titleToAlt
Çelësi për kuptimin e brendshëm është misteri i natyrës krijuese i quajtur Sfinks.Cfarë është Sfinksi? Imazhi më i shquar dhe më i famshëm është Sfinksi i Madh i Egjiptit dhe ndoshta ne jemi më të njohur me të. Sfinksi Egjiptian, a nuk janë të gjitha Sfinkset, një kafshë e përbërë, edhe pse kjo nuk është aq evidente në shikimin e tyre. Një Sfinks është - një udhëheqës i një njeriu - me krahë shqiponje, trupin e një luani dhe bishtin e këmbët e një demi! A mos janë ata katër shenjat fikse të zodiakut? Njeriu-uji, demi-toka, akrepi-ajri, luani-zjarri? A nuk është e vërtetë, sic e kam thënë, se këto janë forcat që përbëjnë planin tonë fìzik të Tokës? Prandaj dua t'ju kërkoj të pranoni idenë se një Sfinks është një simbol okult i planit fizik.Nga ajo që ju tashmë dini për forçat thelbësore dhe manifestimet e tyre, si mund të jetë gjë tjetër?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për t'u kthyer në Shtyllën e së ardhmes. E ardhmja ekziston si një lloj hije e Botës e hedhur kundër një lloj ekrani, një ekrani të kundërt të kujtesës! Dhe, çfarë do të jetë e kundërta e kujtesës? Une do të them se ishte imagjinata, e kombinuar me dëshirën, që bën një foto-imazh, një vend ku ju mund të pro¬jektoni qendrën e ndërgjegjes tuaj dhe të lëvizni deri diku, edhe të gjallëroni, dhe të shijoni të ardhmen e gjallë deri në një masë. Duke njohur /mësuar Pemën e Jetës, ashtu si kemi, mësuar Forcat e lidhura me të, atë që ju jeni duke bërë, dhe duhet të jetë në fund të fundit e mundur që të zhvilloni disa energji elektrike të drejtimit mbi jetën tuaj dhe në këtë mënyrë të ardhmen tuaj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
NË VERËN PËRVËLUESE TË LONDRES së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botes. Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Sic pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët. Ja si u përgjigj, "Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me z. Disraeli, mendova se isha une personi më i zgjuar në Angli." E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte ai që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli. "Cabane u ofron këshilla të zbatueshme dhe një guide praktike liderëve që duan të përmirësohen, pa kompromentuar integritetin apo autoritetin." Laura Tang, CEO, Time Inc. "Cabane na ka bërë një nder të madh. Ajo ka ndërthurur shkencën e palëkundshme me rrëfimin përfshirës duke sjellë një trajtim udhëzues, të rolit të karizmës në lidership - një temë të cilën (deri tani) e kuptonim shumë pak". Robert B. Cialdini, autor i librit Influence "Miti i karizmës" është i lehtë për t'u lexuar. Ai bashkon historitë dhe studimet, strategjitë dhe zbatimet, teknikat dhe praktikat". New York Journal of Books Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur - ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, sic Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo. Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvard-in dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj. Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni. Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çfarë ka pas vdekjes? Jemi të destinuar në asgjë apo mund të shpresojmë në një tjetër dimension, në një tjetër univers jetik? Sipas dëshmive të mbledhura në këtë libër, nga persona të rikthyer në jetë pasi ishin shpallur klinikisht të vdekur, e Përtejmja ekziston dhe është një vend i mrekullueshëm.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Ekziston një force e aftë për të lëvizur objekte, edhe të renda, pa pasur asnjë kontakt me to. Një force e tillë varet vetëm nga prezenca e qënieve njerëzore".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vetëm atëherë kur dashurojmë, arrijmë të kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese. Nëse ja doni të mirën vetes, kjo do të thotë se keni mësuar sa vleni, por që njëkohësisht nuk gjykoni se vleni më tepër se të tjerët. Para se të jeni frymëzuar qoftë edhe pjesërisht nga bukuria juaj burimore, nuk ka pikën e kuptimit që të luftoni me të metat dhe problemat, sepse ato thjesht nuk keni kohë për ti zgjidhur. Kulmi i dashurisë ka të bëjë me njohjen e vetes si qenie dashurie, ku përmes të dashuruarit e përjeton thelbin e vet. Qëllimi final është që ta ndieni në vijimësi dashurinë në veten tuaj, si krijesë dashurie!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara. Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndesi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator. Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Trupi nuk është diçka thjesht fizike, pasi në të përfshihen edhe aspekte jo fizike si vetëdija dhe mendja, të cilat varen nga Prana; jeta nuk mund të ekzistojë pa to. Të gjitha qelizat e trupit tonë janë prototipat tanë dhe bëjnë të mundur prodhimin e klonit individual të secilit praj nesh. Prana është sinonimi i frymëmarrjes, e cila kërkon oksigjen dhe në këtë kuptim, oksigjeni dhe Prana mund të konsiderohem si ekuivalentë. Oksigjeni ekziston në sasi fizike dhe përmasat e molekulave të tij futen në sferën e nanoteknologjisë. Ai luan një rol thelbësor në të gjithë proceset kimike dhe metabolike të trupit, duke filluar që nga ADN-ja. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Swami Ramdevi duke vënë në funksionim përdorimin e Prana-s dhe nivelin e nano-s nëpërmjet ushtrimeve si Pranayam-i. Për shkak sasive të ndryshme të oksigjenit pranajamik të futur në trup mund të shkaktohen sëmundje serioze si goditje në zemër, angina, reumatizma e shumë të tjerë, por falë ushtrimit të Pranayam-it këto mund të trajtphen me sukses. Pranayam-i ofron sasinë optimale të oskigjenit neqelizat e gjakut dhe është vërtetuar shkencërisht se duke vënë në lëvizje dhe duke u dhënë energji pjesëve të brendshme të trupit, Pranayam-i ndihmon për një shëndet të mirë dhe një jetë pa shqetësime për shkak të sëmundjeve apo humbjes së besimit dhe mungesës së mendimeve pozitive.” - Fragment nga libri.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë e njohin një çift si Xheku dhe Grejsi. Ai është i pashëm dhe i pasur, ajo plot sharm dhe elegancë. Ai një avokat i përkushtuar që nuk ka humbur asnjë çështje, kurse ajo një shtëpiake, kopshtare e kuzhiniere e patëmetë dhe shumë e dhënë pas së motrës me aftësi të kufizuara. Edhe pse sapo janë martuar, duket sikur i kanë të gjitha. Ndoshta nuk doni t'i pëlqeni, por ja që do të ndodhë pikërisht kështu. Do të magjepseni nga qetësia dhe rehatia e shtëpisë së tyre, nga darkat e këndshme që organizojnë dhe do t ju lindë dëshira ta njihni pak më mirë Grejsin. Por kjo do të jetë e vështirë kur të kuptoni se Grejsi dhe Xheku janë të pandashëm. Këtë të tyren, disa mund ta quajnë dashuri të vërtetë, kurse të tjerë mund të pyesin veten pse Grejsi nuk përgjigjet kurrë në telefon ose pse nuk del kurrë për kafe, paçka se nuk punon. Si është e mundur që gatuan vakte aq të shijshme dhe është aq elegante? Disa, ndoshta pyesin veten se çfarë ndodh në të vërtetë pas darkave festive dhe pasi porta e shtëpisë mbyllet.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Libri “Shkenca e Pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ligji i Tërheqjes, ligj ky që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete më të mirë, bazën e ka në librin e Wallace Wattles. Ky libër është themeli i filozofisë së “Mendimit të Ri Amerikan”. Vepra të tëra janë bazuar nga ky libër i cili është botuar në miliona kopje nga botues prestigjioz si Penguin Books. Libri fund e krye bazohet në filozofinë Hindw, e tëra është një, një është e tëra.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe. Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model - metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit. Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentalë përmes së cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet tona dhe të fëmijëve tanë. Çdo rrugëtim fillon me disa pyetje përkatëse dhe këto janë tri prej tyre: Si është e mundur që një klub tenisi rus me vetëm një fushë të mbuluar, të ketë përgatitur më shumë lojtare të njëzetëshes më të mirë të tenisteve botërore, sesa gjithë klubet e tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Si është e mundur që një shkollë muzike në katin e parë të një ndërtese në Teksas, të përgatisë yje muzikore si Jessica Simpson, Demi Lovato, dhe një radhë të gjatë fenomenesh të muzikës pop? Si është e mundur që një familje e vobektë britanike, e paarsimuar, që jeton në një fshat të largët, t'i dhurojë botës tri shkrimtare me famë mbarëbotërore?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Mund të ta tranformojë të menduarit... Rezultati? Më shumë lumturi, që tani!"- Oprah Winfrey. "Ky libër është thelbi i punës sime, e gjithë puna që kam bërë gjatë 10 viteve të fundit me individë dhe grupe, në të gjithë Europën dhe Amerikën e Veriut... Jam i sigurt që ky libër do të arrijë te ata njerëz që janë të gatshëm të bëjnë ndryshime të tilla rrënjësore dhe ky libër do të shërbejë si një katalizator për ta. Gjithashtu, jam i mendimit që ky libër do të arrijë edhe te ata njerëz që do ta vlerësojnë përmbajtjen e tij, por nuk do të jenë të gatshëm për ta përjetuar apo praktikuar atë. Me plot siguri, më vonë, fara e mbjellë gjatë leximit të këtij librit do të shkrihet me farën e ndriçimit që çdo njeri e ka brenda tij dhe, papritur, ajo farë do të vijë në jetë e do të lulëzojë brenda tyre."- pjesë nga “Fuqia e së Tashmes”.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Origjinalët” na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke u mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na mëson hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë, si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin femijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe. Do të mësoni nga... • Një sipërmarrës i cili i paraqet projektet e tij duke zbërthyer arsyet se pse nuk duhet investuar. • Një punonjëse të Apple e cila i doli kundër Steve Jobs duke qenë tri shkallë më poshtë në hierarki. • Një analiste që përmbysi rregullat e fshehtësisë në CIA. • Një milarder, magjistar i botës së financave, i cili i pushon nga puna ata që nuk i shprehin kritikat • Një zyrtar të televizionit ATV i cili edhe pse nuk merrej fare me sektorin e serialeve humoristike, e shpëtoi "Seinfeld" nga skualifikimi në studion e programacionit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Pika e kthesës” është biografia e një ideje dhe ideja është shumë e thjeshtë. Është mënyra më e mirë për të kuptuar shfaqjen e tendencave të modës, baticën dhe zbaticën e valëve të krimit, ose, transformimin e librave të panjohur në bestsellerë, apo rritjen e pirjes së duhanit në adoleshencë, apo fenomenin e hapjes së lajmit gojë pas goje, apo çdo numër ndryshimesh të tjera misterioze që shenjojnë jetën tonë të përditshme, është t'i konsiderojmë ato si epidemike. Idetë dhe produktet, mesazhet dhe sjelljet përhapen siç përhapen edhe viruset.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çelësi i bërjes më shumë e më shpejtë para, në botën e shitjeve profesioniste. Më lër ta mendoj këtë. Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy, nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat. Biznesi i lulëzoi! Tracy theu çdo rekord shitjesh në kompaninë e tij dhe i rriti të ardhurat personale për njëzet herë më shumë. Që prej këtij zbulimi kanë kaluar shumë vite. Tracy i ka studiuar dhe mbledhur me kujdes teknikat më të mira të realizimit të shitjeve. Tani, në librin “Arti i Realizimit të Shitjes”, ai ndan pasurinë e njohurive, të cilat kanë ndihmuar më se një milionë njerëz që ti rritin rezultatet e shitjeve të tyre. Nuk ka rëndësi sa elokuent ose i apasionuar jeni ju si shitës; nuk ka rëndësi sa tip i pëlqyeshëm jeni, ose sa miqësisht dini të buzëqeshni; nëse nuk arrini ta realizoni shitjen, përpjekjet tuaja nuk vlejnë asgjë. “Arti i Realizimit të Shitjes” ju mëson aftësi të përvetësueshme, të cilat mund ti përdorë çdokush për ta bërë proçesin e shitjeve një sukses të vazhdueshëm. Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme. BRIAN TRACY, sot është trajnuesi më i mirë në botë. Ai ka trajnuar më se një milionë shitësa në dyzet e pesë vende mbarë botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të mendosh në mënyrë të zgjuar. Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë. Epo mirë, kjo e fundit mund të jetë disi e ekzagjëruar, mirëpo është e vërtetë që mendimi pozitiv të bën të kesh jetën nën kontroll. Ky libër nuk është predikim për optimizmin, por një paketë teknikash praktike që të ndihmojnë të zhvillosh zakone të të menduarit të shëndetshëm. Me këto teknika ti mund ta shohësh të ardhmen me besimin se ajo do të të sjellë gjëra të mrekullueshme. Rezultate briliante. Zhvillimi i shkathtësive për të menduar pozitivisht dhe për të shmanur kurthet e mendimit negative që të pengojnë në jetë. Krijimi i një mendësie të shëndosh për tu përballur çdo aspekt të jetës,nga më I gëzueshmi , tek më i dhimbshmi. Ulja e stresit dhe rritja e aftësive të tua për të arritur atë që ti dëshiron.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Përdoreni këtë libër që ua ndryshon karrierën për të shfrytëzuar burimin e vetë gjenialitetit tuaj intuitiv. Karakteristikë e çdo karriere të jashtëzakonshme është aftësia për të krijuar zgjidhje novatore për sfidat e punës. Aftësitë e menduarit kreatike janë etike për përparimin tuaj profesional. Ky libër ju ndihmon të stumuloni tre nxitësit kryesorë të kreativitetit: të përdorni metoda të tilla si të menduarit prej bazës zero, diskutimi intensiv, të menduarin përfytyrues dhe teknikën nominale të grupit, për zgjidhje problemesh, përmirësim sistemesh, krijim produktesh të reja, dhe për të zbuluar perspektiva të freskëta marketingu.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit. Brian Tracy, ekspert i arritjes së suksesit, ka ndihmuar me mijëra njerëz që të bëhen lidera të jashtëzakonshëm dhe tani, në këtë libër të përmbledhur dhe të fuqishëm, ai zbulon sesi ju mund të: frymëzoni besim dhe besnikëri, të fusni një ndjesi qëllimi në organizatën tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike duke patur në mendje tablonë e madhe, t’i ktheni vështirësitë në mundësira, të ndërmerrni llojin e duhur të riskut, t’i shpallni qartësisht pikësynimet dhe strategjitë dhe të fitoni mbështetje, të krijoni skuadra fituese, të nxirrni përformancë të shkëlqyer nga njerëzit e zakonshëm, të kultivoni marrëdhënie të vlefshme dhe të vini në zbatim Ligjin e Reciprocitetit, të bëheni personi që shihet si njeriu më i përshtatshëm për ta udhëhequr organizatën drejt fitoreve. Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme për ty si menaxher, është që ti motivosh punonjësit për të dhënë më të mirën e mundshme të tyre. Menaxherët që krijojnë mjedise shpërblyese dhe me energji të lartë, pakësojnë fitimin, ndërkohë që rritin në mënyrë të jashtëzakonshme prodhueshmërinë dhe cilësinë. Në librin " MOTIVIMI ", eksperti i suksesshëm Biran Tracy, i bazuar në dekadat e përvojës së grumbulluar, jep 21 metoda të shpejta dhe të fuqishme për rritjen e frytshmërisë së individit, ose të një grupi të tërë. Ai shpalos mënyrat sesi: Ti sigurosh punonjësit që të ndihen të apasionuar mbas punës që bëjnë. Ti sfidosh ata në detyra që i mbajnë të gjallëruar. Ti plotësosh nevojat e tyre për ti bërë të ndihen jo vetëm të pavarur, por edhe pjesë e së tërës. Tu zvogëlosh frikën e dështimit dhe tu rritësh dëshirën për të provuar. Tu heqësh pengesat që nuk i lënë të ecin përpara dhe, shumë e shumë të tjera!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Negocimi” është një element thelbësor i pothuajse të gjitha ndërveprimeve tona – personale dhe profesionale. E shprehur më thjesht, ata që nuk negociojnë mirë, rrezikojnë të bien viktimë e atyre që e bëjnë këtë. Gjatë gjithë karierës së tij, eksperti i suksesshëm Brian Tracy ka negociuar kontrata me vlera miliona dollarëshe. Tani, me këtë udhëzues të përmbledhur, edhe ju gjithashtu mund të bëheni një negociator mjeshtër dhe të mësoni sesi: Të përdorni gjashtë mënyrat kyçe të negocimit. Të mbani nën kontroll fuqinë e emocioneve kur jeni duke bërë një marrëveshje. Të përdorni kohën në avantazhin tuaj. Të përgaditeni si një profesionist dhe të hyni në negociata nga një pozicion i fuqishëm. Të fitoni qartësi në fushat e pajtimit dhe të mospajtimit. Të dini se kur dhe si të largoheni dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Qëllimi i këtij libri është që t'ju japë juve një varg idesh,metodash,strategjish dhe teknikash,të cilat mund t'i përdorni menjëherë për të bërë shitje më të shumta,më të shpejta dhe më të lehta se kurrë ndonjëherë ". Ky është një premtim prosperiteti që dijetari Brian Tracy e ka parë të përmbushur sërish. Si rrjedhojë e ndjekjes dhe vënies në jetë të ideve të tij, krahasuar me ndjekjen e proceseve të tjera trajnimesh që janë zhvilluar deri më sot, janë bërë milionerë shumë më tepër tregtarë. Të kuptoni psikologjinë që ekziston përtej procesit të shitjes është dicka thelbësore nese dëshironi që ëndrrat e juaja të realizohen me sukses. Ky libër ju jep celësin për ta kuptuar këtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Zbulo qëllimin tënd. Bëj një ndryshim. Nëse nuk je i lumtur, nëse ndihesh i paplotësuar, i zbrazët dhe të mungon motivacioni, bëj një ndryshim. Mos ekzisto. Jeto! Përmbysi gjërat dhe bëj një jetë të lumtur, një jetë të suksesshme dhe të plotësuar. Fillo, nisja kësaj, ti e meriton këtë. Askush nuk dëshiron të bëjë një jetë mesatare. Pedagogu i shquar mbi çështjen e jetës, Benjamin Bonetti, është ekspert në lidhje me trajtimin e besimeve kufizuese, çbllokimin e qëllimit dhe gjetjen e rrugës së suksesit. Në librin e tij, “Si ta ndryshoni jetën e juaj” ai tregon sesi ta zbuloni atë gjënë e juaj, si të zbuloni çka duhet të bëni me jetën tuaj dhe si ta vini këtë në veprim. Me ndihmën e Benjaminit ju mund ti kapërceni pengesat, ti çani barierrat dhe të vijoni përpara drejt suksesit dhe plotësimit. Ju do të mësoni: Si ta zbuloni atë gjënë tuaj, qëllimin e tuaj. Si ta çlironi potencialin tuaj të vërtetë nga barrierat dhe besimet e së kaluarës. Arsyet e vërteta përse njerëzit dështojnë në arritjen e suksesit.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania