titleToAlt
Me detaje pikante në çdo faqe, kjo guidë që është shumë larg broçkullave, shpjegon se përse një femër e fortë është më e dëshirueshme se sa një femër që thotë vetëm “po” dhe që gjithnjë sakrifikon veten. Autorja jep përgjigje të drejtpërdrejta për disa pyetje që zakonisht bëjnë femrat: • Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë? • Përse meshkujt i quajnë “të sigurta” vajzat e sjellshme? • Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes? Mbushur me këshilla shumë të nevojshme, shembuj që të bëjnë për të qeshur nga lidhjet në jetën e vërtetë, tabela “ajo thotë/ai mendon” si dhe “Principet e tërheqjes” sipas autores, “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?” të jep përgjigjet e duhura. Të ndihmon të zbulosh se kush je, të bëhesh e zonja e vetes, dhe të krijosh lidhjet me meshkujt në një nivel tërësisht ndryshe. Pasi të zbulosh atë sjellje të guximshme që i tërheq aq shumë meshkujt, jo vetëm që do të shtosh romanticitetin e lidhjes, por do të fitosh dashurinë dhe respektin e mashkullit me shumë më pak mundim
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në shumë vende të botës, ashtu si edhe në Shqipëri, vite pasi femrat arritën 50 % të masës së të diplomuarve në universitet, burrat ende mbajnë shumicën dërrmuese të pozitave udhëheqëse në qeveri dhe në industri. Kjo do të thotë që zëri i gruas ende nuk dëgjohet në mënyrë të barabartë në vendimet që ndikojnë më tepër në jetën tonë. Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë. Sandberg është Drejtore Operative e Facebook – ut dhe revista "Fortune" e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista "Time" e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në 2010 – ën, ajo mbajti një fjalim entuziazmues në konferencën Ted Talk, ku përshkroi se si gratë, pa e kuptuar, frenonin veten në ndjekjen e karrierës. Fjalimi i saj, që u shndërrua në një fenomen dhe është parë nga më tepër se 2 milionë vetë, u dha zemër grave që të ulen në tavolinë barabar me burrat, të kërkojnë sfida, të ndërmarrin rreziqe dhe të ndjekin synimet e tyre me kënaqësi. Në librin "Të bëjmë përpara", Sandberg – u rrëmon thellë në këto çështje duke kombinuar histori gazmore nga jeta e saj, me kërkime serioze dhe studime bindëse për të çarë mes shtresave të paqartësisë dhe paragjykimeve që rrethojnë jetën dhe zgjedhjet e grave që punojnë. Ajo tregon vendimet personale, gabimet dhe betejën e përditshme për të bërë zgjedhjen e duhur për veten, për karrierën dhe familjen e saj. Ajo jep këshilla praktike për teknikat e negocimit, mentorimin dhe ndërtimin e një karriere të kënaqshme, duke i nxitur gratë të vendosin caqe dhe të braktisin mitin e të pasurit gjithçka. Ajo përshkruan hapat konkretë që femrat mund të ndërmarrin për të kombinuar arritjet profesionale me përmbushjen personale dhe tregon se si mund të përfitojnë burrat duke ndihmuar gratë në vendin e punës dhe në shtëpi. Shkruar me humor dhe mençuri, libri i Sandberg – ut është një apel frymëzues për të reaguar. "Të bëjmë përpara" është i destinuar të ndryshojë rrjedhën e debatit nga ajo çka nuk bëjnë dot gratë në atë që mund ta bëjnë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Si të shuajmë sherrin para se të na djegin flakët e tij? Si të komunikojmë me fëmijët? Si t’i bëjmë gratë të na dëgjojnë? Si të zbulojmë gënjeshtarët? Përse gratë kurrë nuk harrojnë? Si të krijoni familjaritet që në takimin e parë? Si të dallojmë sinjalet erotike?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mjaft më... thuaj.... Mjaft më...... Ky nuk është një manual, as një tekst i thjeshtë për tu lexuar, por një mjet i rëndësishëm që ju fton të reflektoni, diskutoni dhe të gjeni mënyrat e duhura për të rritur dhe edukuar fëmijët tuaj, të cilët shpesh me shumë kompetencë ju drejtohen: “Mami, Babi, Mjaft më… këshillat tuaja i mora. Nuk ka më nevojë që ju të vazhdoni të kujdeseni dhe të më mbroni. Me shembullin dhe ndihmën tuaj, mendoj se do t’ia dal mbanë”. Dhe në këtë moment do të kuptoni rëndësinë e të gjithë asaj periudhe kur ju keni thënë “Mjaft më”, shprehje e cila ka ndikuar tek fëmija juaj të ecë përpara pa ndihmën tuaj. Por ne të rriturit e dimë që rruga drejt realizimit të dëshirave është rezultat i një përshkimi të gjatë, duke u përballur me vështirësi të ndryshme, lodhje, punë, shpesh dhe mërzitje, e të gjitha mbështeten fort në ndjenjën e kufirit, përbërës të cilët janë shndërruar në tabu në kulturën në të cilën fëmijët tanë janë përfshirë. Mjaft më!, nuk është një libër në formën e një recetë që kërkon zbatim të menjëhershëm, por ofron mundësi për të reflektuar, për të fituar pikëpamje të reja dhe për të menduar më thellë se si mund t’i ndihmojmë adoleshentët, duke filluar nga ata që kemi në shtëpi... Sfidat me të cilat do të përballeni kanë të bëjnë me varësinë dhe konsumin e substancave psikotrope... një temë që në ditët e sotme i përket të gjithë prindërve. Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë… Kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm të paguajnë për t’u argëtuar… ku mjafton të paguash e të vendosësh xhetonin në një pajisje dhe fillon argëtimi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Arti i leximit të dorës jo vetëm që është një nga format më të vjetra të thënies së fatit, por është edhe një analizë karakteri mjaft më e thjeshtë nga sa keni kujtuar deri tani. Nuk përdoren as letra, as monedha e as tabela planetësh; vetëm dora dhe njohuritë që përmban ky libër. Në këtë udhërrëfyes të plotë dhe të ilustruar të autorit të njohur Richard Webster, do të mësoni për kuptimin e: vijave të mëdha dhe vijave të vogla, formës së dorës, gjatësisë së gishtave, shenjave dhe parregullsive, maleve të pëllëmbës, etj. Serioz apo kureshtar qoftë interesi juaj, ky libër hap një botë të re për ju, miqtë dhe familjen tuaj, si dhe për të ardhmen tuaj!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sipas disa ekspertëve, praktikisht asnjë grua nuk është plotësisht e lirë nga e keqja e celulitit. Megjithëse ky pohim duket sikur është bërë nga burrat që kërkojnë vetëm përsosmërinë, që e shohin trupin e gruas si të idealizuar dhe të pandryshueshëm në kohë, të paprekshëm nga përvojat e jetës, fakti nuk mund t'i ngushëllojë ato gra të cilave iu duhet të bien ngadalë, por në mënyrë të pandalshme, në duart e këtij armiku me emrin celulit. Megjithatë, gratë e moshës së mesme tani mund të kenë shpresa. Celuliti nuk është një shenjë e kohës që kalon e nuk kthehet mbrapsht. Nuk është vula e moshës që shkon. Celuliti godet edhe vajzat e reja, madje në masë të konsiderueshme. Mund ta quajnë si një shoqërues të përhershëm dhe "natyror" të zhvillimit të trupit femëror. Një shoqërues që mbetet i mistershëm, sepse, pavarësisht shumë studimeve, ende nuk mund të thuhet se njihet qysh në rrënjë. Ky udhërrëfyes i vogël kërkon të shpjegojë atë që dihet deri më sot rreth celulitit: do të gjeni këtu edhe këshilla të çmuara per kurat, trajtimet, masat që mund të filloni të merrni për të parandaluar dhe kuruar celulitin.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një guidë ideale për shqetësimet e miqësisë. Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, quize dhe histori të vërteta, që mund t’ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve, kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës me të cilët jetoni.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në librin “Të jetosh më mirë me pak” jepen këshilla dhe sugjerime të vlefshme për të bërë një jetë larg tiranisë së konsumit dhe etjes për të siguruar me çdo kusht mjete materiale. Njihu me idetë dhe përvojën personale të filozofit Fernando Savater, sepse do tu shërbejnë shumë në jetën e përditshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër tregohet se dashuria mësohet siç do gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë. Në qoftë se e përvetëson këtë koncept në mënyrë sa më të plotë, shpjegon autori, mund të marrësh nga jeta shpërblimin më të çmuar; të jesh vetvetja.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Leximi i këtij libri do t’ju ndihmojë në zbulimin e një paqeje të brendshme. Në këtë udhërrëfyes të plotë ju do të gjeni: • Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. • Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. • Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të ndaluar mendimet që janë vërtet të frikshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, e pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta deri në të shkuarën më të afërt. Me kthjelltësi, ai shqyrton formimin e besëlidhjeve dhe lindjen e sagave, përse Konfederata e përçarë nga ana fetare nuk u shpërbë gjatë Reformës, në ç’masë ishte e nevojshme lufta e Lidhjes së Veçantë për lindjen e një shteti federal më 1848, përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën në qershorin e vitit 1940 dhe si kërkon Zvicra në fillim të shekullit të 21 të gjejë vendin e vet në arenën ndërkombëtare. Interpretimi i historisë zvicerane vitet e fundit ka qenë mjaft i debatueshëm në Zvicër, por është shqyrtuar në mënyrë kritike edhe jashtë vendit. Cilido që dëshiron të marrë informacionin thelbësor që ofron niveli aktual i dijes, do ta gjejë këtu atë që kërkon. I shkruar me një gjuhë të kuptueshme, ky libër ofron një tablo, e cila i paraqet rendin e sotëm politik të Zvicrës, vështirësitë dhe shanset e saj që në rrënjët e veta historike.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
“Në pritje të një bebeje”, është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojne të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dijnë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mire e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë. Askush më parë nuk ka mundur ta orientojë lexuesin drejt çështjeve të mëdha filozofike, plot dije të pasura, kompetencë dhe njëkohësisht në mënyrë kaq tërheqëse dhe elegante. Një rrugëtim i pakrahasueshëm në tërësinë e parrokshme të dijeve tona mbi njerëzimin. Duke e nisur me hulumtimin e trurit për të ecur më tej me psikologjinë dhe filozofinë, Precht na përcjell në këtë rrugëtim njohuritë më të fundit në këto fusha. Si një mozaik përçohet kështu hap pas hapi një figurë e mahnitshme, pikërisht ajo që shkencat e ndryshme kanë krijuar sot mbi njeriun. Një rrugëtim zbulues drejt vetvetes: i zgjuar, plot humor dhe zbavitës! Libri i Precht-it bën një prezantim të gjerë të fushave nga më të ndryshmet dhe është një ndihmë orientuese e pashembullt në tërësinë e parrokshme të dijes sonë njerëzore:një ftesë për të reflektuar këndshëm, si në një lojë - mbi aventurën jetë dhe mundësitë e saj!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t'ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e "Sekretit", ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e më shumë në mekanizmin e të përshtaturit me këtë gjendje. Robin Norwood, tregon me simpati dhe kompetencë profesionale të padiskutueshme , rrugën për të njohur vetveten dhe për të vendosur ekuilibrin e ndjenjave .
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka si tematikë jetën praktike moderne dhe mënyrat e të sjellurit sot. Në këtë vepër do të gjeni: Si të përshtatemi me situatat e jetës moderne? Si të kujdesemi për veten, për familjen, për shtëpinë? Si t'i ndërtojme marrëdhëniet më të tjerët/ Si të komunikojmë e sillemi me këdo, pa lënë mënjanë aspektet e jetës profesionale, festat, hidhërimet, fenë, etiketat, këshilla për çdo aspekt të jetës njerëzore në këndvështrimin e kulturës moderne europiane, duke u futur në hollësitë më të imta të çdo qëndrimi.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Duke shembur konvencionet shekullore, Osho zbulon para lexuesit sekretet e seksit dhe prek të gjitha aspektet e jetës seksuale: fiziologjike, psikologjike e shpirtërore. Në libër ngrihen një sërë çështjesh: nga epshi, xhelozia, varësia, abuzimi dhe pushteti deri te dëshira, orgazma, besimi, intimiteti, gëzimi dhe kaplimi... Bisedat e Oshos rreth çështjeve seksuale janë aktuale dhe delikate, dhe, si gjithmonë, plot mirëkuptim, humor e frymëzim.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Njerëzit e arsyeshëm, të ndjeshëm, krijues, synojnë ta ndiejnë atë parajsë, të cilën dikur e kanë njohur dhe për të cilën u kanë mbetur, fatkeqësisht, kujtime të dobëta. Ata fillojnë ta kërkojnë atë përsëri. Kërkimi i parajsës është një kërkim i ri i fëminisë. Natyrisht, trupi juaj tanimë nuk do të jetë më asnjëherë fëminor, mirëpo vetëdija juaj mund të jetë aq e pastër, si vetëdija e fëmijës. Këtu qëndron i gjithë sekreti i ngjitjes mistike: të bëhesh përsëri si fëmijë, i pafajshëm, me dituri të pafëlliqur, që nuk di asgjë, që çdo gjë që ndodh rrotull e vështron me kureshtje të madhe dhe me ndjesinë e së fshehtës, të cilën është e pamundur ta humbasësh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jeta, Dashuria, e qeshura, ky libër përcjell mesazhin, sipas filozofit, se njerëzit duhet të jetojnë pa u pajtuar me modelin e caktuar apo kushte konkrete. Çdo gjë që shkatërron lirinë "nuk është" DASHURI. Duhet të jetë diçka tjetër, sepse dashuria dhe liria shkojnë së bashku, janë dy krahët e zogut të njëjtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Feja rrallë herë ka qenë e shëndoshë, vetëm kur endej në rruzullin tonë Buda, Krishti, Krishna ose Kabiri. Në përgjithësi feja ka qenë patologji, sëmundje, neurozë. Ai që e ka kuptuar thelbin e saj dhe e ka përjetuar atë në qënien e vet, ka një përfytyrim krejt të ndryshëm. Ndërsa koncepti i atyre që vetëm imitojnë të tjerët, s'ka të bëjë fare me kuptimin e vërtetë të fesë. E vërteta nuk mund të sajohet. Ju kurrë mos ta gjeni vetveten duke kopjuar të tjerët. E vërteta është e patjetërsueshme, prandaj për të arritur atë ju duhet të jeni të sinqertë, jo artificialë. E vërteta nuk mund të arrihet nëpërmjët imitimit, ajo arrihet duke kuptuar jetën tuaj personale. E vërteta nuk është besim, nuk është bindje, ajo është palca më e thellë e qenies suaj që shfaqet nëpërmjet dashurisë. E vërteta nuk i nënshtrohet logjikës, nuk është silogjizëm, ajo është zjarr dashurie.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në dashuri ka tri përmasa. Një përmasë është ana shtazore: ky është vetëm epshi. Përmasa tjetër është ana njerëzore: ajo është mbi epshin, seksualitetin, ndjeshmërinë. Dashuria nuk është shfrytëzim, por shkëmbim i ndërsjellë i qenies, gëzimeve, muzikës, poezisë së kulluar të jetë. Kjo është bujari e ndërsjellë. I pari krijon skllavëri, i dyti të jep liri. Dhe përmasa e tretë e dashurisë është ana hyjnore: kjo ndodh kur nuk ka objekt dashurie, kur dashuria, në përgjithësi, nuk është marrëdhënie, kur dashuria bëhet gjendje e qenies tënde. Ti thjesht dashuron, jo i dashuruar në diçka në veçanti, por thjesht je në gjendje dashurie dhe çfarëdo që të bësh, ti e bën atë me dashuri; cilindo që të takosh, e përshëndet me dashuri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ajo që duhet të mësojmë është kjo: Mund të jetosh kaq gjatë, por sapo mendon për vdekjen, fillon e dridhesh përsëri. Mos ki frikë dhe mësoje mirë këtë gjë, vdekja mund të vijë në çdo çast dhe ti duhet ta mirëpresësh. Ti do të jesh absolutisht gati në çdo çast për të shkuar. Para një njeriu të tillë edhe vdekja do të mposhtet. Vdekja mposhtet vetëm prej atyre njerëzve që janë gati në çdo çast pa kundërshtuar. Ata bëhen të pavdekshëm, ata bëhen Buda
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania