titleToAlt
"Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të Uashingtonit, që nga kujtimet e Katharine Grahamit para një dekade…Joshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij...Ai është një nga personalitetet më interesantë në historinë e demokracisë sonë." ?Michel Kinsley, The New York Times Book Review? "Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë. Duke ndjekur harkun e jashtëzakonshëm të udhëtimit të jetës së tij për më shumë se 18 vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit "Epoka e trazirave", dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, "Epoka e trazirave" do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it. "Zbavitës dhe mendjemprehtë... Greenspan-i është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di...Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës." Chuck Leddy, The Boston Globe "Lexuesit do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit." Michael Mandel, Businessweek
Çmimi: 2000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania