titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një nga pjesët e hershme të Shekspirit, “Si ta doni” (1598-1599), është një komedi romantike, me skemën e zakonshme të njohur për shikuesin e teatrit të periudhës elizabetiane, si një model komedie "e krishterë". Edhe pse kjo pjesë ka dy kthesa shpirtërore që ndodhin jashtë perdes së skenës, cilësimi "e krishterë" nuk ka lidhje me fenë në vetvete. Kuptimi i këtij cilësimi është rivendosja dhe përtëritja e shoqërisë nëpërmjet ripohimit të disa vlerave të krishtera, sikundër janë dashuria vëllazërore, bashkimi me martesë, toleranca për pikëpamjet e ndryshme dhe optimizmi për jetën në përgjithësi. Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa dyshim, kemi të bëjmë me një fund të lumtur. Në një rrafsh, është e qartë se këtë pjesë Shekspiri e kishte shestuar si një komedi të thjeshtë zbavitëse; disa skena në “Si ta doni” në thelb janë bashkim skeçesh e situatash ngacmuese humoristike. Por, në një rrafsh të menduar më thellë, kjo pjesë teatrore u jep mundësi personazheve kryesore të flasin për një sërë temash të jetës (dashuria, plakja, bota e natyrës, vdekja) nga pikëvështrimet e tyre të veçanta. Në qendër të vet, “Si ta doni” na paraqet botëkuptimet gjegjëse të Zhakut, një pesimist melankolik kronik, i merakosur për anët negative të jetës, dhe Rozalindës, heroina e krishterë e pjesës, e cila i njeh vështirësitë e jetës, por mban pa lëkundje një qëndrim pozitiv të ngrohtë, gazmor dhe, mbi të gjitha, të urtë e të mençur. Në fund, kënaqësia që përftojmë nga komedia e kësaj pjese gjen mbështetje e merr peshë nga një filozofi e krishterë humane, e endur këndshëm në tekstin e shkruar prej një Shekspiri mirëdashës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Edhe pse janë bërë disa hamendësime që "Shumë zhurmë pëR asgjë" mund të jetë një version i ripunuar i një pjese që Shekspiri e ka shkruar më herët gjatë karrierës së tij, ka shumë të ngjarë që ajo të jetë shkruar në vitin 1598 apo pak kohë më pas. Ky hamendësim bën që kjo vepër të përcaktohet si komedia e fundit e Shekspirit. Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë. Ndërkohë që subjekti i "Shumë zhurmë për asgjë" vërtitet rreth pengesave që i dalin bashkimit të dy të dashuruarëve të rinj (Klaudios dhe Heros), linja dytësore e ngjarjeve, "lufta zbavitëse" e dy gjinive që zhvillohet midis Beatriçes dhe Benedikut, është shumë më tepër interesante dhe zbavitëse në krahasim me të. Madje, për një kohë të gjatë pjesa është vënë në skenë me titull "Beatriçja dhe Benediku". Veçanërisht nëse i krahasojmë me konvencionalitetin, madje edhe me dashnorët dydimensionalë të subjektit kryesor, Beatriçja dhe Benediku paraqesin një inteligjencë, humor dhe humanizëm që është i rrallë në çiftet e tjera të komedive të Shekspirit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Tragjedia fillon me përshkrimin që i bën Rikardi ardhjes në fron të vëllait të vet, Mbretit Eduardi IV i Anglisë, djali i madh i të ndjerit Rikard, Dukës së Jorkut. Ky diell i Jorkut dimrin e mërzisë Na e ndryshoi në verë të lavdishme; Dhe retë që kërcënonin vatrën tonë Në gji të detit u varrosën thellë. Fjalët që thotë shfaqin zilinë dhe ambicien e Rikardit, ndërkohë që vëllai i tij sundon me sukses vendin. Rikardi është shtrembanik, i deformuar, gungaç dhe "nuk mund të tundet në sytë e ndonjë nuseje belpërdredhur". Ai i përgjigjet torturës së gjendjes së vet me vendimin: "I dhashë fund të sillem si mizor/Dhe t'i përbuz kënaqësit' e tyre". Rikardi thur plane që vëllain e vet, Klarensin, i cili është para tij në vijën e trashëgimisë, ta dërgojë në burg, për të përmbushur një profeci që ia ka ushqyer mbretit Eduard; se "G-ja do të jetë vrasësi i trashëgimtarëve të mbretit Eduard”, që mbreti e interpreton sikur i referohet George-it, Dukës së Klarensit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për lexuesin shqiptar është e njohur mirë gjenia dramatike e Shekspirit nga përkthimet e mjaft prej dramave të tij, sidomos nëpërmjet përkthimeve mjeshtërore të at Fan S. Nolit. Nëpër të 36 dramat e tij janë të shpërndara qindra këngë dhe pasazhe lirike (si kënga e Ofelisë së marrosur te "Hamleti", profetizimi i magjistricave te "Makbethi" mjaft pasazhe tek "Antoni dhe Kleonatra" etj.), por me botimin e plotë të "Soneteve" lexuesi shqiptar do të ketë rastin të njihet me veprën e tij më të mirë poetike dhe të konsideruar njëzëri si një nga perlat më të çmuara të thesarit të poezisë botërore. Veprat e para të Shekspirit në zhanrin e poezisë u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur të njihej si dramaturg. Në vitin 1593 u botua "Venusi dhe Adonisi" në vitin 1594 - "Përdhunimi i Lukrecias", në vitin 1598/9 - 20 këngë lirike (midis tyre disa sonete) në "Pelegrini i apasionuar", në vitin 1601 - "Feniksi dhe breshka". Në këtë periudhë, me ndërprerje, Shekspiri filloi të shkruante sonetet, që i vazhdoi deri në vitin 1600. Ato qarkulluan për një kohë të gjatë në rrethin e miqve të tij dhe u botuan vetëm në vitin 1609. Ato u shkruan në kohën kur Shekspiri pati arritur pjekurinë e tij të plotë dhe paraprinë drama të tilla si "Hamleti", "Makbethi", "Otello", "Antoni dhe Kleopatra" etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shekspiri ka filluar të shkruajë sonete në fillim të viteve 1590. Më 1598, Meres përmend sonetet e ëmbla të Shekspirit, që ishin bërë të njohura në rrethin e miqëve të tij. Në vitin 1599, botuesi, William Graggard, botoi dy sonete të Shekspirit dhe, më në fund, më 1609, të gjitha sonetet dolën në botim të veçantë.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Kur lexon sonetet e Shekspirit, lexuesi pashmangshmërisht bëhet pjesë e “subjekteve” filozofike apo ngjarjeve që ato përshkruajnë; humb në labirintet e mendjes… Më anë të soneteve që ka lënë trashëgimi, dramaturgu i madh tregon se është po aq i madh edhe si poet. 
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Imazhi i një maniaku vrasës të krijuar nga Shekspiri është thjesht një propagandë, tregojnë të dhënat historike që thonë se ai nuk ishte aq i tmerrshëm sa paraqitet në letërsi. Por edhe mbështetësit më të mëdhenj të Rikardit III nuk mund të mohojnë faktin se ky mbret vdiq i izoluar, i tradhtuar dhe i mposhtur nga rebelimi i dytë gjatë sundimit të tij të shkurtër. Ai ishte vëllai i mbretit dhe mbrojtës i fëmijëve të mbretit, por u varros në një varr të harruar dhe u prezantua në histori si lugat. Por çfarë ndodhi me të vërtetë me Rikardin III? Jeta e tij ilustron një periudhë kyçe për Anglinë e shekullit të pesëmbëdhjetë, pas shumë dekadash lufte civile që ndau familjet më dysh. Ai ishte tetë vjeç kur babai i tij, Rikardi i Jorkut dhe i vëllai, Edmundi, vdiqën në betejë dhe ai kaloi dy periudha të gjata në ekzil jashtë vendit. Kur vëllai i tij Eduardi IV u rikthye në fron më 1471, Rikardi filloi të ndërtojë një reputacion si një lojtar pushteti i jashtëzakonshëm. Lynda Pidgeon, kërkuese për Shoqërinë “Rikardi III”, shpjegon: “Ai luftoi për të vëllain dhe dëshmoi besnikërinë e tij për të në kohë të vështira. Pasi u emërua dukë i Gloucesterit, ai menaxhoi Anglinë e veriut me shumë eficensë. Rikardi III krijoi një këshill për të përfaqësuar interesat e zonave dhe organizoi trupa për t’u përballur me skocezët”, thotë ajo. Ai u kujdes për njerëzit e vet dhe bëri shumë dhurata fetare, ndërsa u përpoq që të sigurohej se ata që jetonin në zonën e egër të Jorkshairit të kishin shërbime fetare. “Ai nuk u kujdes vetëm për fisnikët, por edhe për të varfrit.” Luftë për pushtet Mbreti Eduard IV vdiq papritur më 1483, gjë që ndryshoi balancën e pushtetit. Në një farë mënyre, këtu gjërat filluan të ecnin keq. Trashëgimtari i Eduardit ishte vetëm 12 vjeç dhe mbajtja e pushtetit prej tij ishte e pasigurt. Përveç kësaj, nëna e mbretit të ri dhe familja e saj janë të etur për pushtet. Dhe kjo gjë po ndodhte në një vend që prej dekadash kishte pasur pazare dhe rivalitete për pushtet. “Rikardi ishte thjesht i ulur mbi një fuçi baruti”, thonë historianët. Në betejën për pushtet që vijoi, Rikardi ekzekutoi shumë fisnikë dhe i vendosi Eduardin V dhe vëllain e tij më të vogël në Kullën e Londrës. Brenda pak ditësh, ligjshmëria e dy princërve u vu në dyshim dhe Rikardit iu ofrua kurora. Dr. John Ashdown-Hill, autori i një libri mbi ditët e fundit të Rikardit, thotë: “Kjo nuk ishte një trashëgimi e drejtpërdrejtë. Rikardi pretendoi se fëmijët e vëllait të tij qenë të paligjshëm dhe kjo ishte e mjaftueshme që ai të pretendonte kurorën për vete.” Por ky hap krijoi një të çarë mes atyre që mbështesnin familjen e Eduardit IV dhe atyre që e shihnin Rikardin si një udhëheqës më të ligjshëm e më të aftë. Natyrisht kjo shoqërohej me një numër të madh aleancash fluide, të cilat njerëzit i bënin në llogari të interesave të veta personale për tokë dhe para. Rikardi u kurorëzua më 6 korrik 1483, një lëvizje e mbështetur nga Parlamenti. Por pas kësaj, punët filluan të shkojnë keq. Fillimisht dolën fjalë për fatin e princave të mbyllur në Kullën e Londrës, të cilët nuk qenë parë për ca kohë. Pastaj, fëmija i vetëm i ligjshëm i Rikardit vdiq, dhe pak më vonë, edhe bashkëshortja e tij. Kjo shkatërroi mundësinë për një stabilitet të dinastisë. Një ish-aleat, duka i Bakingamit, udhëhoqi një rebelim të shkurtër më 1483, por shkatërrimi i tij nuk i bindi të tjerët të hiqnin dorë. Pidgeon thotë: “Kur Rikardi u përball me Henry Tudor në Bosuorth, që të dy kishin një bërthamë mbështetësish, por përreth tyre, shumica e fisnikëve thjesht po prisnin për të parë se nga cila anë frynte era”. Rikardi duket se u besoi njerëzve që nuk duhej t’i besonte. Njëri nga fisnikët nuk doli në fushëbetejë, ndërsa një tjetër ndryshoi krah dhe luftoi për armikun e tij. Vdekja e tij ishte vetëm fillimi i ndëshkimit për Rikardin. Dr. Ashdown-Hill thotë: “Është normale që një udhëheqës i mposhtur të shahet nga armiqtë e tij politikë, por në këtë rast, për Henrin III, kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse pretendimi i tij për fronin qe tepër i dobët në krahasim me atë të Rikardit”. Henri u përpoq të fuqizonte pretendimin e tij duke u martuar me vajzën e Eduardit IV, por edhe duke e përshkruar Rikardin si një batakçi monstruoz. Askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me princat në Kullë dhe nëse ata qenë gjallë, ishin një sfidë serioze për fronin e Henrit. “Duke e shpallur Rikardin si vrasës të tyre, Henri III vrau dy zogj me një gur. Historianët e Turodëve krijuan edhe përshkrime më makabre për ish-mbretin, përshkrime të cilat Shekspiri i transformoi në një mit popullor.”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shqipërime të Shekspirit nga S. Luarasi:Mbreti Lir, Rikardi II,Rikardi III, Si ta doni,Tregtari i Venedikut, Komedia e gabimeve.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania