titleToAlt
Pas pëlqimit dhe vlerësimit, (prindër, fëmijë), të librit tim të parë "Ilaçi i diturisë", vendosa të sjell për ju vëllimin tjetër me vjersha dhe fabula, duke e bërë, përveçse argëtues, edhe disi enigmatik. Qëllimi im nuk është të vështirësoj leximin tuaj por përkundrazi, për ta bërë atë akoma më tërheqës, si edhe një shtysë për t'ju dhënë juve një farë mundësie për krijimtaritë tuaja personale, vjersha, përralla tregime. Pra, nëse mundesh të plotësosh fjalët që mungojnë, atëherë jam i bindur se mundesh të krijosh diçka tënden.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një djalë i përsosur? E kujt i duhet ky? Si duhet të sillet ai? Norma!? Ky libër rrëfen edhe për lidhjet tona, miqësinë, sepse Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë i bërë artificialisht. Si duhet të jetë ai? I sjellshëm, i shkëlqyer dhe me rezultate të jashtëzakonshme? A kanë vërtetë këto ndonjë rëndësi? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nostlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe. Romani mahnitës i Christine Nastlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht. Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të ‘’infekiojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht " i prapt''
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe! Dhe kur ca grykës, si ujku, dhelpra dhe luani kanë një uri prej bishe, kushedi ç'kurthe e ç'gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Çmimi: 1300 1170 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Asnjë nuk duhet ta marrë vesh për "Dyqanin e kafshëve magjike". Megjithatë Ida dhe dhelpra Rabata nuk e mbajnë dot gojën. Po sikur ta marrë vesh zonjusha Kornfild? Çoki nuk ka dëshire tjetër veçse të ketë nje kafshë magjike. Nuk i intereson asgjë tjetër: as pjesa teatrale që do të vihet në skenë, as alarmi i xanxareve dhe aq më pak këto gropat e çuditshme në kopshtin e shkollës... Aventura vazhdon...
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorues. Të shihte emrin e tij në listat e aventurierëve më të mëdhenj. Por duhet të ulej në tokë dhe të shihte Gjithçka rreth tij. Kur aeroplani papritmas rrëzohet duke rënë mespërmes kurorës së pemëve. Fredit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ai bashkë me tre fëmijë të tjerë arrijnë t'i mbijetojnë aksidentit. Por xhungla është një vend i pafund dhe i egër. Pa shpresë shpëtimi. mundësitë për t'u kthyer në shtëpi duken tmerrësisht të pakta. POR ME SA DUKET, DIKUSH TJETËR KA QËNË ATY.
Çmimi: 1200 1080 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 930 Lekë
titleToAlt
Çarli dhe Ashensori i madh prej xhami është një libër me tregime të shkrurtra i shoqëruar me ilustrime për fëmijë . FIUUU! Ashensori i Madh pre] Xhami, po vozit hijshëm lart në qiell, treqind metra mbi Fabrikën e Çokollatave! VILI VONKA, ÇARLI BUKET dhe familja e tij mund ta shohin gjthë botën poshtë tyre mirëpo ata nuk e dinë që nuk janë vetëm atje lart! Në hotelin hapsinor "SH.B.A", mrekullia e arritjeve të epokës kozmike, i ciii sapo është lëshuar në orbitë, kanë hyrë VERMICJET PËRBINDËSHE,qeniet më lebetitëse të krejt universit. NGJESHNI KAPELET! MBANI STOMAQET ME DORË! Po ulemi poshtë! Me shpejtësi!
Çmimi: 1450 Lekë
titleToAlt
Na ishte një herë e një kohë tre ujq të vegjël,që donin të ndërtonin një shtëpi.Por Runi-Runi ,derri i keq dhe dinak,kishte bërë plane të tjera me mendjen e tij.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Rrefenjat e Bardii Bidell janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin femijët në gjumë. Prandaj Kazani Kërcyes apo Burimi i Fatit të Mirë janë po aq të njohura për studentët e Hoguortsit sa edhe Hirushja dhe Bukuroshja e fjetur e pyllit, për fëmijët babanacë (jomagjistarë)... Jemi të gëzuar që me këtë rast do të botojmë edhe shënimet e Profesor Urtirnorit, së bashku me nje përkthim të ri të tekstit të Bidëllit, në kujdesin e Hermionë Granxherit. Në mendimet e Profesor Urtimorit, gjenden vëzhgime për historinë e magjisë, kujtime personale dhe informacione ndriçuese për pikat kyce të çdo rrëfenje. Shpresojmë se ato do të ndihmojnë një brez të ri magjistarësh dhe lexuesish babanacë te çmojnë Krëfenjat c Bardil Bidell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kush është fantazma misterioze që përpiqet të hyjë në Vilën e rrënuar pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri Antik ? Së bashku me Rrodhen, zagarin besnik, Mortina kërkon ta ndihmojë, që të marrë vesh nga vjen shoku i ri, kaq i zbehtë! Ajo do të zhytet në një hetim argëtues, që do t'ju bëjë t'ju rrahë zemra fort. MORTINA , një seri librash me sukses ndërkombëtar, botuar në njëzet e tre gjuhë. Kthimi i vajzës Zombi më qesharake në botë, për kënaqësinë e të gjithë fëmijëve!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mortina dhe shoku i saj më i mirë, nje zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh ndodh diçka e papritur disa fëmijë të fshatit, shokë të Mortinës, mbërrijnë në Vilë, sepse kanë marrë një ftesë misterioze. Ndërkohë, tetoja Yllshuar zhduket pa lënë gjurmë. Mos lidhet kjo me kjo me Dilbertin, kushëririn e tmerrshëm, që sapo ka ardhur për vizitë? Pas librit Mortina,që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës Zombi do t'ju bëjë të shkriheni gazit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Falë magjisë së unazës që mori dhuratë nga një zanë, Lavinja, dikur shitësja e vogël e shkrepseve, u bë e pasur. Tani jeton në Grand Hotel, udhëton me makinë dhe ndjek Institutin Prestigj & Sukses. Por ajo ka mbetur Lavinja e dikurshme, që mallëngjehet para lypësve që kërkojnë lëmoshë. Ka premtuar se nuk do të përdorë më magjinë e unazës, por kur kukulla e Teos, kukulla që kur shtyp një buton sekret, shndërrohet në foshnje prej mishi dhe gjaku, zhduket, vajza e vogël e shkrepëseve, do ta thyejë premtimin. Shume gjëra do të ndryshojnë; nga shkolla e deri te ' fati i lypësve të vegjël’ Pas "Dëgjoje zemrën time’’ që pushtoi zemrat e lexuesve të vegjël, vjen në shqip libri "Një shkollë për Lavinjën", një rrëfim që emocionon lexuesit e të gjitha moshave! Një liber i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane që e krahasojnë me Roald Dahlin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt titleToAlt
I dashur ditar, Asgjë nuk po ecën mirë ne klasën e 6-të B! Një nxënëse e klasës bëri një gabim dhe era e grindjes po fryn tashmë mes nesh. Oh, jo! Shpresoj që të triumfojë miqësia! E deri sa të ndërrohen këto mendime, kemi: move dub në shkollë! Një party supriz për ditën e fundit të shkollës para se të marik pushimet... ngjarje të pabesueshme, si metamorfoza e Boes në bebe peshkaqen dhe një takim kokë më kokë me një merimangë migal!
Çmimi: 600 540 Lekë
titleToAlt
Herri dhe Dagu kanë marrë përsipër një mision... Ata kanë mësuar se në bibliotekën e shkollës do të bëhet një festë sekrete. Gjyshja e Herrit ka përgatitur një tortë specioale për atë festë? Po për cilin është festa?! Herri dhe Dagu duan që ta zbulojnë, por kur mësojnë se macja e Herrit Gugër, është fshehur në makinën e gjyshes, u duhet që ta kapin atë. Ata ndjekin macen kudo, nëpër shkollë, madje edhe në vendet ku nxënësit nuk lejohet të hyjnë. Ata jo vetëm që nuk e kapin dot macen para sa të zbulohen, por macja i futë në telashe më shumë se asnjëher tjetër? Po si dhe pse?! Mësojeni duke lexuar këtë libër...
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
25 pjata të larmishme të përgatitura vetëm me 4 hapa të thjeshtë, që do t’ju bëjnë të dashuroheni me përbërësit, dhe të jeni të shëndetshëm falë dobive të tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pinguini i vogël ishte mërzitur duke tundur këmbët dhe duke luajtur vetëm , derisa një ditë pulëbardha i tha se duhej të nisej të gjente Aventurën. Po ku duhej të kërkonte fillimisht pinguini i vogël dhe a e ëndërronte vërtet Aventurën? Bashkohu me pinguinin e vogël në një udhëtim që ndodh veç një here në jetë , teksa ai viziton vende të mrekullueshme dhe njeh shumë personazhe të rinj .
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania