titleToAlt
Heronjtë jo të gjithë kanë superfuqi. Nuk e beson? Mërçi Vozaxhiu është prova e gjallë për këtë. Qysh kue mori emrin Fëmijë Normal ai dhe skuadra e super-heronjve kanë zënë keqbërës kudo. Por, të jesh hero, është ku-e-ku më e koklavitur … Shumë, shumë larg, në një burg tepër sekret, super keqbërësi më i rrezikshëm në botë sapo ka thyer heshtjen e tij tridhjetëvjeçare. Cilët qenë fjalët e tij të para? ‘’ Sillmëni fëmijën normal!’’
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
mami & vajza Nje ditar pa stres, pa rregulla per vajzat dhe nenat e tyre. -Mama, a e dini se cila eshte gjeja me qesharake qe i ka ndodhur vajzes suaj? -Vajza, a e dini ju se cili ka qene djali qe i ka pelqyer per here te pare mamit tuaj? Hapni kete ditar per ta njohur njera-tjetren ne nje menyre krejt te re! Ai permban: 1. Keshilla dhe udhezime te dobishme nga nje ekip shkruesish nene-bije. 2. Udhezime praktike per te diskutuar per çdo gje, qe nga shoket dhe shkolla, deri te simpatite e para dhe rritja. 3. Faqe zbavitese per te vizatuar dhe per te bere lista. 4. Shume hapesira te lira per te shkruar per çdo gje qe ju vjen ne mendje.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund ti rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmëndje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t'u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit. Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin negativitetin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me zemërimin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky liber do te plotesohet nga ju. Shkruani mendimet, endrrat dhe pikepamjet tuaja. Do te dilni ne disa perfundime rreth vetes qe nuk ua priste kurre mendja. Çfare prisni? Rrokni lapsin dhe bejeni librin te duket i bukur po aq sa ju.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Nëse rastis të gjesh një dragua të vogël të praruar ,me putra të gjelbra, çfarë thua se mund të bësh me të? E pra, trolli Mumin kujtonte se e dinte, por ja që kuptoi se gjërat s’ishin aspak ashtu siç e kishte menduar. Tove Jansson ,shkrimtarë finlandez, që shkruan në suedisht, duke qenë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë. .
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pas pëlqimit dhe vlerësimit, (prindër, fëmijë), të librit tim të parë "Ilaçi i diturisë", vendosa të sjell për ju vëllimin tjetër me vjersha dhe fabula, duke e bërë, përveçse argëtues, edhe disi enigmatik. Qëllimi im nuk është të vështirësoj leximin tuaj por përkundrazi, për ta bërë atë akoma më tërheqës, si edhe një shtysë për t'ju dhënë juve një farë mundësie për krijimtaritë tuaja personale, vjersha, përralla tregime. Pra, nëse mundesh të plotësosh fjalët që mungojnë, atëherë jam i bindur se mundesh të krijosh diçka tënden.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës ,nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë,vazhdon të mbetet shumë argëtues për tu lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët Sirli ,Roberti, Xhejni dhe vëllai i tyre po kalojnë pushimet e verës në një shtëpi në fshat , ashtë Londrës, kur zbulojnë një krijesë të çuditëshme të quajtur Psamiad. Ai është një qënie e pazakontë dhe pak koprac, por nëse fëmijët sillen mirë me të mund tu plotësojë cdo ditë nga një dëshirë ,pasojat e të cilave zgjasin deri në muzg. Por dëshirat e fëmijëve nuk shkojnë gjithmon dhe aq mire.Me pak fjalë,magjia i fut në situate të vështira,të cilat ata i zgjedhin me mençuri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një djalë i përsosur? E kujt i duhet ky? Si duhet të sillet ai? Norma!? Ky libër rrëfen edhe për lidhjet tona, miqësinë, sepse Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë i bërë artificialisht. Si duhet të jetë ai? I sjellshëm, i shkëlqyer dhe me rezultate të jashtëzakonshme? A kanë vërtetë këto ndonjë rëndësi? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nostlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe. Romani mahnitës i Christine Nastlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht. Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të ‘’infekiojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht " i prapt''
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe! Dhe kur ca grykës, si ujku, dhelpra dhe luani kanë një uri prej bishe, kushedi ç'kurthe e ç'gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Asnjë nuk duhet ta marrë vesh për "Dyqanin e kafshëve magjike". Megjithatë Ida dhe dhelpra Rabata nuk e mbajnë dot gojën. Po sikur ta marrë vesh zonjusha Kornfild? Çoki nuk ka dëshire tjetër veçse të ketë nje kafshë magjike. Nuk i intereson asgjë tjetër: as pjesa teatrale që do të vihet në skenë, as alarmi i xanxareve dhe aq më pak këto gropat e çuditshme në kopshtin e shkollës... Aventura vazhdon...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorues. Të shihte emrin e tij në listat e aventurierëve më të mëdhenj. Por duhet të ulej në tokë dhe të shihte Gjithçka rreth tij. Kur aeroplani papritmas rrëzohet duke rënë mespërmes kurorës së pemëve. Fredit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ai bashkë me tre fëmijë të tjerë arrijnë t'i mbijetojnë aksidentit. Por xhungla është një vend i pafund dhe i egër. Pa shpresë shpëtimi. mundësitë për t'u kthyer në shtëpi duken tmerrësisht të pakta. POR ME SA DUKET, DIKUSH TJETËR KA QËNË ATY.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nje tufe njebrireshash jane larguar nga Lugina e Ylberit ne kerkim ten je aventure kukafshehtas. Amund tu gjesh te shtate njebrirshat shumengjyresh ne çdo pamje ?Nje vend i rremujshem kampingu,nje concert muzikor i hatashem,nje muze madheshtor dhe nje safari pervelues…jane 17 vende ,nga me argetueset rreth e qark botes,per t’u eksploruar bashke me ta.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 930 Lekë
titleToAlt
Hajdi shkon për të jetuar me gjyshin e saj qe kur ishte e vogel. Shtëpia e tij ishte lart në mal, ku ai jetonte i vetmuar larg nga fshati, që ndodhej shumë më poshtë. Për tre vjetët e ardhshëm Hajdi nuk sheh pothuajse askënd tjetër përveç djalit Piter, nënës e gjyshes së tij, por kurrë nuk do të ndihet e vetmuar; ajo jeton sëbashku me natyrën, me erën, me diellin me pemet, me shqiponjat dhe me lulet. Jeta e saj në mal ndërpritet paprtiur, kur ajo shkon në Frankfurt per të qenë shoqëruese e Klarës, një vajzë që nuk mund të ecë. Hajdi miqësohet shumë me Klarën por më pas ndjen mungesën e malit dhe të gjyshit të saj të dashur. Te Hajdi ne shohim vajzën që çdo nënë ëndërron ta ketë. Shume më tepër se një histori për fëmijë, ky rrëfim është gjithashtu një mësim për natyrën e pasigurt të lirisë,një luks që shpesh e marrim si të mirëqenë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çarli dhe Ashensori i madh prej xhami është një libër me tregime të shkrurtra i shoqëruar me ilustrime për fëmijë . FIUUU! Ashensori i Madh pre] Xhami, po vozit hijshëm lart në qiell, treqind metra mbi Fabrikën e Çokollatave! VILI VONKA, ÇARLI BUKET dhe familja e tij mund ta shohin gjthë botën poshtë tyre mirëpo ata nuk e dinë që nuk janë vetëm atje lart! Në hotelin hapsinor "SH.B.A", mrekullia e arritjeve të epokës kozmike, i ciii sapo është lëshuar në orbitë, kanë hyrë VERMICJET PËRBINDËSHE,qeniet më lebetitëse të krejt universit. NGJESHNI KAPELET! MBANI STOMAQET ME DORË! Po ulemi poshtë! Me shpejtësi!
Çmimi: 1450 Lekë
titleToAlt
Na ishte një herë e një kohë tre ujq të vegjël,që donin të ndërtonin një shtëpi.Por Runi-Runi ,derri i keq dhe dinak,kishte bërë plane të tjera me mendjen e tij.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Rrefenjat e Bardii Bidell janë një përmbledhje e përrallave të shkruara për fëmijët magjistarë apo shtriga. Për shekuj me radhë ato kanë qenë rrëfenja popullore, me të cilat i vinin femijët në gjumë. Prandaj Kazani Kërcyes apo Burimi i Fatit të Mirë janë po aq të njohura për studentët e Hoguortsit sa edhe Hirushja dhe Bukuroshja e fjetur e pyllit, për fëmijët babanacë (jomagjistarë)... Jemi të gëzuar që me këtë rast do të botojmë edhe shënimet e Profesor Urtirnorit, së bashku me nje përkthim të ri të tekstit të Bidëllit, në kujdesin e Hermionë Granxherit. Në mendimet e Profesor Urtimorit, gjenden vëzhgime për historinë e magjisë, kujtime personale dhe informacione ndriçuese për pikat kyce të çdo rrëfenje. Shpresojmë se ato do të ndihmojnë një brez të ri magjistarësh dhe lexuesish babanacë te çmojnë Krëfenjat c Bardil Bidell.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania