titleToAlt
"Hannibal ante portas"... shprehja e njohur dëshpëruese e romakëve mbas humbjes së betejës së Canne-s në zonën e Puljes, duke pritur që Hanibali, armiku i tmerrshëm të shfaqej përpara portave të Romës,'qytetit të përjetshëm". Më vonë, kjo shprehje filloi të përdorej në një kuptim e përmbajtje shumë më të gjerë duke nënkuptuar frikën për ardhjen e një rreziku të madh ose të një ngjarjeje apo fenomeni pozitiv që mund të ndryshonte qytetin, shtetin, kontinentin apo dhe vetë botën. GLOBALIZIMI është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën.....Të bëjmë sikur nuk ekziston?...të kemi frikë prej tij?......apo të"miqësohemi"e te"bashkëjetojmë" me të duke përfituar maksimalisht? Në fund të fundit, a e njohim sa duhet dhe a jemi të qartë se si shfaqet?... se çfarë përfaqëson në vetvete Globalizimi?....se cili përfiton dhe cili humbet prej tij? Këtyre pyetjeve e pikëpyetjeve tenton t'i përgjigjet ky libër. "Globalizimi është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Ne jetojmë tashmë në një botë të ndërlidhur e ndërvarur në shkallë planetare. Gjithçka që ndodh në një vend të saj prek jetën dhe të ardhmen e të gjithë njerëzve kudo që ndodhen. Kur vlerësojmë apo gjykojmë masat e adoptuara në një mjedis të dhënë, ne duhet të marrim patjetër parasysh reagimet dhe pasojat në pjesën tjetër të botës. Asnjë shtet apo territor sovran, sado i gjerë, sado i populluar, sado i pasur që të jetë, nuk mund të mbrojë i vetëm kushtet e jetesës, sigurinë, prosperitetin afatgjatë, modelin social apo dhe vetë ekzistencën e qytetarëve të tij. Varësia jonë e përbashkët shtrihet tashmë në çdo skaj të planetit."- Zygmunt Bauman, Sociolog.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eliminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë eliminim dhe trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eliminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Pas viteve '90 dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim do të gjeni kujtimet dhe fotot e kolonelit anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta, si çdo luftë, kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët; ajo kërkon armë dhe shqiptarët nuk kishin armë për tu përballur; kërkon financën dhe shqiptarët nuk kishin financa; kërkon organizimin, por për vetë situatën e krijuar nuk kishte ndonjë organizim ushtarak. E vërteta është se, ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri, nën një motiv: armë çdo burri e gruaje që del të luftojë për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këtë solli Billy McLean në misionin e tij në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historiktë taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike kanë rënë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur në Vithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misione britanike.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit shqiptar është folur dhe do të fiitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo, ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë Vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por, kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd.Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"...koshienca njerëzore kishte krijuar qytetet e lira, tregtinë e lirë, shtetin institucional me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment te ri shpirtëror në jetën njerëzore. Përfundimisht, ishte krijuar njeriu i lirë, personaliteti i tij, njeriu autonom në një kohë postindustriale e postmoderne; kishte shpërthyer pluralizmi dhe dija ishte organizuar qartësisht me anë të sistemeve logjike. Intelekti po bënte jetën e vet postrelativiste. Kurse ne kishim mbetur të izoluar në një jetë të errët që mendonte për bukën e përditshme e aspak për dije dhe që e bënte jetën nën hijen e një perandorie, e cila nuk i kishte sjellë njerëzimit asgjë veç shkatërrimit të vlerave." "Modernizimi dihet se ka këto pika kardinale në natyrën e tij: zhvillim ekonomik industrial, ndryshim kulturor dhe ndryshim politik. Te tre këta ingredientë janë të lidhur më njëri-tjetrin, sepse nëpërmjet këtij raporti të brendshëm krijohet ndryshimi permanent i ndërgjegjes njerëzore. Zhvillimi ekonomik në Perëndim kishte qenë industrial, ndryshimi kulturor kishte qenë urban dhe ndryshimi politik thellësisht demokratik. Një treg i lirë dhe një demokraci liberale, e kishin ndryshuar Europën në 20 vjet dhe, ndërkohë, po ndodhte ndryshimi i koshiencës së individualizmit drejt njeriut autonom, i cili i ka të garantuara të gjitha mundësitë që te triumfojë me idetë e krijuara prej tij në një shoqëri liberale. Kjo në fakt ishte tronditje që ndihej kudo. Kjo kishte sjellë tronditje në Pragë, në Budapest, në Varshavë, por kishte sjellë tronditje edhe në Pekin e në Tiranë. Ky ishte fakt tashmë, por ndryshe nga kryeqytetet e tjera, në Pekin e në Tirane, vullnetet e sëmura kishin armiqësi patologjike me modernitetin, në një kohë kur zhvillimi i brendshëm modernitetin e kishte domosdoshmëri. Shqiptarët koha i ndëshkoi sepse, në fakt, dominoi vullneti hoxhian i izolimit." "Jo çdo ngjarje është fakt historik, kurse vetë fakti historik ka nevojë për interpretim. Duhet ta kuptojmë botën - ka thënë Albert Ajnshtajni - jo mbi bazën e gjërave që ndodhin, por mbi bazën e marredhënieve. Ky është relativizmi dhe sigurisht që ne jemi postrelativistë e prandaj na shqetësojnë marrëdhëniet. Por, duke u qëndruar këtyre marrëdhënieve, "A ka një logjikë të historisë?" pyet Osvald Shpengleri, e mandej shton: "Përtej gjithë elementeve shkakësore dhe të pakalkulueshme, a ka një diçka të cilën ne mund ta quajmë strukturë metafizike të humanitetit historik?... shkurt, e gjithë historia, a është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë?" Po, ka një logjikë të historisë, ka një metafizikë të humanttetit historik dhe, po ashtu, e gjithë historia është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë." "Kultura, nëse nuk e çliron njeriun nga skllavëria nuk ka asnjë lloj funksioni qytetërues. Kultura perëndimore europiane e individualitetit dhe e personalitetit e mundi kulturën europiane lindore të kolektivitetit."
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Njëmbëdhjetë shkurti i vitit 1991 ishte një ditë e ftohtë dhe e gjitha në ngjyrën e plumbit; ishte tamam një ditë dimri shqiptar që të kujtonte të gjithë jetën e konsumuar në vendin tënd por, siç e kam vënë në dukje, ajo i takoi të ishte dita e lirimit tim nga burgu. Po lija mbrapa një jetë që nuk dihej sesi kishte ecur, mes trishtimit dhe vuajtjes, ose drejt një pjekurie mendore të një lloji tjetër? Nuk dihej gjithashtu se çfarë kishte sjellë brenda meje ajo jetë, pjekurinë e një njeriu që e di se jeta kërkon gjithmonë një ekuilibër humanist, apo të një individi që kërkon hakmarrje për ato te këqija që ia kanë shkaktuar të tjerët?”- Autori
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Autori i qëndron besnik asaj çka edhe është dashuria e jetës së tij, diplomacisë. Thënë me fjalë të tjera, Nesho kuturis të eksplorojë territore që shembëllejnë gati-gati futuristike për diplomacinë shqiptare, sot e gjithë ditën të kapërthyer nga rutina e përditshme e një farë tulatjeje që vjen si rrjedhojë e agresivitetit që shfaq politika në raport me të, por edhe një gjendje nënshtrimi e apatie prej kompleksit të inferioritetit përkundrejt të mëdhenjve me të cilët ka fatin të ulet si e barabartë në tryezat e forumeve ndërkombëtare.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ben Blushi, si shkrimtar me romanin e tij të parë dhe surprizë “Te jetosh në ishull" tronditi skenën letrare shqiptare. Dhjetëra mijëra kopje të shitura, një debat i paparë në media dhe në qarqet letrare e bëri Ben Blushin shkrimtarin me numrin më cë madh të kopjeve të shitura gjatë 20 viteve të fundit. Por jo vetëm kaq. Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsis në këto kohë kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri dhe aq më tepër nga letërsia. Këto janë ndoshta dy faktorët e asaj që mund të quhet sot me bindje: Ben Blushi është tashmë një ngjarje letrare. "Të jetosh në ishuil", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë nje triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq nje fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufijtë e hapësirës shqiptare në dekaden që vjen, duke na dhëne nje tjeter shkrimtar ndërkombëtar shqiptar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Të gjithë gazetarët shqiptarë duhet të kenë kurajon qytetare të Arben Vatës: të ridalin para lexuesit me bilancin e shkrimeveve të tyre në vite pa qenë të turpëruar për to dhe t'i thonë atij me zemër të hapur: Ja sesi të kam shërbyer, më gjyko!”- Artan Fuga, akademik, prof. dr. Përgjegjës, departamenti i gazetarisë & komunikimit, UT. “Në afro dy dekada të përcjelljes së zhvillimeve nga Shqipëria për BBC në shqip sa herë isha në siklet për analizë të pavarur, merrja në studio Ben Vatën! Arsyeja? Se më ishte krijuar bindja nga shkrimet e tij se nuk anonte as nga e majta, as nga e djathta: anonte nga Shqipëria! Antena e tij drejtohej instiktivisht nga lajmi që shkaktonte dhimbje apo krenari për Shqipërinë! Lexojeni librin dhe do ndjeni pulsin e kohës të një gazetari qytetar.”- Ilir Kadia, gazetar, BBC.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri. Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t'i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta. Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave. Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose"mikrofinancës" një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si "bankieri i të varfërve". Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një"uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit". Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare". “ -Adrian Civici.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ben Blushi, si shkrimtar me romanin e tij të parë dhe surpizë "Te jetosh në ishull” tronditi skenën letrare shqiptare. Dhjetëra mijëra kopje të shituara, një debat i paparë në media dhe qarqet letrare e bëri Ben Blushin shkrimtarin me numrin më të madh të kopjeve të shituara për libër gjatë 20 vjetëve të fundit. Por jo vetëm kaq. Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi kohës sonë e largojnë e lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia. Këto janë ndoshta dy faktorët e asaj që mund të quhet sot me bindje: Ben Blushi është tashmë një ngjarje letrare. "Të jetosh në ishull “,"Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri aShqipëriaw janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapsirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: "Bah, ç'përralla po na treguaka ky!" Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: "S'paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë!" Ndoshta kështu do të thonë. Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell profilin e figurave kryesore të shtetit tonë nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu; nga Fatos Nano tek Sali Berisha. Njëqind vjet më pas, koha ende s'i ka fashitur pasionet dhe kontraditat që shoqëruan krijimin e shtetit shqiptar. Njëqind vjet më pas, shqiptarët do të festojnë të gjithë bashkë krijimin e Shtetit të Shqipërisë. Do të nderojë ata që kontribuan për krijimin e këtij shteti dhe ata që i dhanë atij formë dhe jetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndonjëherë një libër i vetëm mund të ndryshojë një burrë të tërë. Që sot vendosjani këtë libër mbi jastëk! E pra, kështu është! Njeriu nuk ka pse të jetë çmendurisht i pasur apo tejet i bukur për të bërë një femër të lumtur. Nuk është e thënë të kesh një makinë sportive apo gjithë kohës të jesh në humor të mirë për t'i rënë në sy të dashurës. Gjithashtu nuk ke pse t'i biesh pianos, megjithëse kjo e fundit me raste të veçanta nuk është aspak e gabuar. Por janë vetëm disa gjëra, të cilat një burrë duhet t'i ketë përzemër. Janë gjëra të thjeshta. Shumë shpesh madje fare të vogla. Gjëra, të cilat një gruaje i thonë: Të dua! Të mendoj seriozisht. Ti je princesha ime. Dhe unë do të ta fus makinën në garazh, kur ti të jesh tepër e lodhur. Ky këshilltar i nevojshëm për meshkujt dhe i këndshëm për femrat tregon atë çfarë duan në të vërtetë gratë. Që nga takimi i parë deri te për të fundit herë "Të dua". Kur i bën një dhuratë, e ngushëllon, e pyet, e ndihmon, në krevat, në natyrë dhe sido e kudo që të jetë!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Teksti “Sëmundjet e brendshme” përmban informacionin më të nevojshëm për studentët e Fakultetit të Stomatologjisë dhe të Farmacisë. Ai mund të shfrytëzohet si literaturë ndihmëse nga studentët e degëve të tjera të mjekësisë, si dhe nga mjekët stomatologë dhe farmacistë. Në hartimin e këtij teksti është vënë në shfrytëzim përvoja vetjake pedagogjike me studentët në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin “Kristal”, si dhe praktika mjekësore 50-vjeçare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri “Kirurgjia oro-maksilo-faciale. Vëllimi i Parë” është fryt i një pune dhe përvoje shumëvjeçare të autorëve, dhe në veçanti e Prof. Dr. Dhori Pojanit. Ky libër do të zgjidhë nevojat e ngutshme që kanë studentët e stomatologjisë dhe stomatologët e shumtë, në veçanti të kirurgjisë Oro-Maksilo-Faciale, ambulatore dhe spitalore pse jo dhe e specializantëve dhe mjekët e profilit të përgjithshëm. Teksti ka jo vetëm vlera teorike, por edhe praktike, bazuar në programet bashkëkohore të Bolonjës. Vlen të theksohet se autorët materialin e kanë zhvilluar duke u bazuar në programin akademik të studentëve dhe specializantëve të departamenteve stomatologjike të vendit tonë.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
I konceptuar në formën e një teksti hyrës në fushën e shkencave ligjore, përmes një stili të qartë, një gjuhe të thjeshte e të drejtpërdrejtë, shembujve të huazuar nga përvojat vetjake dhe praktika e pasur mjeko-ligjore vendase dhe e huaj, ky libër synon të jetë një ndihmës e bashkudhëtar i punonjësve të organeve të drejtësisë gjatë punës së tyre në administrimin e drejtësisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë tekst Daniel Ndreu ka shtjelluar për studentin një panoramë të përgjithshme të globalizimit në të tre nivelet e analizës: individuale, të shtetit dhe sistemit ndërkombëtar. Ai i tërheq lexuesit duke analizuar të gjithë procesin e globalizimit dhe avantazhet ekonomike, si dhe pasojat që priten për shkak të këtij procesi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është konceptuar si një përmbledhje e dy studimeve më të hershme të autorëve italianë, S. Vilari dhe Xh. Kasteleti, dhe dy trajtesave, pjesë e kësaj tryeze-debat të organizuar nga Insituti, të autorëve L. Ahmetaj dhe Q. Velija. Botimi i këtyre punimeve të përmbledhura ka si qëllim pasurimin e lëndës albanologjike në lëmin e mendimit dhe trashgimisë juridike, si dhe nxitjen e një diskutimi mbarësor të vlerave të qenësishme të kombit shqiptar në rrjedhat e jetës së vet historike dhe pasqyrimin e tyre në jetën e sotme të tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Duke lexuar këtë libër, "Dritëhije mbi marrëdhëniet ndërkombëtare", njeriu nuk mund të mos befasohet dhe njëkohësisht të mos e ndjejë veten se ka përpara një punim jo aq të zakonshëm. Studimi në fjalë është një grup artikujsh dhe analizash të shkruara në një hark kohor relativisht të shkurtër, të cilat i transmetojnë lexuesit një varg mesazhesh politike që kanë vlerë për të ardhmen dhe të sotmen. Prej tyre mund të mësojë një specialist i politikës ose diplomati, ashtu sikurse dhe një intelektual apo lexuesi i thjeshtë.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania