titleToAlt
Takimet nuk janë shpërdorim i kohës në rast se ato menaxhohen siç duhet. Duke u nisur nga përvoja e tij në fushën e e konsulencës, Brian Tracy, ka mësuar në praktikë se çfarë funksionon në takime dhe se çfarë jo. Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt. Këtu do të mësoni se si të : Përcaktoni një axhendë të arritshme. Strukturoni takime në bazë të llojit, vetëm për vetëm apo në grup, informuese ose për zgjidhjen e problemeve, të brendshme ose të jashtëme, Mbani në rend diskutimet. Shmangni mendimin e grupit, Kërkoni me ngulm të përmbyllni, Arrini pajtimin për hapat e veprimit, caktimin e përgjegjësis dhe afateve. Maksimalizoni përfitimin nga koha e investuar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë, humbjet. Që të mëson si ti vlersososh dhe si ta shfaqësh sa je ende në kohë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gjërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë. Asnje retushim! Gjithça reale! "Pengjet" që liston Broni mund t'i ketë secili nga ne. Por që të mos bëhemi si personazhet e librit të saj është mirë ta lexojmë dhe të reflektojmë, që të mos themi, kur të vije ora: Do të kisha dashur....
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund ti rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmëndje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t'u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit. Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin negativitetin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me zemërimin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Draker na jep edhe mësime të çmuara për të menaxhuar jetët tona personale dhe për t'u bërë udhëheqës më të efektshëm. Në këto dy artikuj klasikë nga Harvard Business Revieë, Draker na tregon çelesin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët. "Menaxhimi i Vetvetes" identifikon pyetjet vëzhguese që duhet t'i bëni vetes në menyrë që të fitoni mendjemprehtësinë e duhur për të marrë nën drejtim karrierën tuaj, ndërsa "çfare e bën një Drejtues të Efektshëm" ju paraqet sjelljet kyçe që ju duhen për të udhëhequr. Sëbashku, ato ju prijnë drejt një rruge të ndritur që do t'ju ndihmojë të gdhendni vendin tuaj në botë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Shkenca e Pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ligji i Tërheqjes, ligj ky që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete më të mirë, bazën e ka në librin e Wallace Wattles. Ky libër është themeli i filozofisë së “Mendimit të Ri Amerikan”. Vepra të tëra janë bazuar nga ky libër i cili është botuar në miliona kopje nga botues prestigjioz si Penguin Books. Libri fund e krye bazohet në filozofinë Hindw, e tëra është një, një është e tëra.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të dashur fëmijë! Libri që mbani në dorë do t’ju mësojë të jeni vetvetja, të besoni në forcat tuaja dhe ta gëzoni jetën me të gjitha të mirat që ka ajo. Do t’ju ndihmojë të përballeni me rreziqe dhe t’i kaloni me sukses ato; t’i bëni ballë stresit dhe ankthit; të mësoni në çdo hap që hidhni, duke shijuar çdo çast që kalon. Çdo pjesë është një shembull që tregon se si ju mund ta realizoni këshillën e dhënë në përditshmërinë tuaj. Në fund të librit do të gjeni disa pyetje që do t’ju ndihmojnë të kuptoni sa më mirë mesazhet që përcjell ky libër; do t’ju ndihmojnë të testoni vetveten, por edhe të diskutoni me shokun e shoqen tuaj; me prindërit apo mësuesen. Do t’ju nxisin të jeni krijues.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Udhërrëfyes i plotë i mënyrës së shëndetshme të jetës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike... E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante mga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë. Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve!Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse. Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese. Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit. Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar...”-Rhonda Byrne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër për forcën më të madhe në univers – Fuqinë për të pasur gjithçka që dëshiron. Pa Fuqinë ti nuk do të mund të kishe lindur. Pa Fuqinë nuk do të kishte asnjë qenie njerëzore në planet. Çdo zbulim, shpikje dhe krijim njerëzor mundësohet nga Fuqia. Një shëndet i mirë, një marrëdhënie e shkëlqyer, një karrierë e admirueshme, një jetë e mbushur me gëzim dhe me para, aq sa të nevojiten për të bërë e për të pasur gjithçka dëshiron, të gjitha këto mundësohen nga Fuqia. Jeta e ëndrrave të tua ka qenë gjithmonë më pranë sesa e ke menduar, pasi Fuqia për të pasur gjithçka të mirë në jetë është brenda teje. Për të krijuar dhe ndryshuar gjithçka, të duhet vetëm një gjë: FUQIA.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan. Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme: 1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish. Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet. Pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arti i leximit të dorës jo vetëm që është një nga format më të vjetra të thënies së fatit, por është edhe një analizë karakteri mjaft më e thjeshtë nga sa keni kujtuar deri tani. Nuk përdoren as letra, as monedha e as tabela planetësh; vetëm dora dhe njohuritë që përmban ky libër. Në këtë udhërrëfyes të plotë dhe të ilustruar të autorit të njohur Richard Webster, do të mësoni për kuptimin e: vijave të mëdha dhe vijave të vogla, formës së dorës, gjatësisë së gishtave, shenjave dhe parregullsive, maleve të pëllëmbës, etj. Serioz apo kureshtar qoftë interesi juaj, ky libër hap një botë të re për ju, miqtë dhe familjen tuaj, si dhe për të ardhmen tuaj!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një guidë ideale për shqetësimet e miqësisë. Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, quize dhe histori të vërteta, që mund t’ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve, kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës me të cilët jetoni.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër t’i tregon të gjitha aftësitë që të duhen për të mbijetuar dhe lulëzuar, në çfarëdolloj të papriturash që të sjell jeta. Zbuloni sekretet e kontrollit, të besimit në vetvete dhe të qënit më e lezetshmja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjeçare. Në këtë libër do të mësoni gjithçka që duhet të dini për t’u përballuar më mirë, me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të zbuloni sekretin e të qenit origjinale. Bëhuni argëtuese dhe energjike, kalojeni imagjinatën. Që nga prezantimi si mbretëreshë deri tek pedikyri perfek. Ky është libri që ju ndihmon me truke dhe këshilla për të qenë e veçanë. Çdo vajzë meriton të jetë dhe të ndjehet e mahnitshme!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky është libri që vajzat kanë pritur prej kohësh. Nëpër faqet e tij mund të zbuloni sekretin se si të bëheni më e mira për gjithçka. Orë argëtimi të garantuara. Shkunde plogështinë! Bëhu më e mira!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë çunat, të mëdhenj e të vegjël, kanë kohë që e presin këtë libër. Zbulo se si të bëhesh më i miri në gjithçka. Orë qyfyresh të garantuara. Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Udhërrëfyesi për trupin e djemve” është manual i shëndetit dhe higjenës për djemtë e moshës 8 vjeç e sipër. I shkruar me një gjuhë të lehtë për t’u kuptuar, ky udhërrëfyes i rekomanduar nga mjekët pediatër është i pajisur me këshilla të dobishme për kujdesin e trupit dhe të shëndetit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të një djali rreth trupit të tij nga koka te këmbët dhe gjthçkaje tjetër midis.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo guidë nga “koka te këmbët” u përgjigjet të gjitha pyetjeve, që nga kujdesi për flokët e deri tek një ngrënie e shëndetshme, era e gojës deri tek sutjenat, koha e puçrrave (pubertetit) dhe gjithçka tjetër gjatë kësaj periudhe. Me sugjerimet, përgjigjet për pyetjet sa, si, deri,kur, dhe fakte nga ekspertët ,ky është libri, ku miliona vajza gjejnë një këshillë miqësore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin “Të jetosh më mirë me pak” jepen këshilla dhe sugjerime të vlefshme për të bërë një jetë larg tiranisë së konsumit dhe etjes për të siguruar me çdo kusht mjete materiale. Njihu me idetë dhe përvojën personale të filozofit Fernando Savater, sepse do tu shërbejnë shumë në jetën e përditshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Leximi i këtij libri do t’ju ndihmojë në zbulimin e një paqeje të brendshme. Në këtë udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni: • Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. • Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. • Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të ndaluar mendimet që janë vërtet të frikshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Djemtë adoleshentë - ata duket se zhduken në një botë tjetër, ku mezi komunikojnë dhe ku makinat e shpejta, alkooli dhe droga janë tundime konstante. A do të mbijetojnë për t'u bërë burra të mirë? Si mund t'i kuptojnë prindërit dhe shkolla e t'i ndihmojnë ta kapërcejnë këtë fazë të vështirë dhe të rrezikshme? Celia Lashlie ka disa nga përgjigjet. Pas shumë vitesh pune në shërbimin e burgut, ajo e di se çfarë ndodh kur djemtë bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ajo e di, gjithashtu, çdo të thotë të jesh prind - ka rritur e vetme një djalë dhe ka pasur frikë për mbijetesën etij. Në këtë libër zbavitës, të çiltër, joabsurd, studiuesja dhe komentuesja sociale Celia Lashlie zbulon çfarë ndodh në botën e djemve, një botë krejt e ndryshme nga ajo e vajzave. Me qartësi dhe mendjemprehtësi ajo u ofron prindërve - sidomos nënave - këshilla praktike dhe inkurajuese për t'i rritur djemtë që të bëhen burra të mirë, të dashur, elokuentë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t'ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e "Sekretit", ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.
Çmimi: 1300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania