titleToAlt
Në këtë libër është synuar të çlirohet vepra e Migjenit prej leximeve doktrinare, cilatdoqofshin ato; të rivendoset një marrëdhënie e pakushtëzuar midis saj dhe lexuesit; të kapërcehet shekulli i leximit të orientuar dhe të disiplinuar, duke e rinisur interpretimin aty ku u mbyll vepra e autorit, me kthimin tek burimi, te Migjeni i vetëmjaftueshëm. Leximet dhe interpretimet e projektuara, me fshehje e heshtje të pjesshme të të vërtetave letrare e jetësore, po aq sa dhe me shquarje e mbishquarje të tyre, u kanë sjellë dëme marrëdhënieve të veprës së autorit me lexuesit, dëme që shkojnë deri në deformim. Nëse Jeronim de Rada qe ura e parë që ndërlidhi jo vetëm në kronologji romantizmin shqiptar me romantizmin europian, Migjeni eshtë poeti i parë që i ndërroi hierarki nënsistemit letrar shqiptar, duke e lartësuar atë në një shkallë mbinacionale, në shkallën e një letërsie rajonale, siç qe letërsia sociale në Ballkan në vitet 1930, e sinkronizuar me traktate, kode dhe poetikë. Migjeni ishte dhe do të mbetet përgjithnjë dukuri e letërsisë shqipe, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e yllësisë së poetëve të letërsisë sociale në Ballkan: Miroslav Krleza, Srecko Kosovel, Radovan Zogovic, Esad Mekuli, Antun Simic, Koco Racin, Janis Ricos, Hristo Smirnenski, Milos Crnjanski, Duro Sudeta dhe të tjerë. f Me Migjenin letërsia kombëtare shqiptare, për herë të parë, i kapërceu kufijtë; u bë pjesë e rrjedhave panballkanike dhe hapi rrugë për europeizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj, dukuri që erdhën më vonë dhe nuk mund të kuptohen pa të. Migjeni është poeti që i kapërceu kufijtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Autorët e mirënjohur në fushën e praktikës bankare dhe sidomos të asaj mikrofinanciare, kanë për qëllim të japin një panoramë të qartë për lexuesit në lidhje me konceptin e besimit, riskut dhe kreditit. Besimi është virtyt dhe si ai duhet formuar dhe trajtuar. Njerëzit janë qenie të përkohshme, por besimi mbi paranë dhe kredinë është jo sa jeta e një bankieri apo konsumatori, por ai vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë Gjithashtu, me kujdes trajtohen aspekte të rëndësisë së rrezikut dhe riskmbajtjes nga ana e institucioneve kredidhënëse dhe individëve me të cilët ato kanë marrëdhënie. Mirëbesim do të thotë se është dhënë një farë konfidence dhe është mbështetur me një farë besimi. "Besimi është një grumbull premtimesh për të paguar". 'Paraja dhe Kredia', është kapitulli i fundit i librit i cili fillon me historikun e parasë, evoluimi i parasë dhe format që ka marrë ajo si dhe shkëmbimi në vetvete për të ardhur tek kohët moderne. I dizenjuar posacërisht për komponentin e "Biznesit Bankar" por edhe më gjerë, ky libër ofron një prezantim të përshtatshëm për ata studentë të fakultetit ekonomik dhe vecanërisht të degëve financë-bankë të cilët pretendojnë që të fillojnë një karrierë në fushën bankare. Po kështu ky libër do të shërbejë për zgjerimin e dijeve për bankierët dhe oficerët apo analistët e kredisë në institucionet financiare jobanka e ato mikrofinanciare. Edhe qytetari i thjeshtë do të gjej tek ky libër njohuri bazë mbi besimin, riskun, paranë dhe kredinë, dhe do i shërbejnë atij për të kuptuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e shumë çështjeve të përditshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
Konstelacione 47 E ndërgjegjshme që, falë origjinës së dyfishtë, kam trashëguar një përvojë historike, shpirtërore e kulturore të përveçme, dëshirën për të rrëfyer "epokën time" e kam përjetuar si një nevojë të brendshme për të mos humbur rrënjët. "15 dite prilli" nuk është një libër autobiografik. E megjithatë... jam studentja e Mjekësisë që e mësoi anatominë mbi trupa djelmoshash të pushkatuar; jam qytetarja që u përball me pabesinë dhe absurditetin; jam banorja e dashuruar në qytetin-bunker; Jam intelektualja e asfiksuar nga despotizmi ideologjik; Jam artistja e dënuar për evazion ëndrrash... Shtyjeni portën pa frikë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Quaj pjesëtim të ndjesores këtë sistem të pahjeve ndjesore që bëjnë të shihen njëherazi ekzistenca e një të përbashkëte dhe prerjet që përcaktojnë vendet dhe pjesët përkatëse. Kjo shpërndarje e pjesëve dhe vendeve themelohet mbi pjesëtimin e hapësirave, kohëve dhe formave të veprimtarisë që përcakton vetë mënyra se si ndonjë e përbashkët i ofrohet pjesëmarrjes dhe sesi këta apo ata marrin pjesë në këtë pjesetim. Qytetari, thotë Aristoteli, është ai që ka pjesë në faktin e të qeverisurit dhe të qenit i qeverisur. Por..
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Nuk ka shërim: për të ecur me siguri në pyllin e jetës duhet të jesh i ditur, duhet njohur topografia e saj, rrugët e saj apo "metodat"; domethënë, duhet pasur një ide e hapsirës dhe e kohës në të cilën jetohet, një kulturë aktuale. Mirëpo: kjo kulturë, ose merret ose shpiket. Ai që ka guximin ta shpikë vetë, për të bërë i vetëm atë që kanë bërë tridhjetë shekuj njerëzim, është i vetmi që do të ketë të drejtën të mohojë nevojën sipas së cilës është Universiteti ai që, para së gjithash, mëson kulturën. Për fat të keq, e vetmja qenie që do të mund ti kundërvihej me bazë tezes sime do të ishte një... i marrë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Kuptimi historik implikon tre përdorime që i kundërvihen pikë për pikë tre modaliteteve platoniane të historisë. Njëri është përdorimi parodik dhe shkatërrues i realitetit, që i kundërvihet temës së histori-remineshencës ose identifikimit në të; tjetri është përdorimi disociativ dhe shkatërrues i identitetit që i kundërvihet histori-vijimësisë ose traditës; i treti është përdorimi flijues dhe shkatërrues i së vërtetës që i kundërvihet histori-njohjes. Sidoqoftë, fjala është t'i bëhet historisë një përdorim që ta çlirojë përgjithmonë nga modeli, njëherësh metafizik dhe antropologjik, i kujtesës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që, duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme. S'ka gjë më mjerane sesa fjala, por bash prej saj ai ngjitet gjer te ndjeshmëria e lumturisë, gjer te prëjtja e skajme, ku është krejtësisht i vetëm, pa ndjesinë më të vogël të shtypjes. Supremja mbërrihet përmes fjalës, përmes vetë këtij simboli të brishtësisë. Për çudi mund të mbërrihet gjithashtu edhe përmes ironisë, me kushtin që kjo, duke e çuar gjer në ekstrem punën e saj rrënimtare, t’i shkaktojë rrëqethje një zoti që punon së prapthi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Maria Skllodovska-Kyri (Maria Sklodoëska-Curie) ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit; ishte e para profesoreshë femër në Sorbone; ishte e para femër dhe e vetme ndër katër personalitete botërore që ka marre dy herë çmimin Nobël. Kjo shkencëtare e shquar me kombësi polake është e para dhe e vetmja femër, njëkohësisht personaliteti i parë me kombësi jo franceze, që prehet në Panteonin e Parisit. Libri i shkrimtares polake Ivona Kienzler, e përshkruan Skllodovska-n, bashkë me zbulimet e saj shkencore, jo vetëm si një shkencëtare të shquar, por edhe si një femër që dashuron, por që pengohet nga i dashuri i saj. Për këtë ajo u detyrua të thyejë stereotipet false dhe për dashurinë ishte e përkushtuar të sakrifikonte shumë gjëra. Autorja e përshkruan Skllodovska-n edhe si bashkëshorte dhe nënë e vetmuar, e cila pak a shume diti të bashkërendojë detyrimet e saja edukuese me punën shkencore, duke i kushtuar shumë vend marrëdhënieve të komplikuara me vajzat e saj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mbretëresha Zemërkeqja është rikthyer në Mbretërinë Sekrete, ku nga libri i përrallave i Samarës ka çliruar gjashtë personazhe të këqinj! A do të munden Eli, Samëra dhe Jasmina ta kapin gjigandin e stërmadh dhe ta rikthejnë brenda në libër, para se ai të shkatërrojë të gjitha lulet e rrëshirëmblës që rriten në Pyllin e Luleve të Egra?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jasmina vizitojnë Pallatin e bukur të Njellmave, por tmerrohen kur zbulojnë se një shtrigë e keqe poi frikëson mjellmat. Mbretëreshë Zemërkeqja ka lëshuar një tjetër personazh të keq nga përrallat, në Mbretërinë Sekrete! Do të jenë në gjendje vajzat t'i shpëtojnë mjellmat dhe ta rikthejnë shtrigën brenda në libër?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jasmina po japin ndihmwn e tyre nw Pyllin e Arinjve tw Dwborws, kur njw pwrbindwsh i frikshwm nis tw vjedhw ushqimin e arinjve - duhet tw jetw ndonjw nga personazhet e kwqinj tw Mbretwreshw Zemwrkeqes! A do tw jenw nw gjendje vajzat ta kapin pwrbindwshin dhe ta rikthejnw nw libwr, apo tw gjitha kafshwt do tw vuajnw nga uria?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Është koha për shfaqjen e veçantë me fishekzjarre në Mbretërinë Sekrete, ku Eli, Samera dhe Jasmina mezi presin të shkojnë, mirëpo një magjistar i keq e ka rrëmbyer .Mbret Gazmorin! Vajzat duhet t'ia punojnë magjistarit dhe ta shpëtojnë mbretin, ndryshe toka magjike do të jetë në rrezik të paparë...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Është gara vjetore e bukurveshjes në Mbretërinë Sekrete, ku edhe Eli, Samëra, Jasmina dheTriksi do të veshin nga një kostum! Mirëpo, kur të gjithë banorët e mbretërisë janë të veshur me kostume, a do të munden vajzat ta shohin personazhin tjetër të keq nga përrallat e Mbretëreshë Zemërkeqes - Ujkun e Madh të Keq -para se ai të hungërijë dhe ta rrënojë mbretërinë?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Eli, Samëra dhe Jamina po shkojnë në Shpellën e Xhevahireve, pasi që një dragua i tmerrshëm frymëzjarr po shkakton telashe. A do të munden vajzat, bashkë me miqtë e tyre – dragonjtë e ëndrave, të kapin personazhin e fundit të keë dhe ta shpëtojnë Mbretërinë Magjike?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Takimet nuk janë shpërdorim i kohës në rast se ato menaxhohen siç duhet. Duke u nisur nga përvoja e tij në fushën e e konsulencës, Brian Tracy, ka mësuar në praktikë se çfarë funksionon në takime dhe se çfarë jo. Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt. Këtu do të mësoni se si të : Përcaktoni një axhendë të arritshme. Strukturoni takime në bazë të llojit, vetëm për vetëm apo në grup, informuese ose për zgjidhjen e problemeve, të brendshme ose të jashtëme, Mbani në rend diskutimet. Shmangni mendimin e grupit, Kërkoni me ngulm të përmbyllni, Arrini pajtimin për hapat e veprimit, caktimin e përgjegjësis dhe afateve. Maksimalizoni përfitimin nga koha e investuar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Me 5 maj t'atij viti e pyeta Marie Laure Colson, gazetare e Liberation - it të Parisit: - Ç'mund të ndodhë me Parisin në se popullsia do t;i dhjetëfishohej menjëherë - Apokalips; - foli menjëherë ajo. - Ja; këtu s’po ndodh asgjë, - ia ktheva unë. - Ose; po ndodh diçka fort e bukur. Banorët e Kukësit po shkruajnë historinë e pangjashme të humanizmit në fundin e shekullit XX. Banorët e përhershëm si dhe banorët e rinj; që ndejtën përkohësisht në këtë qytet ose bujtësit e përkohshëm, bujtës dhjetë herë më shumë se banorët e vetë qytetit e kthyen atë në qytet - shtet në një vend të tillë ku çdokush që në lirësinë e vet dhe për asnjë çast s;e ndjeu vetin se qe i tepërt. Në mbrëmjen e 12 qershorit të atij viti, një vajzë e vogël, quhej Egzone; më thoshte: ffNesër po shkojmë n’Kosovë se asht çelë Kosova njejtë si me u çelë dita a nji mot i mirë.
Çmimi: 700 630 Lekë
titleToAlt
Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik. Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër. Përfundimi drithërues i trilogjisë fenometiale "Gjysmëkeqi", së shpejti edhe në ekranin e madh.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania