titleToAlt
Sun Zu sjell një libër mbi artin e luftës, po me të njëjtin titull. Një koleksion trofesh mendimi nuk mund të kuptohet pa dy kategoritë themeltare të qytetërimeve: Arti dhe Lufta. Autori sjell çdo mendim mbi këto tema.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Makiaveli parashtron disa koncepte themelore të refleksionit të tij teorik në lidhje me të pazgjidhshmen të ndërtuar mes “luftës” dhe “politikës”, mes pushtetit ushtarak dhe pushtetit civil.” Arti i luftës”, mund të përcaktohet si një vepër kalimtare, pra nga literatura politike, aktive dhe qëllimore, në një forme shkrimi më të shkëputur dhe më pesimist.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui. Libri i të Vdekurve, që konsiderohej fort i vjetër qysh në kohën e mbretërimit të Semtit, mbret i Dinastisë së Parë, u kopjua, u rikopjua dhe u shtua nga breznia në brezni përgjatë një periudhe prej afër 5000 vjetësh. Egjiptiani i përshpirtshëm, qoftë ky mbret a bujk, mbretëreshë a shërbëtore, jetonte me mësimet e Librit të të Vdekurve ndër sy; ai kallej në varr në pajtim me udhëzimet e tij dhe mbështeste shpresën për jetë a lumturi të amshuar në efektshmërinë e himneve dhe lutjeve të tij, si dhe në fjalët e fuqisë. Kapitujt e librit ai nuk i konsideronte si një lëndë për ushtrime gramatikore, por si udhërrëfyes të tërëfuqishëm përgjatë rrugës, e cila, pasi kalonte mespërmes vdekjes dhe varrit, e shpinte atë në mbretërinë e dritës dhe të jetës dhe në praninë e qenies hyjnore, Ozirisit, atij që ngadhënjeu mbi vdekjen, atij që bëri të mundur "rilindjen" e burrave dhe të grave.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese. Është si një dhomë pasqyrash që pasqyrojnë pamje te ndryshme të së pasqyruarës. Por e pasqyruara mund të zgjedhë pamjen që i pëlqen, duke krijuar kësisoj veten.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në mes të dy luftrave botërore, vapori Virginia ecejakej nga Europa në Amerikë, me pasagjerë miliarderë, emigrantë e njerëzi dosido. Mbi Virginia jepte shfaqje një pianist i jashtëzakonshëm, me një teknikë të mahnitshme,i aftë të luajë një muzikë të padëgjuar kurrë më parë, të mrekullueshme. Historia e këtij pianisti është një çmenduri; ai kishte lindur mbi atë anije dhe nuk kishte zbritur kurrë prej saj. Askush nuk e di ende pse-në. Libri është shndërruar edhe ne film.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Një mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër”, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe shtypë individualitetin e qytetarit. Me shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell-it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlerëshëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e të shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim... Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij ...përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlerëshëm me lutjen për të mos e evituar kurrësesi.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania