titleToAlt
Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj. Paula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme. Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t'i rrijë pranë se bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan "për të trembur vdekjen", siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim trondites plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e degjon. Nuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi. Lamtumirë Paula-grua! Mirë se vjen, Paula-shpirt!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Maja Vidali është nëntëmbëdhjetë vjece dhe ka rënë në qarkun e alkoolit dhe të drogës. Në arrati nga fundërrinat e Las Vegasit, nga shpëmdarësit e drogës dhe agjentët e FBI-së, zbarkon në arkipelagun e pandotur të Çiloes. Në këta ishuj të largët në jug të Kilit, në atmosferën e një jete të thjeshtë që përbëhet nga perëndime të mrekullueshme, vlera të forta dhe respekt të ndërsjellë, Maja mëson të njohë veten dhe të rizbulojë token e saj të origjinës, zbulon të vërteta të fshehura dhe, në fund, gjen dashurinë. Në këto faqe ndërthuret rrëfimi i gjallë i historisë së vështirë që e ka çuar në ata ishuj, një jetë e përbërë nga mënjanimi dhe degradimi, vetmia dhe shoqëri të këqija, në të cilat është rrokullisur pas vdekjes së gjyshit shumë të dashur. Isabel Allende rrëfen sërish jetën e një femre guximtare në një roman që përballon me delikatesë të madhe marrëdhëniet njerëzore: miqësitë e pakushtëzuara, historitë e njëmendta të dashurisë si dhe ato më të padukshmet, dashuritë e adoleshencës dhe ato që zgjasin një jetë. Një ritëm i ngutshëm, një prozë që s'ka iluzione per një rrëfim të madh që ngjyhet me "noir", galeria e jashtëzakonshme e radhës e femrave me vullnet të fortë dhe meshkujve të aftë të dashurojnë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Tetoja e gjeti atë maçok kur shiu binte buuu dhe era frynte vuuu. Duke u përpjekur për ta marrë në duar, iu prish edhe ombrella që e ruante nga koha e nusërisë, e huheee... Si ombrella, edhe tetoja! Në djall ombrella, maçokun nuk e Ië!", u gërrmërr tetoja. E mori maçokun e mardhur në shtëpinë e saj, në Rrugën e Kavajes, numër aq e kaq, Tiranë. Nëse doni, me të pyetur edhe mund ta gjeni. Aty maçoku e mori veten, piu qumësht dhe nisi të luajë me një kuvaristër të kuqe për qendisje. Atë të diel mbrëma, maçokun e zuri gjumi në peqi të tetos me "T" të madhe, që i këndonte: Erë e vjeshtës gjethet ngre, në peqi maçoku fle. Vetëtin e bie shi, fli maçok i tetos, fli! Kënga vuri në gjumë edhe papagallin simpatik në një goxha kafaz aty pranë dritares me grila gri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Deri në ditën e fundit të Dramës, kishte dy familje Goldmanë, Goldmanët e Baltimorës dhe Goldmanët e Montklerit. Goldmanët e Montklerit, nga të cilët rrjedh Markus Goldman, autori i librit "E vërteta mbi çështjen Harry Quebert"janë një familje e shtresës së mesme, që banojnë në një shtëpi të vogël në Montkler, pranë Nju Xhersit. Goldmanët e Baltimorës janë një familje e pasur, që jeta u buzëqesh për gjithçka jetojnë në një shtëpi luksoze në një periferi të pasur të Baltimores, dhe të cilëve Markusi iu kushton një admirim pa kufi. Tetë vjet pas Dramës, Markusi vendos që kësaj radhe të tregojë historinë e familjes së tij, kur në shkurt të vitit 2012 ai largohet nga dimri njujorkez për në nxehtësinë tropikale të Boka Ratonit, në Florida, ku do t'i shtrohet punës për romanin e tij të ardhshëm. Në mëshirën e kujtimeve të rinisë së tij, Markusi i rikthehet jetës dhe fatit të Goldmanëve të Baltimores dhe magjepsjes që ai provoi dikur për këtë familje të Amerikes së pasur, mes pushimeve në Majami, shtëpisë verore në Hamptons dhe çapkënllëqeve në shkollat private. Por vitet kalojnë dhe shkëlqimi i Baltimorëve shkërmoqet gjithmonë e më shumë me afrimin e Dramës. Deri në diten kur gjithçka përmbyset Ndërsa një pyetje e përndjek Markusin që nga ajo kohë. Çfarë ndodhi me të vertetë me Goldmanët e Baltimorës?
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Banda e fëmijëve rrëfen peripecitë e ngjitjes së një bande - një grupi zjarri të lidhur me Kamorrën - dhe kreun e tyre, djaloshi Nikolas Fiorilo. Të strukur çative të qytetit, mësojnë të qellojnë me pistoleta gjysmautomatike dhe AK-47 duke marrë shënjestër paraboliket dhe antenat e zakonshme, pastaj derdhen rrugëve për të mbjellë tmerr në shale të skuterave. Pak e nga pak shtien në dorë kontrollin e lagjeve, duke ua zhvatur bandave kundërshtare, duke lidhur aleanca me bosë të vjetër që po u perëndon ylli. Kjo bandë i përngjan barkës së peshkimit që vjen nga deti, ato lloj barkash që gjuajnë peshk duke i gënjyer me dritë. Dhe njelloj si në peshkimin me tërheqje, rrjeta peshkon njerëz për t'u vrarë. Këtu rrëfehet për fëmijë që lëvrijnë gjallërisht si peshqit, për adoleshenca "të gënjyera nga drita" dhe për të vdekur që prodhojnë të vdekur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fjelbaka po lë pas krahëve një tjeter dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogel të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mire se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve? Propozimi është miratuar, dritat janë ndezur por mbërritja e trupës krijon jo pak rrëmujë. Madje producenti, i bindur se skandalet rrisin audiencën, argëtohet duke ushqyer tensionet mes konkurentëve. Zhurma mediatike rrezikon të përthithë edhe burimet e policisë dhe inspektori Patrik Hedstrom i shpërqëndruar nga përgatitjet për martesën me Erikën është në ngut të madh: hetimet për një grua të vdekur në rrethana të dyshimta duket se nuk ecin. Duke kërkuar me ngulm për të vendosur së bashku copëzat e një rasti me mijëra pengesa e kërcënime, sekrete, gënjeshtra të kota, Patriku gjen një ditar dhe copa të prera gazetash të vjetra që mund të permbajnë informacione të çmuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij dikur Egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull, larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast. Jani kishte ardhur si ndihmës i arkeologut që kishte nisur ekspeditën dhe ishte rastësi fatlume për një njeri të dalluar veçanërisht si i shpërqëndruar, që të kalonte i pari dhe me nxitim në drejtim të tempullit. Diçka i thoshte të ecte diku ndryshe prej atyre që kishte ndier një përbuzje të ndërsjellë. E ndiente se të gjithë e shikonin si një llafazan të bezditshëm, një amator të cilit nuk i kishte takuar vërtet që të bëhej pjesë e këtij grupi kërkuesish. Ishte ditë e nxehtë korriku, por në ajrin e thatë të shkretëtirës trupi nuk i djersinte shumë. Jani u fut i vetëm në tempull me vrap dhe u mahnit nga gjendja e ndërtesës dhe nga shkrimet e shumta në mur. Ato e lanë pothuajse pa frymë amatorin fatlum ishin papiruset me shënimet autentike të ruajtura me kujdes për shekuj të tërë. Në mure përsëriteshim simbolet e planetëve, që nga dielli e deri te Saturni, dhe ato të katë elementeve të natyrës. “gjeta një thesar! , bërtiti she shtrëngoi grushtin i gëzuar. Dikur, tempulli kishte qënë përgjithësisht i bardhëdhe ndërkohe që shikonte i habitur muret, i ra përtokë një mollë e kuqe që mbante në xhepin e vogël të xhaketës. Në përpjekje për të kapur mollën, e cila ra pak shkallë më poshtë në anën e majtë të tempullit, gjeti hurjen e një dhome të nëndheshme. U fut në atë dhomë në atë dhomë ku ajri ishte shumë i rëndë dhe gjeti tre trupa.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Uni im, në natë, me vdekjen hipotetike, nën re surreale lart,sublimon. Për shkak të rastësisë a të profecisë, Absurdes së jetës, Çmendurisë... Hidhem në çart nga kati 107!(Çfarë ka të jashtëzakonshme, heroike unikale, në një vdekje imagjinare?!) Qielli u zbraz. Shoh atje, yjësinë me bisht... Çmijëvjeçar jeton, Njerëzimi? Krisht!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Epoka e trazirave' është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe më me shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë. Duke ndjekur harkun e udhëtimit të jashtëzakonshëm të jetës së tij për më shumë se tetëmbëdhjetë vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit "Epoka e trazirave'; dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontal e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptirni koherent, "Epoka e trazirave" do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora fshat bregdetar pranë Sarandës historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave. Por kjo është vetëm njëra anë e historisë ajo që dinë të gjithë. Ana tjetër është ajo e një bote të harruar e plot hije, që ekziston kudo, por nuk është askund dhe ku çdo gjë që ndodh, ndodh gjithmonë dhe përgjithmonë. Tre shokë Lira, Alma dhe Oresti duke rrëmuar mes viteve të pluhurosura dhe hijeve të harruara, zbulojnë se e shkuara kërkon të përsëritet .Njëkohësisht njerku i Lirës kërkon të përsëritet. - shkrimtari Vilson Leka mëson se gjithë suksesi i është shënjuar nga një prezencë e errët, që e ka tërhequr, dalëngadalë, drejt shtëpisë së braktisur, Ka ardhur vallë koha që një çmim të paguhet?! Dikush duhet ta zbulojë të vërtetën, përpara se të jetë tepër vonë, Sepse diku, mbi një shtrat prej hijesh, të një bote që aty është, por dhe nuk është, ajo e errëta hap sytë e saj prej zjarri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashem dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme, Por ka edhe një të fshehtë të errët që mund ti shkatërrojë ëndrrat, karrierën madje dhe jetën. Një natë e fshehta i përplaset në fytyrë. Njerëzit që e takojnë Kajlin kanë një vidjo kompromentuese dhe do ta përdorin për ta shkatërruar- po të mos bëjë saktësisht çfarë i thonë ata. Ajo çka i propozojnë Kajlit është një gjë për të cilën një jurist i ri ambicioz do të bënte të pa mundurën: një punë në Manhatan si bashkëpunëtor në firmën juridike më të madhe të botës. Nëse Kajli pranon, shumë shpejt do të bëhet partner i firmë dhe do të fitojë pasuri. Por ka një kleçkë. Kajli nuk do të punojë për firmën poe kundër saj në një konflikt ndërmet dy kontaktuesve të fuqishëm të mbrojtjes, që vlen miliarda. Tani Kajli gjendet i kapur midis forcave kriminale që e manipulojnë atë, Fbi dhe firmës së tij- në një komplot të keq , nga i cili edhe Kajli me gjithë zgjuarsinë, shkathtësinë e trimërinë e tij, mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë i gjallë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të turbulluar dhe plot peripeci. Vera dhe gatimi i mirë - dy pasione me të cilat populli Italian njihet prej kohësh në mbarë botën - ashtu si dhe jetët e dy personazheve, gërshetohen harmonishëm në rrëfim Çfarë ndodh nëse një gruaje të pashme, të suksesshme dhe të dashuruar pas profesionit të vet i tronditet e gjithë jeta kur zbulon tradhtinë e të shoqit? Ku e gjen ajo kurajën për t'u ringritur, pasi e gjithë bota t'i jetë thërrmuar përpara syve? A do të arrijë Anxhelika ta shpëtojë vetveten dhe të besojë ende te dashuria?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, dukë bërë kronikë të familjes, të cilën e ka bledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore. Mardhënia dashurore me burrin e dytë. Uillin, dhe ankthi për të krijuar dhe për të mbrojtur një fis të gjerë familjar janë dy lajtmotivet kryesore që mbajnë unitetin e së tërës. Isabel mban bashkë- në kuptimin e mirfilltë të fjaleës një klasn shumëë të larmishëm me njerëz dhe e qeveris si një patriarke e vërtetë. E si mund të dyshosh për këtë prirje të saj pasi ke lexuar “Shtepia e shpirtrave “?! Dhe, paçka se ndonjëherë bujaria tejkalohet e shndërrohet në ushtrim pushteti dhe në kontrroll të jetës së të tjerëve është po kaq e vërtetë se nga ky portret i gjallë dalin në pah vlerat e padiskutueshme të falijes zë zgjeruar si vend i dashurisë dhe i mirkuptimit. Nëse aventurat e fisit dhe të mbretëreshës së tij luajn rolin kryesor, nuk mungojnë reflektimet mbi pasigurinë e kohës mbi dobësitë e një karakteri të fortë, mbi shpërblesen e shpirtgjerësisë mbi aftësinë për të ndryshuar dhe tek e fundit mbi dhuntinë për ta parë veten në mënyrë ironike. “Shuma e ditëve” është një krinikë dashurish që na përket nga afër.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qëne i pranishëm në një njoftim madhor- paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyren e shkencës". Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitese në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qënë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetevjeçarësh po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm një zbulim që do t'u jape përgjigje dy prej pyetjeve fundamental të ekzistencës njerëzore. Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t'u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit. Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t'i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjes... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t'ia mbyllur gojën Edmond Kirshit. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh. "Origjina" është jashtëzakonisht krijues - romani me i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë Ështe një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivlersohen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri. Është një vijë imagjinare e , megjithatë është reale sa më ska... është një plagë e pambyllur, një vend i të gjithëve dhe i askujt, në të cilin, në mënyrë të padukshme, kushdo është pjesë: është kufiri që ndan e bashkon njëherësh veriun e botës: demokratik, liberal dhe të civilizuar, me jugun: të varfër, të kafshuar nga lufta, të prapambetur dhe antidemokratik. Pikërisht në zgrip të këtij kufiri luhet loja e madhe e botës bashkëkohore. Ky prag është i parrokshëm, i papërvijueshëm, jomaterial: shkrimi i qaset kuturimthi, përmes orvajtjeve, duke lëvizur në truall të paekploruar atje ku ndodhin migrimet dhe dëbimet, atje ku luftohet për të jetuar a për të vdekur.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Fati çfarëdo qoftë, banon në malet që kemi sipër kokës” “Mund të thuhet se kam filluar ta shkruaj këtë histori kur isha fëmijë, sepse është një histori që më përket ashtu siç më përkasin kujtimet e mia. Gjatë këtyre viteve, kur më pyesin se për çfarë flet u përgjigjem gjithnë: për dy shokë dhe një mal.Po flet pikërisht për këtë gjë”.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Ura në Mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizimit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12 vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh. Çfarë kanë të përbashkët vogëlushja Maria e cila jeton në një fshat të thellë të Burgojnës, dhe një tjetër vajzë e vogël, Klara, e cila rritet në Abrucio të italisë në të njëjtën kohë me Marian dhe që më pas dërgohet në Romë për të zhvilluar talentin e saj të jashtëzakonshëm për muzikën? Në dukje, pak gjëra. Megjithatë mes tyrë egziston një lidhje sekrete: secila me mënyra të ndryshme është në kontakt me botën e elfëve, me botën e arit të shpikjes të misterit; gjithashtu edhe me atë të osmozës me natyrën që u jep jetës së njerëzve thellësinë dhe bukurinë e saj. Mirëpo një kërcënim i madh nga një elf batakçi rëndon mbi racën njerëzore dhe vetëm Maria dhe Klara janë në gjendje që përmes bashkimit të dhuntive të tyre të prishin planet e tij. Dy vogëlusheve pasi bashkojnë forcat, do t’u duhet të zhvillojnë një betejë të gjatë.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Familja Montalo është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhëtive e zgjënjimeve, që shpesh e vënë në rezik fatin e ndërmarjes, dalin në pah figurat e Emlilianos, i mbiquajtur “Mjellma e zezë” i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të. Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t’ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman plot patos e suspancë i shkruar me mjeshtëri.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në ajrin e palëvizshëm të një nate vere një burrë dëgjon- apo i duket se dëgjon- gjëmimin e malit. Vrumbullima që vjen nga zemra e tokës, atij i duket si jehona e vdekjes së tij të afërme. Fisnik, në dukje i qetë dhe i rregullt, burri fsheh një personalitet më se të ndjeshëm, të shqetësuar, të turbullt nga një jetë e brendshme e trazuar. Endrrat, kujtimet, parandjenjat e thithin më shumë se bota që e rethon dhe nga e cila ndahet pak nga pak. Vetëm bukuritë fluturake të natyrës, gigurat tronditëse të zogjve dhe silueta e bardhë dhe e brishtë e gruas së djalit të tij arijnë ta largojnë nga makthi i vdekjes
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Arbër Xhaferi është si një udhëkryq, që i bashkon rrugët shqiptare per të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotëmen e të ardhmen e shqiptarizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gure sig \mmk e meritori. Duket sikur të gjithë pajtohen me qënien e tìj në një pozicion si të ndërmjetëm mes të gjithëve e shumëçkaje, personazh me një status krejt unikal, i cili i ka lejuar vetes të synojë sintezën e shumëlakmuar po asnjëherëmbërritur të Shqipëriberjes, duke u marrë njëkohësisht edhe me histori, edhe me filozofi, eshe me kritikë, edhe me politikë, edhe me diplomaci, e gjithëhere duke ruajtur një distance higjenike nga të gjithë lëvruesit shqipfolës të këtyre lëmeve, ku ai ka parapëlqyer të bëjë rolin e bletes së urtë nektarëmbledhëse, pa u ndalur kurrë të bëjë grenxën e zhurmshme që pickon për t'u imponuar. Edi Rama Shkrimet dhe prononcimet e Arbenit kane pas influncë të madhe dhe shpesh kanë ngjall debate dhe polemika, te cilave ai nuk i ikte sepse besonte se shoqëria nuk mund të lëvizë dhe të zhvillohet pa konfrontime dhe konkurencë mendimesh. Por ndihej nevoja që ato të ribotohen të përmbledhura për të kuptuar më mirë terësinë, shtresimet dhe peshën e jashtëzakonshme jo vetëm politike të mendimit të tij. Shkelzen Maliqi
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania