendoset nga Londra apo Zvicra e periudhës së mes dv luftrave, në vende të tilla ekzotike, si ato të Azisë Një dekor që zhvendoset nga Londra apo Zvicra e periudhës së mes dv luftrave, në vende të tilla ekzotike, si ato të Azisë, Juglindore apo ishujt e largët të detrave të jugut, por, ajo që është më e rëndësishmja, një galeri personazhesh të paharrueshëm që të mbeten tëngulitur në mendje përjetë, nga pena e një prej njohësve më të mirë të kompleksitetit të natyrës njerëzore.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oguz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit. Personazhet nuk ngrihen as si rebelë dhe as si të flijuar, përkundrazi, në karakterin e tyre shpalosen të metat, gabimet dhe vrarja e ndërgjegjes. Këto elemente negative, nuk i përkasin vetëm individëve, por edhe shoqërisë. Libri "Burri me pardesy të bardhë" përmban tetë tregime mahnitëse, të cilat shpjegojnë mjaftueshëm botën e vetë shkrimtarit. Tregimet, të cilat nuk mbartin më pak vlerë se romanet e tij, jane shkruar me shumë mjeshtëri dhe në mënyrë artistike. Ai arrin ta godasë dhe ta tërheqë lexuesin, e kështu, i gjithë libri lexohet me një frymë. Në këto tregime, përshkruhet jeta plot "arna" e tetë personazheve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Muzikë, sport, ikonë, mrekulli, buzëqeshje... të gjitha të bëra bashkë në Nokturn’18 nga autori Dhimitraq Dhjaku. Janë këta gurët kryësor vendosur në qëndër të mozaikut të tij të jetës. Gjatë rrëfimeve ato plotësohen me të tjera imazhe, ndjesi, ngjarje të ngulitura në kujtesë nga rrëfyesi por dhe të mëvonshme që kalojnë nga këtej dhe përtej oqeanit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shënjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre. Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të nderlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e femijes. Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës. Ai vjen nëpërmjet lojës dhe sintetizimit të veprimeve për të trokitur drejt vetëdijes së qënies, larg moralizimeve të thata..."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Lumturi? Tej mase lumturi? Në vrasjen e trefishtë të “dimensione” apo në atë të “Radikale të lira”? Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde. E nëse pastaj lumturia tejkalohet, mbesin hustoritë, brenda të cilave “idetë dhe faktet marrin një formë të re, duke u shfaqur përmes një inteligjence të përkorë”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Elefanti zhduket “ është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancar kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale, të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij. Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshme dhe mahnitës karakteresh, të cilët përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme duken sa të ngjashëm mes vedi aq edhe të bartës të unit të tyre dallues. Fuqia e tij narrative u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën dashurinë vdekjen miqësitë të njohurit e të huajt qe jane pjesë e jetës së tyreduke bartur një rrëfim dhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale siç vetëm Murakami di të na dhurojë
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kampi ishte një turmë që kalonte para meje. Miqësi zura me pak njerëz, ndërsa pjesa tjetër më e madhe në numër ishte asnjëanëse. As afroheshin, as largoheshin. Një pjesë e vogël ishte refuzuese dhe nuk mund të dijë se çfarë ishte. Për ta nuk interesohesha dhe ju rija larg. E dija se, sado të pyesja, të vërtetën nuk mund ta zbuloja si një libër që kur e hapim shohim të njëjtën faqe.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Dino Buzzati na propozon një realitet apokaliptik, me shumë enigma dhe labirinte në kërkim të dinjitetit të munguar ,rrethuar me mister dhe dashuri njëkohësisht.
Çmimi: 800 720 Lekë
titleToAlt
Kush e hëngri akulloren? Na ish në pyll një ëmbëltore, bënte shurup dhe akullore me manaferra me copa borë; ...Eh, sa të mira!... Të gjithë që vinin, buzët lëpinin...
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Auxi Barrios Rodrigez lindi në Sevilja në vitin 1968. Nga fëmijëria e saj kujton orët e gjata që kalonte duke lexuar në bibliotekën e shtëpisë së Huan Ramon Himenezit, poet i shquar spanjoll që jetoi në Moger, fshat që ka shërbyer si frymëzim për Alusemën. Që në moshë të re ka fituar disa çmime letrare për tregime dhe për poezi. Është Doktore e Shkencave në Filologji Hispanike dhe Profesore e gjuhës spanjolle pranë Universitetit Komplutense të Madridit. Aktualisht ndërthur mësimdhënien dhe aktivitetin shkencor me krijimtarinë letrare.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare; "Muri i madh", që është shkruar gjatë dimrit të vitit 1993, në kronologjinë e veprës vjen "Piramida", një tjetër ngrehinë mitike në gur; "Kisha e Shën Sofisë" të kujton dysinë e atyre zonave të takimit midis kulturave. Ky tregim është shkruar në pranverën e vitit 1994 në Shqipëri, ku, meqë ateizmi zyrtar është braktisur, fetarët kërkojnë t'i dyfishojnë shpirtrat; "Vjedhja e gjumit mbretëror", ka një pjesë të lidhur me "Pallatin e Ëndrrave". Nëse ky tregim u shkrua në pranverë të vitit 1995, ideja zë fill para nja dhjetë vjetësh, në çastin kur pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia kishte hipur në fronin e Shqipërisë etj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën “Hosteni”, si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante “babain e gazetarisë shqiptare”, titull të cilin ai me modestinë e tij nuk e pranoi asnjëherë. “Gazetarët duhet të jenë me zemër të madhe, me mendje të ftohtë dhe me duar të pastra”, citonte gjithnjë Nikolla, i cili lindi më 20 maj 1931 në qytetin e Pogradecit. Punoi për shumë vite si gazetar pranë gazetës “Zëri i Popullit” dhe më pas si kryeredaktor i revistës “Hosteni”, deri në vitin 1991 kur doli në pension. Me qindra e qindra janë fejtonet, artikujt dhe reportazhet që mbajnë firmën e Niko Nikollës, në të gjithë shtypin shqiptar. Dikush e ka quajtur “optimisti i përjetshëm”, dhe si i tillë pas viteve ’90, Niko Nikolla botoi libra në fushën e publicistikës, humorit, por edhe prozës. Përmenden këtu: “Shënime të një gazetari”, “Pushtimi i Amerikës”, “Një angleze në rrugën e Dibrës”, “Furtuna e janarit”, “Lamtumirë Vlorë”, “Njeriu pa emër”, “Zhyl Verni në katror”, “Mjaltë dhe Gjak”, “Kronikë nga Fronti i Dytë”, “Vdekja e varrmihësit”, “Një lumë midis dy shenjtorëve”, “Dallëndyshet e dimrit”, “Koloneli me një sy”. Gjithashtu ai botoi një kolanë prej shtatë titujsh mbi temën e Ballkanit, ku përmes humorit sa dhe dramës arriti të shprehë ç’është Ballkani, ç’janë ballkanasit dhe si do të ecë Ballkani. “Ta kthejmë Ballkanin nga një fuçi baruti në një fuçi humori” është një nga shprehjet e humoristit, i cili në vitin 1991 botoi në këtë lëmë dhe revistën “Ballkan”, ku shkruan artikuj për penat më të njohura të gadishullit tonë. Gjatë aktivitetit të tij letrar-publicistik, Niko Nikolla është nderuar disa herë me çmime në konkurse të ndryshme letrare si dhe me pesë çmime të para në fushën e gazetarisë dhe të letërsisë, si çmimi “Çajupi” në vitin 1989. Miqtë e Niko Nikollës janë shprehur se humori i tij buron nga tërë qënia e tij dhe se humori është pjesë e së përditshmes së tij. Në ceremoninë e 70-vjetorit të tij, më 2001, Nikolla u tha miqve: “Nesër jam 71 vjeç, por nesër do t’u ndërroj vendin numrave dhe do të jem 17 vjeç”. Mes vlerësimeve që ka marrë veprimtaria e gjerë publicistike dhe letrare e Niko Nikollës është dhe Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë (1978). Në vitin 2003 për “kontributin në fushën letraro-artistike, kontributin si gazetar, por edhe si veprimtar për qytetin e tij të lindjes”; Këshilli Bashkiak i Pogradecit unanimisht i dha Niko Nikollës titullin “Qytetar nderi”. Niko Nikolla thoshte: “Gazetaria është një furrë e madhe që djeg çdo gjë dhe në fund të mbetet vetëm pasioni…”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Ku ta gjej gjyshin”, një libër i autorit Pilo Zyba, i përkthyer nga origjinali nga Elene Prifti. Libri tregon historinë e Andonit, një djaloshi që i kishte vënë qëllim vetes të gjente gjyshin e tij. I ati kishte fotografinë e tij dhe në të kishte të shkruar emër, mbiemër dhe adresë. Ai bën gjërat e nevojshme gati dhe ndërmerr një udhëtimin për të gjetur gjyshin e tij, sikur t’i duhej të shkonte deri në fund të botës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e "Fitimtari nuk merr asgjë" shkëlqen vula e talentit të tij të veçantë. Gjuetarë, gra, pleq të mençur, luftëtarë, gra të dashuruara, gra të braktisura: aty mund të gjendet gjithçka, aty jeton gjithkush, dashuron e përballet me realitetin e pashmangshëm të vdekjes. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit. Qoftë e parë si hyrje e veprës së tij, qoftë si një vështrim i përgjithshëm mbi temat që zhvilloi gjerësisht dhe fuqishëm në romanet e veta, bëhet fjalë për një koleksion të mahnitshëm e të suksesshëm.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ankthi, frika dhe përpjekjet për afirmimin e unit paraqiten përmes një vizatimi realist të jetës së personazheve origjinale të pesë novelave. Autori vjen para lexuesit si filozof dhe si shkrimtar i fortë. Në pesë novelat e përfshira në këtë vëllim, mjeshtri francez i ekzistencializmit shpalos në mënyrë të shkëlqyer forcën e tij të rrëlimit, gërshetuar me vëzhgimin psikologjik. Karakteret dhe situatat e Sartrit pasqyrojnë konlliktet, kompleksitetet, neurozat dhe sensualitetin e shekullit të njëzetë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Përmes një libri thuajse pa mëtime nga autori, Italia u njoftua se po i vinte një talent i lindur, çka zakonisht shënohet në kalendar. Por as Europa s'do të vononte, sidomos nëpërmjet reklamës parisiane do ta ngrinte lart Buzzati-n si shkrimtar të magjishëm. Nuk është për t'u habitur që, ashtu si mjaft zbulime të mëdha, edhe disa nga shkrimtarët e mëdhenj i kanë ardhur botës thuajse rastësisht. Prandaj dhe kontakti i parë me veprat e tyre është konsideruar si zbulim. ...modest e dyshues te vetja, ndërsa lëkundej mes hamendjesh nëse do të arrinte të zinte një vend në gazetari, përveçse u bë profesionist në "Corriere della Sera", Buzzati-n e priste lavdia e shkrimtarit të madh. Dhe do ta dëshmonte këtë me romanet Shkretëtira e tartarëve (1940), Invazioni i famshëm i arinjve në Sicili (1945), Një dashuri (1963), si dhe me një koleksion shumë të pasur tregimesh, ku arriti në majat e prozës së shkurtër moderne.
Çmimi: 700 630 Lekë
titleToAlt
Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s’pushon së qeni i ndezur. Drita e tij digjet përbrenda personazheve, duke lëshuar diskretshëm shkëndijime edhe gjatë diktaturës, pastaj duke e pushtuar sovranshëm hapësirën demokratike shqiptare. Por pa e kursyer as këtë të fundit, përkundrazi, zhgënjimi dhe protesta shpesh do të buçasin fuqishëm. Në tërësinë e krijimtarisë së Zija Çelës, sado e largët, megjithatë ndihet prania e një labirinti të ndërlikuar, nganjëherë pa dalje të qartë. Për rrjedhim, autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth. Ali Aliu
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania